Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Superiorja starton me dhunë, Skënderbeu mposht Partizanin

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shk 25, 2018
Mesazhe
4,608
skenderbeu-partizani-567x350.jpg
Duhej të ishte një festë për futbollin, pasi në Korçë po luhej ndeshja e parë e sezonit të ri të Kategorisë Superiore, mes Skënderbeut dhe Partizanit, por tifozëritë e të dy palëve, nuk e konsideruan të tillë.

Tensioni mes dy palëve arriti kulmin rreth minutës së 70′, kur edhe filloi një luftë në distancë me tifozëritë që godisnin njëra-tjetrën me sende të forta.

Disa të plagosur dhe rreth 15 minuta ndërprerje, ishte bilanci i një panorame të turpshme, që do të kërkojë një analizë të thellë dhe marrjen e masave për të eliminuar prezencën e vandalëve në shkallët e stadiumit.

Ndryshe nga pankina, në fushën e lojës gjithçka ishte Fair Play, me dy skuadrat që zhvilluan një luftë të vërtetë sportive, ndërsa fati në fund u buzëqeshi kampionëve në fuqi, Skënderbeut, që fituan me rezultatin minimal 1-0.

Ishte një aksion i shpejtë i Dejvi Bregut, që detyroi portierin e Partizanit Alban Hoxha, të ndërhyjë keq dhe të shkaktojë 11-metërsh në minutën e 90 të takimit.

Penalltinë e mori përsipër mesfushori me eksperiencë Gjergji Muzaka, i cili ekzekutoi saktë dhe shënoi golin e parë sezonal të Skënderbeut, që njëkohësisht ka vlerën e tre pikëve të para.

Korçarët treguan sot ndaj Partizanit, se pavarësisht çfarë ka ndodhur gjatë verës, mbeten skuadra për t’u mundur dhe do të kërkojnë sërish të mbrojnë titullin kampion, raporton top channel.

The post Superiorja starton me dhunë, Skënderbeu mposht Partizanin appeared first on Lajmi i Fundit.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.