Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Sikur të mos ishte shpresa

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
31,187
Një herë e një kohë, thuhet se shejtani i kishte nxjerrë në shitje të gjitha armatimet e tij. Çdo armë që përdorte për largimin e njeriut nga rruga e mbarë, ishte paketuar në një kuti dhe mbante dhe një çmim. Një kuti përmbante gënjeshtrën dhe njerëzit ishin në radhë për ta blerë. Një kuti tjetër mbante tradhtinë, një tjetër shthurjen, vrasjen, mashtrimin etj... Njerëzit i blenë të gjitha armët e shejtanit, përveç njërës, të cilën shejtani refuzonte t’ua shesë.

“Po atë armën në atë kutinë pranë teje, përse nuk na e shet?! E duam dhe atë! Do të paguajmë sa të duash.” i thoshin njerëzit. Megjithatë, shejtani nuk lëkundej nga vendimi i tij për të mos e shitur.

Në fund, dikush e pyeti:”Mirë se nuk na e shet, por a nuk na thua përse nuk e shet? Cila është ajo armë? Cili është ndikimi i saj?”
Shejtani u përgjigj:”Bëhet fjalë për demoralizimin dhe humbjen e shpresës.”
Nëse pyet çdo njeri i cili ka bërë tentativë vetëvrasjeje, një krim i ndaluar tek të gjitha fetë, do të thoshte se në ato çaste nuk shihte asgjë tjetër përveçse një errësire që kishte kapluar jetën e tij. Nëse do të kishte parë qoftë dhe një rreze drite të vogël shprese, nuk do e kishte hedhur atë hap.”
Njeriu, edhe kur është në kushte ekonomike shumë të rënda, jeton dhe i përballon këto kushte falë shpresës për një të ardhme më të mirë. Fëmija jeton falë shpresës se do të rritet. Studenti jeton me shpresën se do të kalojë dhe ti përfundojë studimet. Beqari jeton me shpresën se do të takohet me shoqen e jetës dhe do të martohet. I martuar jeton me shpresën se do të lindë fëmijë, edhe pse mund të jenë sterilë. Prindi jeton me shpresën se fëmijët e tij do të rriten dhe pasi të rriten, shpreson se do të jenë të suksesshëm, mandej se do të martohen e krijojnë familje, mandej se do i shohë nipërit e mbesat... derisa ti vijë vdekja.
Kjo është jeta.. shpresë.. Sikur të mos ishte shpresa, nuk do të kishte jetë, e nëse do të kishte jetë, do të ishte një jetë mizerie. Prandaj, kërkojeni shpresën në jetën tuaj.
 
Sinonimi i shpreses eshte pritshmeria. Pritshmerite pozitive e orientojne njeriun kah gjerat e mira te jetes, kah sukseset, kah "paqja mendore". Nese nuk keni pritshmeri pozitive per ate çka synoni, ju nuk do ta arrini kurre ate. Ashtu siç ju besoni, ashtu do te behet...
 
Nese nuk do jetonte shpresa brenda nesh e sigurt nuk do kishte motivim per jeten,as arsye per te nesermen,as drite per te ardhmen,erresira do kaplonte mendimet tona duke na drejtuar drejt refuzimit te luftes ton vetjake.
Nese nuk do kishte shpres gjithkush nga ne do ndalonte hapin dhe nuk do rendte drejt rruges ndonese e presin veshtirsit qe ka per te hasur.
 
Nese sdo ishte shpresa do ish shoqja e saj ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.