Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Sokrati

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Sokrati

Sokrati (greq. Σωκράτης — Sokratēs 470—399 p. e. s.) ishte një filozof i lashtë grek.


Sokrati
Ndihmesa e tij më e rëndësishme në mendimin filozofik është mënyra e hulumtimit, e njohur si përzgjedhje, që e zbatoi në shqyrtimin kritik të koncepteve themelore morale. Për këtë arsye Sokrati njihet si babai i etikës apo filozofisë morale si dhe filozofisë në përgjithësi.

Sokrati nuk la pas asnjë shkrim. Burimi kryesor i të dhënave mbi Sokratin është nxënësi i tij Platoni, e më pas Ksenofoni. Dëshmi tjetër mbi Sokratin gjendet në komedinë "Retë" të Aristofanit.

Përgjithsisht mendohet se Sokrati nuk shkroi asgjë, për shkak të mendimit të tij se filozofia nuk mund të çohet përpara nga një shkrim, gjersa ai përçon njohuri por jo dituri.

Mendimi Sokratik është një nga nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Për këtë asye filozofia greke ndahet në para-sokratike dhe pas-sokratike. Filozofia para-sokratike përbën një fazë ndërmjetëse që lejon kalimin nga mendimi mitik në atë racional, atë që quajmë filozofi. Sokrati u përgjigj me përpikshmëri të madhe kërkesave të drejtimit njerëzor të cilin kishte marrë shkenca greke, duke zhvendosur qëndrën e interesimit të saj, nga njohuria e natyrës te njeriu dhe aktivitetet brendësore të tij, ndërsa njëkohësisht humbte karakterin teorik të saj, duke marrë kryesisht rëndësi praktike. Me Sokratin kemi një fillim të ri të Filozofisë. Pra, kemi të bëjmë më filozofin e parë, me kuptimin e sotëm të fjalës, me kuptimin e kërkuesit.

Jetëshkrimi
U lind në Athinë (470 – 399 para erës sonë), në një kohë ku kombi grek pasi kishte kaluar nëpërmes betejave të mëdha të brendshme dhe të jashtme, kishte humbur besimin tek traditat dhe kërkonte përgjigjje mbi pyetjet e jetës së përditshme, ndërsa dekadenca e qytetërimit të lashtë grek kishte filluar të dukej. Revolucioni Filozofik i Sokratit lind si një nevojë ndërgjegjësimi etik, në momentin ku besimi fetar dhe zakonet e vjetra ishin tronditur dhe epoka e pranimit të padyshueshëm të sistemit kishte tashmë kaluar. Sokrati u mor me elementin i cili kishte rëndësi vendimtare për qytetërimin e periudhës së tij: etikën, politikën, dhë rëndësinë e madhe të dijes dhe shkencës.

Ishte kundër Sofistëve që kishin vendosur njeriun dhe ambicjet e tij personale në qëndrën e aktivitetit të tyre. Sokrati kërkonte Një të Vërtetë të vetme, drejtësinë dhe të vërtetën në vetvete, përtej opinioneve personale që çdonjëri mund të mbështesë. Kështu, pavarësisht se merrej me të njëjtat probleme me Sofistët, ndërsa sofistët binin në një skepticizëm që i udhëheq në një aktivitet jorezultativ dhe akoma ofronin argumente për paligjshmërinë dhe anarkinë. Sokrati me një kriter të pastër dhe të shëndoshë gjen përsëri idetë e etikës dhe të besimit tek Arsyeja.

Dëshmitë që kemi na japin një imazh të saktë të personalitetit të tij. Sokrati shfaqet si një njeri i thjeshtë i popullit, i biri i statujbërësit Sofroniskut dhe mamisë Fenareti. Fillimisht u mor më gdhëndjen e skulpturave, duke ushtruar profesionin e të atit. Sokrati nuk ishtë shumë i shkolluar, nuk i përkiste asnjë shkolle filozofie, dhe as ishte mbështetës i ndonjërës. Nuk kishte asnjë lloj lidhjeje me Shkollat e Mistereve të njohura të asaj periudhe. Sokrati ishte me të vërtetë një filozof i jetës së përditshme. Fliste në Pazar, duke mbledhur përreth tij ajkën e të rinjëve që e respektonin si mësues i virtytit. Konsideronte si misionin e tij ti përkushtohej tërësisht kërkimit të së Vërtetës dhe të edukojë vetveten e tij dhe bashkëqytetërët e tij drejt vetënjohjes dhe vetëkontrollit. ‘’Njih Veteveten’’ e tij u bë emblema e mësimdhënies së tij. Ashtu sikur na e paraqet Platoni tek ‘’Apologjia ‘’ e tij, se për Sokratin asnjë funksion tjetër nuk ishte më superior se sa ai që i ishte dhënë nga Perënditë, për këtë, u përpoq ta ekzekutonte më besnikërinë më të madhe.

Vlera e madhe e Filozofisë së Sokratit gjëndet tek sfera etike e jetës. Denjësia e individit, për Sokratin, gjëndet tek dija e tij. Dija (Shkenca) është themeli i të gjitha virtyteve dhe vetënjohja është mënyra e njohjes së të gjithave. Virtyti, për Sokratin, është dije, dhe më saktë është dituria e të mirës. Gabimi është mungesa e dijes. Me metodën e tij dialektike vërtetoi se jeta etike, përpjekja e pandaluar e njeriut për përmirsimin e tij etik, dhe se pjesmarrja e tij tek gjithcka e mirë dhe e bukur është e vetmja mënyrë për të arritur dikush Fatmirësinë (evdemonia – demon/fat i mirë) e vazhdueshme. Sokrati përputhi Fatmirësinë si një pasojë e nevjshme e virtytit. Njeriu mund të arrijë dijen që udhëheq tek Fatmirësia, vetëm me Filozofinë, domethënë me testimin e vazhdueshëm të vetvetes, të të tjerëve, ashtu si edhe të kushteve të jetës njerëzore. Nuk theksonte asnjë virtyt tjetër si atë të Vetëpërmbajtjes, duke e shprehur me vetë jetën e tij. Me të drejtë konsiderohet si themeluesi i Shkencës Etike.

Metoda e mësimdhënies së Sokratit bazohej tek dialogu, shkëmbimi i reflektimeve me qëllim për të gjetur rrugën drejt Arsyes, drejt së Vërtetës. Sokrati ishte i gatshëm të fillonte dialogun me cdonjeri që dëshironte të bisedonte me të. Paraqitej si dikush që dëshironte të mësonte dhe me pyetjet e duhura merrte opinionin e bashkëbiseduesit të tij dhe në këtë mënyrë arrinte të zbulonte pikat e dobta të tij. Përfundimisht udhëhiqte bashkëbiseduesin e tij të ndërgjegjësohej mbi paditurinë e tij, hap ky që është fillimi i cdo dijeje, ‘’një gjë di që sdi asgjë’’. Për Sokratin diferenca midis njeriut të ditur dhe atij ******** , ndodhet se i dituri njeh mangësinë e dijes së tij dhe dëshiron të mësojë, ndërsa ai ******** kujton se di dhe konsideron vetveten të aftë të japë opinionin e tij për gjithcka. Në vazhdim udhëhiqte bashkëbiseduesin e tij, hap pas hapi, nëpërmes një sistemi zingjir pyetjesh-përgjigjjesh, që të mund të zbulojë atë që ndodhet brënda tij në një gjëndje latente. Dialogu kishte si qëllim të heqë mantelet e paditurisë, por ky ‘’pastrim mendor’’ nuk ishte i mundur pa një qëndrim modestie shpirtërore, për të braktisur dikush bindjet e tij të rreme përpara saktësisë të së vërtetës. Këtë art të ‘’lindjes’’ së shpirtrave, Sokrati e quante obstetrikë, pasi nëpërmes kësaj dijeje, përgaditet esenca që njeriu fsheh brënda tij. Përgaditja me të cilën fillonte obstetrikën, ishte ironia.

Sokrati besonte se ekzistojnë situata ku dija, vetëm, nuk shtë e mjaftueshme për të na udhëhequr në vendimet e drejta. Në këto situate Sokrati degjonte ‘’demonin’’ që ndodhej brënda tij, një zë këshillues, që shumicën e rasteve e frenonte. Pavarësisht se ai edukoi historianë, filozofë, politikanë, dhe konsideronte se pjesmarrja e tij në këto sektorë ishte shumë larg ambicjeve të tija shpirtërore, dhe një gjë e tillë do ti merrte shumë kohë nga vepra e tij. Kështu ai bëhet një udhëheqës i një aristokracie të shpirtit, dicka që i krijonte përplasje me demokratët që ishin në atë kohë në pushtet.

Rivaliteti personal në kombinim më shtrembërimin e mësimdhënies së tij e udhëhoqën në gjyq. Ligjshmëria e tij e rreptë e bëri që të përcmojë dhe të vazhdojë jetën e tij duke kaluar nga një vendim gjyqësor i padrejtë. Mësimdhënia e tij thonte se është më mirë të të bëhen padrejtësi se sa të bësh padrejtsi ti vetë. Pavarësisht se kishte mundësinë për tu arratisur, zgjodhi vdekjen, duke pirë helmin. Kështu akrediton, si me jetën ashtu edhe me vdekjen e tij, mësimdhënien e tij etike, se përmbajtja e vërtetë e jetës konsiston në veprimin pozitiv, domethënë në kryerjen e pandalueshme të veprimeve te drejta. U dënua me vdekje por megjithatë kjo gjë ndihmoi jashtë mase në lavdinë e tij të madhe. Madhështia e Sokratit ndodhet se dhe jeta dhe mësimdhënia e tij ishin e njëjta gjë.

Pavarësisht se Sokrati nuk themeloi ndonjë shkollë, filozofia e tij u zhvillua nga nxënësit e tij drejt drejtimeve të ndryshme, dhe doktrina e tij etike ishte rrënja që ushqeu shume sisteme filozofike të rëndësishme të historisë së Filozofisë. Sokrati la shenjën e tij jo vetëm në filozofinë greke por edhe në të gjithë Filozofinë Perëndimore, pasi ishte ai që vuri bazën e Etikës dhe Dialektikës.


Helmimi dhe vdekja e Sokratit

Vdekja e Sokratit, vepër e Jacques-Louis David (1787)
Kakuda (Conium maculatum) ka qenë përbërësi kryesor në përgatitjen e helmit për të kryer ekzekutimet e të dënuarve në Greqinë antike. Viktima më e famshme e kësaj mënyre të ekzekutimit ka qenë filozofi i famshëm antik grek, Sokrati. Platoni, nxënësi i Sokratit, i përshkruan momentet e fundit të jetës së mësuesit të vet në veprën e tij Fedoni

Kritoni i bëri shenjë shërbëtorit, i cili qëndronte pranë tij; dhe ai doli, pasi u vonua për ca kohë, u kthye së bashku me xhelatin që mbante kupën me helm. Sokrati tha: “Ti, miku im i mirë, që ke përvojë në këto punë, do të më japësh udhëzime se si të veproj”.

Burri u përgjigj: “ti duhet vetëm të ecësh deri sa të rëndohen këmbët dhe pastaj të shtrihesh dhe helmi do të veprojë”.

Në të njëjtën kohë ai ia dha kupën Sokratit, i cili e mori atë lehtësisht dhe në mënyrë gjentile, pa fijen e frikës apo ndërrim të ngjyrës apo të fytyrës, por duke shikuar burrin drejt në sy, siç ishte zakoni i tij, e pyeti: “Çfarë thua të derdhim pak nga kjo kupë për perënditë? Mundem, apo jo?” Burri u përgjigj: “Ne përgatisim, Sokrat, vetëm aq sa mendojmë që është i mjaftueshëm”.

“E kuptoj”, tha ai; “por unë mundem, madje dhe më duhet t’i lus perënditë ta ndihmojnë udhëtimin tim nga kjo botë në tjetrën. Këtë po bëj me këtë lutje dhe le të më plotësohet”.

Pastaj ofroi kupën te buzët dhe me vendosmëri dhe kënaqësi piu helmin. Deri këtu shumica prej nesh ishim në gjendje të kontrollonim pikëllimin; por tash kur e pamë atë duke pirë; dhe pamë, po ashtu, që e përfundoi kupën, nuk mundëm të përmbaheshim më, kundër vetes time edhe mua lotët më rridhnin çurg; mbulova fytyrën dhe qava, jo për të, por për fatin tim të zi që duhej të ndahesha nga një mik i tillë. Nuk isha unë i pari; pasi Kritoni, kur nuk mundi t’i përmbante lotët ishte ngritur në këmbë, dhe ashtu bëra dhe unë; dhe në atë moment Apollodori, që vajtonte gjithë kohën, shpërtheu në të qarë me zë që na ligështoi të gjithëve.

I vetmi Sokrati ruajti qetësinë e vet: “Çka është kjo shamatë e çuditshme?”, tha. Unë i largova gratë pikërisht që të mos silleshin në këtë mënyrë, pasi më është thënë që njeriu duhet të vdesë në qetësi. Andaj heshtni dhe bëhuni të fortë”. Kur dëgjuam fjalët e tij u turpëruam dhe ndalëm lotët; ai eci rrotull derisa, siç tha, këmbët filluan ta linin dhe pastaj u shtri në shpinë, siç ishte udhëzuar dhe burri që ia dha helmin kohë pas kohe ia prekte shputat dhe këmbët; pas një kohe ia ndrydhi shputën shumë dhe e pyeti se a e ndiente; dhe ai tha “jo”; dhe pastaj këmbët dhe ashtu më lartë e më lartë, dhe na tregoi se ai ishte i ftohtë dhe i ngurtësuar. Pastaj i preku edhe një herë dhe tha: “kur helmi të mbërrijë në zemër ai do të vdesë”. Ijët e tij kishin filluar të ftoheshin kur ai zbuloi fytyrën, pasi më parë kishte mbuluar veten, dhe foli fjalët, që ishin të fundit të tij: Kriton, ia kam borxh një gjel Asklepiut; mos harro ta paguash!

“Borxhi do të paguhet”, tha Kritoni; “a ke edhe ndonjë gjë tjetër që do të na thuash?”.

Në këtë pyetje nuk pati përgjigje; por pas disa çastesh u dëgjua një dridhje, dhe ai burri ia hoqi mbulesën; sytë i kishte të ngurtësuar, dhe Kritoni ia mbylli sytë dhe gojën.

Ky ishte fundi i mikut tonë; për të cilin mund të them se nga të gjithë njerëzit në kohën e tij që i kam njohur, ai ishte më i dituri, më i drejti dhe më i miri.

Thënie të Sokratit

Duhet të hahet për të jetuar, jo të jetohet për të ngrënë.
Kush do të lëvizë botën, të lëvizë më parë vetveten.
Unë di një gjë, që s'di asgjë.
Se jam një njeri shumë i ndershëm për të jetuar dhe qenë politikan.
Këshilla ime për ty është të martohesh; nëse do të gjesh një grua të mirë, do të jesh i lumtur; nëse nuk do ta gjesh do të bëhesh një filozof.
Padija është zanafilla e të gjitha të këqiave.
Është më mirë të pësosh padrejtësi sesa të ushtrosh.
Kujtohu gjithnjë, se çdo gjë është kalimtare (e përkohëshme); atëherë nuk do të jesh tepër i gëzuar në lumturi dhe jo shumë i pikëlluar në fatkeqësi (vuajtje).
Kush beson, se është diçka, ka ndaluar, të bëhet diçka.
Ku s´ka me fjalosje, fillon dhuna.
Nuk është marre (kori), të mos dish asgjë, por, të mos duash të mësosh kurgjo.
Jo sepse është e vështirë, nuk guxojmë, por sepse nuk guxojmë, është e vështirë.
Unë nuk mund ta mësoj askënd për asgjë ; Unë vetëm mund t'i bëj të mendojnë.

Betimi sokratik
Betimi i arsimtarit - mësimdhënësit
Betimi sokratik i njohur ndryshe edhe si Betimi i pedagogjizuar i Hipokratit është një betim për profesionin e mësimdhënësit. Tekstin e Betimit të Mësuesit i pari e hartoi pedagogu zviceran Robert Dottrens në vitin 1966, me kërkesën e UNESCO-s. Me vonë edhe pedagogu gjerman Hartmut von Hentig hartoi një tekst betimi të ngjashëm. Ndërkaq në vende dhe shtete të ndryshme ekzistojnë edhe forma dhe tekste specifike të betimit të mësimdhënësve, kështu p.sh. në Finlandë betimi i mësimdhënësit njihet si "Betimi i Komenskit" (Comenius Oath), në Indi ai njihet si "Betimi i Abdul Kalamit" (Dr. APJ Abdul Kalam’s Oath for Teachers)[4] pastaj Zotimi i Mësuesve (Teachers Pledge) në Singapor[5] etj.

Betimi i studentëve në Singapor
Versionet
Teksti i Betimit të Mësuesit i hartuar nga Robert Dottrens është ky:

“Do ta kryej detyrimin tim me ndërgjegje dhe krenari.
Nxënësit e mi nuk do të jenë vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do t’i harroj që për fatin e tyre edhe vetë mbajë një pjesë të përgjegjësisë.
Do ta mbrojë me të gjitha mjetet ekzistuese nderin e profesionit të arsimtarit.
Kolegët e mi çdo herë do të jenë edhe miqtë e mi.
Në bashkëpunim me ta do të përpiqem që vazhdimisht ta përkryej veprimtarinë e shkollës në kuptimin efikas të njohjes së të gjithave të drejtave në edukimin dhe barazinë sociale në arsim.
Këtë betim solemn e jap plotësisht në mënyrë të lirë dhe me nderë“
Në vitin 2012 në Shqipëri është prezentuar edhe ky tekst i Betimit të

Mësuesit:

“Betohem si misionar i dijes, demokracisë dhe humanizmit, si pishtar i kulturës dhe përparimit kombëtar, si edukator i brezit të ri, se do ta realizoj misonin tim për të mishëruar në praktikën e gjallë të procesit mësimor-edukativ kërkesat e kurrikulës kombëtare të arsimit, duke përmbushur detyrimet që rrjedhin nga kushtetuta dhe ligjet për arsimin, nga dispozitat normative të arsimit parauniversitar, nga ligji për rregullat e etikës zyrtare si dhe nga parimet morale të mësuesisë.
Në pajtim me dijet bashkëkohore, kërkesat shkencore, pedagogjike dhe psikologjike të mësimdhënies dhe në harmoni me bindjet e mia, do ta nderoj profesionin tim, mirëbesimin e fëmijëve dhe komunitetit prindëror, duke punuar mbi bazë të kërkesave dhe standarteve shtetërore për arsimin, në harmoni me bashkësinë dhe solidaritetin profesional të armatës së madhe të mësuesve.
Veprimtaria ime në shkollë dhe jashtë saj do të karakterizohet nga etika humane, nga reflektimi intelektual, sjellja e kulturuar dhe komunikimi i qytetëruar.
Betohem se do të respektoj traditat dhe zakonet më të mira të etikës profesionale të mësuesisë dhe të jap ndihmesën time në zhvillimin e arsimit kombëtar dhe shkencave pedagogjike.
Betohem! ”
 
Betimi sokratik
Betimi i arsimtarit - mësimdhënësit


Betimi sokratik i njohur ndryshe edhe si Betimi i pedagogjizuar i Hipokratit është një betim për profesionin e mësimdhënësit. Tekstin e Betimit të Mësuesit i pari e hartoi pedagogu zviceran Robert Dottrens në vitin 1966, me kërkesën e UNESCO-s. Me vonë edhe pedagogu gjerman Hartmut von Hentig hartoi një tekst betimi të ngjashëm. Ndërkaq në vende dhe shtete të ndryshme ekzistojnë edhe forma dhe tekste specifike të betimit të mësimdhënësve, kështu p.sh. në Finlandë betimi i mësimdhënësit njihet si "Betimi i Komenskit" (Comenius Oath), në Indi ai njihet si "Betimi i Abdul Kalamit" (Dr. APJ Abdul Kalam’s Oath for Teachers) pastaj Zotimi i Mësuesve (Teachers Pledge) në Singapor etj.

Betimi i studentëve në Singapor

Versionet
Teksti i Betimit të Mësuesit i hartuar nga Robert Dottrens është ky:
  • “Do ta kryej detyrimin tim me ndërgjegje dhe krenari.
  • Nxënësit e mi nuk do të jenë vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do t’i harroj që për fatin e tyre edhe vetë mbajë një pjesë të përgjegjësisë.
  • Do ta mbrojë me të gjitha mjetet ekzistuese nderin e profesionit të arsimtarit.
  • Kolegët e mi çdo herë do të jenë edhe miqtë e mi.
  • Në bashkëpunim me ta do të përpiqem që vazhdimisht ta përkryej veprimtarinë e shkollës në kuptimin efikas të njohjes së të gjithave të drejtave në edukimin dhe barazinë sociale në arsim.
  • Këtë betim solemn e jap plotësisht në mënyrë të lirë dhe me nderë“
Në vitin 2012 në Shqipëri është prezentuar edhe ky tekst i Betimit të Mësuesit:
  • “Betohem si misionar i dijes, demokracisë dhe humanizmit, si pishtar i kulturës dhe përparimit kombëtar, si edukator i brezit të ri, se do ta realizoj misonin tim për të mishëruar në praktikën e gjallë të procesit mësimor-edukativ kërkesat e kurrikulës kombëtare të arsimit, duke përmbushur detyrimet që rrjedhin nga kushtetuta dhe ligjet për arsimin, nga dispozitat normative të arsimit parauniversitar, nga ligji për rregullat e etikës zyrtare si dhe nga parimet morale të mësuesisë.
  • Në pajtim me dijet bashkëkohore, kërkesat shkencore, pedagogjike dhe psikologjike të mësimdhënies dhe në harmoni me bindjet e mia, do ta nderoj profesionin tim, mirëbesimin e fëmijëve dhe komunitetit prindëror, duke punuar mbi bazë të kërkesave dhe standarteve shtetërore për arsimin, në harmoni me bashkësinë dhe solidaritetin profesional të armatës së madhe të mësuesve.
  • Veprimtaria ime në shkollë dhe jashtë saj do të karakterizohet nga etika humane, nga reflektimi intelektual, sjellja e kulturuar dhe komunikimi i qytetëruar.
  • Betohem se do të respektoj traditat dhe zakonet më të mira të etikës profesionale të mësuesisë dhe të jap ndihmesën time në zhvillimin e arsimit kombëtar dhe shkencave pedagogjike.
  • Betohem!
 
Sokrati ve ne dyshim cdo lloj pushteti dhe autoriteti
Dyshimi mbi gjithcka
-Autoritetin
-Fene dhe zotat
-Drejtesine dhe padrejtesine
-Mbi moralin,virtytin,te miren dhe te keqen
-Mbi Te verteten filozofike
 
Sokrati ve ne dyshim cdo lloj pushteti dhe autoriteti
Dyshimi mbi gjithcka
-Autoritetin
-Fene dhe zotat
-Drejtesine dhe padrejtesine
-Mbi moralin,virtytin,te miren dhe te keqen
-Mbi Te verteten filozofike
Bravo filozofine 10?
 
Sokrati ve ne dyshim cdo lloj pushteti dhe autoriteti
Dyshimi mbi gjithcka
-Autoritetin
-Fene dhe zotat
-Drejtesine dhe padrejtesine
-Mbi moralin,virtytin,te miren dhe te keqen
-Mbi Te verteten filozofike

Do mundohem te te sjell ne shqip shkrime nga sokrati
 

25 fakte SHUME interesante për Sokratin e madh​


1. Sokrati lindi në Athinë vitit 470 pes.

2. Ai mori arsimin bazë në greqisht sepse nuk i përkiste një familje fisnike dhe kështu, mësoi aftësitë e babait të tij në një moshë shumë të re.

3. Para se të kthehej në një filozof, Sokrati ishte murator dhe skulptor për disa vjet.

4. Sipas të dhënave të studentëve të tij të quajtur Aristofan dhe Ksenofon, Sokrati merrte para për mësimdhënien dhe ky ishte burimi i vetëm i të ardhurave që ndihmuan Sokratin për të mbajtur familjen.

5. Në kundërshtim me të dhënat e Aristofanit dhe Ksenofonit, Platoni, një nga dishepujt më të popullarizuar të Sokratit, shkruante në shënimet e tij se Sokrati thjesht mohoi të merrte ndonjë pagesë për mësimdhënien dhe kështu, bënte një mënyrë jetese shumë të ulët dhe të varfër.

6. Ksantipe ishte gruaja e Sokratit. Të dy kishin tre fëmijë me emrat Meneksenus, Sofroniskus dhe Lamprokle.

7. Sipas Ksenofonit, dishepullit të Sokratit, Ksantipeja nuk ishte e kënaqur me profesionin ‘filozof’ të Sokratit dhe ankohej se ai nuk e mbështeste familjen e tij.

8. Sipas Ksenofonit, Sokrati ishte shumë më i interesuar në edukimin intelektual të mendjeve të reja të Athinës, në vend që të kujdesej për edukimin e djemve të tij.

9. Interesi primar i Sokratit ishte në rëndësinë e mendjes dhe jo në tërheqjen fizike. Ai gjithmonë besonte se nëse ndonjë gjë mund të përmirësonte mirëqenien e shoqërisë, nuk ishte asgjë tjetër përveç filozofisë.

10. Bazuar në arsyet njerëzore, Sokrati u përpoq të krijonte një sistem etik duke hedhur poshtë doktrinën teologjike. Ai gjithmonë thoshte se vetëm kur një person e njeh veten, ai ose ajo mund të arrijë mençurinë përfundimtare.

11. Logjika e thjeshtë që ofronte Sokrati ishte se kur një person fillon të njohë më shumë për veten, arsyetimi i tij dhe aftësitë në bërjen e zgjedhjeve të mira përmirësohet dhe kjo bën që personi të arrijë lumturinë e vërtetë.

12. Mënyra e tij e të menduarit e çoi në besimin se arritja e mençurisë së vërtetë është e vetmja mënyrë për të krijuar një qeveri, që nuk është as një qeveri demokratike, as një qeveri tiranike. Ai gjithmonë besonte se individët me mirëkuptim dhe njohuri më të madhe mund të drejtojnë një qeveri më efikase.fiksuar për Sokratin. Ai udhëtoi nëpër të gjithë Athinën dhe pyeti njerëzit e thjeshtë dhe elitën, që të zbulonte të vërtetën rreth etikës dhe politikës.

14. Metoda e komunikimit e Sokratit ishte mjaft interesante. Ai gjithmonë tregonte injorancën e tij në vend që t’u tregonte njerëzve atë që dinte. Duke bërë kështu, ai doli të ishte i mençur!

15. Metoda që ai përdorte kur pyeste popullin e Athinës ishte ajo e formatit dialektik. Kjo ishte shumë e lehtë për njerëzit që të kuptonin, duke i lejuar të mendonin dhe të arrinin një përfundim logjik.

16. Metoda e tij e komunikimit njihej si Metoda e Sokratit dhe kjo metodë nganjëherë i bënte përgjigjet shumë të dukshme, duke i bërë kundërshtarët të dukeshin budallenj. Pikërisht për këtë arsye shumë njerëz nuk e pëlqenin metodën e tij, por disa të tjerë e admironin.

17. Sokrati i përkiste një kohe kur Athina po kalonte nëpër një fazë tranzicioni me pasiguri rreth së ardhmes, pas një disfate shumë poshtëruese në Luftën e Peloponezit kundër Spartës. Pikërisht koha kur athinasit filluan të mendonin për të ardhmen e tyre dhe rolin dhe identitetin e tyre në botë. Kjo i detyroi banorët e Athinës të mbaheshin pas lavdisë së të shkuarës, bukurisë fizike dhe pasurisë.

18. Kjo është koha kur Sokrati hyri dhe sfidoi urtësinë tradicionale të Greqisë dhe adoptoi një rrugë humoristike. Ndërkohë që disa njerëz pëlqyen mënyrën e tij të të menduarit, ai gjithashtu bëri shumë armiq, apo më saktë, një grup njerëzish që e urrenin filozofinë e tij, sepse thjesht mendonin se idetë dhe filozofia e tij ishin një kërcënim për mënyrën e tyre të jetesës.

19. Për shkak të mendimit të tij radikal ai u çua para gjyqit, ku u dënua. 280 votuan kundër tij dhe 221 në favor të tij. Gjatë mbrojtjes së tij, Sokrati fliste me një ton sfidues, që veproi si katalizator për vendimin e jurisë.

20. Sipas ligjit athinas, çdo person i dënuar mund të kërkonte një dënim alternativ. Sokrati i përkeqësoi gjërat duke kërkuar ndere, shpërblime dhe pagesa për shërbimet që u kishte dhënë njerëzve, në një përpjekje për t’i ndriçuar ata, në vend që të kërkonin dëbimin e tij.

21. Pasi e dënuan me vdekje, shumë nga shokët e Sokrati i kërkuan që të arratisej në mërgim duke u ofruar ryshfet e rojeve.

22. Sokrati e refuzoi ofertën. Ai tha se përkundër faktit që ligji athinas e dënoi me vdekje, ai ishte ende një qytetar besnik i Athinës dhe do ta pranonte me kënaqësi vdekjen e tij.

23. Sokratit iu dha një përzierje me helm, që e piu pa hezituar aspak.

24. Platoni, në dialogun e tij Phaedo, përshkruan se sapo Sokrati piu helm, mpirja filloi të ngrihej ngadalë dhe përfundimisht i kapi zemrën.

25. Platoni përmend që gjatë momentit të fundit para vdekjes, Sokrati tha se shpirti i tij ishte çliruar nga trupi. / Përgatiti: Bota.al
 
Last edited:

Athina, një qytet përballë Sokratit​


* Mund të kishte shpëtuar, të arratisej i ndihmuar nga dishepujt e tij besnikë. Sokrati nuk e bëri sepse nuk do të donte kurrë t’u kundërvihej rregullave të qytetit të tij. Dhe ishte pikërisht qyteti i tij që e akuzoi: Athina demokratike kishte frikë nga ai njeri jo aq sepse kishte “shpikur” filozofinë, por sepse ishte ndërfutur në rregullat e demokracisë

* Në vitin 399, kish vdekur në burg edhe Sokrati. I detyruar të pinte kukutën, pas procesit ku ishte dënuar me vdekje nga një gjykatë athinase mbi bazën e dy akuzave: mungesë besimi dhe korruptim i të rinjve. Ishte shtatëdhjetë vjec. Për shkak të atij dënimi si dhe falë dialogëve ku Platoni ka përjetësuar figurën e tij, Sokrati ka hyrë në histori si martiri par excellence i filozofisë, kampioni i mendimit të lirë, viktimë e pafajshme e intolerancës. Filozofia Hannah Arendt, në vitin 1956 do ta quante procesin ndaj Sokratit momentin kulmor të “konfliktit mes politikës dhe filozofisë”. Por gjërat janë më të thjeshta dhe më të ndërlikuara në të njëjtën kohë

BDC1C1AE-F1B3-4AE9-82A4-2E7F3EA19BA2.jpeg


Dera u hap papritur. Mysafiri u ndal, duke u lëkundur tek hyrja. Ishte i dehur dhe shoqërohej nga një flautist. Askush nuk e kishte ftuar. Por, i pacipë si gjithmonë, Alkibiadi ishte paraqitur në shtëpinë ku dramaturgu Agaton po festonte një fitore të tijën poetike. Ishte një festë mes miqsh, një strehë aristokratësh të rafinuar që, duke shijuar verërat më të mira, kishin kaluar disa orë duke dialoguar për temën e erosit. Tani ishte vonë, të ftuarit po përgatiteshin të largoheshin. Po kush mund t’ia përplaste derën në fytyrë Alkibiadit, udhëheqësi politik më karizmatik dhe tërheqës i kohës së tij?

Megjithatë, Alkibiadi mbeti i habitur kur zbuloi që, mes të ftuarve të tjerë, ishte edhe Sokrati. Njiheshin prej kohësh: pesëmbëdhjetë vjet më parë, duke e mbrojtur me mburojën e tij, Sokrati i kishte shpëtuar jetën nga një kundërsulm i armikut gjatë një beteje në koloninë korinthase të Potideas, në veri të Greqisë. Sokrati ishte mësuesi i tij, ishte njeriu që e donte shumë dhe ishte njëkohësisht i vetmi që dinte ta vinte në siklet. Ua rrëfeu vetë Alkibiadi të pranishmëve: “Nëse nuk mendoni se jam një i dehur i humbur, mund t’ju rrëfej efektin që më shkaktojnë diskutimet e këti burri. Kur e dëgjoj, zemra më kërcen në kraharor, dhe lotët më vërshojnë nga sytë. Sepse më detyron që të pranoj se mua më mungojnë një mijë gjëra por, në vend që të mendoj për veten time, shkoj dhe merrem me politikën e Athinës. Eshtë i vetmi njeri përpara të cilit unë kam ndier turpin, unë, që injoroj vetë kuptimin e turpit”.

Prologu i procesit
Jemi në Athinë, në vitin 416 p.e.s. Kjo skenë është rrëfyer nga një tjetër dishepull i madh i Sokratit, Platoni, në dialogun e tij Simpoziumi. Por, kur Platoni e shkruajti dialogun, disa dekada më vonë, protagonistët e festës në shtëpinë e Agatonit kishin vdekur të gjithë. Alkibiadi ishte vrarë në moshën 46 vjec, në vitin 404 p.e.s. duke dhënë frymë në krahët e një prej grave të shumta që e kishin dashuruar, Timandra. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet kush ka qenë porositësi i vrasjes. Dihet vetëm që disa vrasës e ekzekutuan me nj shi shigjetash ndërkohë që ndodhej në mërgim në Frigia, mysafir i Mbretit të Madh të Persisë. 5 vjet më vonë, në vitin 399, kish vdekur në burg edhe Sokrati. I detyruar të pinte kukutën, pas procesit ku ishte dënuar me vdekje nga një gjykatë athinase mbi bazën e dy akuzave: mungesë besimi dhe korruptim i të rinjve. Ishte shtatëdhjetë vjec. Për shkak të atij dënimi si dhe falë dialogëve ku Platoni ka përjetësuar figurën e tij, Sokrati ka hyrë në histori si martiri par excellence i filozofisë, kampioni i mendimit të lirë, viktimë e pafajshme e intolerancës. Filozofia Hannah Arendt, në vitin 1956 do ta quante procesin ndaj Sokratit momentin kulmor të “konfliktit mes politikës dhe filozofisë”. Por gjërat janë më të thjeshta dhe më të ndërlikuara në të njëjtën kohë. Ndoshta celësi i vërtetë i vdekjes së Sokratit qëndron pikërisht në atë festë në shtëpinë e Agatonit, në atë takim aristokratësh të rafinuar. Sepse procesi ndaj Sokratit ishte edhe, dhe mbi të gjitha, një proces politik.

Athina e Sokratit
Sokrati lindi në vitin 469, nga një baba skulptor, Sofronisku dhe një nënë mami, Fenarete. Sokrati ishte një autodidakt, u aftësua dhe u ngrit në nivelin e një filozofi të famshëm falë punës së tij.
Sokrati nuk shkroi asnjë vepër sepse siç thoshte ai, librat janë të vdekur dhe nuk mund t’iu përgjigjen pyetjeve. Për të mjeti kryesorë i komunikimit ishin bisedat e gjalla, dialogu me gjithkënd dhe kudo, në rrugë, në shesh, në gosti etj. Shumica e atyre, që ne dimë për të, ka qenë ruajtur nga tre bashkëkohësit e tij të shquar, Aristofani, Platoni dhe Ksenofoni.
Nga këto burime del se Sokrati ka qenë një gjeni, i cili përveç një arsyetimi të jashtëzakonshëm dhe rigoroz, zotëronte edhe një ngrohtësi personale dhe një ndjenjë humori. Ai ka pasur një trup të fortë dhe zotëronte një fuqi të madhe fizike. Në komedinë e tij “Retë”, Aristofani e përshkruan Sokratin si një shpezë shtëpiake, që të bën për të qeshur me zakonin e tij të rrotullimit të syve, duke u referuar me çapkënllëk “nxënësve” të tij dhe “dyqanit të mendimit”.
Ndërsa nga Ksenofani na vjen portreti i një ushtari besnik, i cili kishte një pasion për diskutime rreth bazave të moralit dhe, i cili në mënyrë të paevitueshme tërhiqte të rinjtë të kërkonin këshillën e tij.
Platoni e konfirmoi portretin e Ksenofanit dhe shtoi se Sokrati ishte një njeri me një ndjenjë të lartë detyre dhe me një pastërti morale absolute. Megjithatë Sokrati u rrit në një periudhë të artë, në vitet e tij të fundit atij iu desh të shihte mundjen e Athinës në luftë dhe të mbyllte jetën e tij në burg në vitin 399 p.e.s, në moshën shtatëdhjetë e një vjeç.
Sokrati i shërbeu me nder atdheut të tij në këmbësorinë e rëndë. Por vokacioni i tij nuk ishte ai i ushtarit. Në një Athinë që, nën udhëheqjen e Perikliut po rritej në madhështi dhe shkëlqim, ndërkohë që arkitektë dhe punëtorë po ngrinin kolonat e Partenonit, Sokrati iu dedikua zanatit të filozofit. Madje, më saktësisht, e shpiku. Nuk është një shpikje pa dhimbje. Dialogët që Sokrati mban me athinasit nuk janë aspak bashkëbisedime xhentëlmenësh: përkudnrazi, sic rrëfen biografi Diogjen Laercio, “bashkëbiseduesit e tij shpesh herë e merrnin me grushta ose i shkulnin flokët”.
Ishin vite dramatikë. Nuk është rastësi që Platoni e vendosi dialogun e tij pikërisht në vitin 416 p.e.s. Menjëherë pas këtij viti, në fakt, pati një kthesë radikale dhe të trazuar në historinë e Athinës. Qyteti kishte hyrë në luftë në vitin 431 p.e.s. kundër rivales së tij, Spartës. Në vitin 421 p.e.s. ishte arritur një armëpushim. Alkibiadi, ndonëse vinte nga një familje shumë fisnike, paraqitej atëherë si udhëheqësi i fraksionit demokratik ekstrem, i paduruar për të rrëmbyer sërish armët dhe për t’i dhënë frymëmarrje imperializmit athinas. Gjatë një mbledhjeje dramatike të ansamblesë, Alkibiadi kërkoi votimin e një ekspedite ushtarake kundër Sicilisë. Ajo do të përfundonte me katastrofën më të rëndë ushtarake të historisë së Athinës. Por Alkibiadi atëherë nuk e dinte. Nuk dinte as që në atë ekspeditë ai nuk do të merrte kurrë pjesë. Në fakt në vitin 415, ndërkohë që anijet triremëshe athinase përgatiteshin të lundronin drejt Sicilisë, Alkibiadi u përfshi në një skandal që e detyroi të largohet nga polis-i, fillimisht në Spartë dhe më pas në Persi.
Edhe në këtë rast, ashtu si do të ndodhte me Sokratin, cështjet fetare qëndronin prapa përplasjeve politike: thuhej se Alkibiadi kishte organizuar në shtëpinë e tij një parodi të të shumënderuarve Mistere të Eleusit; u akuzua se kishte marrë pjesë në dëmtimin e busteve të perëndisë Hermes (Hermet, e vendosur në kryqëzimet e rrugëve kryesore), të gjymtuara të gjithë në një natë të vetme të nëntorit 415, në atë që supozohej se ishte prova gjenerale e një komploti oligarkik kundër demokracisë. Dëbimi i Alkibiadit dhe humbja në Sicili e futën në krizë Athinën. Klikat oligarkike arritën që për disa kohë të drejtonin institucionet demokratike duke i nënshtruar ata për pak kohë nën kontrollin e organizmave të ngushtë. Lufta kundër Spartës u rindez. Në një moment të caktuar, në kaosin e përgjithshëm, vetë Alkibiadi u thirr prej popullit si shpëtimtar i atdheut. Por situata ishte kompromentuar tashmë. Ndërkohë që Alkibiadi rimerrte rrugën e mërgimit, trupat spartane po e shtrëngonin Athinën në një morsë gjithnjë em ë të ngushtë. Flota, burimi i fundit i athinasve, arriti të sigurojë një fitore ekstreme, të papritur në ishujt Arginuse, sot ishujt Alibej, në rripin detar mes Lesbos dhe Turqisë së sotme. Por gjykata në Athinë në mënyrë të pabesueshme vendosi që të dënonte me vdekje admiralët fitimtarë, me akuzën se nuk kishin shpëtuar marinarët e mbytur. Një akuzë që ishte parashtruar për të kënaqur në mënyrë demagogjike popullin (marinarët i përkisnin shtresave më të ulëta të shoqërisë). Një prej të paktëve që iu kundërvu me kurajë dënimit, i mbështetur në mënyrë histerike nga një pjesë e madhe e opinionit publik, ishte pikërisht Sokrati.
Dhe në atë moment, ndoshta, filozofi i shtoi ndoshta edhe një gradë shkallës që do ta conte në dënimin me vdekje. Athina nuk kishte më shpresa. Në vitin 404 p.e.s. spartanët hynë në qytet duke i dhënë fund një konflikti pothuajse tridhjetë vjecar. Vendosën aty një qeveri kukull, të ashtuquajturit Tridhjetë Tiranët. E udhëhiqte një tjetër aristokrat antikonformist, poet shumë i rafinuar dhe autor tragjedish. Quhej Kricia dhe ishte edhe ai një dishepull i Sokratit, gjë kjo që me siguri nuk do të shpëtonte po e vënë re athinasit. Qeveria e Kricias ra vetëm pas pak muajsh, në vitin 403, prej vetë mizorisë së saj. Të dëbuarit u rikthyen në qytet dhe u rivendos demokracia. U dekretua një amnisti, e para e llojit të vet, që garantoi pandëshkueshmërinë për krimet e kryer gjatë luftës civile.
Por, sidoqoftë mbeti një farë pakënaqësie për atë që shihej tashmë si mësuesi i keq i shumë udhëheqësve pa skrupuj që kishin shkaktuar zemërim gjatë viteve të fundit. Sokrati, padyshim, e ndiente këtë gjë. Që në vitin 424 Aristofani (që ndonëse duhej të ishte një miku i tij, duke qenë se Platoni shkruan se ishte edhe ai pjesëmarrës në festën e famshme), e kishte paraqitur, në komedinë “Retë” si një sharlatan grotesk që mat këmbët e pleshtave dhe rri ulur në një kosh plehërash të kthyer përmbys, në ajër, për të vëzhguar më nga afër qiejt. Finalja e ligë e komedisë është me një zjarr të madh ku Sokrati dhe dishepujt e tij vdesin të shkrumbuar.
Akuza
Procesi, që u zhvillua në vitin 399 p.e.s. ishte pra vetëm rezultati përfundimtar i një sfide të gjatë mes Sokratit dhe Athinës. Akuza u paraqit nga tre persona: Aniti, Meleti dhe oratori Likon. Nga këta tre personazhe, njohim pak Anitin: dimë që ishte një udhëheqës i moderuar i palës demokratike, që kishte marrë pjesë në rezistencën kundër Tridhjetë Tiranëve dhe kishte qenë një prej promotorëve të amnistisë së vitit 403 p.e.s.
Akuza, sic na është përcjellë nga një tjetër dishepull i Sokratit, shkrimtari Ksenofon (një oligark ekstremist, armik i deklaruar i demokracisë) dhe nga Diogjen Laercio ishte kjo: “Sokrati është përgjegjës se nuk beson tek perënditë në të cilët beson qyteti (polis-i) dhe prezanton hyjno të tjera dhe të reja. Vec kësaj, është fajtor për korruptim të të rinjve. Dënimi i kërkuar: vdekja”.
Bëhet fjalë pra për dy akuza që bëjnë dallim mes tyre. E para i referohet një krimi të paraqitur së fundmi në Athinë, krimi i “asebeias” që përgjithësisht përkthehet me “mungesë besimi”, por që ka një spektër më të gjerë të domethënies së tij: tregon në fakt, n përgjithësi, mungesën e respektit kundrejt normave dhe zakoneve, jo vetëm atyre ngushtësisht fetare, të pranuara nga qyteti. Akuza e dytë ishte shumë transparente. Ata të rinj që Sokrati kishte “korruptuar” ishin Alkibiadët dhe Kriciat. Ksenofoni, një tjetër i ri “i korruptuar” thotë se akuzuesit thoshin në mënyrë eksplicite se Sokrati kishte edukuar në të njëjtën kohë “më të papërmbajturin, më arrogantin dhe më të dhunshmin ndër ata që militonte në anën e demokracisë” (Alkibiadin) dhe “më hajdutin dhe më gjakatarin mes oligarkëve” (Krician). Procesi u zhvillua në Agorën e Athinës, zgjati vetëm një ditë, gjithcka në dhjetë orë.

Mbrojtja e filozofit
Strategjia e mbrojtjes është e njohur për ne, përvecse nëpërmjet Ksenofonit, edhe nga e famshmja Apologji e Sokratit me autor Platonin. I akuzuari sfidoi në mënyrë të drejtpërdrejtë akuzuesit e tij duke mohuar cdo akuzë. Tha se kishte respektuar gjithmonë perënditë e qytetit dhe u përpoq të dallohej nga dishepujt e tij të pamatur. I kujtoi gjykatës edhe përplasjen e tij të fortë me Krician: kur tirani i kishte kërkuar që të arrestonte një kundërshtar politik, gjeneralin Leone të Salaminës, ky kishte refuzuar, duke shkuar në shtëpi në pritje të ndëshkimit të pashmangshëm. “Dhe do të kisha vdekur pa dyshim”, tha Sokrati, “nëse qeveria e Tridhjetë Tiranëve nuk do të kishte rënë pak kohë më pas”. Përpjekja për të ndarë përgjegjësitë e tij nga Kricia nuk është se shndërrohet në pranim të ortodoksisë demokratike: përkundrazi, kur u drejtohet gjykatësve, Sokrati përdor shprehje si “partia juaj popullore”, duke lënë të kuptohet pra që ai militon në një tjetër front.
Trupi që po gjykonte filozofin ishte një gjykatë popullore e formuar nga 501 vetë të tërhequr me short nga një listë mrej 6000 vetësh. Shorti ishte një prej elementëve thelbësorë të sistemit demokratik athinas në formimin jo vetëm të gjykatave, por edhe të gjithë organeve të qeverisjes. Megjithatë, në situatën në të cilën ndodhet Sokrati vendos që të kundërshtojë pikërisht mekanizmin e shortit: sepse, argumenton ai, duhet që të zgjedhim me short një qeverisës kur nuk zgjedhim me short, por në bazë të zotësisë, një flautist apo një arkitekt, profesione në vetvete më pak të rëndësishëm se si i qeverisësit? Këta sulme frontalë ndaj logjikës së demokracisë së Athnës nuk mund të mos irritonin jurinë. Kjo, sic dëshmojnë Platoni dhe Ksenofoni reagoi ndaj vetëmbrojtjes së Sokratit me britma të përsëritura. Më shumë se një herë strategjia mbrojtëse e Sokratit ishte provokuese, pothuajse tallëse.
Praktika gjyqësore athinase parashikonte që në fillim të kishte një sentencë të dënimit dhe më pas një vendim të mëtejshëm ku përcaktohej dënimi. I akuzuari kishte të drejtën e fjalës para të dy sentencave. Dënimi erdhi. Ishte i sigurtë e madje Sokrati u befasua kur pa sa njerëz kishin votuar në favor të tij. Nga 501 gjykatësit, plot 220 ishin shprehur për faljen e tij: “Mjaftonte që tridhjetë vetë të ndryshonin mendim, dhe unë do të isha liruar”. Në këtë pikë, megjithatë, duhej të shprehej për ndëshkimin. “Ndëshkimi im?”, tha Sokrati gjatë fjalimit të tij të dytë. “Unë, përgjatë të gjithë jetës sime, jam përpjekur të mësoj cdo njeri që të jetë vërtetë me virtute dhe i ditur. Pra, duhet të më jepni një cmim si mirëbërës i këtij qyteti. Propozoj pra që për mua të ofrohet qëndrimi i përjetshëm në Pritaneo”. Në Pritaneo, ushqeheshin me shpenzime të qytetit qytetarët e mirë, për shembull fituesit e Lojërave Olimpike. Sokrati pra, sfidon edhe një herë jurinë. Vetëm prej këmbënguljes së dishepujve të tij, ai heq dorë nga këshilla të tjera dhe deklaron në fund se është i gatshëm të paguajë një gjobë të majme, që vetë dishepujt e tij me Platonin në krye do ta mblidhnin. Por tashmë durimi i jurisë kish arritur fundin: sipas kërkesës së akuzës, Sokrati u dënua me vdekje.

Dënimi
Kishte mundësi të arratisej, dhe të gjithë prisnin që ta bënte një gjë të tillë. Ishte praktikë jo e rrallë që një i dënuar me vdekje merrte rrugën e mërgimit përpara ekzekutimit. Edhe akuzatorët e tij do të ishin të kënaqur. Dishepujt kishin organizuar tashmë largimin, por Sokrati, sipas rrëfimit të Platonit, vendosi të qëndrojë në burg. Ligji i qytetit, tha ai, duhej të respektohej, edhe pse ishte i padrejtë. Ishte kjo zgjedhje që dekretoi triumfin e tij të pasvdekjes dhe që bëri të lindë legjenda e tij. Mbeten ende shumë pika të errëta. Vetë rrëfimet e Platonit dhe Ksenofonit kanë divergjenca në shumë pika. Ndoshta shpërtheu, në procesin e vitit 399, një përzierje ankesash dhe ndjenjash që shumë shpejt do të davaritej vetë. Një historian i shquar, Moses Finley, ka vënë në dukje se si Platoni, i cili ishte një antidemokratik shumë më i tërbuar se sa mësuesi i tij dhe ishte njëkohësisht një njeri i afërt i Kricias, qëndroi më pas në Athinë i pashqetësuar, duke hapur madje në vijim edhe një shkollë filozofie.
Sigurisht, në rastin e Sokratit nuk ishte problemi a konflikt ideal mes politikës dhe filozofisë, i cmuar nga Hannah Arendt, në gjurmët e personaliteteve të mëdhenj si Voltaire apo John Stuart Mill. Prapa procesit ndaj Sokratit ishte më tepër ashpërsia gjakatare e luftës politike në Athinë në fundin e shekullit V p.e.s. Dhe ndoshta, ato festa elitare mes aristokratëve, që përcmonin demokracinë dhe rregullat e saj, si takimi në shtëpinë e Agatonit, do të kenë peshuar shumë më tepër se cfarëdolloj spekulimi filozofik.

… Apo faji i arrogancës?
Gjyqi famëkeq i filozofit të madh grek, Sokratit, konsiderohet prej kohësh si një prej rasteve të para dhe dramatike të gabimeve gjyqësore, duke çuar drejt vdekjes atin e filozofisë perëndimore. Sokrati u akuzua për “fyerje” dhe “korruptim të rinisë” në vitin 399 Para Krishtit – akuza të cilat nga historianët konsiderohen si të sajuara prej bashkëqytetarëve që e paragjykonin – dhe u detyrua të vetekzekutohej duke gëlltitur lule kukute (një lloj bime helmuese). Por një profesor i Universitetit Kembrixh ka mbërritur në përfundimin se gjyqi i Sokratit ishte i drejtë nga pikëpamja ligjore dhe se akuzat ndaj tij qëndronin. Për më tepër, profesor Pol Kartlidxh mbështet idenë se Sokrati praktikisht e provokoi vetë dënimin me vdekje.
Në librin e tij, “Mendimi politik i Greqisë së Lashtë në praktikë”, profesor Pol Kartlidxh hedh poshtë idenë e atyre politikanëve e historianëve që e konsiderojnë prej kohësh gjyqin si faktin e pakundërshtueshëm që demokracia mund të degjenerojë në vullnetin e gabuar të masave. Për të shembulli i Sokratit nuk është i tillë. “Të gjithë e dinë se ishin grekët ata që e sajuan demokracinë, por nuk bëhej fjalë për atë demokraci që njohim ne sot, dhe si rezultat i kësaj ne e kemi lexuar keq historinë”, thotë profesori. “Akuzat që u ngritën ndaj Sokratit mund të na duken neve qesharake, por në Athinën e lashtë i shihnin si qëndrime në të mirën e të gjithëve”.
Në libër profesor Pol Kartlidxh vë pikëpyetje mbi opinionin tradicional, sipas të cilit Sokrati ishte viktimë e betejave të brendshme politike. Historianët e ndikuar nga mendjet e lashta, përfshi këtu Platonin, i qëndrojnë idesë se kritikat e hapura që Sokrati u drejtonte politikanëve të lartë grekë i kishin krijuar shumë armiq, të cilët për ta bërë të heshtte ngritën më këmbë atë farsë gjyqësore ku u akuzua për fyerje e korruptim. Historianë të tjerë mendojnë se mësimet e Sokratit nxisnin rebelime politike dhe se përmes atij gjyqi filozofi u bë shembull për të shuar mendimet disidente në shoqërinë e Athinës së lashtë.
Për profesor Pol Kartlidxh, Sokrati vuri në dyshim autoritetin e shumë zotave të shoqërisë athinase, duke deklaruar se udhëhiqej nga “dimononi” i tij i brendshëm, një term me të cilin mund të ketë dashur të përkufizojë “intuitën”, por që mund të interpretohet njëherësh si një ndikim i errët e i mbinatyrshëm, gjë që mund të ketë shkaktuar zemërimin e bashkëqytetarëve të tij.
Akuza për “fyerje”, sipas profesorit të Kembrixhit, mund të jetë krejtësisht e pranueshme në një demokraci të varur thellësisht te besimi ndaj zotave përkatës. Akuzat paraqiteshin nga prokurorët amatorë përpara një jurie të përbërë prej 501 qytetarësh të zakonshëm “me emër të mirë”, të cilët vepronin në emër të asaj që e konsideronin të vlefshme për interesin publik. Nëse prokurorët mund të sillnin prova të mjaftueshme për të vërtetuar se i akuzuari ishte përgjegjës për cenimin e asaj që konsiderohej si e mira e përgjithshme, kishte shumë shanse që të gjykohej fajtor.
Autori gjithashtu beson se Sokrati “e kërkoi” vetë dënimin me vdekje. Nën sistemin e Athinës së lashtë, në gjykime të këtij lloji, i akuzuari gëzonte të drejtën të zgjidhte formën e ndëshkimit. Fillimisht Sokrati tha se duhej shpërblyer nga juria e jo dënuar dhe sugjeroi një ndëshkim tepër të lehtë.
Ndërkaq, anëtarët e jurisë nuk e shihnin aspak çështjen me shaka si ai dhe kaluan te dënimi me vdekje. Në vend që të merrte arratinë, Sokrati pranoi verdiktin, duke deklaruar se “i detyrohej për këtë qytetit, nën ligjet e të cilit ishte edukuar me atë frymë që e detyronte t‘u nënshtrohej atyre ligjeve deri më një”.
Profesor Pol Kartlidxh më tej shpjegon: “Nuk ke si e mohon trimërinë dhe ndjenjën e tij qytetare, madje mund të konsiderohet si një hero intelektual. Por ideja se vetë Sokrati ishte i pafajshëm dhe u dënua nga lajthitja e masave, është e gabuar. Në sytë e athinasve, duke e nxjerrë jashtë skene, shoqëria ishte pastruar dhe forcuar”.
Profesoresha Enxhi Hobs, filozofe në Universitetin Uaruik, është e mendimit se gjithsesi çështja e Sokratit duhet parë e lidhur ngushtë me interesat politike. Dhe vëren: “Nëse dikush vendos pikëpyetje mbi çështjen e tij gjyqësore, apo mbi faktin që ai ishte apo jo plangprishës, kjo është e gjitha për t‘u debatuar. Sokrati kishte tërhequr mbi vete zemërimin e njerëzve të fuqishëm e me pushtet. Ishte i ashpër dhe i patakt. Filozofët shiheshin si të rrezikshëm në atë kohë dhe Sokrati nuk ishte i vetmi që u gjet në telashe. Athinasit kishin të drejtë të ndiheshin disi të shqetësuar nga tezat e tij, që i shtynin të rinjtë të mendonin me kokën e tyre”.
Ndërkaq bie dakord në pikën që Sokrati nuk “kishte pse të vdiste” dhe se ia bëri jurisë thuajse të pamundur çdo përpjekje për të shmangur dënimin me vdekje. Kur rojet e burgut i lanë të kuptonte se qenë të gatshëm ta lejonin të arratisej, ai refuzoi. “Sokrati donte të kthehej në një lloj martiri të filozofisë”, vazhdon profesoresha Hobs. “Sipas Platonit, ai mbajti një fjalim tepër arrogant përpara trupit gjykues, duke thënë ‘jo të më dënojnë, por duhet të më jenë mirënjohës për sa i kam ndihmuar të pastrojnë shpirtrat, duhet të më sigurojnë ushqimin për sa kohë të jem gjallë‘”.
Profesoresha Meri Bërd, eksperte e epokës klasike në Universitetin e Kembrixhit, shton: “Ne kemi investuar tek ai, e kemi ngritur Sokratin në piedestalin e mendimtarit të lirë që u qëndron ideve të veta deri në vdekje. Këtë e kemi bërë sigurisht në masën më të madhe falë Platonit. Por po t‘i përmbahemi asaj që ishte Athina në atë kohë, dënimi mund të konsiderohet i drejtë”.

/ NG History – Bota.al
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.