Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si t’ia bëni që flokët të shkëlqejnë gjithmonë sikur sapo i keni lyer apo keni dalë nga parukeria

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Si t’ia bëni që flokët të shkëlqejnë gjithmonë sikur sapo i keni lyer apo keni dalë nga parukeria​

Screenshot_2162.png

Thirrje për të gjitha brune! Nëse ngjyra e flokëve tuaj është kafe e mbyllur, gështenjë, e zëzë, çokollatë apo në këto nuanca atëherë lexoni më poshtë tetë mënyra për ta mbajtur ngjyrën tuaj të “gjallë” dhe të shndritshme.

Përdorni një *clarifying produkt* (kërkoni për këtë term në etiketën e shampos apo produkteve të kujdesit të flokëve)
Flokë të pastra= Flokë të shkëlqyeshëm. Një herë në javë përdorni një shampo ‘pastruese’ për të eliminuar çdo mbetje të grumbulluar në skalpin e kokës apo fijet e flokëve. Nëse preferoni maskat e përgatitura në kushte shtëpie, provoni këtë të fundit: dy lugë uthull molle tretur në një filxhan me ujë dhe masazhoni rrënjët e flokëve pas larjes me shapo. Shpëlajeni mirë dhe më pas apikoni pak balsam vetëm në majat e flokëve.

Përdorni shampo për flokë të lyer
Megjithëse ngjyrat e errëta kanë një mundësi më të vogël zbehjeje, oksidimi është i pashmangshëm në sajë të ekspozimit të përditshëm të rrezeve të diellit dhe mineraleve të forta të pranishme në ujin e rubinetit. Mjafton të pardoni një shampo të pigmentuar, ose specifike për flokët e lyer dhe ngjyra do të ruhet e shndritshme për një kohë të gjatë.

Maskat në kushte shtëpie
Shkrini disa tableta xhelatinoze të vitaminës E dhe aplikoni direkt në rrënjët e flokëve disa pika vaj kastori, për të rritur qarkullimin e gjakut dhe nxitur ushqyerjen e flokëve në nivel qelizor.

Gjeni krëhërin e duhur (
dhe përdorni atë si duhet)
Furçat natyrale janë më të mira se ato prej najloni, sepse ndihmojnë në shpërndarjen e njëtrajtshme të yndyrës në të gjithë gjatësinë e flokut. Kur laheni, gjithmonë filloni nga majat dhe ngadalë arrini deri tek rrënjët.

Përdorni produkte që mbrojnë flokët para se t’i drejtoni me pjastër apo të përdorni një tjetër mjet stilues të nxehtë.
Fakt: Flokët e drejtë reflektojnë më shumë dritë. Vetëm sigurohuni që të përdorni një pjastër me pllaka qeramike dhe lëvizeni në kalime të shpejta për të shmangur djegien e majave
Pak kontrast, disa fije të lyera bukur, mund të bëjnë që flokët tuaj të duken më të shkëlqyeshëm! Guxoni, por është mirë të qëndroni brenda nuancave tuaja, duke i hapur 2 deri në 3 hije të ngjyrës tuaj natyrale.
 
Herë pas here UN bëj maskë me vaj ulliri të vakët dhe mjalt, e mbaj kokën 1 orë ashtu me pas bëj larjen normale.
Kam vënë re gjithashtu që Kur i shplan flokët me uj të ftohtë shkëlqejnë me tepër. Screenshot_20210410-174352_Gallery.jpg
 
Nuk e di per brezin tuaj por ne kohen qe une kam qene adoleshent perdornim birren per te rregulluar floket.
 
@Tulipan mos qesh, eshte e vertete ajo qe thash.
Madje me birre nuk i benin vetem djemte por dhe vajzat.
 
@Tulipan mos qesh, eshte e vertete ajo qe thash.
Madje me birre nuk i benin vetem djemte por dhe vajzat.
Qesha se e kisha harruar ?
Në vvogëli e kam përdor dhe unë, kam ber disa herë flokët caskurela me birre dhe i mblidhnim me gazeta e disa copa leckash të prera rripa te hollë.
Birra gjithashtu çel dhe ngjyrën e flokëve.
Nëse lyen flokët dhe qëndron në diell për pak kohë.
 
Eshte me natyrale dhe me e mire se cdo kimikat tjeter qe hidhet ne floke.

Te mesoje brezi i ri qe ti largohet atyre kimikateve qe perdorin sot.
 
Maskë me pluhur me pluhur Methi për zgjatjen e flokëve dhe për t'i dhënë atyre shkëlqim.

Në një tas hedhim 4-5 lugë pluhur Methi (unë kaq përdor pasi i kam flokët e gjatë,por mund t'a llogarisni sipas gjatësisë së flokut tuaj).
Shtojmë ujë të ngrohtë deri sa të bëhet si pastë.Masën e mbulojmë me një qese dhe e lëmë gjith natën.Të nesërmen e aplikojmë në flokë të lagur paraprakisht dhe e lëmë 1 orë.
Më pas e shpëlajmë dhe i lajmë flokët me shampon që përdorim zakonisht.

Në foto janë flokët e mi pas aplikimit të maskës.?20210416_173115-1.jpg2021-04-16-17-39-14-419.jpg
 
Maskë me pluhur me pluhur Methi për zgjatjen e flokëve dhe për t'i dhënë atyre shkëlqim.

Në një tas hedhim 4-5 lugë pluhur Methi (unë kaq përdor pasi i kam flokët e gjatë,por mund t'a llogarisni sipas gjatësisë së flokut tuaj).
Shtojmë ujë të ngrohtë deri sa të bëhet si pastë.Masën e mbulojmë me një qese dhe e lëmë gjith natën.Të nesërmen e aplikojmë në flokë të lagur paraprakisht dhe e lëmë 1 orë.
Më pas e shpëlajmë dhe i lajmë flokët me shampon që përdorim zakonisht.

Në foto janë flokët e mi pas aplikimit të maskës.?View attachment 94085View attachment 94086
Po gjitheckambifloket Eri? dhe ti è perdor?
 
Qesha se e kisha harruar ?
Në vvogëli e kam përdor dhe unë, kam ber disa herë flokët caskurela me birre dhe i mblidhnim me gazeta e disa copa leckash të prera rripa te hollë.
Birra gjithashtu çel dhe ngjyrën e flokëve.
Nëse lyen flokët dhe qëndron në diell për pak kohë.
Po era qe ju vinte pastaj?
 
un i bej maske me vaj ulliri edhe me aloe vera :) i mban floket e bute e me shkelqim.
P.s. aloe bio?foto per momentin skam kur e kam bo por shkelqejn
 
Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.