Talenti shqiptar që pushtoi Rusinë!

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
SUPER MODERATOR
Mesazhe
2,235
Location
Tiranë
Një tjetër talent shqiptar duket se po përgatitet të pushtojë skenën botërore.

Inis Neziri ka triumfuar në skenën ruse, ku ka konkurruar në ”New Wave”.

Ajo i bëri të gjithë për vete me zërin e talentin e saj dhe i mundi të gjithë garuesit, duke u shpallur fituese e festivalit, me plot 281 pikë!

E para që e mbështeti Inisin ishte këngëtarja Aurela Gaçe, e cila publikoi një video të sajën në Instagram ende pa fituar çmimin e parë.

“Po ndodh. Kjo vajzë super talent po përfaqëson Shqipërinë në Rusi. Mbrëmë ka marrë pikët maksimale nga e gjithë juria…në datë 29 është finalja. Më vjen keq që askush nuk flet. Shpresoj që media të shkruajë për këtë vajzë talent që po punon kaq fort por pa mbështetjen e medias, askush nuk informohet. Uroj që media të shkruajë diçka edhe për të rinj si Inisi që pa skandale, por vetëm me punë, po prekin ëndrrat. Duke treguar se çfarë bën Inisi, mund t’i japim forcë një të reje tjetër që të mos dorëzohet kurrë. Krenare për ty Inis”, shkruante Aurela në postim.

Talenti i saj është vlerësuar më parë edhe nga Ardit Gjebrea. Ajo është bërë e njohur nga pjesëmarrja e saj në talent-shown për fëmijë ”Gjeniu i Vogël” ku fitoi çmimin e parë.

Më pas Neziri ka marrë pjesë në kompeticione të ndryshme si në Rumani në festivalin ”Golden Stage” ku gjithashtu fitoi çmimin e parë.



j.l./ dita
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Artin

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
215
Media shqiptare merret me kroniken e zeze... nuk ka nge per lajme te tilla.
 
Top