Tampon me kanabis për të ndaluar krizat gjatë ciklit

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
SUPER MODERATOR
Jul 24, 2018
1,785
134
43
Tiranë
netedy.com
Tashmë dhimbjet gjatë ciklit menstrual do të jenë më të lehta për tu përballuar me produktin e ri, tampon me kanabis.

Kompania që prodhon produkte femërore revolucionare, ka shpjeguar se tamponët me kanabis mund të ndihmojnë kundër dhimbjeve menstruale.

Kjo, për shkak të përbërësve që ka bima e kanabis, e njohur si THC e CBD. Për më tepër, tamponi vendoset pranë pikës ku nis dhimbja dhe kjo mund të ulë me lehtësi dhimbjet e barkut.

Pjesa më e madhe e grave që kanë provuar tamponët ka konfirmuar se kanë patur lehtësim të simptomave menstruale brenda 15-30 minutave.

Marijuana ka një histori të gjatë kulturore si ilaç për lehtësimin e simptomave. Ndaj, në shumë vende ku marijuana është e ligjshme, prodhuesit ia kanë shtuar produkteve të tyre. Natyrisht, këto produkte kanë një çmim më të lartë.

Edhe pse nuk janë të disponueshme për ne, është e mundur të gjenden në Kolorado dhe Kaliforni dhe çmimi për 4 tamponë është afërsisht 39 euro.



l.h/ dita
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!