• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Sulmi ndaj KZAZ nr. 3 në Shkodër, lihen të lirë 6 të akuzuarit

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
SUPER MODERATOR
Mesazhe
829
Location
Tiranë
Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 4 punonjësit e Bashkisë, që sulmuan KZAZ-në numër 3 në shkollën “Shejnaze Juka”.

Togat e zeza kanë vendosur detyrim paraqitje për Alfred Nikollin, Gentian Bytyçin, Adi Garuci dhe Aleks Ndojin.

E njëjta masë sigurie është dhënë e për dy mbështetësit e PD-së, Orlando Thepi dhe Çesk Toma.

Ditën e djeshme, gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë edhe për ish-deputetin, Bardh Spahia nga “Arrest shtëpie” në “Detyrim paraqitje”.

Mbrëmjen e 18 qershorit disa militantë të PD bashkë me të cilë ishte dhe ish-deputeti demokrat sulmuan KZAZ nr.3 në Shkodër duke thyer xhamat e saj dhe më pas i kanë vënë flakën me benzinë.

Përplasjet vijuan për disa momente dhe u desh ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse për të neutralizuar situatën e tensionuar.

j.l./ dita

Autori: J L
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Top