Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Sonetet e W Shakespeare!

Passion

Banned
Regjistruar më
Maj 25, 2018
Mesazhe
15,143


Do isha mirenjohes nqs dikushi e pasuron temen pikerisht me vargun Shekspirian. :)


LXXV


Disa te shqiperuar nga Cezar Kurti
edhe nje pjese e tij jane e me video te interpretuara po nga ai
!

Ti je ushqim për sytë e mi t'uritur,
Sikur për tokën shiu që bie pareshtur,
Për shkakun tënd vec mbeta duk'u grindur,
Si një koprrac për arin që mban fshehur.

Tani krenar për arin që zotron,
Pastaj pa gjumë nga frika se ia marrin,
Herë arin që të shohë ai shpreson,
Herë e tërbon një sy prej kureshtari.

Shpesh herë i etur për ndonje vështrim,
Mjaft rrallë i gëzuar që të kam parë,
Nuk kam dhe as që pres ndonjë gëzim,
Përvec atij që jep a vetë e marr.

Kështu gëzoj e vuaj ditë per ditë,
Kur jam i nginjur, etja më sfilit.
 
CXVII

Më thuaj se kam qenë dorështrënguar,
Të mirat ty kur duhej t'i shpërbleja,
Se zemëremblën paskërkam harruar,
Kur pranë times duhej ta mbërtheja;

Se kohën tënde bukur shtrenjtë blerë
Me të panjohur paskërkam kaluar,
Se velat erëave u paskam nderë
Prej teje sa më larg për të lundruar.

M'i mblidh harbimet, trillat, cdo mynxyrë,
Që të provosh dyshimn' e grumbulluar,
Përplasmi ti, po deshe, në fytyrë,
Por mos më vrit me sytë e zemëruar.

Nuk desha tjetër vetëm të provoj
Në dashuria jote do qëndrojë.

:)
 
Syri m’u be piktor dhe kopjoi
Formen e bukurise ne zemren time;
Trupi im iu be suaze dhe e rrethoi:
Doli nje kryeveper e rralle n’kundrime


Se me ane t’piktorit vepren duhet ta shohesh
Te gjesh portretin tend besnik, aty ku u vu:
N’dyqan te zemres varur m’rri prej kohesh
E ka per xham dritaresh syte e tu


Shih, pra, syte e sho-shojt ç’dobi na sjellin
Te mite te pikturuan, kurse te tute
M’u bene dritare n’gji dhe fusin diellin
Qe kenaqet kur te puth fytyren e bute


...Po prape syri eshte i mete n’ate qe shpreh:
...Kopjon çfare sheh, por zemren nuk e njeh
 
Gjithcka qe rritet kur shikon
Sesi, vec per nje moment I takon perfeksionimit
Kur skena madheshtore e hicit, demostron
Fshehurazi mbi yje komentin e ndikimit


Kur sheh qe njerezit si bimet shtohen
Prej te njejtit qiell te ngazellyer e kontrolluar
Hundeperpjete ne limfen rinore e lartesite zvogelohen
Veshur trimerine krejtesisht duke harruar


Se si pret e lekundshmja krenari
Perpara te me sjelle me te rinjte prej jush
Ku koha e humbur lufton me dobesi
Diten e rinise te njollose, me nate ta mbush


Gjithcka ne lufte me kohen per tenden dashuri
Ashtu si ai ta merr, une ta mbjell perseri.
 
Soneti 46


Për vdekje zemra e sytë e mi luftojnë
Portretin tënd të bukur si ta ndajnë
Sytë, soditjen, zemrës ia mohojnë
Zemra këtë të drejtë e quan të saj'n


Zemra ngulmon se shtëpia jote ajo është -
Kështjellë e fortë që kurrë se shpuan sytë -
Por sytë k'të mëtesë ia hedhin poshtë
Dhe thonë se në ta banon shkëlqimi yt'


Për zgjidhjen e kësaj çështjeje u formua
Përbërë prej mendimesh, një juri
Dhe me vendim të tyre u caktua
Pjesa e secilit që i takon të marre nga ty:


.....Kështu, sytë e kthjellët muarën pamjen - bukurinë

.....Dhe zemra ime djegur zemrën tënde, dashurinë
 
S 116

Unë s'di se si mund të prishet një bashkim
shpirtrash besnik. Dashnia s'është dashni.
Nëse ndryshon kur sheh ndonjë ndryshim,
Ose dredhon kur s'gjen më bukuri:


Oh, jo! Ajo është si një fer i ngulur mirë,
Që vëren stuhitë, ngahera i patronditshëm;
Eshtë yll udhëheqës per çdo vark' n'errësirë,
Që ndonse rri i fshehtë; është fort i ndritshëm.


Faqeve e buzëve, koha, mund t'ua shuaj
Të kuqtë rinorë, por zjarrin, jo, Dashnisë!
Dashnia s'është një lojë për javë e muaj,
Por gati të hapë dhe dyert e Përjetësisë!


.... Në qoftë gabim kjo, dhe tek unë provuar,

.... Un' kurrë nuk shkrova, e askush s'pat dashuruar.
 
S 36

Megjithëse na ka bërë "një" miqësia,
Lejomë të them se duhet t'rrijmë "dy";
Kështu trupin që mbulon pun't e mia
Do t'a mbaj vetëm un, jo tok me ty.


Megjithëse jetët tona i ndan zemërimi,
Në zemrat tona një qëllim jeton,
Që, ndonëse dashurinë s'na e dobson,
Vjedh prap-se-prap nga ajo ca orë gëzimi.


Pra, që - tashti më duhet mos të t'njoh,
Se mos prej meje të zë turpi sytë;
As para botës më mos më ndero,
Që mos ta heqsh at' nder nga emri yt:


.....Mos ji, pra, i tillë, të dua aq fort -mbaje mënd-

.....Sa, si t'kam timin ty, kam dh'e emrin tënd.


Kerkoj ndjese rreth stafit e antareve per poezite e sjella me bold,por e kam per vete faktin t'i shtohet fuqia goditese vargut te tij ,ne syte e antareve. :)

Me lejoni! :)

Madheshtisht i madherishem. :)
 
S 21


Unë nuk jam si ajo Muza
e frymëzuar për poezinë nga bukuritë bajate,
që ka si ornament qiellin vetë
dhe çdo bukuri e krahason me shkëlqimin e saja,

duke u rigrupuar në shembuj solemnë
diell, hënë, tokë dhe margaritarët e deteve,
lulet e para të prillit dhe gjithsa vlera
ndryn në vete kupa qiellore në këtë rrotullim të tmerrshëm.

I ndershëm në dashuri, lejon që unë të shkruaj të vërtetën
e pastaj besomëni, dashuria ime është e bukur sa edhe
biri i çdo nëne, edhe pse nuk llamburit

si ato drita të floririt fiksuar në kupën e qiejve:
lereni ta teprojë ai që dashuron frazat me shumë efekte;

unë nuk lavdëroj ato që t’i shes nuk kam qëllim.
 
S 23

Si një aktor tejet i keq në skenë
harron rolin e tij nga frika i dambllosur,
apo si një tërbim i stërmbushur me pezëm
sfilit, zemrën e vet në turrin e pasosur,

edhe unë, tek ndjehem i pasigurtë, nuk gjej fjalët dot
për hymnet e domosdoshme të ritualit të dashurisë,
e në kulm të dashurisë sime më duket vetja kot
ndrydhur nën peshën e fuqisë së saj të pakufi.

Janë kështu vargjet e mia, e vetmja gojëtari
dhe mesazherët memecë të zërit e të zemrës sime,
për t’iu përgjëruar dashurisë e për të marrë pjesë në shpërblim

shumë më të madh se ajo gjuhë që foli pa pushim.
Të lutem, mëso të lexosh heshtjen e zemrës sime

Është zgjuarsi e dashurisë të synojë qëllimin me anë të syve.
 
S 25

Kush është në favor të yjeve të tij
Merr ndere publike e tituj madhështorë,
Ndërsa unë, që fati më mohon triumfe të tillë,
Jepem pa shpresë pas asaj që më së shumti çmoj,

Favoritët e të fuqishmëve çelin petale të bukura
Vetëm si shtogu nën shkëlqim të diellit,
Tashmë është varrosur brenda vetes krenaria e tyre
Sepse nën renë e parë që vjen madhështia e tyre bie.

Lufta heroike, e famshme për vlera
Nëse pas shumë fitoresh pëson një humbje një ditë
Përgjithmonë kurorëzohesh nga mëngjesi i lavdisë

Dhe për më tepër harruar çdo sukses trimëror
I lumtur jam unë që dashuroj dhe më japin dashurinë

Atje ku dashuria nuk ndryshon dhe askush dot s’e braktis.
 
S 28

Ku mund ta gjej prapë paqen time
Nëse gjumi krejt më ka braktisur?
Nëse ankthi i ditës nuk gjen prehje natën
Por dita tryset nga nata dhe nata nga dita tryset?

Dhe të dyja, edhe pse armike të njëra tjetrës,
merren vesh mirë vetëm që të më torturojnë pafund
njëra me sfilitje, tjetra me ankthin
që ndodhem larg, gjithnjë më larg kështu.

Për t’u bërë i lig ditës i them se je dritë
Dhe e zbukuroj nëse retë ia errësojnë qiellin:
Kështu e zbardh natën e errët duke thënë

Se ti e argjendon mbrëmjen nëse nuk shkëlqejnë yjet.
Por dita çdo ditë m’i zgjat vuajtjet e mundimet

E nata çdo natë dhimbjet më të rënda m’i bën.
 
S 45


Dy tjerët - ajri i lehtë dhe zjarri dlirës,-
Ngado që unë shkoj, kënaqen t'rrijnë pas teje;
I pari mendimi, i ndjekur prej dëshirës -
Këtë prani - mungesë rrëshqasin mes teje e meje.


Po kur k'ta dy elementët më të shpejt
Shkojn larg tek ti të ndezur prej dashnisë
Une i përbërë nga katër gjithësejt,
Mbetur me dy sëmurem prej vetmisë;


Derisa jetën prapë te ma plotsojnë
Këta lajmëtarë të shkatht' që m'vijnë nga ti;
Sa mbrrijnë, që je shëndosh më sigurojnë,
Dhë m'thonë gjithcka rreth teje me hollësi;


………..Me kaq kënaqem, por pas pak shqetësohem;

………..Më duhet t'i kthej mbrapsht, dhe sakaq trishtohem.
 
Sytë e mi dhe zemra janë në luftë të rreptë;
Se kush do ta fitojë nurin tënd të rrallë,
Sytë ia mohojnë zemrës këtë të drejtë,
As zemra syve këtë thesar s’ua fal.


Zemra kërkon të të ketë në gji,
Kthinë ku s’depërtojnë sytë e kulluar,
Por sytë nuk pranojnë kurrsesi
Që t’u shpëtojë ky thesar i çmuar.


Në një kuvend aherë na u mblodhën
Mendimet këtë punë për ta shoshitur,
Se ç’do t’u jepej palëve vendosën,
Syve të kulluar dhe zemrës së zhuritur:


Syve t’u falin gjithë bukurinë,

Zemrës të zemrës sate dashurinë.
 
S 27



Sfilitur nga lodhja, rend shpejt në shtrat

Të çlodh trupin e dërmuar në udhëtim;
por atëherë në kokën time një tjetër rrugë hapet
ta lodhë mendjen time tani që pushon trupi im.

Zgjuar mendimet e mia nga larg ku gjendem
Fluturojnë në pelegrinazh të pafund drejt teje
Dhe mbajnë hapur qepallat e mia të rënda
Duke kqyrur atë terr që e njeh vetëm i verbëri:

por ja që pamja përfytyruese e zemrës sime
sjell hijen tënde në shikimin tim pa dritë,
që, e ngjashme me diamantin e ruajtur në terrin më të zi,

e bën të bukur natën e errët dhe të re fytyrën e saj plakë.
Kështu ditë përditë mendja ime e ngratë

Për fajin tënd dhe timin nuk gjejnë kurrë qetësi.
 
Vallë a krahasohesh me një ditë Pranvere
me flladin e saj shpesh herë me ngjason
jo jo se vete Vera shpejt ikën nga dera
dhe bukuri e saj ikën shpejt kalon.


Se fllad i Pranveres perkëdhel në Maj
një gonxhe te dashuruar qe shumë shpejt vdes në vaj.


Dhe sa shumë nxehtë flakërimë e diellit
Me atë ngjyrë flori djeg e përvëlon
Porse ngjyrë e tij lart nga kupë e qiellit
E humbet fuqinë kur pas resh kalon .

Çdo gjë në këtë jetë një ditë humb fuqinë
dhe bashkë me të bukuria shkon
nga ligj i natyrës o mallkim i saj
porse bukuri e jote perjetësisht qëndron


Bukuri e jotja ,bukuri e rrallë
Vallë do mundet vdekja një ditë të ta marrë ?
Në vargjet e mia e bukur e re
do jesh sa te kete toka njerëz permbi dhe .
……
Sa të rrojnë ndër njerëz të miat poezi

Ti gjithmone do kesh vetëm ..PAVDEKËSI
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.