• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Stoli i dashurise!

tetka

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
70
Likes
83
Age
66
#1
Stoli i dashurisë

Mbremje!Mbremje e bukur vere,ku njerzit shetisin te gezuar,krah per krah me bashkeshortet,shoket, shoqet e miqte.
Kisha vendosur me ne fund te dilja edhe une.Isha e trishtuar,e lene mbas dore,e braktisur pasi i dashuri im kishte vendosur te 'divorcohej' nga une!
Arsyeja?Kot.Kot fare,dashuria jone shteroi,mjaft u dashuruam,tani dua te jem i lire,te jetoj jeten time si dua une,pra dua te jem i lire...
C'paradoks?! U mundova te kerkoj arsye objektive,te me mbushte mendjen se ku kisha gabuar,s'isha ne nivelin e duhur a ku s'i isha pergjigjur deshirave te tij por me kot...
I dashuri im ishte i vendosur qe dashuria jone ishte zbehur, ishim ftohur dhe nuk mund te vazhdonim me...
Eh! C'mund te beja une?Me cfare mund te kundershtoja une?Me forcen e vajzes?
Me forcen e atyre qindra e qindra vajzave qe braktisen si pa gje te keq nga te dashurit e tyre?A mendojne ata valle se cfare bejne?Po ata vyshkin me qindra lule,petalet e te cilave i rrezojne ne toke ku thahen e shkelen me kembe nga mijera udhetare te ndryshem...
U bera shume pesimiste,shoqet me qendronin prane duke pare trishtimin tim te madh, me benin moral duke me thene se akoma kisha gonxhe te pacelura dhe do te lulzonin perseri...
Arriten t'me mbushnin mendjen per te dale dhe une shetitje ne bulevardin e bukur te endrave te mija...
Dola nga konvikti,hyra ne bulevard por nuk mund te perqendrohesha dot.Nuk ktheja pershendetjet qe merrja nga shoket e shoqet ndoshta dhe nga te afermit e mi te cilet habiteshin nga indiferentizmi im...Por mendja ime punonte vetem ne nje vend.
A do ta shihja valle ate? A do te merrja pershendetjen e tij?O ZOT!Si do ta dalloja e prisja silueten e tij qe s'e kisha pare prej kohesh? Ne nje segment te caktuar te bulevardit,prane parkut te bukur te rinise,te dashurise time ,une ecja e ecja dhe pa pritur kthej koken majtas per t;u perqendruar tek nje stol...
Uh c'zagushi e madhe ishte sonte!!Nata ose mbremja me mire ishte e qete, e fresket,ajri shume i paster, por une paskam nje siklet shume te madh...Rrahjet e zemres m'u shtuan dhe kembet i hidhja instiktivisht.Ato drejtoheshin vetem majtas per te arritur tek i bukuri stol ku ishin shlodhur me qindra here ne nete si kjo me hene por edhe ne nete me shi e bore...
Eh i dashur!Po ate nate kur tufani uturinte rreth parkut , te kujtohet,ne te dy te ulur tek ky stol e sfidonim ate dhe ashtu te perqafuar , te dashuruar, qeshnim te lumtur! Esfidonim ate sepse krahet e tu te fuqishem me shtrengonin fort fort dhe nuk kishte tufan qe te na ndante..
Te pakten keto fjale degjoja nga goja juaj ne ato nete magjikeHedh syte tek stoli yne dhe ...Oh per cudi,per ironi te fatit tim shoh Ate...po,po ate te dashurin tim.Ferkoj syte se mos kushedi me jane veshur syte nga sikleti qe kam dhe mbledh forcat e perqendrohem...Nuk eshte alibi,eshte Ai ,po,po,dhe jo vetem...Ja pra kushqenka arsyeja e ndarjes sone,ja pra kush qenka ne mes qe dashuria jone u zbeh.Ja pra ,nje dashuri e re paska pushtuar zemren e zemres sime.
Eshkreta zemer!Po si mund ta duroje kete gje valle?
Dhe tani vertet ndjej nje keputje te pergjithshme,nje humbje ekuilibri dhe i varem shoqes sime ne krah...
Kjo ishte goditja ime e dyte...Kjo ishte ...ishte vdekja ime.Me dukej sikur te gjithe yjet e qiellit po binin para syve te mi.Po kush ishte valle ajo ze zuri vend ne zemren tende?E, kushdo qofte,eshte dikushi,dikush me e afte se mua qe pushtoi te dashurin tim.
Lufte ndjenjash,lufte mendimesh, hamendjesh e pse jo xhelozie...Eh ! E keputur,e vrare,e rraskapitur mendoj.A do te kete jetegjatesi kjo dashuri apo prape ne brendesine dhe jetegjatesine e saj do te kete zhgenjim? Do te kete tradheti dhe nje e trete do te zere vend ne zemren e tij?Mos nje trete e kat.... do ulet tek stoli yne?Mos i dashur mos keshtu.I dashur stol me thuaj,premtimet qe me bente mua po ia transmenton asaj...Dhe ajo ,ashtu si une e beson...
Me lendove,me kepute pa celur mire,me plagose zemren,por dije mire se nuk me humbe shpresen...
Diku ne kthim,degjoj tingujt e ne kenge nga dikush qe kishte ngritur zerin e magnetofonit,valet e te cilit nepermjet zerit melodioz te Manjola Nallbanit,percillnin tek une vargjet e preferuara...

.Dhe pranvera serish do t'vij
E do sjelle tjeter dashuri​