Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Spitalet psikiatrike në BS.

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Në Rusi, për ata që i kundërviheshin regjimit, vitet e komunizmit post stalinian nuk ishin më pak rënda se ato që i paraprinë. Në vitin 1959, nën drejtimin e Hrushovit, Politbyroja për të shtypur përhapjen e disidencës gjithmonë e më shumë në rritje, ndërmori një rrugë të re duke ngritur një rrjet spitalesh psikiatrikë shtetëror, me qëllim përthithjen e të arrestuarve. Nisi kështu një epokë e re, e karakterizuar nga lindja e të ashtuquajturve “psihuska”, pra “spitale psikiatrike speciale”.
Vetë Hrushovi për të justifikuar këtë përdorim sovjetik të psikiatrisë do të deklaronte: “një krim është një shmangie nga standardet e sjelljes gjerësisht të pranuar, shpesh i shkaktuar nga shqetësime mendore. A është e mundur që në gjirin e shoqërisë komuniste të shfaqen patologji nervore? Sigurisht që po”.
Pra ishte e mundur që personat të cilët vuanin nga shqetësime nervore, të kryenin krime: në këtë rast “atyre që synojnë të themelojnë opozitën ndaj komunizmit mbi këto baza, mund tu përgjigjemi se gjendja e këtyre personave shmanget në mënyrë të dukshme nga normaliteti”.
Nga viti 1964 deri më 1982, Brezhnievi e ktheu këtë në formën më normale të shtypjes, duke pohuar se “në Bashkimin Sovjetik nuk kishte të burgosur politikë pasi në shoqërinë socialiste nuk ekzistojnë konflikte sociale dhe të pakënaqurit e paktë nuk mund të mos ishin të sëmurë mendorë”.
Në 1977, Andropovi, i cili më vonë në 1982 do t’i zinte vendin Brezhnievit, do të theksonte se mes arsyeve të kundërshtive ndaj regjimit komunist, përveç gabimeve ideologjike, fanatizmit fetar dhe deviacionizmit nacionalist, ishte dhe paqëndrueshmëria psikike. Kështu, regjimi komunist përdori mjekët psikiatër, në komunitetin e të cilëve gjeti një bashkëpunim të gjerë. Në veçanti, Drejtori i Institutit të Psikiatrisë dhe Shkencave Mjekësore të BRSS-së, psikiatri Andrejj Snežnevskij, autoritet i fushës në BS, ideoi dhe krijoi për disidentët një patologji të re, emërtuar “skizofreni e fjetur”. Ky personazh, zbatues i abuzimit politik me psikiatrinë, fajtor në vetën e parë për burgosjen e disidentëve që i çonin për vlerësim, përpunoi një teori të marrë, sipas së cilës, duke qenë se karakteristikat e së cilës shkonin përtej kufijve të pranuar nga shkenca botërore, disidenca ishte rezultat i një forme skizofrenie. Sipas tij, skizofrenia “jo domosdoshmërisht është e shoqëruar nga simptoma të jashtme, kjo edhe në rastet kur është aq e rëndë sa nevojitet trajtimi spitalor i detyruar”.
Në planin kriminal të Snežnevskij-it justifikohej trajtimi i detyruar për personat “në dukje të shëndetshëm” pasi: “personave në kontakt me raste të tilla nuk u krijohej përshtypja se bëhej fjalë për çmenduri” ose “normaliteti në dukje i këtyre personave të sëmurë… përdoret nga propaganda antisovjetike për të shpifur se ata gjasme nuk vuajnë nga shqetësime mendore”.
Praktikisht vërtetohej prezenca ose jo e sëmundjes mendore vetëm në bazë të vullnetit të psikiatrit hetues, i cili ishte i vetmi që përcaktonte ekzistencën e gjendjes patologjike.
Veç formave të ndryshme të “skizofrenisë së fjetur”, disidentët shpesh u diagnostikuan me “zhvillim paranojak të personalitetit”.
Studimet mbi etikën psikiatrike dhe historinë sovjetike të psikiatrisë, të prof. Sidney Bloch, të Paul Chodoff dhe Peter Reddaway, tregojnë për ndërhyrjet e KGB-së në spitalet psikiatrikë, të zakonshëm dhe specialë. Paralelisht me diktimet e etikës psikiatrike sovjetike, zhvillimi i diagnozës varej dhe nga ndikimi i drejtpërdrejtë ushtruar nga funksionarë të shërbimeve të sigurisë, si MVD-ja dhe KGB-ja.
Trajtimet terapeutike që u nënshtroheshin disidentët përfshinin injektimin e medikamenteve në doza masive, trajtime shpuese me qëllime ndëshkimore, injektimin e solucioneve solfuroze me qëllim shkaktimin e temperaturave të larta dhe gjendje kome, të gjitha këto për të thyer ekuilibrin spiko-fizik të subjektit. Shpesh, vetë mjekët në spitalet psikiatrik-burg ishin oficerë të KGB-së apo MVD-së, ndërsa infermierët ishin kriminelë ordinerë që shlyenin dënimin duke kryer këtë funksion. Këta lloj infermierësh i shërbenin regjimit, ashtu si ishte eksperimentuar nëpër gulagë, si armë dhe kërcënim kundër të burgosurve politikë. Qeveria e përdorte terrorin si mjet represioni edhe në spitalet-burgje dhe infermierët kishin për detyrë të ofendonin dhe rrihnin rregullisht të burgosurit. Në këtë institucione brutaliteti ishte i përhershëm dhe përbënte një argëtim për kriminelët-infermierë që shpesh shfaqnin hapur sadizmin dhe ligësinë. Viktimat i shtrinin përtokë dhe i gjuanin me çdo gjë, grushte, shkelma dhe objekte të forta, u shkaktonin dëme fizike të përhershme dhe deri vdekjen. Rastiste që infermierët i lidhnin i viktimat në shtrat për njëzet e katër orë rresht, duke mos u lejuar të shkonin në tualet. Si mjet ndëshkimor doktorët përdornin elektroshokun, ose trajtime të ndryshme farmaceutike. Mes këtyre të fundit, parapëlqenin Sulfazim-in, që injektohej në rrugë muskulore. Ky ilaç shkaktonte një rritje të menjëhershme të temperaturës, deri në 40 gradë, ethe dhe dhimbje të forta në të gjithë trupin. Kjo tip torture vazhdonte me ditë, duke u shkaktuar viktimave dëme të përhershme. Përdorej dhe insulina, që shkaktonte gjendje të fortë shoku dhe jo rrallëherë gjendje kome. Ndonjëherë, ligësia sadiste e psikiatrisë komuniste arrinte deri në injektimin e Aminazin-ës, e cila e përdorur në mënyrë ciklike, ditë pas dite, shkaktonte noduj. Këta noduj (Aminazin-a përthithet me vështirësi) ishin aq të fortë sa i shkaktonin pacientit dhimbje aq të forta sa nuk mund as të lëvizte dhe as të rrinte ulur.
Duhet të kemi parasysh dhe një fakt shumë të rëndësishëm, të cilin regjimi e përdorte për eliminimin e ndërgjegjes dhe rezistencës së disidentëve; thjesht qëndrimi i një personi të shëndetshëm në mesin e të sëmurëve të vërtetë mendorë shkatërron ekuilibrin mendor dhe të njeriut më të fortë.
Spitali psikiatrik në pamje nuk ndryshonte nga burgu: ishte i rrethuar me tela me gjemba, dritaret ishin me hekura, qelitë të ftohta dhe të errëta, kundërmuese, pa ajër të pastër dhe aty ngjisheshin 20 apo 25 veta njëkohësisht. Qelitë e vogla paraqisnin më shumë rreziqe pasi ekzistonte mundësia e të qenit në kontakt me të çmendur dhe psikopatë të rrezikshëm.
Disidenti i njohur Vladimir Bukovksij, për shembull, u mbyll në një qeli me një kriminel që kishte masakruar fëmijët e vet dhe që më pas kishte prerë veshët dhe i kishte ngrënë.
Olga Jofe u mbyll me një të shkretë që jo vetëm ndoste shtratin e vet por dhe që mbushte xhepat me jashtëqitjet e të tjerëve.
Tatjana Guseva-n e mbyllën në spitalin psikiatrik të Kazanit kur ishte ende e re. Dymbëdhjetë vite më vonë ishte katandisur në një plakë idiote.
Një nga mjekët-xhelatë më të famshëm në ferrin psikiatrin sovjetik ishte Profesor Daniil Lunc, kolonel i KGB-së. Gjatë periudhës sovjetike Dr. Tamara Pavlovna Pecernikova ishte një bashkëpunëtore e besuar e KGB-së në trajtimin e disidencës intelektuale si sëmundje mendore. Në vitin 1979, së bashku me Dr. Kosacev do të përpilonte një dokument ku pohohet se, në shumicën e rasteve, idetë e luftës për të vërtetën dhe drejtësinë shfaqen në personalitetet me strukturë paranojake.
Në epokën e Putinit, Pecernikova diagnostikon si të sëmurë mendorë përkrahësit e çështjes çeçene.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.