Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Sokoli per Enverin, Nexhmijen dhe Ramizin

Regjistruar më
Kor 20, 2017
Mesazhe
670
GSH

--------

DOSSIER I

Dëshmia e Sokol Hoxhës: Ramiz Alia do të ikë nga kujtesa e njerëzve, (por jo e historisë) ashtu kokëulur e kësaj rradhe pa zë, krahasuar me mënyrën si u ngjit në karierë, kokëulur dhe me zë të hollë

"Ramiz Alisë i ra të fikët dhe iu ul në gjunjë Nexhmijes"


-----------------------------------------------------------------



Po bëhen disa vjet që në faqet speciale të rubrikës dossier që "Gazeta Shqiptare" ka hapur prej vitesh, kanë zënë vënd e janë trajtuar me dhjetra shkrime të karakterit historik të cilat kryesisht kanë pasur në fokusin e tyre figurën e ish-diktatorit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxhës, i cili qeverisi me dorë të hekurt këtë vënd për afro 45-vjet me rradhë. Përveç pasqyrimit të dokumenteve të shumta arkivore, në këtë mori shkrimesh të botuara në faqet e "Gazetës", kanë zënë një vënd kryesor edhe dëshmitë e shumta të ish-personaliteve të larta të udhëheqjes komuniste që ndër vite janë goditur nga Enver Hoxha duke u burgosur, internuar apo denigruar në mënyra të ndryshme. Po kështu një numër i madh dëshmish kanë ardhur edhe nga shtresa e ish-kundërshtarëve politikë të Enver Hoxhës, ajo e nacionalistëve të Ballit Kombëtar e Legalitetit, mbi të cilët kanë rënduar më shumë krimet e regjimit komunist të udhëhequr prej vetë Enverit e më pas prej Ramiz Alisë. Të gjitha këto shkrime, kanë pasur e do të kenë të vetmin qëllim, atë të ndriçimit të historisë së këtij vëndi, e cila siç dihet ka qenë e manipuluar dhe shtrembëruar sipas interesave e konjukturave politike që ka kaluar vetë regjimi i kaluar. Nisur nga dy emisionet e fundit në "Opinion" të gazetarit të njohur Blendi Fevziu, në të cilat bëhet fjalë për rivlersimin figurës së Enver Hoxhës, "Gazeta Shqiptare" i është drejtuar për një intervistë, djalit të dytë të Enverit, Sokol Hoxhës, i cili iu përgjigj ftesës sonë, duke shprehur mendimet e tij. Kjo intervistë e bërë nga "Gazeta", nuk ka për qëllim që t'i bëjë karshillëk emisionit "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu me qëllim për të marrë në mbrojtje figurën e Enver Hoxhës, (pasi dihet fare mirë qëndrimi i saj) por ajo botohet në kuadrin e parimeve që ndjek ajo, atë të fjalës së lirë dhe e hapur për këdo. Po kështu nisur nga fakti që "Gazeta" nuk bëhet palë me asnjë, ajo mbetet e hapur dhe mirëpret çdo pronocim të atyre personave që citohen në këtë shkrim të Sokol Hoxhës, apo edhe kujdo tjetër që ka dëshirë të pronocohet në këtë debat të hapur prej kohësh në faqet e gazetës sonë.


Ç'mendim keni ju për emisionet televizive, ku dy javë rresht është trajtuar tema e manipulimit të historisë prej Enver Hoxhës?
Nuk e kisha parë ndonjëherë Fevziun më komik se kaq. Duket sikur është zgjedhur momenti për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve nga trazirat kundër Nanos e për t'i dhënë kohë atij. Në të vërtetë arsyeja është shumë më e thellë. Ustallarët e Blendit akoma vazhdojnë të fokusojnë qëllimisht gjithë të këqiat, që solli sistemi komunist, vetëm tek Enver Hoxha. Pra, janë ata që përpiqen të manipulojnë historinë.

Përse, aty trajtohen shumë momente kyçe të historisë, që janë enigmë?
Fevziu, edhe pse u përpoq vetëm të kundërshtonte variantin zyrtar të këtyre momenteve, të ashtuquajtura enigmë, me dëshmitë kontradiktore meskine, banale e jo profesionale, vërtetoi se Enver Hoxha është i vetmi burrë shteti që ka drejtuar vendin pa klane. Ai ishte i paepur kundër aktivitetit të shërbimeve të huaja, vigjilent për pastërtinë ideologjike të vijës së partisë prej presionit të jugosllavëve, aleatëve sovjetikë e më vonë kinezë, deri në pavarësi të plotë kundrejt pretendimeve të tyre për ndërhyrje në punët e brendshme. Historiani Xhelal Gjeçovi, pavarësisht nga bindjet e tij, dëshmoi si një profesionist i ndershëm. Ndoshta për këtë, u evitua në emisionin e dytë.

Është e natyrshme që ju të flisni kështu si djali i Enver Hoxhës. Po për krimet në atë kohë çfarë do të thoshit?
Krimet nuk mund të mohoen, ato vetëm mund të motivohen. Çështja është se cila është arsyeja e vërtetë. Arsyeja zyrtare (versioni i Enver Hoxhës, siç thotë drejtuesi i emisionit), apo versionet e atyre dëshmitarëve, ish- komunistë të goditur nga sistemi. Unë përpiqem të jem objektiv, për ta parë problemin si gjithë të tjerët, veç faktit që mund të di më shumë se ata. Është për këtë arsye që përsëris edhe këtë herë: të hapen dosjet. Aty do jenë përgjigjet e të gjitha enigmave, pavarësisht se gazetarë të komanduar, si Fevziu, nuk duan t'i shohin, për vetë faktin se shumë ngjarje janë zbardhur tashmë në media, e që vërtetojnë totalisht versionin zyrtar. Dosjet t'u hapen historianëve, por jo vetëm atyre të tipit Paskal Vasal Milo, apo ish-bashkëpunëtorëve të agjenturave të huaja, që punonin për shndërrimin e trojeve shqiptare në republikë të 7-të të Jugosllavisë, apo në republike agrumesh, që i donte aq shumë Hrushovi. Të dënuar sipas ligjit për veprimtarinë e tyre antiparti, ata duan të na çfigurojnë Enver Hoxhën në një përbindësh. Por është e pamundur.

Dihet që vala e dënimit ariti deri tek Ramiz Alia. Fevziu thotë:... por një dorë e ndali atë. Ç'do të thoshit ju?
Nuk është nevoja ta sqaroj unë këtë çështje, kur dihet publikisht që Ramiz Alisë i bie të fikët nga frika e dënimit. Ai i bie në gjunjë sime mëje për ta falur, e cila ndërhyn tek Enver Hoxha. Këtu pyetja do ishte: pse Fevziu e shmang këtë gjë kaq hapur edhe pse është një moment vendimtar në zhvillimet e mevonshme të PPSH-së.Si duket, udhëzimet janë të tilla. Ramiz Alia do të ikë nga kujtesa e njerëzve (por jo e historisë), ashtu kokëulur e kësaj radhe pa zë, krahasuar me mënyrën si u ngjit në karrierë, kokëulur dhe me zë të hollë. Kjo, për të mbetur si simboli i komunizmit vetëm Enver Hoxha, edhe 20 vjet pas vdekjes së tij. Është e qartë që Fevziu meriton gjithçka në këmbim të këtij shërbimi, përvec kostumit, kompletit të tualetit dhe rimelit të pamunguar në emision. Në vijim të dështimit në dy emisionet e para, Fevziu anunçon për emisionin e tretë një dëshmi të Ramiz Alisë shumë vjet përpara, edhe kjo e kër kuar për interesa të tij, vetëm në lidhje me vdekjen e Mehmet Shehut. Në kohën që është dëshmitari më i rëndësishëm i mbetur, për nga përgjegjësia historike, si pjesëtar i kupolës më të lartë, gjatë 40 vjetëve pranë Enver Hoxhës e suksesor i tij pas '85-s. Përpunues në imtësi i platformës politike të pluralizmit në '90-n, pra personi i dytë përgjegjës, qoftë dhe simbolikisht, për fatet e Shqipërisë, pas Enver Hoxhës.
Entuziasti Fevziu la në suspans publikun për të enjten me akuzën që Enver Hoxha bëhet gati të likuidojë Mehmet Shehun (pavarësisht që do nxjerrë broçkulla si në dy emisionet e para). Por ajo që më ka rënë shumë në sy është dhe evitimi i dëshmive të mamasë sime, duke u mjaftuar me dëshmi të saj marrë përciptaz në kushtet e burgut, 10 vjet përpara, më 1994. Çuditërisht, del dëshmitare kryesore, që prononcohet për herë të parë, Vito Kapo, e cila as për nga pozicioni e as për nga qartësia nuk mund të zëvendësojë dëshmitë e Ramiz Alisë dhe të nënës sime për daljen nga Traktati i Varshavës dhe prishjen me kinezët. Qëllimisht nuk kërkohen dëshmitarë më racionalë, si p.sh. ish-anëtarë të Byrosë Politike apo ish-antarë të Komitetit Qendror, që kanë qenë më afër problemit. Zgjidhet Vito Kapo, e cila ende nuk ka dhënë shpjegime se ç'mendon ajo për vdekjen e Hysni Kapos, për dyshimet e saj dhe për rolin e Ramiz Alisë në vdekjen e tij gjatë kohës që Mehmet Shehu ishte akoma gjallë. Përse heshti njëherë e përgjithmonë kur Ramiz Alisë iu hap rruga drejt pasa-rdhësit të Enver Hoxhës, me vdekjen e Mehmet Shehut. Prandaj, janë kryesisht komunistët, ish-të dënuar apo bashkëpunëtorët më të afërt të tij, që për ideal kanë pasur vetëm pushtetin, që i bashkon një qëllim i përbashkët, t'i hedhin të gjitha fajet mbi Enver Hoxhën, për të fshehur të tyret.
 
DOSSIER II

Dëshmia e Sokolit djalit të Enver Hoxhës: Unë u trondita për ngjarjen e Beqir Ballukut dhe atë gjë ia shpreha tim eti. Por ai më tha se ajo gjë nuk varej prej tij, por prej ligjit

"Mehmeti përgjegjës për vrasjen e Beqir Ballukut"


--------------------------------------------------------------------------------



Në pjesën e parë të këtij shkrimi të botuar në numrin e djeshëm, nëpërmjet intervistës ekskluzive të Sokol Hoxhës, djalit të dytë të ish udhëheqësit komunist të Shqipërisë, u njohëm me një pjesë të përshtypjeve dhe mendimeve të tij rreth dy emisioneve të fundit "Opinion" në TV Klan të gazetarit të njohur Blendi Fevziu, në të cilën trajtohet figura e babait të tij Enver Hoxhës. Sipas mendimit të Sokol Hoxhës, Enver Hoxha është i vetmi burrë shteti që ka drejtur shtetin pa klane dhe ka dalë i paepur kundër aktivitetit të shërbimeve të huaja dhe ka qenë vigjëlent për pastërtinë ideologjike të Partisë, prej presionit të jugosllavëve, aleatëve sovjetikë, e më vonë atyre kinezë, deri në pavarësi të plotë kund ndërhyrjeve të tyre në punët e brendëshme. Sokol Hoxha vlerson historianin Xhelal Gjeçovi duke e quajtur një profesionist të mirë dhe është për rihapjen e dosjeve, por sipas tij jo vetëm për ata të tipit të Paskal Milos, apo ato të ish-bashkëpunëtorëve të agjenturave të huaja që punonin për shëndrrimin e Shqipërisë në republikë të shtatë të Jugosllavisë, apo në republikë agrumesh që i donte aq shumë Hrushovi. Ndërsa lidhur me pyetjen e bërë se përse vala e goditjeve që u bë në fillimin e viteve '70 u ndal tek Ramiz Alia, Sokol Hoxha shprehet se Ramizit i ra të fikët dhe ai iu lul në gjunjë Nexhmijes, për ta falur dhe ajo ndërhyri tek Enveri. Lidhur me figurën e Ramiz Alisë, më tej Sokol Hoxha shprehet duke thënë se Ramizi do të ikë nga kujtesa e njerëzve, por jo e historisë, ashtu kokëulur, e kësaj rradhe pa zë, krahasuar me mënyrën se si u ngjit në karrierë, kokëulur dhe me zë të hollë. Sokoli shprehet se Ramiz Alia është dëshmitari më i rëndësishëm i mbetur për nga përgjegjësia historike, si pjestar i kupolës së lartë, gjatë 40 vjetëve pranë Enver Hoxhës e suksesor i tij pas 85. Përpunues në imtësi i platformës politike të pluralizmit në '90, pra personi i dytë përgjegjës qoftë dhe simbolikisht për fatet e Shqipërisë, pas Enver Hoxhës. Sokoli është kundër dëshmive të Vito Kapos, pasi sipas tij ajo nuk mund të zëvëndësojë dëshmitë e Ramiz Alisë dhe Nexhmijes për daljen e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës dhe prishjen me kinezët. Po kështu ai shpreh habi se si mund të zgjidhet Vito Kapo për të dhënë dëshmi në këtë emision, e cila ende nuk ka dhënë shpjegime se ç'mendon ajo për për vdekjen e Hysni Kapos, për dyshimet e saj dhe për rolin e Ramiz Alisë në vdekjen e tij gjatë kohës që Mehmet Shehu ishte ende gjallë.
(vijon nga numri i kaluar)


Po pushkatimin e Bahri Omarit, burrit të motrës së Enver Hoxhës, si e justifikoni?
Nuk ka rëndësi nëse justifikoj apo vlerësoj unë veprën e Enver Hoxhës, përderisa ai është babai im. Por mund të them, për cilindo, që askush tjetër nuk mund të justifikojë apo të akuzojë Enver Hoxhën, përveç fakteve. P.sh. për çka më pyesni. Jugosllavia nëpërmjet kriminelit Koçi Xoxe vendosi terror e likuidoi gjithë nacionalistët, pasi kishte nën kontroll edhe vetë Enver Hoxhën. Si duket, vetëm nga gazetari Fevziu nuk është e njohur Rezoluta e Jaltës, ku aleatët kishin marrë vendim që të denoheshin të gjithë bashkëpunëtorët me okupatorin. Këtë bëri dhe Enver Hoxha. Në këto kushte, kur ai nuk kishte se çfarë të bënte për të 17 të akuzuarit me vdekje (ndër të cilët edhe Bahri Omari). Enver Hoxha s'mund të bënte dallim, me që ai ishte burri i motrës, pasi ai faktikisht ishte kuisling.

Për këtë çështje rrihet ujë në havan. Vetë Fahria, gruaja e Bahriut dhe halla ime, si dhe nëna e Luan e Fatos Omarit, krahas dhimbjes dhe vetëdijes për logjikën e kohës, kanë pasur gjithmonë shpirtin në paqe, duke u nderuar e vlerësuar reciprokisht prej tim eti e duke qenë njerëzit më të afërt të tij. Sidomos me Luan Omarin, si potencial intelektual dhe akademik i shquar, ai konsultohej shpesh.

Marrim rastin e Beqir Ballukut. Dëshmia e të birit, Çlirimit, më tronditi, se qe e sinqertë dhe aspak tendencioze. Ne jemi rritur bashkë me ta (pavarësisht, që unë nuk i kisha shokë të afërt në krahasim me motrën dhe vëllain tim), prandaj kam nevojë dhe ta them me këtë rast se ngjarja e Beqir Ballukut ishte dhe rasti i parë kur ne, edhe pse shumë të rinj, u tronditëm për fatin e shokëve tanë. Këtë gjë ia kam shprehur dhe tim eti dhe ai shumë i prekur më tha që janë ca gjëra që nuk vareshin nga ai, por nga ligji. Për çështjen e Beqir Ballukut lidhur me Mehmet Shehun, kushdo që ka ndjekur dëshmitë, botuar në media, e ka të qartë luftën e brendshme klanore për pushtet midis tyre. Enver Hoxha nuk e kuptoi në kohë luftën e brendshme klanore për karrierë në parti apo shtet, deri në likuidim të më të dobtit nga më i forti, programuar kjo edhe nga shërbimet e huaja, deri në likuidim të vetë Enver Hoxhës. Pretendimi i Fevziut, që Beqir Balluku pushkatohet vetëm për teorinë e rrëshqitjes, e cila u kundërshtua nga Mehmet Shehu, nuk bind njeri. Hakmarrja e Mehmet Shehut shkon deri në inkriminim të Beqir Ballukut e të potencialeve të tjera ushtarake, si Petrit Dume, Hito Çako etj., si kundërshtarë të fuqishëm të tij në fushën e artit ushtarak nën akuzën e komplotit e të veprimtarisë agjenturore, siç vërtetohet në ciklet e botuara kohët e fundit në media. Kështu do të ndodhte edhe me grupin puçist të ekonomisë, që çuditërisht Fevziu e la ne harrese. Kur këta qenë më të kualifikuarit dhe dënimi i tyre, sidoqoftë, do sillte pasoja për ekonominë e vendit tonë, pra një sabotim ekonomik dramatik i mirëfilltë. Prandaj, nuk lodhem së përsërituri të hapen dosjet.

Po për dëshmitë e Todi Lubonjën, e Liri Belishovën etj, ç'mendim keni?
Sado që Belishovës nuk i mungon logjika, ajo nuk mundi t'i kundërshtonte faktet. Në interpretimet e saj pati përgënjeshtrime, sa padashur pranonte pozicionet për të cilat është dënuar. Kështu ndodhi dhe me djalin e Koço Tashkos. Përsa u përket Lubonjave, nuk ia vlen të ndalesh për ta, se sa për mrekullimin e Fevziut për dëshmitë e tyre. Lubonjat, gjithmonë filosllavë, kanë qenë dhe janë disponibël të bëjnë gjithçka për ambicie pushteti. Pa u ndalur, se si e njohim Lubonjën e ri, në rininë e tij dhe në burg, mjafton të kujtojmë vitin '97, ku qe, jo për patriotizëm, një nga organizatorët e Komitetit të Shpëtimit Kombëtar. Kur socialistët e lanë pa pushtet, filloi përsëri të qajë, të shajë e të vjellë vrer si përherë. Lubonja i vjetër, i vetëkonsideruar desident, ka mbajtur gjithmonë qëndrime ekstreme si komunist i devotshëm. Për çudi ky tipar nuk i mungoi as në burg. Ai njihet dhe mund të vërtetohet si i tillë nga Arkivi i Shtetit, ku depozitohen letrat e tij nga burgu dërguar Enver Hoxhës për çdo 8 Nëntor, ku e porosiste të mbante partinë të fortë e ta ruante nga armiku i klasës. Me një argument të tillë kaq të neveritshëm do të na mbushë mendjen shpesh Lubonja i ri, kur thotë se të dënuarit edhe para pushkatimit thërrisnin "Rroftë Enver Hoxha". Kështu janë sjellë vetëm fajtorët, krejtësisht të ndërgjegjshëm si të tillë, që kanë dashur të lënë, me të drejtë, sa më pak humbje mbrapa për familjet e tyre, si në rastin e Mehmet Shehut etj. Kështu, Lubonja i vjetër, 200 herë po të dënohej, gjithmonë do të përsëriste para burgimit: "Rroftë Socializmi Shkencor".

Si përfundim ç'mendim keni për emisionin?
Ky emision e vërteton dhe evidenton që pikërisht të shiturit duan të denigrojnë figurën e Enver Hoxhës si të shitur dhe kriminel, kur (megji-thëse nuk mund të ndalem këtu) dihet që të akuzuar për krime dhe genocid janë kryesisht Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia pas vitit '85. Unë do të vlerësoja shumë e do të nderoja me dhimbje kalvarin e vuajtjeve të desidentëve të vërtetë, si kundërshtarë të hapur të komunizmit dhe të Enver Hoxhës. Hollësitë për të vërtetën e tyre i kam lexuar pas '90-s. P.sh. për Sami Dangëllinë, Xhelal Koprenckën, Petrit Velajn, Kasem Trebeshinën, Pjetër Arbnorin etj. I nderoj se nuk luajtën kurrë nga pozicioni i tyre dhe s'e ulën kurrë vehten të falsifikojnë as të vërtetën e tyre e as të vërtetën për Enver Hoxhën. Ky emision evidentoi katërcipërisht tiparin kryesor të Enver Hoxhës që, pavarësisht nga ideologjia së cilës iu përkushtua, ai qe esencialisht nacionalist. Ai nuk vuri kurrë mbi pavarësinë e Shqipërisë e dinjitetin kombëtar marksizëm leninizmin e aq me pak internacionalizmin proletar. Pikërisht se jam i bindur, do të desha të bëhej një referendum mbarëshqiptar, kudo që të jenë, për t'i dhënë notën Enver Hoxhës vetë shqiptarët e jo konjukturat politike, nëse Enver Hoxha ka dashur më shumë komunizmin apo Shqipërinë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.