Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Stacioni hapësinor jashtë kontrolli, do përplaset mbi Europë për Pashkë, alarm për lëndë toksike edhe në Shqipëri

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Stacioni hapësinor i Kinës që ka dalë nga kontrolli rrezikon të përplaset në Tokë gjatë fundjavës së Pashkëve.
Inxhinierët parashikojnë se sateliti Tiangong-1 më në fund do të largohet nga orbita. Ka të ngjarë të bjerë diku rreth 30 marsit deri 3 prill, sipas Agjencisë Hapësinore Evropiane.

Bota ka qenë prej kohësh duke e vrojtuar satelitin e njohur ndryshe dhe si “Pallati Qiellor”, pasi u bë e qartë se Kina kishte humbur kontrollin e saj.

“Sateliti mund të ketë një substancë shumë toksike dhe gërryese të quajtur hidrazinë”. Njerëzit këshillohen të mos prekin mbeturinat e saj. Gjithashtu mbetet rrezik edhe ajri që do thithin banorët në vendin ku do të bjerë Tiangong-1.
Zyrtarët e Nasës thanë se gati 26 pjesë të satelitit do të rihyjnë në atmosferën e Tokës. Shumica e tyre pritet të digjen gjatë rënies në kontakt me atmosferën e tokës. Autoritetet e Agjencisë Amerikane te Hapesires presin që djegia të jetë e dukshme gjatë orëve të ditës.

Sipas ekspertëve, stacioni do të rrëzohet diku mbi Evropë. Vendet e mundshme ku mund të rrëzohet janë Spanja, Franca, Portugalia, Greqia, etj. Nuk përjashtohet mundësia që mbetjet toksike dhe ndotja e ajrit të prekin edhe Shqipërinë.

Lajmi ne origjinal: https://www.independent.co.uk/life-...fall-drop-european-space-agency-a8270981.html
 
Kur dhe ku do të bjerë stacioni hapësinor kinez?
Screen-Shot-2018-03-30-at-19.17.46-678x381.jpg

Stacioni hapēsinor kinez, Tiangong-1 u lëshua në vitin 2011 dhe tani është në rënie mbi planetin tonë.

Fillimisht ishte parashikuar që hyrja të ndoshte në prill, por llogaritjet e mëvonshme treguan se shpejtësia ishte rritur dhe do të kryhej në fillim të muajit, ndërsa tani besohet se do të ndodhë këtë fundjavë.

Pyetja që shqetëson të gjithë është se ku do të bjerë. Në të vërtetë është e pamundur të dihet me saktësi, megjithëse llogaritjet kanë shënuar disa zona të impaktit, njëri prej të cilëve është në veri të gadishullit Iberik.

Sipas specialistëve nuk ka arsye për t’u alarmuar sepse mbetjet e këtij stacioni hapsinor që të bien mbi dikë është një million herë më e vogël sesa të bjerë llotaria.

Pritet që stacioni të shpërbëhet kur të hyjë në atmosferë, por fragmente metalesh të madhësive të ndryshme të bien mbi sipërfaqen e planetit.

Ky lajm na sjell ndër mend rastin Skylab, stacioni i parë hapsinor amerikan që u lëshua në vitin 1973 dhe në 11 korrik të 1979 fragmentet ranë mbi shkretëtirën australiane.

Autoritete i vunë një gjobë simbolike Nasës prej 400 dollarë për derdhje plehrash mbi territorin e tyre.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.