Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Solstici i dimrit

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Ndërrimi i stinëve është parë si mrekulli në kohët e lashta, para se njerëzit të zbulonin se Toka është e rrumbullakët dhe se pozicionet e saj ndikojnë në ndryshime të shumta këtu në Tokë. Shkenca me fuqinë e saj na tregon sekretin e kësaj "mrekullie". Ju, me siguri e dini se ndërrimi i ditës dhe natës është pasojë e rrotullimit të Tokës rreth boshtit të vet imagjinar. Në mënyrë të ngjashme mund të flitet edhe për rrotullimin e Tokës rreth Diellit dhe ndikimit që ky rrotullim ka në ndërrimin e stinëve.
31851
Drejtimi i boshtit të Tokës në varësi të pozicionit të saj në orbitën rreth Diellit.
Toka rrotullohet rreth Diellit në orbitë eliptike. Elipsa e përshkruar nga qendra e Tokës mund të konsiderohet plan i rrotullimit të Tokës rreth Diellit. Meqë boshti imagjinar rreth të cilit rrotullohet Toka për të krijuar ditën e natën nuk është pingul me planin e rrotullimit të Tokës rreth Diellit, Toka përjeton stinë të ndryshme. Boshti imagjinar formon një kënd 23,5 gradë me planin e rrotullimit. Varësisht nga pozicioni i Tokës në udhëtimin e vet rreth Diellit, ky kënd ka drejtime të ndryshme në krahasim me Diellin. Në pranverë dhe në vjeshtë, këndi formohet në mënyrë të tillë që nuk ndikon në distancën e ndonjë pike në Tokë dhe Diellit. Për pasojë, pjesët e Tokës sipër dhe poshtë ekuatorit marrin rreze nga Dielli në kënd të njëjtë, ndërsa në ekuator rrezet janë pingule. Gjërat ndryshojnë për verën dhe dimrin. Në këto dy raste, këndi formohet në drejtim të Diellit, në mënyrë të tillë që njëra hemisferë i afrohet e tjetra i largohet Diellit. Hemisfera që i afrohet Diellit (e kthyer nga Dielli) ka verë, ndërsa ajo që i largohet ka dimër.

31852
Solstici i dimrit dhe ai i verës për hemisferën veriore. Foto nga: Katie Peek / Popular Science.
Solstici i dimrit është momenti kur hemisfera në të cilën gjendemi është në pikën më të largët nga Dielli. Meqë gjendemi në hemisferën e veriut, ky moment ishte dje, më 22 dhjetor, në orën 04:49 GMT (kohën universale) apo 05:49 me kohën tonë lokale. Kjo ditë paraqet gjithashtu ditën më të shkurtër të vitit dhe ditën e parë të dimrit. Në polin verior ka natë të vazhdueshme dhe në pjesën tjetër të hemisferës së veriut, nata është më e gjatë se dita. Ndërkohë, në hemisferën e jugut ndodhë e kundërta (kur ne jemi më larg Diellit, ata janë më afër) dhe atje është verë.

31853
Këndi i rënies së rrezeve të Diellit në sipërfaqen e Tokës në dimër dhe në verë. Foto: Katie Peek / Popular Science.
Pozicioni i boshtit të Tokës në lidhje me Diellin bën që rrezet e Diellit të formojnë një kënd më të ngushtë me sipërfaqen e hemisferës veriore duke i shpërndarë, kështu, rrezet që arrijnë atje. Kjo bën që Dielli t'i japë më pak energji kësaj pjese të Tokës dhe për këtë arsye në dimër bën ftohtë. Në verë, rrezet e Diellit janë pothuajse pingule me sipërfaqen e Tokës dhe për pasojë sjellin më shumë energji.

Fjala "solstic" rrjedh nga fjala latine "solstitium" që do të thotë "Dielli qëndron pa lëvizur". Njerëzit e antikitetit e kanë vërejtur se pozicioni i Diellit në qiell ndryshon gjatë vitit. Gjatë solsticit, ai arrin pikën me të ulët në qiell, më pranë horizontit. Më pas, ai fillon të ngrihet gjithnjë e më lart dhe atë ngritje e vazhdon deri në solsticin e verës.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.