Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Studentët amerikanë akuzohen për vrasje të policit në Romë, prokurori kërkon burgim të përjetshëm

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Studentët amerikanë akuzohen për vrasje të policit në Romë, prokurori kërkon burgim të përjetshëm​


Roma1



ROMË

Një prokuror italian kërkoi të shtunën dënime të përjetshme për dy të rinj amerikanë që po gjykohen me akuza për vrasje, pasi një polic u vra pas një rasti për shitje të drogës në Romë.
Finnegan Lee Elder, i cili ishte 19 vjeç në atë kohë, e ka pranuar që e goditi me thikë Mario Cerciello Rega, ndërsa shoku i tij Gabriel Christian Natale-Hjorth, atëherë 18 vjeç, po zihej me një oficer tjetër policie.
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Sipas ligjit italian, kushdo që merr pjesë edhe indirekt në një vrasje mund të përballet me akuza për vrasje. Të dy amerikanët, të dy nga Kalifornia, kanë thënë se nuk e dinin që Cerciello ose kolegu i tij, Andrea Varriale, ishin oficerë policie, duke i thënë gjykatës që asnjëri prej nuk e kishte identifikuar veten si punonjës shtetëror.
lg.php

Elder dhe Natale-Hjorth ishin në Romë me pushime në atë kohë dhe ishin përpjekur të blinin drogë nga një tregtar lokal. Ata i kanë thënë gjykatës se ishin mashtruar, por arritën të rrëmbenin një qese nga një ndërmjetës, ndërsa u përpoqën të largohen.

Më pas, ata ranë dakord të takonin tregtarin përsëri për t’i marrë paratë e tyre në këmbim të çantës, por në vend të kësaj u paraqitën dy policët. Asnjë prej tyre nuk ishte me uniformë dhe Elder ka dëshmuar se ata menjëherë i sulmuan ata, duke e detyruar atë dhe Natale-Hjorth të mbroheshin.
“Unë u kapa nga paniku dhe besova se ai donte të më vriste,” citoi media italiane Elder t’i thoshte Gjykatës më parë këtë muaj. Policia thotë se Cerciello, 35 vjeç, ishte i paarmatosur në atë kohë dhe u godit me thikë 11 herë nga Elderme një teh 18 cm (7 inç).

Mediat italiane kanë raportuar se tregtari ishte një informator i cili kishte raportuar vjedhjen e çantës, duke kërkuar që policia të ndërhynte. Në një paraqitje në gjyq shtatorin e kaluar, Elder kërkoi falje për vrasjen. Natale-Hjorth fillimisht i tha policisë se ai nuk ishte përfshirë në vrasje dhe nuk e dinte që shoku i tij kishte një thikë. Sidoqoftë, shenjat e gishtërinjve të tij u gjetën në një panel në tavanin e dhomës së tyre të hotelit ku ishte fshehur thika.
Avokatët e Elder dhe Natale-Hjorth ende nuk kanë paraqitur mbrojtjen e tyre. Një vendim në gjyq pritet në prill, thanë burimet ligjore.


( Balkanweb)
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.