• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Sistemi Epsilon Eridani eshte jashtezakonisht i ngjashem me Sistemin tone Diellor

Seyfert

-
Stafi i forumit
Administrator/e
Mesazhe
2,678
Likes
4,737
Location
Prague
#1
1541863481328.png
Observatori fluturues i NASA-s, Observatori Stratosferik per Astronomin Infra te Kuqe- SOFIA, perfundoi kohet e fundit nje studim te hollesishem te nje sistemi planetar jo shume larg nga ne. Hulumtimi konfirmoj se ky sistem planetar ka nje arkitekture shume te ngjashme me ate te sistemit tone diellor,por ka nje moshe me re — rreth 800 milion vjet te vjeter.

I vendosur rreth 10,5 vjet drite larg ne hemisferen jugore te yjesise se Eridanus, ylli i quajtur Epsilon Eridani — ose eps Eri per shkurt, eshte sistemi me i afert i ngjashem planetar me sistemin tone diellor kur ishte ne fazat e hershme te formimit. Eshte nje vend i shkelqyer per te hulumtuar se si planetet u formuan rreth yjeve si dielli yne.

Studimet e meparshme tregojne se eps Eri ka nje disk mbeturishash, i cili eshte nje emer qe astronomet i japin materialit te mbetur qe ende orbtion yllin edhe pasi ndertimi i planeteve ka perfunduar. Mbeturinat mund te marrin formen e gazit dhe pluhurit, si dhe te trupave te vegjel shkembor dhe te akullt. Disqet e mbeturinave mund te jene disqe te gjera ose te perqendruara ne rripa mbeturinash — te ngjashem me brezin e asteroideve ne sistemit tone diellor si dhe brezin kuiper — nje rajon pertej Neptunit ku banojne qindra mijera objekte te akullta. Per me teper, matjet e kujdesshme te levizjes se Eps Eri tregojne se nje planet me gati te njejten mase si Jupiter dhe orbiton yllin ne nje distance te krahasueshme te Jupiterit nga Dielli.

Me imazhet e reja nga SOFIA, Dr.Kate Su nje shkencetare e Universitetit te Arizones – SHBA dhe ekipi i saj ishin ne gjendje te dallonin dy modele teorike te vendndodhjes se mbetjeve te ngrohta — te tilla si pluhuri dhe gazi, ne sistemin eps Eri. Keto modele u bazuan ne te dhenat e meparshme te marra me teleskopin hapesinor Spitzer te NASA-s.

Ilustrim i bazuar ne vezhgimet e Spitzer te pjeseve te brendshme dhe te jashtme te sistemit Epsilon Eridani krahasuar me komponentet perkates te sistemit tone diellor.Nga:NASA/JPL/Caltech/R. Hurt (SSC)

Nje model tregon se materiali i ngrohte eshte ne dy unaza te ngushta mbeturinash, te cilat do te korrespondonin respektivisht me pozicionet e rripit te asteroidve dhe orbites se Uranit ne sistemin tone diellor. Duke perdorur kete model, teoricienet tregojne se planeti me i madh ne nje sistem planetar normalisht mund te shoqerohet me nje rrip fqinj mbeturinash.

Modeli tjeter atribon materialet e ngrohta te pluhurit qe vijne nga zona e jashtme e brezit Kuiper dhe mbushin nje disk mbeturinash drejt yllit qendror. Ne kete model, materiali i ngrohte eshte ne nje disk te gjere, dhe nuk eshte i perqendruar ne breze asteroidesh e as nuk eshte i lidhur me ndonje planete ne rajonin e brendshem.

Duke perdorur SOFIA, Su dhe ekipi i saj konstatuan se materiali i ngrohte rreth eps Eri i eshte pershtatur me modelit te pare me shume; atje eshte te pakten nje rrip i ngushte ne vend te nje disku te gjere te vazhdueshem — sic e sygjeron modeli i dyte.

Keto vezhgime ishin te mundshme per shkak se SOFIA ka nje diameter ne pasqyren e tij me te madh se teleskopi Spitzer, qe eshte prej 100 inç (2.5 metra) ne krahasim me 33.5 inç (0.85 metra) te Spitzerit–i cili lejoi ekipin ne bordin e SOFIA’s te dallonin detaje qe jane tre here me te vogla se ato qe mund te shohi Spitzer.



Artikulli nga Nick Veronico, [email protected]



 

Alexandra

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
1,356
Likes
1,355
#2
Si gjithnje infot nga hapsira jane te magjishme.
Por nderkohe qe shikoja fotografine e pare,qe ilustrohen mbeturinat ,po mendoja eh nje cope e tille eshte e toka ,ne kete sistemin tone.
Por me nje ndryshim ,nga brenda qe eshte e mbushur me elementin" pipell" :p