• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Të shtëna me armë zjarri, kuksiani tenton të vrasë të dashurin e gruas

Alb

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
4,598
Likes
93
Age
18
#1
Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Kukës, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri të dashurin e bashkëshortes, bëri me dije Policia lokale.

Dorian Idrizaj, 30 vjeç, banues në Tiranë u vu në pranga ngas pecialistët Kundër Krimit ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës.
Sipas një ridnërtimi paraprak të ngjarjes nga Policia: Idrizaj ka shkuar në banesën e K.K. në lagjen Nr.1 Kukës, ku prej disa ditësh shtetasi K.K bashkëjetonte me shtetasen E.A., (bashkëshortja e shtetasit Dorian Idrizaj). Pas një konfikti verbal mes të dyve, Idrizaj, për motive xhelozie ka kanosur dhe tentuar të vrasë me armë zjarri K.K..
Falë njoftimit në kohë të policisë dhe reagimit të shpejtë të shërbimeve të policisë, me ndihmën edhe të banorëve të pallatit është bërë neutralizimi i Idrizajt si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit.

Nga të shtënat në ajër nuk ka asnjë person të lënduar. Në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor u sekuestrua arma e zjarrit tip automatik, 19 fishekë, si dhe 9 gëzhoja.
Gjithashtu, ndaj Idrizaj, u referuan materialet edhe për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, pasi dyshohet se në Kosovë, keqtrajtonte dhe shfrytëzonte për prostitucion në lokale nate bashkëshorten e tij, shtetasen E.A..
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga nenet 84, 278 dhe 114 të Kodit Penal, shtoi Policia.
 

Alesia

SwEEt As SuGar, CoLd As IcE
I Rregjistruar/e
Mesazhe
4,090
Likes
3,633
Location
USA
#2
Ah pika qe sju bi, po ti po pate per te vra, vrit grun cdo me dashnorin. Po sesht vrasja zgjidhja o te hengert nje mortje se po e vrave do kalbesh ne burg per vete dhe gruja prap gili vili me dashnoret e tjere :p. TyC lol
 

Senseo

Unconventional.
VIP i Forumit
Mesazhe
8,848
Likes
6,377
#4
Gjithashtu, ndaj Idrizaj, u referuan materialet edhe për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, pasi dyshohet se në Kosovë, keqtrajtonte dhe shfrytëzonte për prostitucion në lokale nate bashkëshorten e tij, shtetasen E.A..

I paska ik parja nga duret prandaj qeka bo gango me arme. :p