Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Studimi i botës së banueshme të humbur, NASA planifikon dy misione të reja në planetin Afërditë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Studimi i botës së banueshme të humbur, NASA planifikon dy misione të reja në planetin Afërditë​



Studimi i botës së banueshme të humbur, NASA planifikon dy


Dy misione të reja për të studiuar botën e humbur të banueshme në planetin Afërditë. Është ky plani i NASA-s, i pari në dekada, për të shqyrtuar atmosferën dhe historinë gjeologjike të fqinjit më të afërt planetar të Tokës.

Agjencia Hapësinore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po financon rreth 500 milionë dollarë për zhvillimin e dy misioneve që do lëshohen mes viteve 2028 dhe 2030.

“Përgëzoj ekipet pas dy misioneve shkencore planetare të NASA-s, Veritas dhe Davinci+. Këto misione simotër kanë për synim të kuptojnë se si Afërdita u shndërrua në një botë ferri, planet i aftë të shkrijë gjithçka në sipërfaqe”, u shpreh Bill Nelson, administrator i NASA.

Vizita e fundit e NASA-s në këtë planet u bë 30 vite më parë me sondën Magelani.

Studimi i botës së banueshme të humbur, NASA planifikon dy


“Në sistemin tonë solar me planete të ngurta, kemi Mërkurin afër diellit. Nuk ka atmosferë të banueshme, kemi Afërditën me atmosferë shumë të dendur, më pas Tokën me atmosferë të banueshme, dhe Marsin me një atmosferë vetëm sa 1% e Tokës. Shpresojmë që këto misione të na ndihmojnë të kuptojmë më shumë se si Toka evuloi dhe pse është e banueshme kur planetet e tjera të sistemit tonë solar nuk janë.”

Sonda Davinci+ pritet që të fotografojë imazhe me cilësi të lartë dhe me pamje unike gjeologjike të Afërditës, të quajtura “tesserae” që mund të krahasohen me kontinentet e Tokës dhe mendohet që të ketë dhe pllaka tektonike.

Ndërsa ajo Veritas do të masë kompozimin e atmosferës së dendur të këtij planeti për të kuptuar se si u zhvillua dhe do të bëjë një hartë të sipërfaqes për të përcaktuar historinë gjeologjike dhe pse është ndryshe nga Toka.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.