Software

U

Universal

Guest
Softuer

Kjo temë i dedikohet fillestarëve si dhe personave që kanë dituri/njohuri në këtë temë por që dëshirojnë zgjërim të diturive, apo dëshirojnë të fitojnë njohuri me/në zhvillimet aktuale në informatikë dhe kryesisht ka të bën me botën e softuerëve numri i të cilëve ritet çdo ditë në të gjithë sferat.

Të gjithë materialet që prezantohen do jenë me funksione të plota(pjesa më e madhe) të ashtuquajtura free software apo në shqip softuer/të lirë (versioni falas-freeware dhe beta) pa pagesë. Në internet mund të gjeni softuer të ngjajshëm por shumica janë me pagesë dhe kur i shkarkon mund të provohen vetëm 1 apo 3 muaj dhe më pas duhet të paguani/blini për të aktivizuar programin e plotë.

Duhet theksuar që edhepse këto janë softuer të plotë dhe me version falas, ca pjesë nuk funksionojnë, por nuk prish punë ngase funksionet (pjesa më e madhe) janë aktiv në versionin falas...
Së pari sqarime elementare për disa emërtime që i has në faqet e ndryshme me softuer për shkarkim:

32 dhe 64 bajt/bit versione të sistemit operativ Uindovs/Windows-(respektivisht të proçesorit)

Nëpër faqe me softuerë për shkarkim shpesh vërejmë softuer me këto shenjëzime/informata
32 dhe 64 bit/bajt.

Ç`përfaqsojnë këto numra?

Sistemi operativ i Windows-it përmban 2 standarde kompjuterike; kompujter me (proçesor) 32 ose 64 bajt/bit.
Me fjalë më të thjeshta: lloji i proçesorit(zemra e kompjutorit) 32 apo 64 bajt përcakton cilin sistem operativ mund ta instaloni(Windows 32 ose 64 bajt/bit), respektivisht cilët softuer janë të përshtatshëm për kompjuterin personal-32 apo 64 bajt .

Çdo gjë që shikoni, dëgjoni apo përdor në kompjuter s´është asgjë tjetër përpos programim/shkencë, llogaritje matematikore respektivisht kombinim I numrave. Këto numra janë të rradhitur sipas sistemit të caktuar dhe kryesisht janë 0 dhe 1.
Mund të duket kështu 00000111000111111000000(Këtu bëhet fjalë për produktet/rezultatin e softuerëve në formë të skedarëve; mp3 skedar, tekste, imazhe etj)
Softuerët në përgjithsi krahasohen me një shtëpi apo maqinë-ku produktet e maqinës/softuerit janë skedarët që prodhohen nga softueri në formë të imazhit, tekstit, muzikës/këngës etj.

Duhet të theksohet edhe programimi që është një temë mjaft e komplikuar dhe kryesisht është apo përfaqson dhënie të “urdhërave” apo detyrës që softueri përkatës e aplikon.Për shembull; krijo një skedar mp3.Pra softueri është maqina apo prindi kurse produktet e softuerit janë fëmijët e tyre...
Nëpër faqe kryesish gjen 2 lloje të softuerëve 32 apo 64 bit dhe cilën do e përdorish varet nga kompjuteri personal respektivisht sistemit operativ të Windowsit a është 32 ose 64 bit.

Njësitë për matje:
Çdo softuer dhe dokumet/produkt i krijuar ka një madhësi të caktuar. Madhësia e tyre përcaktohet sipas një standari të caktuar. Madhësia më e vogël(njësia matse) emërtohet si bajt / byte kurse madhësia maksimale tani për tani emërtohet si petabytes.

1 Byte = 8 bajts/bytes
1 kiloBit ( kb ) = 1 024 Bajts
1 megaBit (MB) = 1 024 kb = 1 048 576 Bajts
1 gigaBit (GB) = 1 024 Mb = 1 073 741 824 Bajts
1 teraBit (TB) = 1 024 Gb = 1 099 511 627 776 Bajts
1 petaBit (PB) = 1 024 TB = 1 125 899 906 842 624 Bajts

Azhurnim/përditësim
(Update)

Kohë pas kohe, kur nis ndonjë softuer , shfaqet pyetja/mesazhi:
Update avaliable(ka azhurnime/përditësime të reja) apo ndonjë mesazh i ngjajshëm; çka do thotë kjo dhe a duhet ti përmbahem?!
Zakonisht të gjitha softuerët kohë pas kohe pësojnë ndryshime, plotësime apo ndoshta korrigjime të tyre andaj nëse pranojmë ndonjë mesazh të tillë duhet ta aplikojmë menjëherë. Parashtrohet pyetja pse?

Bota e sofuterëve është botë dinamike e cila pëson ndryshime permanente që do thotë çdo produkt i krijuar nuk është produkt i përkryer por produkt i cili ka nevojë për ndryshime, përmirsime/korrigjime,plotsime të pjesëve apo ndoshta funksioneve andaj azhurnimet/përditsimet janë më se të nevojshme. Herën tjetër kur has në ndonjë mesazh të tillë apliko menjëherë udhëzimet për azhurnime.

Avantazhet:

Plotëson ndonjë zbraztirë
Stabilizon edhe më tej produktin
Ia zgjat jetën kompjutorit personal duke iu përshtat kushteve dhe rrethanave të reja...

Sqarim për emërtimet që hasen në faqet e ndryshme

Shpesh hasim në emërtime si p.sh: Freeware, Beta, Demo, Shareware, Trial etj. Ç´është domethënia e tyre?

1-Freeware

Freeware apo në shqip softuer falas nënkupton që vegla shpërndahet falas. Por mund të jetë edhe si mjet për përfitim të donacioneve për zhvillim të më tutjeshëm të veglës në fjalë. Në faqet komerciale asgjë nuk është falas apo e rastit, edhepse në pamjen fillestare është ashtu.
Kjo është strategji mirë e menduar dhe e planifikuar për fitim apo shpërndarje sa më të madhe në tregun shtetror apo global; respektivisht startegët që qëndrojnë pas tyre edhe pse japin veglën falas , ata llogaritin që në të ardhmen ky akt t´ju sjell përfitime materiale që do thotë se versioni falas më vonë shndrohet në version me pagesë ose ju shërben si urë për shitje e produkteve të ngjajshme që i kanë në disponim.

2-Beta 1, 2 etj.

Beta emërton softuer testues që do thotë është në fazën testuese; duke e shpërnda falas , përdoruesit mund të testojnë funskionet si dhe testojnë për gabime apo zbrastira(eventuale) në funksionet dhe më pas mund të lajmërojnë pronarin/kompaninë...
Në të shumtën e rasteve veglat e tilla janë plotësisht funksionale por askush nuk mund të siguron që janë pa gabime andaj edhe testohen.

3-Demo

Demo është softuer ku funksionojnë vetëm disa pjesë të tyre (funksionet minimale), pra bën demostrimin e veglës dhe nuk është i plotë. Ca pjesë i ka të ”ersuara” që bëhet me qëllim të (për) shitjes së versionit të plotë.

4-Shareware, Trial...

Këto janë apo përdoren si emërtime për softuer të cilët mund të përdoren për një periudhë të caktuar kohore zakonisht 30 ditore dhe të gjitha pjesët funksionojnë pa ndonjë kufizim.

Adobe Flash Player , Adobe Shockwave dhe Java (të plota dhe pa pagesë/freeware)
Këto 3 vegla janë të domosdoshme për çdo kompjutor. Me siguri ju ka ndodh ndonjëher që nuk mund të hapni ndonjë video.Shkaku qëndorn në faktin se ju mungojnë ndonjëra nga këto module. Java përdoret dhe instalohet në miliona pajisje teknike, aplikacione dhe faqe interneti.Këto pjesë që instalohen, pas instalimit, nuk i vëren në tryezë ngase instalohen në vet shfletuesin/browser që e përdor.
Aty në faqe has edhe në softuer të panevojshëm(antivirus) ç`aktivizo/unchek para instalimimit të flashplayer

https://get.adobe.com/flashplayer/

https://get.adobe.com/shockwave/

Mozilla Firefox(versioni i ri) shfletuesi(browser) nuk e përkrah më JAVA skriptin.Mund të përdoret me Internet Explorer shfletuesin-Lexo këtu: https://java.com/en/download/help/firefox_java.xml

https://java.com/en/download/


Antivirus

Definicion:

Një program antivirus është një program që në mënyrë aktive parandalon, kërkon, heq ose riparon skedarët që janë të infektuar me viruse kompjuterike.
Softueri antivirus modern gjithashtu mund të zbulojë dhe të neutralizon format e tjera të dëmshme të kodeve si Kuajt Trojan, programe spiunuese/spyware dhe krimbat (worms).

Më posht gjen disa softuer antivirus të cilat janë edhe në formë të lirë-pa pagesë. Forma e lirë apo pa pagesë i përmban disa funksione, kurse funksionet e plota i gjen në versionin komercial(me pagesë) Sidoqoftë këto softuerë edhepse janë apo mund të përdoren (versioni i lirë) pa pagesë janë me të vërtet efektiv-mbrojn tërësisht kompjutorin. Nëse dëshiron ta instalosh së pari ç`instalo antivirusin që e keni të instaluar në PC (kompjutorin personal).Mund të ndodh që pas shkarkimit të ndonjë softueri, antivirusi që e keni të instaluar momentalisht, mund ta bllokon softuerin tuaj që e keni shkarkuar ose e largon automatikisht.

Kjo ndodh nga shkaku se softuerët që shkarkohen mund të jenë të standardit / formës.exe . Kjo do thotë që antivirusi e trajton .exe skedarin e shkarkuar si visrus potencial, andaj e bllokon ose e largon nga kompjutori personal(PC-ja). Nëse shkakroni softuer nga burime të sigurta dhe skedari që shkarkohet është e formës.exe atëherë duhet të veproni kështu;

Ç`aktivizo përkohësisht antivirusin dhe instalo softuerin e shkarkuar. Më pas aktivizo sërish antivirusin.

VINI RE:

Dy antivirus softuer nuk mund të funksionojnë në një kompjuter. Mund të instaloni vetëm njërën….Pra, nëse dëshiron të provosh ndonjë antivirus të ri, së pari ç`instalo antivirusin që e keni të instaluar.
Antivirusin me emrin Kapsersky MOS e instaloni asesi, nëse e keni të instaluar ç`instaloni dhe instalo ndonjë nga këto alternativa më poshtë-ja arsyeja;
https://www.bloomberg.com/news/artic...n-intelligence


Bit Defender

https://www.bitdefender.com/solutions/free.html


Panda

Kur hyn në faqe dhe klikon në download, shfaqet një dritare e re-mos u habisni-ajë është vetëm reklamë-kliko në alternativën-No thank you dhe atëher ju ri orjenton në faqe të re nga ku shkarkon….

http://www.********.com/images/statusicon/wol_error.gifThis image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 905x491.


https://www.pandasecurity.com/usa/ho...ree-antivirus/


Avast
(regjistrohu dhe përfito abonim 1 vjeçar falas)
https://www.avast.com/free-antivirus-download


Mjete për mirëmbajtje të kompjutorëve
(Të plota dhe pa pagesë/freeware)

Këto softuerë bëjnë pastrimin e mbeturinave të ndryshme të sistemit dhe softuerëve, rrit shpejtësinë e sistemit operativ, mundëson kopjim p.sh. Të drejtuesve/drivers aktual të kompjutorit, rregullimin e shtigjeve/shortcuts, pastron regjistrin, e përshpejton proçesin e nisjes së sistemit operativ Uindovs, riparon skedarët e dëmtuar të sistemit operativ etj.

Glary Utilities

http://www.********.com/images/statusicon/wol_error.gifThis image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 841x603.


http://www.glarysoft.com/


Advanced system care

http://www.********.com/images/statusicon/wol_error.gifThis image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 939x640.


http://www.iobit.com/advancedsystemcareper.php


Wise disk cleaner

https://www.wisecleaner.com/wise-disk-cleaner.html


Anti Spyware, Adware,Trojan...

Me siguri keni të instaluar ndonjë antivirus dhe ndjeheni të sigurt dhe komod?! Nga përvoja mbi se 20 vjeçare me kompjuterë, internet dhe softuerë, lirisht mund t´ju them që interneti është medium i stërmbushur jo vetëm me informata të dobishme , edukim dhe arsimim por ka edhe rreziqe të pa imagjinueshme...Këto fjalë nuk janë vetëm fjalë për t´ju trëmbur por informata për t´ju ndihmuar juve si përdorues të kompjutorëve dhe rrjetit.
Gjatë lundrimit në rrjet apo shfletim të faqeve të ndryshme, ekspertët apo talentët e programimit kanë krijuar të ashuquajtura skripte (p.sh java skript, exe skedar etj) apo të ngjashme të cilat pa dijenië tuaj instalohen në kompjutorin tuaj dhe aktivizohen me qëllime të ndryshme:

Ja disa nga ta:

Spyware, Adware,Trojans, Dialers, Worms, KeyLoggers, HiJackers, Parasites, Rootkits...
Qëllimi apo objektiva e tyre është;

1-Vjedhja e informatave personale dhe keqpërdorimi i tyre(falcifikim i identitetit)
2-Vjedhja e kodeve bankare nëse i keni të ruajtur në kompjutor
3-Marketingu(advertising) i produkteve apo shërbimeve të ndryshme
4-Marrja nën kontroll të plotë të kompjtuorit tuaj që do thotë se përmes këtyre rreziqeve të instaluar ata mund të përcjellin çdo gjë që shkruani apo çdo veprim tuaj në kompjutor...
5-Spiunimi i informatave të ndjeshme të kompanive, produkteve të tyre etj.
Këto rreziqe mund të jenë të kamufluara në mënyra dhe metoda të ndryshme.....

Po antivirus softuerët a ndihmojnë në këto raste?
Deri diku po, por antivirus softuerët nuk mund ti parandalojnë këto rreziqe...

Andaj në treg janë shfaqur mjete që i zbulojnë dhe neutralizojnë edhe këto rreziqe. Këto mjete duhet të përdoren së paku një herë në javë për të fshirë apo neutralizuar gati çdo rrezik të tillë;
Ja disa nga ta që mund ti shfrytzoni falas:
Testo këto mjete:

http://www.********.com/images/statusicon/wol_error.gifThis image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 937x640.



https://www.iobit.com/en/malware-fighter.php

https://www.malwarebytes.org/

http://www.superantispyware.com/


Ç`instalues

http://www.********.com/images/statusicon/wol_error.gifThis image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 657x456.



Iobit uninstaller

Mjet për ç `instalim të plotë të softuerëve: metoda e punës-mjeti në fjalë bën të mundur 2 lloj të çinstalimit të softuerëve të padëshiruar;
Gjatë ç `instalimit të parë bën largim të plotë të softuerit
Më pas bën të mundur largimin edhe të çelsave të regjistrit respektivisht mbeturinave nga programi i ç `instaluar/larguar.

https://www.iobit.com/en/advanceduninstaller.php

Autori : Rrjeti
 
U

Universal

Guest
Uji që rrjedh nuk qelbet...

PDF

Definicioni:

Akronimi PDF do të thotë, Portable Document Format- standard/format i dokumenteve portative/dixhitale (data-teknike term) formati i skedarit për dokumentet e dërguara në mes të kompjuterëve dhe riprodhimin e dokumentit saktësisht në formatin/standardin e dërguesit: dërgoni si pdf; Dokument në këtë format file: Unë dërgoj disa pdf-s || pdf; PDF

Zakonisht PDF skedarët përdoren/aplikohen për dokumente të ndryshme, libra, udhëzime, broshura etj. Këtë teknikë/vegël
shumë kompani e përdorin për dërgim respektivisht lexim p.sh. Të udhëzimeve teknike se si përdoret një pajisje ose kompani të tjera e përdorin teknikën për shitjen e librave në formë elektronike/dixhitale të ashtuquajtura e-books apo libra elektronik.

Shkarko falas disa lloje të PDF softuerëve:

PDF Reader:

PDF softuer më i përdorur është Adobe Acrobat Reader.
(Antivirusin që gjindet aty mos e shkarko , është vetëm një mënyrë e reklamimit të produktit.)

1-https://get.adobe.com/reader/
(117.37MB-megabit)

Dhe disa alternativa tjera:

2-http://www.pdfforge.org/

3-https://www.foxitsoftware.com/pdf-reader/

4-https://www.gonitro.com/pdf-reader

5-http-s://www.investintech.com/resources/freetools/slimpdfreader/

(Së pari instalo softuerin e sipërm e më pas hap lidhjet/nyjet e më poshtme; nuk hapen nëse nuk e keni instaluar softuerin)
Pas shkarkimit dhe instalimit mund të hapni këto faqe për testim të produktit PDF

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
(PDF dokument-mund të shkarkohet në tryezë)

http://www.wipo.int/edocs/lexdocs/la...al/al057sq.pdf

Kushtetuta e Republikës së Kosovës
(PDF dokument-mund të shkarkohet në tryezë)
http://www.kuvendikosoves.org/common...tet_I-XXIV.pdf

http://www.kryeministri-ks.net/repos...se.Kosoves.pdf
(PDF dokument-mund të shkarkohet në tryezë)

https://www.facebook.com/ShkarkoLibraFalas/


Dosje (Folder)


http://www.********.com/images/statusicon/wol_error.gifThis image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 648x343.



Çfarë është një dosje? - Përkufizimi nga Techopedia
Në kompjuterë, një dosje është vendndodhja virtuale për aplikacione, dokumente, të dhëna ose nën-dosje të tjera. Dosjet ndihmojnë në ruajtjen dhe organizimin e skedarëve dhe të dhënave në kompjuter. Termi përdoret më së shpeshti me sistemet operative të ndërfaqes së përdoruesit grafik. Dosjet kompjuterike mund të rihapen, modifikohen dhe kopjohen.

Ja ca softuer për shkarkim që shërbejnë për ngjyrosjen e dosjeve:

a) http://folder-colorizer.en.lo4d.com/

b) http://folderico.en.lo4d.com/

c) http://qpdownload.com/folder-colorizer/

ç) https://folder-colorizer.en.uptodown.com/windows


ZIP


http://www.********.com/images/statusicon/wol_error.gifThis image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 647x247.


Zip (.zip ose .zipx) janë skedarë të vetëm, ndonjëherë të quajtura "arkiva", që përmbajnë një ose më shumë skedarë të ngjeshur. Dosjet Zip e bëjnë të lehtë mbajtjen e skedarëve të lidhur së bashku dhe mundësojnë transportimin/dërgimin e dokumeteve-teksteve, softuerëve, imazheve-përmes postës elektronike/ e-postë, shkarkimin dhe ruajtjen e të dhënave dhe softuerit në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase. Standardi/formati Zip është formati më popullor i ngjeshjes së skedarëve ...Zip standardet-kemi lloje të ndryshme të zip skedarëve;zip .zip .zipx, .tar, .gz,.z, .cab, .rar, .bz2, .lzh, .7z, .img, .iso, .xz etj.
Ja ku mund të shkarkoni dhe përdorni falas:

https://www.ashampoo.com/en/usd/pin/...ampoo-ZIP-2017

http://www.peazip.org/

http://ziparchiver.hamstersoft.com


Softuer për shkrim (pa pagesë)

Krahas Mirocrosoftit dhe pakos së saj Office , në treg janë shfaq edhe softuer alternativ që janë me cilësi të njëjtë dhe janë pa pagesë. Shërbejnë për shkrim të teksteve, prezantime, zgjidhje të ekuacioneve matematikore (algjebra) etj

http://www.********.com/images/statusicon/wol_error.gifThis image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 952x639.



Ndër softuerët më të mirë sot për sot është Libre Office. Shkarko nga faqja:

https://www.libreoffice.org/

Dy softuer alternativ:

http://www.freeoffice.com/en/

http://www.kingsoftstore.com/kingsof...-freeware.html


Softuer për krijim/Djegje/Burner të CD / DVD disqeve

http://www.********.com/images/statusicon/wol_error.gifThis image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 1031x450.




Ashampoo® Burning Studio 2018

Ashampoo Burning Studio 2018 është një aplikim i sigurt dhe i gjithanshëm i djegies. Në bërthamat qëndron motor i fuqishëm i djegies që lejon përdoruesit të djegin të dhëna të çdo lloji për të gjitha llojet e diskut me një shkallë të lartë sigurie dhe shpejtësie. Kjo përfshin imazhe, filma, muzikë dhe kopje rezervë. Formatet e volumit të lartë si BDXL ose disqet me siguri të lartë si M-Disc janë gjithashtu të mbështetura. Përdoruesit gjithashtu mund të shqyejnë disqet audio dhe të riemërtojnë dhe të djegin gjurmët në proçes, të kompletuar me playlists individuale dhe mbulime me porosi.

https://www.ashampoo.com/en/usd/pin/...ng-Studio-2018


Codec (pa pagesë-Freeware)


Këtu gjen standardet më të reja për dekodimin/hapjen/eksekutim të skedarëve muzikor, filmit, transmetimet live(të drejtpërdrejta) etj.Sygjerohet për çdo përdorues të kompjuterëve.Ky dekodim realizohet në mënyrë automatike pas instalimit të softuerit.Instalohet në sistemin operativ.Instalo versionin Full apo Mega.

K-Lite Mega Codec Pack
Shkarko nga këtu:

http://www.codecguide.com/download_kl.htm

Nga krijuesit tanë

Albmoji apliklacion për celular

http://www.********.com/images/statusicon/wol_error.gifThis image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 745x647.


Albmoji përfshinë një koleksion mahnitës të ikonave që mund të përdoren si në iMessage poashtu edhe në aplikacione tjera. Dërgoni ikona zbavitëse shokëve/shoqeve, si përshembull ftoni ata në fli apo për një vozitje me Golf 2.

http://www.albmoji.com/

Falco

Falco është një aplikacion komercial i ri për celular i cili mundëson kapjen e ofertave te fundit dhe ofron mundësi të lozjes në të gjitha kategoritë dhe ju ofron shpërblime….
Shkarkohet nga appstore apo google play.

http://falco.al/


Libra për dëgjim në pajisje të ndryshme:

http://www.volumiaudiolibra.com/index.php


Carshift -Loja:

Artikull

http://www.infoshqip.com/kosovari-kr...internet-foto/

Mund të shkarkoni këtu:

https://play.google.com/store/apps/d...adiku.carshift


Harduer/Hardware

Lexo për arritjen/suksesin shqiptar në SHBA-USA

http://pcworld.al/solaborate-prezant...virtual-alexa/

Hello2

https://www.solaborate.com/h2?utm_so...=hello2_reveal

by : Rrjeti
 
U

Universal

Guest
EVOLUCIONI DHE REVOLUCIONI NÊ INTERNET 1.0 dhe 2.0
Decentralizim i Internetit – Rilindja


Interneti siç e njohim sot, brënda disa viteve në vazhdim nuk do jetë më ajo që është, do zhduket, ose më mirë të themi, më qartë, rrjeti do transformohet në një internet të ri. Hë për hë interneti nuk është pronë dhe privilegj i askujt, është neutral.
Në SHBA, me inagurimin të kryetarit të ri Donald Trump, disa grupime ia arritën ta privatizojnë dhe frenojnë internetin, mirëpo, të mjerrët (truri i mykur, i etur për lek) nuk janë në gjëndje të kuptojnë esencën e rrjetit….

Ashtu si e thithim ajrin i cili qarkullon lirisht dhe nuk mund të privatizohet, ashtu edhe interneti nuk mund të privatizohet edhepse disa pasanik mendojnë që ia arritën qëllimit.

Qëllimi kryesor i privatizimit është përfitimi ekonomik nga elita ekonomike në SHBA dhe ca shtete të tjera, por përllogaritjet janë të gabuara, ngase çdo aksion ka edhe reaksionin e saj.
Elemnet tjetër përveç përfitimit material është edhe kufizimi i fjalës së lirë . Kjo ishte kthesa që krijoi një reaksion dhe reaksioni quhet decentralizim i Internetit. Pra, në horizont vërehet një alternativë e re, nismë e re, që mund të pagëzohet si Internet 1.0 respektivisht 2.0…..

Ç`është esenca e privatizim të internetit?

Imagjino; hyn në internet, shënon një www.adresa.com apo net etj dhe ajo nuk hapet?!

Ç`ndodhi, a kam shënuar gabim adresën, ndonjë defekt në konektim apo pajisja juaj nuk funksionon siç duhet?!

Kur orvatesh disa herë dhe faqjja nuk hapet, atëherë vizitori(ju) humb durimin dhe interesimin në faqe , dhe largohet nga faqja që nuk hapet.,,,,,Kjo i sjell dëme dhe humbje kompanisë / pronarit të faqes apo lojrave online, vizitorët largohen….
Shpejtësia me të cilën je konektuar në internet s´ka rëndësi, kjo nuk ndihmon…..as furnizuesi(provider) i internetit nuk mund t`ju ndihmon….

Pikërisht kjo është strategjia e pasanikëve, respektivisht e privatizimit të internetit….ngadalsimi i shpejtësisë së hapjes së faqeve/ngadalsimi i shpejtësisë së konektimit me lojra online…., punëve të ndryshme që realizohen përmes internetit etj.

Andaj këta privatizues kërkojnë kompenzim(pagesë) shtesë nga kompanitë e mëdha të internetit që t´ju mundësojnë hapjen normale të faqeve. Ky është shantazhi I tyre….Disa kompani të mëdha qysh tani kanë ndërmarrë masa ndaj asaj që do shfaqet në të ardhmen e afërt.

Qëndra/themelet e botës së internetit tani për tani gjinden në SHBA , mirëpo kjo qëndër së shpejti do zhvendoset anë e mbanë botës….Ky do jetë Internet i decentralizuar….. me server jo fizik (platforma virtuale) apo enkas të ndërtuar për këtë qëllim si dhe konektimi në rrjet do realizohet
pa IP adresa dhe pa kosto për përdoruesit (Ç`është IP adresa-do elaborohet në një temë tjetër) .

Iniciatorët/nismëtarët e projektit nuk punojnë për përfitime ekonomike apo famë...thjesht nuk ju intereson leku dhe fama.Bazuar në analizat e më poshtme, nga Interneti i tanishëm do largohet mazhoranca e njerzimit . Kompanitë me pajisjet aktuale harduer dhe softuer të konektuar me internet ose do përshtaten me kushte dhe rrethana të reja ose do falimentojnë/zhduken…. Terminologjia që përdoret në tekstet e më poshtme janë të natyrës teknike që do thotë se edhe nëse keni njohuri të gjuhës , përshkrimi/analiza mund të kuptohet në mënyrë të qartë vetëm nëse keni njohuri teknike apo jeni në rrjedhën e ngjarjeve të informatikës….

Për më tepër lexo këtu (artikull në gjuhën angleze) :

https://techcrunch.com/2016/03/13/bu...-new-internet/

Dhe një artikull alternativ:

https://medium.com/@getongab/the-new...t-ad02924aafdb


Biblioteka Publike Marin Barleti Shkodër

Vepra Dixhitale

Biblioteka e Shkodrës në faqen e saj prezanton veprat orgjinale të Gjon Buzukut, Pjetër Budit, Gjergj Fishtës etj. në formë dixhitale. Kjo formë e prezantimeve ju lejon shfletimin dhe leximin e veprave mirëpo të njëjtat nuk mund të shkarkohen.

http://www.bibliotekashkoder.com/dig...uzuku_meshari/


Libri Shqip 1555-1912 (.pdf për shkarkim)

http://www.bksh.al/Libri 1555-1912.pdf


Fakulteti Filozofik në Rijekë të Kroacisë

(vepër shkencore studim të përkrenareve / helmetave, të armëve dhe stolive Ilire në Bosnjë dhe Hercegovinë)
Vepër e plotë në .pdf standard për lexim në Ueb Shfletues ose shkarkim dhe është shkruar në gjuhën Kroate dhe Angleze
https://bib.irb.hr/datoteka/523164.K...H-GZM_2012.pdf


Driver/Drejtues(përkthim i përafërt)

Një Drejtues/Driver është një program i sistemit që ka për detyrë të marrë një lloj pajisjeje hardware, si modemi, printeri, kufjet pa tela (wireless) etj. për të punuar me sistemin operativ të kompjuterit ose programe të tjera kompjuterike. Drejtuesi/Driver njeh të gjitha kodet dhe komandat specifike të kontrollit që kontrollojnë harduerin, duke bërë të mundur që sistemi operativ të përdor hardware pa i njohur të gjitha detajet se si të kontrollojë pajisjen. Shkurtimisht, ai komunikon midis harduerit dhe softuerit.

http://www.********.com/images/statusicon/wol_error.gifThis image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 899x602.


Drejtuesit luajnë një rol të madh në stabilitetin e sistemit operativ.

Në sistemmin operativ Uindovs/Windows azhurnimet/përditsimet relaizohen në mënyrë automatike për softuer me orgjinë nga Uindovsi, ndërsa pjesët e instaluar(pajisjet) nga prodhuesit e tjerë p.sh. prodhuesit e hard diskut, proçesorit etj, duhet të azhurnohen/përditësohen në mënyrë tjetër që d.m.th ju duhet të përdorni ndonjë softuer që e analizon kompjuterin tuaj për drejtuesit/drivers të vjetruar dhe zëvendëson po të njëjtat me verzione më të reja…

https://www.iobit.com/en/driver-booster.php

https://www.wisecleaner.com/wise-driver-care.html


Mënyra/metoda e shndrimit të imazheve bardhë e zi në imazhe me ngjyra


Isa Boletini





Hasan Prishtina, Qazim Vlora dhe Ismail Qemali,1913!

Për shndrim të imazhit bardh e zi në atë me ngjyra vepro kështu;

1-Skeno/skano një imazh të vjetër përmes skanerit ose printerit të zakonshëm ku egziston funksioni(nëse egziston) i skenimit/skanimit.

2-Imazhin e Skenuar Ruaj si-Save as…. JPEG skedar

3-Instalo dhe hap programin Gimp

4-Hap imazhin(Open file) nga brëndësia e programit/softuerit Gimp.

6-Ndiq me kujdes përshkrimet në lidhjet/links të më poshtëm

Kjo është vegla që ndihmon për shndrim të imazheve nga bardh e zi në atë me ngjyra:

https://www.gimp.org/


Mënyra/metoda e punës:

http://www.tutorialgeek.net/2012/11/...otos-from.html

Nëse keni në dispozicion Photoshop softuerin veproni kështu:

http://www.instructables.com/id/How-...d-white-photo/

Në këtë faqe mund të provoni menjëher ngjyrosjen e imazheve:

http://demos.algorithmia.com/colorize-photos/

Ca frymëzime:

https://www.google.se/search?q=color...sch&gws_rd=ssl

Mënyra/metoda e tillë e punës së rikrijimit/ngjyrosjes së imazheve mund të zbatohet edhe në filma bardhë e zi. Rikonstruktimi apo rikrijimi i filmave bardhë e zi aplikohet në formën apo standardin IMAZH PAS IMAZHI - FRAME BY FRAME.

https://entertainment.howstuffworks.com/question184.htm


Patch My PC


Patch My PC Updater është një program që mban mbi 165 aplikacione të përditësuara në kompjuterin tuaj. Është një mënyrë e thjeshtë për të përditësuar ose instaluar ndonjë nga këto programe në kompjuter. ME Patch my PC përditësohen vetëm softuer që nuk i përkasin Uindovsit, pra vegla nga prodhues të tjerë ku ju i keni instaluar që më herët dhe me përdorimin e këtij mjeti , analizohen verzionet e instaluar në kompjuter dhe krahasohen me verzionet e softuerëve nëpër baza të të dhënave(data baze) për të kontrolluar nëse verzionet kanë pësuar ndryshime. Nëse egzistojnë ndryshime atëher rezultati shfaqet në ballinën e këtij softueri dhe më pas fillon shkarkimi dhe instalimi automatik i softuerëve. Patch My PC Updater nuk instalohet në kompjuterin tuaj dhe nuk le asnjë gjurmë të paranisë në kompjuter por përdoret vetëm kur klikoni në të.


http://www.********.com/images/statusicon/wol_error.gifThis image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 854x507.



https://patchmypc.net/download


Standarde të librave elektronik

Skedarët me këto prapashtesa janë standarde të librave elektronik:

PDF, EPUB, MOBI, TXT , FB2, OEB, LIT, LRF, PDB, PML, RB, TCR, etj


Aplikacione për lexim të librave elektronik-Free ebook reader

Një tog aplikacionesh për lexim të librave elektronik në kompjuter, celular dhe tablet pajisje.

http://www.the-ebook-reader.com/free-ebook-reader.html


Konvertues të librave elektronik

Konvertues i standardeve(formateve) të ndryshme të librave elektronik dhe përshtatja e tyre konform pajisjeve (kompjuter, tablet, celular) respektivisht softuerëve të: Sony, iRiver, Amazon, Kobo, Adobe Digital Editions, Kindle,MobiPocket Reader etj.

http://www.hamstersoft.com/free-ebook-converter/


VPN Tunele-Radmin VPN


http://www.********.com/images/statusicon/wol_error.gifThis image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 1242x637.




Radmin VPN është një softuer që shërben për krijim të të të ashtuquajturave rrjete private virtuale (VPN)-tunel. Programi lejon përdoruesit që të krijojnë një lidhje/konektim të sigurt midis kompjuterëve në internet sikur të ishin të lidhur në një LAN. Poashtu VPN ju mbron në rrjet/internet duke ua fshehur identitetin tuaj respektivisht IP numrin e kompjuterit personal nëpërmjet të së cilës mund t`ju identifikojnë.Pra ju lundroni në mënyrë anonime pa lënë asnjë gjurmë …..

Shiko video me shpjegim të detajuar-më tepër materiale gjen në youtube:

(kopjo dhe ngjit në Ueb shfletues/Web browser)

http://www.radmin-vpn.com/

Softuer alternativ:

1- https://www.tunnelbear.com

2- https://protonvpn.com/

3- https://zoogvpn.com


Krijo UEB faqe/web page

Si të krijosh një ueb faqe për qëllime personale/prezantime, bisnes, shkencë etj. prej fillimit deri në fund

Jo rallë herë hasim në ueb faqe që ofrojnë krijim profesional të faqeve me të ashtuquajtura mall-apo në gjuhën shqipe krijimtari/shembuj të gatshëm ku ju nuk duhet të lodheni me elemente të ndryshme për krijim të faqes. Pra, në këto faqe të uebit ju vetëm ndryshoni tekstet dhe imazhet dhe për 5 minuta keni faqe profesionale të përfunduar….

Shtrohet pyetja a është kjo në rregull? Nga ana e bisnesit të kompanisë kjo është mrekulli ngase ju ofron produkt të pëfunduar, por nëse doni që të mësoni rrënjësisht krijim të faqeve atëher përdor këtë prezantim profesional ku ju….në mënyrë edukative mësoni hap pas hapi të gjitha elementet që nevojiten për krijim të një ueb faqe….

http://websitesetup.org/

Dhe një verzion më i ndërlikuar/advanced

https://webflow.com/


ADblock Plus
Blloko reklamat e pa dëshiruar. Gjatë lundrimit në rrjet has në faqe ku ju shfaqen të ashtuquajtura Pop UP reklama të vogla që ju iritojnë pa masë ose video që nuk dëshironi ti shikoni. Me ADblock Plus i evitoni përgjithmonë këto reklamime.Instalohet në ueb shfletuesin/web browser.Përdoret në Internet Explorer, Crome, Mozila Firefox, Opera, Maxthorn.

https://adblockplus.org/


Mbyllja/eliminimi i zërit/tingujve në Uindovs/Windows XP, Vista, 7, 8, 10

Gjatë nisjes së Uindovs-it dëgjohet tingull karakteristik dhe kjo ndoshta i irriton përdoruesit, dhe jo vetëm gjatë nisjes por edhe gjatë pranimit të postës elektronike, klikimeve të ndryshme etj...Por a e dini që këto tinguj mund të mbyllen? Mbyllja nuk ndikon p.sh. Në Windows Player apo vegla të ngjajshme, pra ata do funksiojnë si zakonisht….
Zgjedh dhe kliko vetëm NO Sounds dhe më pas kliko në Apply.
Kliko lidhjen e më poshtme dhe apliko në PC apo laptop.

http://www.thewindowsclub.com/turn-o...nds-windows-10


Përkufizime-Definicione

Keygen dhe Crack

Me keygen nënkuptojmë manipulim apo modifikim të softuerëve me qëllim të përdorimit të veglave pa leje/autorizim/ respektivisht përdorim të veglave në mënyrë ilegale.

Si modifikohen apo manipulohen softuerët? Këtu janë në pyetje persona të talentuar programer të cilët krijojnë çelsa të remë/falco për të manipuluar softuerin. Me krijim e celsave softueri që duhet të paguhet funksionon pa probleme por është vepër ilegale.

Crack është një emërtim tjetër por me qëllim të njëjt sikur keygen. Kjo nënkupton zëvendsim të disa pjesëve të softuerit legal me disa pjesë falco(të programuar në mënyrë ilegle) e që bën të mundur funksioni normal të softuerit por përdorimi i saj është kundërligjor/ilegal për shkak se pa mundësohet përfitimi ekonomik të krijuesve të softuerëve.


Softueri portativ apo në gjuhën angleze Portable Software

Softuer Portativ është një version i një programi/softueri që është mbështjellur për përdorim direkt nga pajisjet portative të ruajtjes, si për shembull USB drive ( shiko këtu) : https://www.bestbuy.com/site/compute...d=abcat0504010
Ju mund ta përdorni atë në kompjuterë ku nuk ju lejohet/ apo s`keni as nevojë të instaloni softuer (për shembull, në kompjuterët publikë). Duke përdorur softuerin portativ, ju nuk len asnjë gjurmë / skedar të instalimit ose të dhëna të tjera në kompjuterin tuaj apatë publik. (shembull i softuerit portativ-Ueb Shfletues / Web Browser: http://www.opera.com/computer/portable )


Pengmarrje/kidnapim i kompjuterit personal (Ransomware)

Në kohët e fundit, në internet, vërehet një fenom relativisht i ri, pengmarrje/kidnapim i kompjuterëve…

Qëllimi kryesor i pengmarrësve është shantazhimi i pronarëve të kompjutorëve;

Shantazhimi nënkutpon që ju si pronar jeni nën kërcnimin e tyre që të bëni një veprim të caktuar ose në shumicën e rasteve ata ju kërkojnë kompenzim në të holla (pagesë) që tua lirojnë/hapin kompjutorin për punë normale të saj…

Ç`bëjnë këta kriminelë të talentuar?

A keni pranuar ndonjë email me udhëzim që të klikoni në ndonjë lidhje/link, ose ndoshta ju kanë dërduar ndonjë mesazh ku thonë që duhet të shkarkoni ndonjë dokumet? Nëse klikon në ta egziston rreziku që në kompjuterin tuaj të instalohet ndonjë softuer që e infekton tërësisht kompjutorin Këta persona infektojnëtuaj duke i kryptuar(koduar) ose modifikuar skedarët që i keni në kompjutor, pra me veprimet e tyre, ju jeni të bllokuar, nuk mund ti hapni skedarët p.sh. Imazhet tua, dokumentet etj. Për ti hap ato ju duhen veprime/udhëzime të caktuara nga kriminelët respektivisht ju shantazhojnë duke ju kërkuar të holla.

Si duhet vepruar-lexo këtu:

https://www.welivesecurity.com/2016/...is-ransomware/

http://support.eset.com/kb6274/

https://www.avg.com/en-us/ransomware...ols#apocalypse


Analizë interesante:

http://www.boomerang.mk/krk-a-eshte-...-informacione/

Herën tjetër (brënda disa javësh) ndër të tjera:

1-Inteligjenca Artificiale
Me shembuj të cilët mund ti testoni vetë….

2-Aplikimi i teknologjisë 3 dimensionale (3D) në filmat më të rinj ku ju si krijues i filmit apo edhe si fillestar mund të krijoni objekte/ vegla 3 D.

3)Equalizer që e keni në dispozicion(i instaluar) në kompjuterin personal-mënyra e hapjes dhe përdorimit.

4)Equalizer që mund të instaloni dhe përdorni sipas dëshirës dhe shijes suaj.

Dhe shumë të tjera.
 
U

Universal

Guest
Teknika e restaurimit të imazheve

Përcaktim egzakt i ngjyrave (plotësim për temën e sipërm rreth ngjyrave të imazheve)


Një shembull briljant i restaurimit të imazhit Imazh i krijuar para 97 viteve

Shumë njerëz pyesin veten në ç `mënyrë duhen shtuar ngjyrat në një imazh bardh e zi për ta bërë atë të saktë dhe a reflekton ngjyra e shtuar ngjyrën egzakte të fytyrës/trupit dhe veshmbathjeve në imazhin bardh e zi.... Pra, nëse keni pyetje/dilema të tilla, përshkrimi në faqe e shpjegon atë. Në rast se dëshironi të filloni ngjyrosjen e imazheve bardh e zi (ose nëse jeni vetëm kurioz), kjo patjetër do të jetë e dobishme për ju. Për të krijuar një pasqyrë të plotë dhe reale, lexo tekstin deri në fund. (përshkrimi është shtjelluar në gjuhën angleze)

https://www.diyphotography.net/know-...-white-photos/

Për ata që nuk kanë njohuri

Ja se si shënohen germat e gjuhës sonë nëpërmjet tasteve/buttons-(kjo është vetëm një mënyrë)

Shtyp njëkohësisht Alt + ……

ë = Alt+137(ose shtyp ¨ në pjesën ku është tasti enter-tastin e parë fqi të enter- e më pas germë e)
Ë = Alt+0203
ç = Alt+135
Ç = Alt+128
 
Top