Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Të dhënat për Evulocionin..

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
View attachment 9943
Ka, tashmë, 150 vite që kur Darvini propozoi atë që sot konsiderohet si zbulimi më revolucionar shkencor: teorinë e evolucionit. Që nga ajo kohë, të dhënat shkencore për evolucionin vetëm sa janë shtuar, duke e vendosur kështu atë në një rang me faktet shkencore si teoria e heliocentrizmit, teoria atomike, etj. Në vazhdim ne do të përmendim, edhe atë vetëm në pika të shkurtra dhe vetëm me pak shembuj, disa nga provat nga disiplina të Biologjisë si: paleontologjia, anatomia krahasuese e embriologjia. Për më shumë, mund t'u referoheni librave për evolucionin si: "Why Evolution Is True" dhe "The Greatest Show On Earth" me autorë, respektivisht, Jerry Coyne dhe Rchard Dawkins, po edhe librave të tjerë të shkencave popullore e teksteve shkollore.


TË DHËNAT NGA PALEONTOLOGJIA


Meqë sipas evolucionit llojet kanë evoluar gradualisht nga një lloj në tjetrin, atëherë teoria parashikon se duhet të ekzistojnë fosile të ndërmjetme që do të dokumentonin evolucionin gradual të llojeve të kategorive të ndryshme sistematike. Në kohën e Darvinit paleontologjia ishte e varfër me fosile, dhe mungonin format e ndërmjetme. Kjo edhe për arsyen se paleontologjia ishte shkencë ende e re dhe nevojiteshin hulumtime të shumta. Mirëpo, që nga koha e Darvinit e deri më sot, janë gjetur një numër i madh i fosileve të ndërmjetme të kategorive të ndryshme sistematike. Shumë nga fosilet e ndërmjetme nuk janë gjetur dhe as nuk do të gjinden për faktin se shumica e llojeve që zhduken nuk fosilizohen, pasi që për fosilizim duhen kushte të veçanta që nuk paraqiten shumë shpesh në natyrë.

Nga shumë fosile të ndërmjetme mund të përzgjedhim të flasim vetëm për fosilet e ndërmjetme të disa organizmave, me të cilat dokumentohet procesi i kalimit i një kategorie në atë që klasifikohet si kategori tjetër sistematike, për shembull, nga paraardhësit si peshq në amfibet e para të hershme. Në rastin e evolucionit të amfibeve, teoria e evolucionit thotë se amfibet, nga të cilët pastaj kanë evoluar edhe të gjithë tetrapodët e tjerë, kanë evoluar nga paraardhësit si peshq që kanë jetuar në ujë. Për këtë arsye, teoria e evolucionit ka parashikuar se do te duhej të ekzistonte qoftë edhe një fosil i vetëm i ndërmjetëm që do të dokumentonte kalimin e kurrizorëve ujorë në ata tokësorë, pra, në amfibet e hershme. Paraardhësit e tetrapodëve apo amfibeve të hershme llogaritet se kanë jetuar dikur rreth 390 milionë vite më parë, ndërsa amfibet e hershme llogaritet se për herë të parë janë paraqitur diku rreth 360 milionë vite më parë, gjë që nënkupton se edhe koha kur gjallesa e ndërmjetme duhet të ketë jetuar duhet të jetë në mes të kohës kur kanë jetuar paraardhësit e amfibeve, peshq, dhe amfibet e hershme; diku rreth 375 milionë vite më parë. Dhe, kjo është pikërisht ajo çfarë shkencëtarët kanë zbuluar me gjetjen e fosilit të famshëm, Tiktaalik. Taiktaalik kishte tipare të ndërmjetme në mes te peshqve dhe amfibeve. Nga tiparet e peshqve kishte: luspat, gushën, pendët; kurse nga tiparet e amfibeve kishte: kokën e rrafshuar (për dallim nga peshqit që e kanë vezake ose rrethore), regjionin e qafës (që vërehet për herë të parë te kjo gjallesë), vrimat e nostrilave dhe sytë të vendosur përpara apo përmbi kafkë (për dallim nga peshqit që i kanë të vendosura anash). Eshtrat e pendëve i kishte më të specializuara e më të forta (tipar ky i amfibeve të hershme), që i mundësonin të ecte në tokë të thatë megjithëse kjo gjallesë ishte më e përshtatur për ujë. Gjithashtu numrin e eshtrave, pozitën e tyre, renditjen e kishte të njëjtë siç e kanë tetrapodët. Më poshtë mund të shihni një figurë ilustruese të kalimit të kurrizorëve nga uji në tokë.
View attachment 9944
Tiktaaliku, si gjallesë e ndërmjetme, ka elemente të parardhësve peshq dhe pasardhësve tetrapodë. Foto e marrë nga: http://mikebarnkob.dk/wp-content/uploads/tiktaalik-8.jpg

Një shembull tjetër i fosileve të ndërmjetme janë fosilet, të cilat dokumentojnë kalimin e dinozaurëve theropodë në zogj. Deri në kohën e Darvinit nuk ekzistonte asnjë fosil i ndërmjetëm që do të dokumentonte kalimin e theropodëve në zogj. Ekzistonin vetëm fosilet e theropodëve të para 200 milionë viteve dhe të atyre të zogjve të hershëm modernë të para 70 milionë viteve, por asgjë në mes tyre. Meqenëse studimet krahasuese anatomike të theropodëve dhe të zogjve modernë çojnë në përfundimin se zogjtë modernë rrjedhin nga dinozaurët theropodë, atëherë duhet të ekzistojë se paku një fosil i një gjalleseje të ndërmjetme që duhet të jetë edhe me moshë ndërmjet theropodëve dhe zogjve modernë, diku 140 ose 145 milionë vite. Edhe në këtë rast, kjo është pikërisht ajo që shkencëtarët zbuluan më vonë në fosilin e famshëm të gjallesës Archaeopteryx. Arxhaeopteryx është diku rreth 145 milionë vite i vjetër dhe kishte tipare të ndërmjetme në mes të theropodëve dhe zogjve modernë. Nga tiparet e theropodëve kishte: nofullën me dhëmbë, bisht të gjatë ashtëror, kthetrat, kafkën të ngjitur nga prapa (për dallim nga zogjtë modernë që e kanë të ngjitur nga përpara), gishtërinj të ndarë nga njeri-tjetri në krahë (për dallim nga zogjtë që i kanë të fuzionuar),... Me një fjalë, tërë skeletin trupor e kishte si të theropodëve, ndërsa nga tiparet e zogjve modernë kishte vetëm krahët dhe gishtin e madh. Sipas gjitha gjasave ka mundur edhe të fluturojë.

Më vonë janë zbuluar edhe fosile të tjera të gjallesave të më vonshme në aspektin kohor, d.m.th që kanë jetuar pas Archaeopteryx. Secili nga këto mostra, sa më shumë që i afrohet kohës kur janë paraqitur zogjtë modernë, aq më shumë tregojnë për zhvillim çdoherë e më shumë të tipareve të zogjve. Në fosilet e gjallesave të mëvonshme shihet se si gradualisht bishti i gjatë ashtëror zhduket me fuzionim, ashtu si te zogjtë, dhëmbët zhduken, kthetrat bashkohen dhe vjen deri te paraqitja e ashtit gjoksor, i cili bën koordinimin e muskujve të fluturimit. Më poshtë mund të shihni një figurë ilustruese të tranzicionit të theropodëve në zogj.

birdcompl-fotor-fotor_orig.jpg

Archaeopteryx, si fosil kalimtar mes dinozaurëve dhe zogjve. Foto e marrë nga: https://pterosaurheresies.files.wordpress.com/2011/12/birdcompl.jpg?w=640&h=292

Shkencëtarët duke u bazuar në ndërtimin anatomik kishin ardhur në përfundimin se balenat e delfinët janë gjitarë dhe rrjedhimisht në përfundimin se balenat kanë evoluar nga gjitarët tokësorë. Me kalimin e kohës u gjetën shumë fosile të ndërmjetme të cilat dokumentojnë kalimin/evoluimin e gjitarëve për në ujë.

balena-fotor_orig.jpg

Në këtë foto janë paraqitur figurativisht të gjitha fosilet kalimtare që Diacodexis e deri te balena moderne. Përveç ndryshimeve të tjera, veçanërisht vërehet se si gjymtyrët gradualisht fillojnë të reduktohen, deri te balena moderne ku gjymtyrët mbesin vetëm si rudimente. Foto e marrë nga: http://static3.tagblatt.ch/storage/...bhb_20090210_2qk2m_h5.jpeg?version=1234224434


TË DHËNAT NGA ANATOMIA KRAHASUESE


Disiplina e anatomisë krahasuese gjithashtu hedh mjaft dritë mbi lidhshmërinë e rrjedhimisht edhe origjinën e llojeve. Vetë Darvini analizoi ndërtimin anatomik të kategorive të ndryshme shtazore duke e çuar atë në përfundimin se ngjashmëria në ndërtimin anatomik të shtazëve tregon se llojet janë të lidhura dhe rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët. Në vazhdim do të paraqiten disa figura të cilat do të ilustrojnë më mire dhe më qartë këtë fakt.

homology-550.jpg

Ngjashmëritë e eshtrave të dorës së njeriut dhe atyre të krahëve të krahëve të shpendëve dhe lakuriqëve të natës. Foto e marrë nga: https://askabiologist.asu.edu/sites/default/files/resources/articles/bats/homology_550.jpg

Ajo çfarë është me rëndësi të vërehet është plani i njëjtë i ndërtimit të gjymtyrëve në këto tre kategori të organizmave, e poashtu edhe në të gjithë kurrizorët e tjerë. Janë të njëjtat eshtra, ashtu siç edhe ilustrohet në figure dhe është po e njëjta renditje e tyre në ndërtimin e gjymtyrëve te të tria këto kategori sistematike të paraqitura këtu (njeriu, një shpend, dhe një lakuriq nate) , vetëm se te kategoritë e ndryshme të kurrizorëve këta eshtra janë modifikuar për t’u shërbyer funksioneve të ndryshme. Te njeriu, gjymtyrët, si rezultat i modifikimit të këtyre eshtrave, kanë një funksion, te shpendët funksion tjetër; si funksion primar dhe origjinal për të fluturuar. Është pikërisht fakti se këta kanë plan të njëjtë të ndërtimit, dhe poashtu fakti se sa më të afërta të jenë llojet e ndryshme njëra me tjetrën (si p.sh njeriu dhe shimpanzeja) diferenca në modifikim të këtyre eshtrave është aq më e vogël (pra këto eshtra janë më të ngjashme për nga forma), ajo që çon në përfundimin se kurrizorët kanë evoluar dhe rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët.

688a10b430859f74dee4ec2e6563e167.jpg

Ngjashmëritë mes gjymtyrëve të njeritu, maces, balenës dhe lakuriqit të natës. Foto e marrë nga: https://s-media-cache-ak0.pinimg.com/600x315/68/8a/10/688a10b430859f74dee4ec2e6563e167.jpg


TË DHËNAT NGA EMBRIOLOGJIA

Një nga disiplinat e biologjisë që flasin në favor të origjinës nga një paraardhës i përbashkët është edhe ajo e embriologjisë. Studimet e fazave të zhvillimit embrional të kafshëve të kategorive të ndryshme sistematike kanë zbuluar se kafshët, sidomos ato të llojeve të afërta, kalojnë nëpër faza të njëjta të zhvillimit embrional, me përjashtim të fazave të fundit ku përfundimisht mund të bëhet dallimi se kafsha e cilit lloj është. Kalimi nëpër faza të njëjta të zhvillimit gjatë zhvillimit të fetusit, e që ndryshe është quajtur rekapitulim i evolucionit historik të llojit, shpjegohet me atë se të gjitha kafshët kalojnë nëpër fazat e njëjta nëpër të cilat kanë kaluar paraardhësit, duke lënë kështu si shpjegim të vetëm racional origjinën e kafshëve nga një paraardhës i përbashkët. Shembuj nga embriologjia mund te gjinden te të gjitha kategoritë sistematike të shtazëve.

embrio_orig.jpg

Nëse analizoni foton me vëmendje, mund te shihni se si fazat e caktuara të zhvillimit embrional të peshkut, salamandrës (një lloj amfibi), breshkës, pulës po edhe të derrit, lopës, lepurit dhe njeriut, në faza të caktuara të zhvillimit embrional dallojnë pak ose aspak nga njëri-tjetri. Foto e marrë nga: https://s-media-cache-ak0.pinimg.com/736x/a4/b4/a0/a4b4a0ffe21423d0b5d8d852d86e9430.jpg


RUDIMENTET, ATAVIZMAT DHE PSEUDOGJENET

RUDIMENTET apo mbetjet e strukturave të ndryshme janë strukturat, të cilat kanë humbur funksionin e tyre origjinal, për të cilin kanë evoluar. Vlen të theksohet se kur themi se janë struktura rudimentare, kjo nuk nënkupton që ato nuk kanë kurrfarë funksioni, por se kanë humbur funksionin e tyre parësor. Strukturat rudimentare mund të adoptojnë funksione dytësore me kalimin e kohës. Kështu, për shembull, krahët e një struci janë rudimentarë. Ata kanë adoptuar funksion dytësor. Krahët strucit i shërbejnë për balancim gjatë vrapimit dhe për të frikësuar dikë nëse ndjehet i kërcënuar. Ndërkohë që ka edhe shpendë me krahë aq të rudimentuar sa që ato nuk duket të kenë ndonjë funksion, siç është për shembull rasti me llojin e shpendit me emrin Kiwi, i cili ka krahë aq të vegjël e të vendour gati nën lëkurë sa mezi dallohen që ekzistojnë. Nga shumë struktura rudimentare kemi edhe zorrën e verbër te njeriu, e cila ka humbur funksionin primar të saj, e që është tretja e materialit me shumë celulozë, edhe pse ajo tani luan njëfarë roli në sistemin imunitar te njeriut. Megjithatë, zorra e verbër mund të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi, për shkak të rrezikut të madh të komplikimeve me të, kështu që më mire do të ishte sikur të mos ishte fare, si e tillë. Në të vërtetë, ka njerëz që lindin pa të fare. Ndër rudimentet e tjera mund të përmendim dhëmbin e pjekurisë, i cili te njeriu më nuk kryen ndonjë funksion dhe madje preferohet nga mjekët që të hiqet, sepse mund të jetë pengesë e daljes së dhëmbëve të tjerë si duhet.

ATAVIZMAT janë struktura që kanë ekzistuar në trupin e organizmave të caktuara, por që me kalimin e kohës janë zhdukur dhe të cilat mund të rishfaqen në individë të caktuar. Atavizmat rekapitulojnë një tipar paraardhës në mënyrë saktësisht të njëjtë. Atavizmat nuk janë thjeshtë monstruozitete. Për shembull, një njeri i lindur me një këmbë tepër, nuk është atavizëm ngase asnjë nga paraardhësit tanë nuk kishte pesë gjymtyrë. Atavizëm është rasti me një strukture si bishti. Njeriu gjatë evolucionit e ka humbur bishtin meqë ai nuk i nevojitej më për balancim. Mirëpo, shpeshherë ndodhë që te individët e caktuar njerëzor kjo strukturë të rishfaqet te foshnjat e porsalindura. Në gjenomin e njeriut madje ekziston gjeni specifik përgjegjës për formimin e bishtit, por që me anë të mutacioneve ka pushuar së funksionuari.

PSEUDOGJENET janë gjene, të cilat kanë qenë përgjegjëse për funksione të caktuara, por që me kalimin e kohës kanë humbur funksionin. Një shembull i mirë është ai me vitaminën C, i njohur si gjeni GLO. Ne e dimë se kjo vitaminë është e domosdoshme për njeriun, por njeriu nuk mund të sintetizojë vitaminën C në mënyrë natyrale, dhe këtë vitaminë detyrohet ta marrë në mënyrë artificiale me anë të ushqimit megjithëse në gjenomin e njeriut ekziston gjeni specifik përgjegjës për sintezën e vitaminës C. Të gjithë gjitarët, me përjashtim të primatëve, një lloji të lakuriqit të natës, derrit të guineas dhe njeriut (të cilët gjithashtu e kanë gjenin, por e marrin këtë vitaminë me anë të ushqimit), e sintetizojnë këtë vitaminë në mënyrë natyrale. Pse atëherë, meqë trupi i njeriut nuk e sintetizon këtë vitaminë në mënyrë natyrale, në gjenomin e tij ekziston gjeni specifik përgjegjës për sintezën e kësaj vitamine? I vetmi shpjegim racional për këtë është ai nga evolucioni. Te paraardhësit tanë ekzistonte ky gjen dhe te ata ishte funksional, meqë paraardhësit tanë e sintetizonin këtë vitaminë në mënyrë natyrale. Me kalimin e kohës, gjatë evolucionit, me ndërrimin e mënyrës së të ushqyerit, gjeni për këtë vitaminë ka pushuar së funksionuari ngase nuk ishte i nevojshëm, meqë njeriu këtë vitaminë kishte filluar ta merrte nga ushqimi që hante. Një shembull tjetër është gjeni specifik përgjegjës për sintezën e të verdhës së vezës. Të gjithë gjitarët, duke përfshirë edhe njeriun, e kanë në gjenomin e tyre gjenin për sintezën i të verdhës së vezës, mirëpo ky ka pushuar së funksionuari, me përjashtim te monotrematet. Kjo sepse gjitarët nuk kanë më nevojë që të ushqejnë fetusin me vitelinë - të verdhë të vezës. Prezenca e këtij gjeni edhe te gjitarët shpjegohet me faktin se gjitarët, ku bëjmë pjesë edhe ne, kanë evoluar nga reptilët që riprodhoheshin me vezë të pasur vitelinë dhe të vegjlit e tyre zhvilloheshin brenda atyre vezëve ku vitelina u shërbente si ushqim për t’u zhvilluar. Edhe sot reptilët e nivelit të ulët të zhvillimit reproduktiv, riprodhohen me anë të vezëve. Një shembull tjetër i mirë është prezenca e rreth 8000 gjeneve olfaktore te njeriu, prej të cilave vetëm 4000 janë funksionale, ndërsa 4000 tjera janë mbetje nga historia evolutive. Kjo mund të shpjegohet me atë se me zhvillimin e shikimit te njeriu, ai nuk ka pasur më nevojë për një shqisë shumë të zhvilluar të të nuhaturit, përderisa, për shembull, një gjitar si miu e ka këtë shqisë shumë herë më të zhvilluar se te njeriu, për arsye se aktivitetet jetësore të tij (orientimi, vërejtja e grabitqarëve të tij, gjetja e ushqimit), varet nga kjo shqisë.

Të gjitha këto shembuj nga rudimentet, atavizmat, pseudogjenet, kanë kuptim vetëm nën dritën e shpjegimeve të evolucionit. Përndryshe, pse njeriu nuk sintetizon vitaminën C në mënyrë natyrale, por në anën tjetër ka gjenin specifik përgjegjës për sintezën e vitaminës C në gjenomin e tij? Nëse nisemi të shpjegojmë origjinën e njeriut dhe të llojeve të tjera të gjallesave me anë të hipotezës se llojet nuk evoluan , nuk janë të lidhura evolutivisht, por u krijuan, vendosën në Tokë në mënyrë të pavarur, veç e veç, pa kurfarë procesi evolutiv, dhe meqë e kemi parasysh faktin se njeriu nuk e sintetizon vitaminën C në mënyrë natyrale, atëherë do të duhej që as gjeni për vitaminën C dhe për sintezën natyrale të saj të mos ekzistonte në gjenomin e njeriut. Por, është krejt e kundërta ajo çfarë gjejmë, ashtu siç u shpjegua deri më tani. Kjo, s’do mend se nuk ka kuptim nën shpjegimet e hipotezës së krijimit të pavarur. Por, gjithçka bie në vend nëse këtu aplikojmë shpjegimet evolucionare: në gjenomin e njeriut ekziston gjeni për vitaminën C sepse ai ekzistonte edhe te paraardhësit tanë më të largët gjitarë, të cilët e sintetizonin këtë vitaminë në mënyrë natyrale, mirëpo gjatë evolucionit të gjitarëve, për shkak të ndërrimit të mënyrës së të ushqyerit, te primatët, një lloj lakuriqi, derri i guineas dhe njeriu ky gjen ka pushuar se funksionuari dhe ka mbetur vetëm si mbetje në gjenomin e njeriut, sa për të dëshmuar për evolucionin historik të gjallesave. Shpjegimet evolucionare janë të vetmet racionale që shpjegojnë origjinën dhe shumëllojshmërinë e gjallesave.
Shembujt nga rudimentet, atavizmat dhe pseudogjenet që u përmendën më lart janë vetëm disa nga një numër i madh shembujsh të tillë që ekzistojnë në gjallesat moderne.
 
E bukur ky shpjegimi per genet rudimentare. Lol

Sdq eshte cikez me ndryshe. Nje sterster ka pasur nje mutacion difektiv dhe nga qe vit c merrej nepermjet diet nuk pati efekt negativ te pergjithshem. Se pa vit C te ze scurvy, qe marinaret ne kohen me anijet me vela merrnin limona me vete. Lol

Shkurt eshte demtim i genin random dhe duke qene qe nuk ka efekt negativ te individi eshte trasheguar te pasardhesit e deri te ne. E jo se nuk perdorej e u hoq vete me shkop magjik. Seshte ndonje gje e madhe si ndryshim for the average Joe anyway. Lol
 
Darvini u martu me kushuriren e pare (dmth me vajzen e tezes), lindi 10 fmije, 3 i vdiqen, 3 te tjere dolen steril, te gjithe femijet dolen te semure.

Nje here Darvini bertiti me te madhe “cfare familje misere, si mallkim me mire kurre”

Darvini te dashtun njihet si evolucionist, per mu ka qene nje komunist qe mblidhte insekte per me tregu disa fakte qe bota kishte mijra vjet qe i dinte thjeshte nuk ishin te shkrum

Darvini bani incest, u martu me kushuriren su mundet nje njeri ku njerzimi mbeshtet tek teoria e tij te kete ba nje veprim te tille.

Fakti qe asht martu me kushuriren tregon qe ai s’ia kishte haberin teorise se evoluciont…

Lek Dukagjini 300 vjet para Darvinit e kishte thane e lan, qe nuk duhet te kishte martese brenda te njerit gjak…
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.