Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Statistikat e “çmendura” të Tour de France

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
Regjistruar më
Kor 26, 2017
Mesazhe
51,194
Tashmë që Turi i Francës është mbyllur zyrtarisht me suksesin e katërt të Chris Froome, është koha për të bërë një përmbledhje të shkurtër të këtij evenimenti që shkon përtej përmasave sportive.

Evenimenti çiklistik 104-vjeçar është unikal në përmasa dhe i pakopjueshëm në organizim dhe këto janë disa nga arsyet se përse Tour de France konsiderohet kulmi për çdo pjesëmarrës. Një turne i ngjashëm me Kupën e Botës në futboll, ndoshta edhe më shumë për këtë sport. 4500 ishin njerëzit e angazhuar në organizim ndërsa në garë morën pjesë 198 çiklistë dhe 300 njerëz stafi që i mbështetën në çdo kilometër. 15 ishin anëtarët e jurisë së garës ndërsa në total u përshkruan 3540 km në 21 etapa. Gjermani, Holandë, Belgjikë dhe Francë, këto janë vendet ku shkeli gjurma e këtij sezoni, ndërsa etapa më e gjatë ishte e 19-ta me 222.5 km. 5 ishin etapat gjysmëmalore dhe po kaq malore, ndërsa për herë të parë turi shkeli në 10 qyteza të ndryshme.

635 qytete të viziutara, 2100 zona të banuara, ndërsa çiklistët u ngjitën deri në 2642 metra lartësi në majën Col du Galibier. 7 aeroplanë të rezervuar për udhëtimet e gjata, më shumë se 500 hotele 10 mjekë, 7 infermiere po kaq ambulanca dhe 2 makina të ndihmës së shpejtë. Për të arritur kushte ideale sigurie u angazhuan 50 anëtarë të xhandërmarisë, 3 mijë agjentë dhe 12 policë me kohë të plotë. Për këtë eveniment ishin akredituar 2 mijë gazetarë, 91 agjenci fotografike, 600 media, 301 gazeta dhe 94 televizione. Gara u transmetua drejtëpërdrejtë në 190 vende të ndryshme të botës me 105 orë në total. Një sipërmarrje vërtet e pakrahasueshme pasi Tour de France është Tour de France.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.