Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Sindromi i djegies

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
30,733
71896697_1132339996955338_3853430613428142080_n.jpg


Djegie apo digjem(ang: BURNOUT), si term psikologjik ka hy në fjalorin mjekësor viteve të 70, kur Herbert Frojdenberger e ka përshkruar dhe e ka definuar si HUMBJE GRADUALE E MOTIVIMIT DHE “SHPENZIM” EMOCIONAL, SHKAKU I PAKËNAQËSISË SË REZULTATIT NGA MUNDI I INVESTUAR.

Me fjalë tjera sindromi i djegies është gjendje e rraskapitjes emocionale, fizike dhe mendore i shkaktuar nga stresi i stërzgjatur, kur më nuk keni vullnet të vazhdoni me punën e nisur.
Sindromi i djegies pëbehet nga tri komponenta kryesore:

1. RRASKAPITJA EMOCIONALE, që paraqet reagimin e organizmit ndaj stresit dhe përshkruhet si “shpenzim” i vazhdueshëm i burimeve emocionale të njeriut dhe karakterizohet me padisponim kronik dhe apati.

2. DEPERSONALIZIMI, që karaterizohet me qëndrim cinik dhe ndjenjë i të qenurit i mohuar nga njerëzit në vendin e punës.

3. NDJENJËS SË MINIMIZUAR TË ARRITJEVE PERSONALE, e cila reflekton përmes vlerësimit negative të kompetencave dhe produktivitetit personal, si dhe përjetimit të efikasitetit të zvogëluar në punë, si dhe në jetën private.

SI MUND TË DALLOHET?

Sindrimi I djegies, marrë më përgjithsi, është i lidhur me çrregullime të ndryshme fizike dhe psikike. Çrregullimet më të shpeshta janë ajo e kujtesës dhe koncentrimit, lodhjes kronike, çrregullimit të gjumit (vështirë ju merr gjumi, zgjim i shpesht gjatë natës dhe zgjim i vështirësuar në mëngjes).
Personat tek të cilët është prezent sindromi i diegies anojnë kah depresioni, alkoolizmit, nikotinës, substancave psikoaktive në formë të sedative që merren sipas qefit, por edhe droga tjera, e në raste ekstreme anojnë kah vetëvrasja. Nga simptomat trupore dallohen kokëdhimbja e shpeshtë, dhimbje në stomak, diarea, vjellja, presioni i lartë i gjakut, rrahja e shpejtuar e zemrës, aritmija etj.

Megjithatë ajo që dallon më së shumti pasojën e sindromit të diegies në vendin e punës është: produktiviteti i zvogëluar, si dhe cilësia e dobët e punës së kryer. Për këtë arsye kompanitë në vendet e zhvilluara janë të interesuar të financojnë programe preventive.
Sindromi djegies qartë mund të dallohet në disa faza:

Në fazën e parë entuziazmi për punën është i madh, mandej pason stagnimi për shkak të dëshprimit shkaku i jopërgjigjësisë adekuate që është bërë paraprakisht në punën e caktuar, e pas kësaj shfaqet faza e tërheqjes emocionale dhe izolimit, të cilat konsiderohen si “shpëtim” nga faza e parë, që në fund të pasojë apatia dhe të humbet kënaqësia për cilindo aktivitet, si reagim i moskënaqësisë kronike. Më së shpeshti në këtë fazë personi vendos të ndryshojë, respektivisht “të shërohet, apo të punojë me veten, se përndryshe problemi thellohet edhe më shumë.

Kur i shohim gjërat nga kjo perspektivë shohim se rraskapitja emocionale nuk paraqitet vetëm në vendin e punës por edhe në familje, dhe në relacionin e marrëdhënive ndërnjerëzore.

SI DHE PSE KRIJOHET SINDROMI I DJEGIES?

Ndosha nga shpjegimi paraprak keni prandije se sindromi i djegies ka të bëj vetëm me profesione ndihmëse, siç është përshembull puna e psikologut, punëtorit social, mjekut dhe personelit tjerë mjekësor, defektologut etj. Ajo që është e përbashkët këtyre profesioneve janë burimet specifike të stresit siç janë pritjet konfliktuoze dhe kërkesat nga ana e grupeve të ndryshme të interest (për shembull: të klientëve, udhëheqësisë, rrethit shoqëror) që forcon përjetimin e presionit psikologjik, por edhe e ashtuquajtura “puna emocionale” që është karakteristike për këto profesione.

Por sot sindromi i djegies është i lidhur gati me të gjitha profesionet, posaçërisht ato që janë të njohura si stresike për shkaka të shkallës së përgjegjësisë, volumit të punës, kufizimit kohorë, qarkullimit të madhë të parasë etj. Shumë hulumtues thekësojnë se natyra e punës, dhe rrethanat në të cilën puna kryhet, paraqesin shkrehëset kryesore për zhvillimin e sindromit të djegies.

Por prapë, shtrohet pyetja, përse tek individët e caktuar, të punësuar në të njëjtin profesion, të cilët e kryejnë punën e tyre në rrethana të njëjta, paraqitet djegia, e tek tjerët nuk vërehen simptomat e tilla. Në mënyrë të pashmangëshme imponohet përgjigja të cilën një numëri i madh hulumtuesish e mbështesin, se përveç natyrës së punës, tiparet e personalitetit, luajnë rol të rëndësishëm. Njerëzit varësisht nga vetitë e personalitetit, në masë më të madhe ose më të vogël janë të ndjeshëm ndaj zhvillimit të sindromit të djegies. Përveç kësaj, djegia mund të shkaktohet edhe nga mos=harmonizimi i natyrës së punës dhe personalitetit(në veçanti të sistemit të tij të vlerësimit).

Vetita e personalitetit e cilat është më së shpeshti e lidhur me sindromin e djegies, në veçanti me rraskapitjen emocionale është neurotizmi apo me fjalë tjera, prirja për emocionalitet negative. Do ta shpjegojmë se për çfarë bëhet fjalë me atë se e kundërta e neurotizmit është stabiliteti emocional. Kjo është një veti mjaft e kushtëzuar biologjikisht dhe paraqet karakterin e temperamentit, të tillë saqë këta persona më shpesh i ndiejnë emocionet negative. Personat me shkallë më të lartë të neurotizmit ulët e vlerësojnë mirëqenien e tyre psikologjike, më pak janë të kënaqur me jetën e tyre dhe janë të prirur për mendime pesimiste. Po e theksojmë se këtu nuk bëhet fjalë për çrregullimin, as për sëmundjen e as për tendencyën e shtuar për sëmundje, por për vetinë specifike të personalitetit të cilën të gjithë e posedojmë më masë më të madhe apo më të vogël.

Në anën tjetër, vetia e personalitetit që është treguar sin jë faktor mbrojtës ndaj sindromit të djegies është ekstraverzmi. Kjo veti, ndër të tjerash në masë të madhe është e mbrojtur me emocionalitet pozitiv. Njerëzit me ekstraverzitet të theksuar i përjetojmë si miqësorë, me disponim të mirë të theskuar dhe me vullnet të mirë.
Pra, shumë varet nga temperamenti, respektivisht, reagimit të zakonshëm emocional. Ata që lehtë e humbin disponimin e mirë, zemërohen, tërbohen, pikëllohen e ngjashëm, janë grup më i rrezikuar për t’u atakuar nga sidromi i djegies, në veçanti në fushën e rraskapitjes emocionale. E në anën tjetër, të shoqërueshmitë, të lumturitë, janë në rrezik më të vogël, posaçërisht për atë pjesën tjetër të sindromit të djegies – depersonalizimin (qëndrim cinik dhe armiqësor ndaj mjedisit punues).
Përveç kësaj, aty janë edhe qëndrimet specifike dhe bindjet të cilat njerëzit i kanë për veten, për të tjerët dhe për jetën në përgjithësi, të cilat nëse janë rigjide dhe të ashpëra paraqesin predispozitë shtesë për shfaqjen e sindromit të djegies. Bindjet jo reale (të cilat lehtë i dallojmë sepse gjithmonë fillojnë me PATJETËR dhe DETYRIMISHT) paraqesin themelin e problemit emocional, sepse nuk janë në harmoni me realitetin, janë të palogjikshme dhe ekstreme, dhe sabotojnë personin në realizimin e synimeve të tij në jetë. Për shembull, në prezencën e ngjarjes stresuese, njerëzit me nivel të lartë të qëndrimeve dhe bindjeve të këtilla do të zhvillojnë një reagim jo të shëndosh emocional.

Ta rezimojmë: Faktorët që ndikojnë në paaqitjen e sidromit të djegies ndahen në ato rrethanore dhe individuale. Faktorët e rrethanave apo situates janë karakteristikat e vendit të punës që ka të bëj me kapacitetin dhe ngarkesën e punës, me orarin e punës si dhe me marrëdhëniet e këqija me kolegë dhe mospërkrahja e tyre. Faktorët individual janë: karakteristikat demografike, vetitë e personalitetit, raporti ndaj punës, qëndrimet dhe bindjet.

PREVENTIVA PËR SINDROMIN E DJEGIES

Metodat e preventives kanë të bëjnë me NDRYSHIMIN, si në fushën e ndryshimve të faktorëve individual, ashtu edhe fushën e faktorëve rrethanorë të cilën ndikojnë në sindromin e djegies.

Veprimet në fushën e faktorëve individual janë të lidhura me të mësuarit e shkathtësive të relaksimit dhe strategjive konstruktive për tejkalimin e stresit, meditimit dhe shumë lloje të vetëndihmesës.

Intervenimet në lidhje me faktorët e rrethanave apo situateës ka të bëjë me ndryshimet organizative në kolektiv që çojnë tek ndarja më e mire e punës dhe marrëdhënieve ndërnjerëzore. Konsiderohet se përkrahja shoqërore është faktori më i mire dhe më afatgjatë në zvogëlimin e pasojave të djegies. Kjo, para se gjithash, ka të bëj me krijimin e atmosferës dhe ambientit përkrahës në kolektiv. Personat që raportojnë për përkrahje më të madhe shoqërore në vendin e punës, posaçërisht nga kolegët dhe mbikëqyrësit, raportojnë edhe për nivelin më të ulët të rraskapitjes emocionale. Por duhet pasur parasyshë mbi atë se përkrahja shoqërore konceptualizohet llojllojshëm. Mund të jetë, për shembull, përkrahja emocionale, por dikujt ndoshta i duhet ndihma konkrete në zbatimin e detyrave punuese, e që është gjithashtu përkrahje, por e një natyre krejtësisht tjetër. Ajo që për dikë paraqet ndihmë, për tjetrin mud të jetë pengesë. Për këtë arsye duhet ditur se cilin lloj të përkrahjees shoqërore të ofrohet të (kolegëve, punëdhënësve, familijes et,).

Përgatiti: Valdet Fetahu
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.