Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Sigmund Freud

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Sigmund Freud
neurologjist austriak, themelues i psikoanalizës

Sigmund Freud (Zigmund Frojd 1856 - 1939) lindi më 6 maj të vitit 1856Freiberg, një qytet në Mähren (Çekia e sotme, mjek, neurolog austriak dhe pionier i psikoanalizës.
Sigmund Freud
Sigmund freud um 1905.jpg
EmriSigmund Freud
Lindja6 Maj 1856
VendlindjaFreiberg
Vdekja1939
EraShekulli XIX-XX
RajoniPsikologë Austriak
Shkolla/traditaPsikoanaliza

Biografia

Jeta e hershme
Familja e tij i takonte kulturës hebraike në ketë qytet dhe ky ishte një nga 130 judenj në një qytet të banuar nga 4500 banorë. Frojdi filloi universitetin në moshën 17 vjeçare, por nuk u promovua si mjek pas provimeve derisa i plotësoi 25 vjet. Por kur u promovua, ai u punësua menjëherë në spitalin e Vjenës. Në vitin 1903 Frojdin e takojmë si profesor, pas 17 vitesh përvoje pune në profesion (koha normale ishte tetë vjet), ndërsa në vitin 1886 u martua dhe kishte gjithsejt gjashtë fëmijë.

Teoria Froidiane

Puna e parë e Frojdit në teorinë e psikoanalizes ishte ”Studie über Hysterie” të cilën e shkroi së bashku me kolegun e tij të punës Joseph Breuer (Jozef Brojer). Ky libër u botua në vitin 1895, pra nëntë vite, pas hapjes së klinikës së tij private. Libri i parë të cilin ai e shkroi vetë ishte ”Traumdeutung” - "Ëndërrshpjegim" që doli në qarkullim në vitin 1899.
Në fillim më 1902 një grup studjuesish u interesua aq shumë rreth këtij libri saqë filluan të takohen me Freudin çdo javë në shtëpinë e tij për të diskutuar idenë e librit të ëndrrave dhe shkrimet e tjera në të.
Frojdi shkroi edhe një sasi të madhe librash dhe artikujsh mbi psikoanalizën në fillim të vitit 1900. Në këtë kohë, ai ishte 40 vjeç, që zakonisht mendohej si një moshë produktive në bazat shoqërore.
Në vitin 1908 u formua shoqata e psikoanalistëve, ku në fakt, shumë studiues të jashtëm udhëtonin shpesh në Vjenë për të studjuar tek Frojdi dhe për ketë edhe mori edhe shumë urime dhe premtime dhe komplimente.
Në vitin 1909 Frojdi u bë mjek nderi në Clark University në Amerikë dhe po në të njëjtin vit u mbajt edhe kongresi i parë mbi psikoanalizën në SalzburgAustrisë. Frojdi u propozua edhe për marrjen e çmimit Nobel, por edhe pse zbuloi shumë, kontribuoi shumë dhe dha teori të rëndesishme, ai nuk e mori kurrë ketë çmim.
E bija e tij Anna Freud filloj që të shkojë së bashku me të nëpër seminare të ndryshme dhe e zëvendësonte edhe atë nganjëherë. Anna e cila shkoj për analiza tek babai i saj dhe e studijoi psikoanalizen tek ai, ishte edhe si sekretare e tij, infermiere por edhe si kolege më e besuara e tij.
Përforcimi i nazistëve në Gjermani dhe përndjekja e judenjve krijoi një pasiguri tek Frojdi. Në një bashkëpunim të hershëm në lidhje me një libër Woodrow Wilson (kryetar i Amerikës) Frojdi e njihte ambasadorin amerikan në Francë William Bullin dhe kishte marrëdhënje të mira me të. Ky e ndihmoi Frojdin që të dalë në Angli për shkak të pasigurisë së tij në Gjermani, e gjithë kjo ndodhi në vitin 1938, kur ai kaloi në Angli.
Në vitin 1923 Frojdi u diagnostikua me kancer në gojë dhe për këtë shkak ai bëri me dhjetëra operacione që në fillimet e para të sëmundjes në Austri. Pak pasi mbërritjes së tij në Angli, dhimbjet e tij u rritën aq shumë saqë ndikuan që te kërkonte nga mjeku i tij, aplikimin e një doze morfine vdekjeprurëse më 23 shtator të vitit 1939.

Sëmundja me kancer

Në shkurt të vitit 1923, Frojdi zbuloi se ishte me leuçemi, semundja ishte e lidhur me pirjen e duhanit në mënyrë të vazhdueshme dhe sasi të mëdha, e cila ishte malinje dhe iu rrit në gojë. Frojdi fillimisht e mbajti këtë sekret, por në prill të vitit 1923 ai informoi Ernest Jones, duke i thënë atij se rritja ishte hequr. Frojdi u konsultua me dermatologun Maximilian Shtajner, i cili e këshilloi për të lënë duhanin, por e gënjeu në lidhje me seriozitetin e rritjes së sëmundjes, duke minimizuar rëndësinë e saj. Frojdi më vonë takoi Felix Deutsch, i cili e pa se rritja ishte kanceroze; ai e identifikuar atë përdorur eufemizëm "një leukoplakia e keqe" në vend të epitheliomës teknike të diagnozës. Deutsch këshilloi Frojdin të ndalonte pirjen e duhanit dhe të hiqte masën kancerogjene. Frojdi u trajtua nga Marcus Hajek, një rhinologist për kompetencat e të cilit ai kishte dyshime me përpara. Hajek kreu një kirurgji kozmetike të panevojshme në klinikën e tij. Frojdi pati gjakrrjedhje gjatë dhe pas operacionit dhe mezi i shpëtoi vdekjes. Deutsch pa se duheshin operacione të tjera por nuk i tha Frojdit se ai kishte kancer, sepse ai ishte i shqetësuar se Frojdi mund të kryente vetëvrasje.

Kronologjia jetësore

  • 1860 - Vendosja e familes në Vjenë
  • 1865 - Fillimi i Liceut
  • 1873 - Fillimi i Universitetit
  • 1873 - Udhëtim në Angli
  • 1877 - Publikimi i parë shkencor
  • 1878 - Sigismund ndryshon emrin në Sigmund
  • 1876 - 1882 Punë kërkimore në laboratorin Brücke
  • 1881 - Doktoratura në mjekësi
 
“Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë”

Featured Image

facebook sharing button

Ajo që ka mbetur pas nga Frojdi, i cili ishte baba i filizofisë janë studimet e tij në këtë fushë shkencore, veprat si dhe thëniet e famshme.
Frojdi doli i pari me idenë se mendja është e ndarë në tri pjesë: Id, Ego dhe Superego.
Sipas Frojdit, Uni ose Ego është vija e parë e mbrojtjes së vetes nga tjetri, duke u përpjekur të balancojë dy ekstremet, Id dhe Superego.
Idetë e tij radikale mbi mendjen e njeriut transformuan psikologjinë dhe mbeten kontradiktore edhe në ditët e sotme.

KultPlus ju sjell thënie nga Sigmund Frojdi:
Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit.
Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurtë se e duan.
Një qytetërim që lë një numër kaq të madh të pjesëtarëve të tij të pakënaqur dhe i çon ata në revoltë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton të ekzistojë.
Njeriu nuk ia arrin t’i eleminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë.
Të jesh tërësisht i ndershëm me veten është një ushtrim i mirë.
Fëmijët janë krejtësisht egoistë; ata i ndiejnë nevojat e tyre intensivisht dhe përpiqen mizorisht që t’i kënaqin.
Ëndrrat janë shpesh më të thella kur ato duken më të çmendura.
Nëse dikush ka qenë i përkëdheluri i padiskutueshëm i nënës së tij ai ushqen gjatë jetës një ndjenjë triumfuese, besimin në sukses, i cili jo rrallë sjell me vete suksesin.
Iluzionet na mbisundojnë ne, sepse ato na kursejnë në dhimbje dhe na lejojnë të shijojmë kënaqësinë në vend të saj. Prandaj ato duhet t’i pranojmë pa ankime kur ato nganjëherë përplasen me realitetin përballë të cilit shndërrohen në thërrime.
Njerëzit janë më moralë se sa mendojnë dhe shumë më tepër imoralë se sa përfytyrojnë.
Sa kemi përparuar. Në Mesjetë do të më kishin djegur në turrën e druve. Tani ata mjaftohen të djegin librat e mi.
Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave.
Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë. /
 
Ti na e permblidhje me 2 fjal,se shum e gjat qenka
 
ky sme ka pelqyer asnjehere , Jung ishte shume here me lart
 

15 fakte që nuk i dinit për jetën e Sigmund Frojdit​




Pionier i terapisë së kafshëve, i tmerruar nga numri 62, i kënaqur me veset e tyre. Ja cilat janë aspektet e habitshme të jetës së Sigmund Frojdit, “babait” të psikoanalizës dhe interpretimit të ëndrrave.

Kush ishte Sigmund Frojdi
Lindi më 6 maj 1856 në Frajberg (Pribor), në Republikën e sotme Çeke. Doktor dhe themelues i psikoanalizës, ai e identifikoi tek e pandërgjegjshmja vendin e instikteve dhe të dëshirave, dhe tek konfliktet e pazgjidhura, shkakun e histerive dhe neurozave. Duke përmbysur një traditë mijëvjeçare, që e shihte psikikën si diçka të padepërtueshme ndaj arsyes, ai e bëri atë pikënisjen prej nga ku do të analizonte pacientin. Edhe sot Frojdi është objekt i studimeve, por sa ishte gjallë puna e tij nuk u vlerësua sa duhet, dhe teoritë e tij shiheshin me dyshim.

Pioner i terapisë së kafshëve
Frojdi mbante gjithmonë në studion e tij, Jofin, qenin e tij të racës Choë Choë. Frojdi e konsideronte jetike praninë e tij gjatë seancave të psikoanalizës, pasi ishte qetësuese për pacientët. Jofi u mësua të ndjekë seancat e të zotit, sa që me nisi të llogarisë kohën e çdo takimi. Kur qeni ngrihej në këmbë, Frojdi e dinte se seanca kishte mbaruar.

Frikërat e njeriut që zbulonte fobitë
Thuhet se Frojdi ishte i fiksuar pas numrit 62. Ai besonte se pikërisht në atë moshë, 62 vjeç, ai do të vdiste (në fakt jetoi deri në moshën 83-vjeçare). Për këtë arsye, ai nuk fjeti kurrë në një dhomë hoteli që kishte atë numër.

Një rutinë gjeniale
Zakonet e Frojdit, ishin shumë strikte. Paraditen ua kushtonte pacientëve, hante çdo ditë drekën në orën 13:00. Donte mish viçi, dhe urrente mishin e pulës. Pas drekës, dilte për një shëtitje prej 3 kilometrash, duke ndjekur gjithmonë të njëjtat rrugë. Pasdite merrej sërish me vizitat, dhe pas darke luante letra me gruan ose vajzën e tij.

Divani ishte një dhuratë
Divan i famshëm, ku ai psikoanalizonte pacientët, ishte dhuratë nga një paciente, zonja Benevenists. Ideja që pacientët të qëndronin të shtrirë në divan, i erdhi në kohën kur ai praktikoi hipnozën, dhe zbuloi se njerëzit binin më shpejt në një gjendje transi, nëse ishin shtrirë.

Konsumator fanatik i duhanit

Frojdi i adhuronte purot. Ai tymoste 20 në ditë. Për shkak të purove dhe cigareve që pinte kur ishte i ri, Frojdi u prek nga një tumor i rëndë në fyts, që çoi edhe në vdekjen e tij në vitin 1939. Kur dhimbjet e kancerit u bënë të padurueshme, ai kërkoi që t’i ndihmohej të vdiste. Mjeku i injektoi një dozë të madhe me morfinë.

Pak rroba

Në garderobën e tij, ai kishte vetëm 3 kostume, 3 palë të brendshme dhe 3 palë këpucë. Ndoshta sepse kursente para? Jo, thjesht i dukej e padobishme të blinte rroba të tjera.

Migrena dhe kokaina

Frojdi vuante shpesh nga dhimbje tmerrshme të kokës. Nga leximi i kujtimeve të tij, u arrit në përfundimin se ai vuante nga migrena, të cilën psikoanalisti u përpoq të shëronte duke përdorur kokainë. E kishte zbuluar këtë drogë që në moshën 28 vjeçare. Nisi ta përdorte si një ilaç kundër ankthit, por u bë i varur prej tij, të paktën deri në moshën 40 vjeçare.

Arratia
Kur Gjermania aneksoi Austrinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët pasi dogjën në shesh librat e tij, i hynë në banesë, duke arrestuar vajzën e Frojdit Anën. ‘Babai” i psikoanalizës ishte hebre, por mbi të gjitha simpatizantët e Fyhrerit nuk e pëlqyen hetimin e tij mbi të pavetëdijshmen, dhe instinktet e qenies njerëzore.
Falë ndërhyrjes së njërës prej pacienteve të tij, Princeshës Mari Bonapart, Frojdi me gruan dhe vajzën ia dolën të emigrojnë në Paris dhe më pas në Londër. Por 4 motrat e tij, Roza, Maria, Adolfina dhe Paulina, u zhdukën në një kamp përqendrimi. Frojdi arriti të korruptonte disa nazistë, që mbrojtën arkivin dhe një pjesë të trashëgimisë së tij.

Poliglot autodidakt
Përveç gjermanishtes, Frojdi zotëronte mirë edhe gjuhën angleze. Kur ishte adoleshent, ai mësoi spanjishten me një shok të klasës, për të lexuar në original “Don Kishotin”. Frojdi ishte një admirues i madh i Servantesit.

Dedikim ndaj Duçes
Shkrimtari Xhakinto Romano, që kishte shkruar një dramë me Napoleonin dhe Musolinin si personazhe, i dhuroi Frojdit një kopje me një dedikim të tillë:”Për Sigmund Frojdin, që do ta bëjë botën më të mirë, me admirim dhe mirënjohje Benito Mussolini dhe G. Forzano”.

Nuk dihet nëse Musolini kishte dijeni, por disa besonin se Frojdi ishte dashamirës ndaj udhëheqësit italian.

Frojdi reagoi me një shkrim ku i drejtohej Duçes me pyetjen “Ëarum Krieg”? (Pse luftë?), të bashkëshkruar me Albert Ajnshtajn. Dhe një dedikim:”Për Benito Mussolini, me përshëndetjet e një plaku që tek mbajtësi i pushtetit, njeh heroin e civilizimit”. Historianët e shpjegojnë këtë respekt me faktin se Frojdi besonte se Duçe mund të parandalonte Anshlusin, domethënë aneksimin e Austrisë në Rajhun Gjerman.

Frojdi “shkoi” në Hënë
Në satelitin natyror të Tokës, ekziston një krater i vogël që mban emrin e psikoanalistit gjerman. Ajo ndodhet disa kilometra në perëndim të Vallis Schröteri, një luginë e gjerë dhe e thepisur hënore, që ka një diametër prej vetëm 2 kilometrash.

Pati 12 nominime për Çmimin Nobel
Por në fakt nuk fitoi asnjërin. Dhe nominimet u ndërprenë kur një ekspert, i emëruar nga komiteti i Nobelit, pohoi se puna e Frojdit nuk kishte baza shkencore.

Grumbulloi gati 2000 objekte arkeologjike

Sot kjo do të qe diçka e paligjshme, por në kohën e Frojdit cilësohej e pranueshme. Shumë prej relikeve vinin nga nga gërmimet në mbarë botën. Ato ndodhen edhe sot në shtëpinë e vjetër të familjes, që sot është një muze i hapur për publikun.

Çfarë na mbetet nga Frojdi?
Shumë aspekte të analizës së tij, janë hedhur poshtë nga psikologjia moderne. Por, tek Frojdi vlerësojmë intuitën gjeniale, si fakti që ndjenjat, idetë, impulset, dëshirat, ngjarjet dhe veprimet kanë kuptime të rëndësishme dhe shpesh të pavetëdijshme (pa ndjenja); se eksitimi seksual nuk kufizohet vetëm në organet gjenitale; se e shkuara ka gjithmonë një ndikim në të tashmen, dhe se të folurit ndihmon në lehtësimin e ankthit, dhe çliron mendjen e një personi.

Studjoi edhe gazrat

Frojdi studjoi skutat më të errëta të shpirtit të njeriut, deri edhe tek gazrat që ai lëshon. Në parathënien e edicionit të dytë të librit “Eskursioni dhe Qytetërimi”, Xhon Burke zbuloi motivet e pavetëdijshme të neverisë që kanë njerëzit ndaj fryrjes së barkut dhe gazrave. “Njerëzit e civilizuar ndihen në siklet, nga gjithçka i kujton atyre origjinën e tyre shtazore. Ata përpiqen dëshpërimisht të imitojnë engjëjt e përsosur, por tek ta mbetet ende një gjurmë tokësore, që mezi durohet”. / Bota.al
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.