Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

- Te diskutojme ne kete teme per fshatrat e Shqiperise, Kosoves dhe Fshatrat Shqiptar te MaQedonisë.

Clark

Kent
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gush 23, 2020
Mesazhe
3,054
Te diskutojme ne kete teme per fshatrat e Shqiperise dhe Kosoves. Mund te sjellim foto video, info te ndryshme, me qellim njohjen e kulturave, dialektet, dhe historine e tyre.

Ky eshte fshati Berishe, qe i perket qarkut te Pukes.


 
Fiksimi im
Ështe e pamundur që të vizitosh qytetin e Korçës dhe të largohesh pa vizituar Dardhën, një fshat shumë i njohur dhe karakteristik, që përveç bukurive natyrore, ofron edhe kulturë dhe traditë. E shtrirë mes maleve e pyjeve, me një bukuri të rrallë natyrore, në lartësinë e 1344 metrave, mbi nivelin e detit, Dardha mbetet një ndër vendet që ja vlen të vizitohet në çdo stinë të vitit.

Vetëm 20 km larg qytetit të Korçës, fshati Dardhë ofron një tablo tërheqëse, një klimë të shëndetshme dhe ajër të pastër, për këdo që e viziton atë.
dardha.jpggagvagagga.jpgdardhe.jpg335619F7-1290-468E-8271-25C459D8394F.jpeg.jpg
 
Fiksimi im
Ështe e pamundur që të vizitosh qytetin e Korçës dhe të largohesh pa vizituar Dardhën, një fshat shumë i njohur dhe karakteristik, që përveç bukurive natyrore, ofron edhe kulturë dhe traditë. E shtrirë mes maleve e pyjeve, me një bukuri të rrallë natyrore, në lartësinë e 1344 metrave, mbi nivelin e detit, Dardha mbetet një ndër vendet që ja vlen të vizitohet në çdo stinë të vitit.

Vetëm 20 km larg qytetit të Korçës, fshati Dardhë ofron një tablo tërheqëse, një klimë të shëndetshme dhe ajër të pastër, për këdo që e viziton atë.
View attachment 101336View attachment 101337View attachment 101338View attachment 101339
Ikim bashke i fundjave
 
Unë nga fshatrat e babit tim nuk kam ndonjë foto të bërë nga duart e mia por kemi plot tradita e vlera dhe pse e lindur dhe e rritur në Tiranë e them me zë të lartë prej nga vijnë rrënjët e mia..
Kam vizituar disa fshatra por jetesa është shumë shumë e vështirë në krahasim me qytet e zhvilluara..
Kanë bukurinë e vet fshatrat por kanë dhe " mjerimin" e vet.
Tashmë kanë mbetur të zbrazur për shkak të migrimit dhe emigrimit.
 
Në vijim një fshat i Maqedonisë Veriore, nga ku kam rrënjët edhe unë.
Të mirëseardhur po na rastisi të jemi andej. ?

Pallçisht i Poshtëm eshte ne rreze te malit Shar 5 km larg Tetoves, prane rruges Tetove-Gostivar.Permes fshatit kalon lumi Kusheve.
DemografiaFshati ka 4000 banore. Sa i perket arkitektures ,fshati vitet e fundit ka pesuar nje transformim pozitiv dhe shumica e ndertesave jane te reja dhe moderne. Rruget e fshatit jane te asfaltuara. Ne fshat funksionon shkolla nentevjecare "Dervish Cara", ambulanta ,posta dhe disa firma private te lemive te ndryshme.

Ky lokalitet është mjaft i lashtë saqë rrënjët i ka në kohën e antikitetit të vonshëm përkatësisht në periudhën romake që sipas dëshmive të shkruara lokaliteti i lashtë emrin e ka pasur DËRNIK (që edhe sot në Pallçisht jeton familja me emrin DËRNIK e që llogaritet se është më e lashta) dhe është shtrirë në pjesën jugore ku edhe sot vendi quhet DËRNIK.

Persona të shquar

Dervish Cara, kryengritësi shqiptar që tronditi Perandorinë Osmane

Dervish Cara ka qenë një ndër kryengritësit më kryesorë të kryengritjes antiosmane. Mijëra luftëtare te udhëhequr nga Dervish Cara çliruan Prishtinen, Shkupin, Tetovën, etj., ku u ngritën organet vetqeveritare të pushtetit.
Pasi u shtyp kryengritja, kunder udheheqesve te saj u mbajt ne Stamboll nje proces gjyqesor ne te cilin Dervish Cara mbajti nje qendrim bureror, duke e mare mbi vete pergjegjesine e organizimit te kryengritjes. Ai bashke me 28 pariote te tjere u denuan me vdekje nga i gjygji. Me pas denimin ia shndërruan në burgim të perjetshem. Lidhur me prejardhjen e tij, autorë të ndryshëm jepnin shpjegime që ai ka qenë banor i qetë nga fshati Pallçisht – Tetovë. Fisi Care, me origjinë nga fshati Caren në Shqipëri, u vendos në fshatra të ndryshëm të Pollogut. Ishte gjë e zakonshme në traditën Shqiptare që mbiemri të jetë ai i fshatit të mëparshëm. Nga fisi Care ka familje të shpërngulura në Pallçisht të Poshtëm, në Siniçanë, në Çellopek, në Sellarcë të Epërme, në Reçicë të Epërme, në Bullgari dhe në Turqi.

(Interpretuar nga libri «Kryengritja e Dervish Carës», botuar nga Flaka e vëllazërimit, Shkup 1985)

40C1D78A-9C08-4A60-8786-BE0990DB7D4E.jpeg
1013EA98-B36F-44E2-984E-3CD00E6A73D9.jpeg
C2F65617-8477-4C9B-9208-052A6152CA2A.jpeg
910C67B7-2E5A-409F-ACE6-167D6CE7C46A.jpeg
192B7FB8-0D90-4673-9EC1-1C38C33775D0.jpeg
43B3A758-268B-4DFE-B17F-940079D68B3C.jpeg
 
260px-Voskopoja_(4).jpegVoskopoja_(3).jpg29b3af2730bb16faf5cdae74c2bc7c97.jpg
Voskopoja është një komunë që ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korçës mbi një pllajë 1160 metra mbi nivelin e detit. Voskopoja ishte qëndër e zhvilluar kulturore e themeluar në vitin 1330 e përbërë nga shqiptarë, arumunë e grekë. Në Voskopojë u vendos shtypshkronja e dytë në Perandorinë Osmane (pas asaj në Kostandinopojë), u themelua Akademia e Re, një jetimore (e para në botën post-Bizantine), një spital si dhe 24-30 kisha unikale. Anastas Kavaljoti ishte ai qe mendohet se përgatiti alfabetin e parë shqip, madje shkroi dhe disa traktate por që janë zhdukur.
 

Qe ja ku e keni :D
 
20210528_115505.jpg
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.