• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Sugjestioni dhe autosugjestioni

ANGELIQUE

D e e p 💎 / E❤️
I Rregjistruar/e
Mesazhe
4,468
Likes
4,968
Location
The Dark side of Heaven
#1
„Unë askujt asgjë nuk i predikoj. Unë thjesht i mësoj njerëzit të bëjnë atë që dëshirojnë ta bëjnë. Në mes meje dhe atyre nuk ekziston konflikt, por bashkëpunim. Në ta nuk ndikoj unë, por forca që ekziston në ta. Unë i mësoj si të shërbehen me të...“ - kështu thoshte farmacisti i njohur francez nga Nanci, Emil Caue (Emil Kue), në librin e tij „Si ta zotërojmë vetën“.

Sugjestioni dhe autosugjestioni paraqesin forcën, e cila me veprimin e vetë shumë herë tejkalon të gjitha parashikimet tona. Por nuk duhet harruar se kjo forcë mund të jetë e drejtuar si në kuptimin pozitiv ashtu edhe në atë negativ. Kërkimet eksperimentale në kohët e fundit kanë rezultuar se gjurmët e kujtesës në tru krijohen dhe nga përshtypjet e pranuara nën nivelin e vëmendjes sonë, dhe se ato, edhe pse në gjendje të zgjuar nuk jemi të vetëdijshëm, kanë ndikim në veprimet tona. Në favor të këtij supozimi që thamë më lartë, shkojnë edhe rezultatet e disa kërkimeve masive që janë bërë në SHBA, pa dijeninë e pjesëmarrësve. Si ilustrim po i paraqesim dy shembuj:
Shikuesve të BBC (bi-bi-sisë) një mbrëmje iu paraqit spikerja me fjalë se ata mund të marrin pjesë në një eksperiment, kuptohet në qoftë se dëshirojnë, e për të cilin do të marrin sqarime në fund të emisionit. Kërkesa e vetme ishte që të shikohet me kujdes emisioni njëorësh televiziv. Në fund të emisionit u paraqit prapë spikerja dhe i luti teleshikuesit që t’i lajmërohen redaksisë me anë të një letre, në qoftë se kanë vërejtur diçka të pazakonshme gjatë emisionit. Habia ishte e madhe kur u vërtetua se një numër i madh teleshikuesish i kishin dërguar letrat e tyre, në të cilat shkruanin se gjatë emisionit u ishte imponuar mendimi: “Piri e theu rekordin botëror“!
Eksperimenti tjetër u zhvillua në një kinema amerikane gjatë projektimit të një filmi. Pas përfundimit të filmit, gati të gjithë të pranishmit nxituan në bifenë e kinemasë me nevojë të papërballueshme për Coca-Cola, e që nuk ishin në gjendje të sqaronin se pse e bënin këtë. Pra, për çfarë është fjala? Në të dy rastet u zbatua sugjestioni me ndihmën e stimulimit sublim. Disa herë gjatë emetimit të emisionit televiziv ose filmit në kinema u ekspozuan sekuenca me mesazhe nga rekordi i Pirit ose me thirrje që të pihet Coca-Cola, me zgjatje prej një të qindtat e sekondës ose edhe më shkurt, të cilat syri i njeriut, për shkak të shpejtësisë, nuk mund t’i vërejë, por ato valë të dritës, të shndërruara në impulse nervore, përcillen nëpërmjet nervit optik deri në tru, ku, siç thamë, interpretohen dhe varësisht prej mesazhit reagohet.
Pasojat nga aplikimi i një sugjestioni me ndihmën e stimulimit sublim nëpërmjet medias masovike, siç është televizioni, me qëllim ndikimi në ndryshimin e qëndrimeve të njerëzve, mund t’i merrni me mend!...
Sistemi nervor qendror dhe ai periferik janë në lidhje të ngushtë mes veti. Gjithashtu, secili organ, secila qelizë, qëndron nën ndikimin e përhershëm të sistemit nervor parasimptik. Ashtu sikurse organizmi i njeriut që përbën një tërësi të përbashkët, ashtu edhe çrregullimet në cilindo organ do të influencojnë në organin tjetër. Sistemi nervor është shumë i ndieshëm dhe në ngacmime të ndryshme reagon në mënyra të ndryshme. Si shembull ilustrativ po marrim kompozicionin e një treni, ku lokomotiva, padyshim, është pjesa më e rëndësishme, sikurse që është truri tek njeriu. Në qoftë se treni rastësisht ndesh në pengesa, do të shkatërrohen përveç lokomotivës edhe vagonët që janë të lidhur me të. Ashtu edhe tek njeriu, secila tronditje shpirtërore shkakton ndryshime të dëmshme edhe në organet e veçanta. Përveç këtyre, vagonët kanë edhe parashtysat si dhe pjesë tjera amortizuese, sikurse trupi i njeriut që ka pjesë të posaçme për këtë qëllim, sepse, përveç sistemit nervor qendror dhe atij periferik, ekziston edhe sistemi autonom për zemër, zorrë, mushkëri etj., i cili në raste të përgjithshme nuk u nënshtrohet ndikimeve të dëshirës. Në qoftë se në rastin e mësipërm, ndeshja e lokomotivës është jashtëzakonisht e fortë, atëherë është e mundur që, përveç lokomotivës, të shkatërrohen edhe vagonët, pa marrë parasysh amortizatorët. Po në të njëjtën mënyrë, traumat e papritura psikike munden që në rrethana të ndryshme të çrregullojnë punën e organeve të veçanta në atë masë, sa që funksioni i tyre i mëtejmë është i pamundur, kështu që mund të vije edhe deri te vdekja. A do të vije kjo më herët a më vonë, varet nga forca e tronditjes shpirtërore.

NDIKIMET E SUGJESTIONIT DHE AUTOSU-GJESTIONIT

„Unë askujt asgjë nuk i predikoj. Unë thjesht i mësoj njerëzit të bëjnë atë që dëshirojnë ta bëjnë. Në mes meje dhe atyre nuk ekziston konflikt, por bashkëpunim. Në ta nuk ndikoj unë, por forca që ekziston në ta. Unë i mësoj si të shërbehen me të...“ - kështu thoshte farmacisti i njohur francez nga Nanci, Emil Caue (Emil Kue), në librin e tij „Si ta zotërojmë vetën“. Caue e mendoi një sistem shumë të thjeshtë të sugjestionit dhe autosugjestionit, i cili u bë i njohur dhe shumë i përhapur në botë.
Në barnatoren e Caues hyn një njeri dhe kërkon një ilaç, i cili jepej vetëm me recetë. Caue, për të mos e kthyer të dëshpëruar, në vend të ilaçit ia mbush një gotë me ujë të destiluar dhe e udhëzon për përdorim. Pas një jave kthehet njeriu i shëruar plotësisht duke e falënderuar farmacistin për ilaçin që e shëroi. Caue erdhi në përfundim, se atë e shëroi autosugjestioni, sepse ai as që kishte pirë ilaç, por ujë të destiluar, dhe prej atëherë filloi interesimi i tij për sugjestionin dhe autosugjestionin dhe formoi formulën shumë të njohur: „Nga dita në ditë, në çdo aspekt, jam mirë e më mirë“.
Kurt Tepperwein, mjek gjerman, udhëheqës ndërkombëtar për kërkime me hipnozë, në librin e tij „Shkolla e lartë e hipnozës“ na jep një shembull nga Tibeti, ku disa mjekë kishin shkuar për hulumtimin e disa „çudirave“ që i bënin klerikët tibetas (Lamët). Pas 20 vjet ushtrimesh, disa nga këta klerikë kishin arritur që të hidheshin në ajër dhe të mbeteshin një kohë mjaftë të gjatë ashtu horizontalisht (pezull), afër një metër mbi tokë. Njëri nga mjekët gjatë bisedës, grindet me një klerik tibetas dhe ai i nervikosur i thotë: “Pas një viti, në këtë ditë, do të vdisni!“ Pas kthimit në vend, përkundër rezistencës që u bënte, mjeku i nënshtrohet sugjestioneve (të klerikut tibetas) dhe sa më afër që afrohej ajo ditë, ai e ndiente vetën më keq. Dy ditë para asaj dite, kërkon ndihmë në klinikë. Kolegët vërtetojnë se nuk ka kurrfarë çrregullime organike dhe e tërë ajo ishte autosugjestion i pastër i klerikut tibetas. Atëherë vendosin që ta hipnotizojnë dhe i dhanë sugjerime të thella hipnotike: „Tani do të hysh në një gjumë të thellë dhe do të flesh katër ditë e katër net...“ ...dhe, kur u zgjua pas katër ditësh, i thanë se „dita e gjykimit“ kaloi. Kështu i „sëmuri“ u shërua shpejt dhe vazhdoi punën si mjek.
Rastin tjetër që koincidon me të parin, por që pati një epilog tragjik, na e përshkruan autori Xh.Marfi. Një kushëri i tij, gjatë qëndrimit në Indi, viziton një parashikues telepatikë. Ai, duke shikuar në sferën e qelqit, ia zbulon një sëmundje të zemrës dhe ia parashikon vdekjen gjatë kohës së hënës së re. Kushëriri kur kthehet në shtëpi u tregon për këtë parashikim anëtarëve të familjes, madje e shkruan edhe testamentin. Sugjestioni i fuqishëm ia pushtoi ndërdijen, sepse ai iu dorëzua atij. Kushëriri vdiq ashtu siç qe paralajmëruar, duke mos ditur se ai vetvetes ia kishte shkaktuar vdekjen.
Shembuj të këtillë na jep edhe Frojdi, i cili u mor edhe me zakonet sociale dhe religjioze te popujve primitivë. Në disa fise ishte krijuar besimi i shenjtë, se secili që prek ndonjë plaçkë të shenjtë, duhet patjetër të vdesë. Një kryeparë nga Zelanda e Re, la një pjesë të racionit të drekës në rrugë. Kaloi atypari një rob i fortë dhe i shëndosh dhe, pasi ishte i uritur, mori dhe hëngri atë që kishte lënë kryepari. Duke ngrënë, atypari kalon një anëtar i atij fisi dhe i tmerruar i tregon se ai ishte ushqim i kryeparit dhe se me këtë kishte thyer besimin e shenjtë. Robi, i fortë dhe i shëndosh siç ishte, me të dëgjuar këtë, i kapluar nga frika fillon të dridhet dhe pas pak rrezohet për tokë. Të nesërmen, pa aguar dielli, vdes.
Edhe Jungu na jep shembuj të tillë: një grupi zviceran, gjatë qëndrimit në Afrikë, ia sjellin një grua të sëmurë nga hematoksia për shkak të një aborti. „Ne - thotë Jungu, vetëm i përkulëm krahët, duke u thënë se mjekësia jonë është ende e paaftë për të bërë diç në këtë rast“. E dërguan ashtu te magjistari. Ai e mblodhi fisin dhe filloi ritualin me këngë dhe lojë, derisa magjistari me të sëmurën qëndronin në mes. Duke bërë lëvizje të ndryshme, ajo ra në një lloj gjumi, atëherë ai i tha të sëmurës se „satanai kishte hyrë në të“. Lëviznin rreth e rrotull, derisa e gjetën një zgavër afër gardhit, e atëherë magjistari tha: „Këtu kaloi satanai!“ E mbylli zgavrën dhe gruaja me të vërtetë u shërua!...
Në shekullin e IX jetonte mjeku i famshëm persian Razes. Njëherë atë e thërrasin që ta shërojë sulltanin Emir që vuante nga një paralizë e rëndë. Mjeku Razes i luti që të dalin të gjithë jashtë dhe ta lënë vetëm me sulltanin. Atëherë, ai papritmas, nxjerr shpatën dhe duke u çjerrë dhe bërtitur në sulltanin (shpatëzhveshur), iu kërcënua: „Tani do të therë që më thirre në këtë kohë“! I frikësuar dhe i nemitur nga ky qëndrim, sulltani kërcen në këmbë, nxjerr shpatën, por... mjeku Razes kërcen mbi kalë dhe ik. Më vonë, natyrisht, sulltani e shpërbleu për këtë shërim dhe e pranoi si mjek në pallatin mbretëror.
Nga këta shembuj, e që ka me qindra të tillë, e që ndoshta ju kanë ndodhur edhe juve lexues, shihet qartë se sa është e fortë forca e sugjestionit dhe ndikimi i tij në rrjedhat e jetës së përditshme të njeriut.