Situata në Veri të Kosovës, serbët nuk tërhiqen as në ditën e pestë, ja dy kërkesat që kanë.
KOSOVA
Dita e pestë e situatës alarmante nën qetësinë armiqësore në Veri të Kosovës nuk është ndryshe nga katër ditët e tjera.
Reciprociteti i targave zbatohet rigorozisht nga Kosova kurse Serbia mbetet në alarm.
Serbët në Kosovë ndërkohë nuk tërhiqen nga bllokimi i rrugëve dhe kërkojnë tërheqjen e njësive ROSU dhe shfuqizimin e vendimit të qeverisë Kurti për targat.
Në të dyja anët e kufirit ka forca të shumta ushtarake e policore ndërsa partnerët ndërkombëtare bëjnë thirrje për ulje të tensioneve.
BalkanWeb