Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Të vërtetat e panjohura të Marilyn Monroe! Belbëzonte dhe nuk dinte të shkruante [FOTO]

Jetmira

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 27, 2017
Mesazhe
11,141
c547288fd0df2407f42ae2858b429f96_L.jpg

Marilyn Monroe është një nga figurat më të famshme dhe ikonike të shekullit të 20-të.

Përkundër bukurisë të pamohueshme, ajo ishte më shumë se një bjonde budallaqe, siç u përpoqën ta përshkruanin. Ajo është një nga gratë me më shumë ndikim në histori.

Për fat të keq, si shumë legjenda dhe ikona të shekullit të kaluar, Marilyn nuk kishte fëmijërinë më të lumtur. Ajo luftoi në pjesën më të mirë të jetës së saj me depresion, pagjumësi dhe varësi ndaj ilaçeve, gjë që çoi në vdekjen e saj.

Tri martesat e saj, marrëdhënia e spekuluar me John F. Kennedy dhe vdekja tragjike në moshën tridhjetë e gjashtë vjeçare janë disa nga gjërat më të njohura për jetën e saj.

Lista e mëposhtme, do ju njohë me fakte të tjera që ndoshta nuk i dinit për të.

1. Marilyn e kaloi shumicën e fëmijërisë së saj në jetimore, sepse nëna e saj ishte e mbyllur në një institucion të të sëmurve mendor. Më vonë, ajo jetoi me mikeshën më të mirë të nënës së saj, Grace McKee, dhe familjen e saj.

2. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, kur McKee nuk mund të kujdesej më për të, Marilyn u martua vetëm që të mos kthehej më në jetimore.

3. Sipas burrit të saj të parë, James Dougherty, ajo kishte një dashuri të madhe për kafshët dhe të pastrehët. Një herë, ajo u përpoq që të sjellë një lopë në shtëpinë e tyre vetëm sepse nuk donte që ajo të lagej në shi. Marilyn gjatë jetës së saj ka pasur shumë qen.

4. Marilyn nuk ishte emri i saj origjinal. Të enjten, më 23 shkurt 1956, ajo ndryshoi ligjërisht emrin e saj të lindjes. Norma Jeane Mortenson u bë Marilyn Monroe.

5. Monroe belbëzonte, një fakt i njohur nga pak njerëz dhe që u mbulua lehtësisht falë trajnerëve të zërit në studiot e filmave që i bënë asaj një sërë kursesh vokale.

6. Marilyn nuk ishte e arsimuar mirë dhe nuk e mbaroi shkollën e mesme. Për pasojë, ajo nuk dinte si të shkruante emrin e saj. Herën e parë që ajo nënshkroi autograf si Marilyn Monroe, iu desh të pyeste se si ta shkruante atë.

7. Sidoqoftë ajo u mor seriozisht me edukimin e vetes dhe biblioteka e saj personale, në fund të jetës së saj, përmbante mbi katërqind libra mbi tema që varionin nga arti në histori, nga psikologjia në filozofi, nga letërsia në fe, nga poezia në kopshtari.
marilyn.jpg

8. Monroe pohoi se disa burra të ndryshëm kishin abuzuar seksualisht me të gjatë kohës që jetonte në jetimore dhe familje të ndryshme e merrnin për birësim.

9. Ajo zotëronte vetëm një shtëpi, shtëpinë ku vdiq.

10. Agjenti i saj, Johnny Hyde, thuhet se e ka bindur atë të bëjë dy operacione plastike. Flitet se Marilyn ka operuar kërcin në majë të hundës së saj dhe mjekrën.

11. Ajo njihej e përshkruhej si një bjonde budallaqe, fakt ky që Marilyn e urrente. Në të vërtetë Marilyn ishte tepër inteligjente, kishte një IQ prej 168 pikësh.

12. Edhe pse këndoi “Diamantet janë mikja më e mirë e një vajze”, Monroe nuk ishte e prirur drejt tyre. Të gjitha bizhuteritë që ajo zotëronte ishin ekonomike. Ajo zotëronte vetëm një unazë diamanti dhuruar nga bashkëshorti i saj i dytë, Joe DiMaggio.

Ajo ishte një kuzhiniere e shkëlqyer!

Në kulmin e famës së saj, Monroe shkroi autobiografinë e saj “My Story”. Libri nuk u botua deri në një dekadë pas vdekjes së saj.

Marilyn Monroe u pagua vetëm 50 dollarë për fotografitë e njohura lakuriq. Ato u shfaqën në kopertinën e parë të Playboy Magazine, në vitin 1953.

 
Marilyn Monroe e parandjeu vdekjen e saj? Publikohet biseda tronditëse e aktores pak para vdekjes [FOTO]
8683fa312b8878d3e9f2f1c621dd45be_L.jpg

Vdekja e njërës prej aktoreve më të përfolura të historisë së Hollywood-it, Marilyn Monroe iu adresua një mbidoze medikamentesh për gjumë.

Por tani, 55 vite pas vdekjes së saj, zbulohet një detaj tronditës. Vetëm pak para se të gjendej e pajetë në shtëpinë e saj,Marilyn kishte bërë një bisedë telefonike me aktoren Judy Garland.

“Judy-n e përndiqte vdekja e Monroe për shkak të fjalëve që kjo e fundit i kishte thënë gjatë bisedës”, rrëfen bashkëshorti i tretë i Garland. Ajo kishte risjellë në mendje një nga festat e organizuara nga Hollywood-i ku Marilyn Monroe e ndiqte nga dhoma në dhomë duke i thënë: “Nuk dua të largohem shumë prej teje. Kam frikë.”

“Të gjithë kemi frikë. Edhe unë jam e frikësuar.”-iu përgjigj Garland. Ndërkohë Marilyn ia ka kthyer: “Sikur thjesht të flisnim pak. E di që do të më kuptoje.”

“Besoj se mundem.Nëse je e frikësuar, më telefono dhe kalo nga unë. Do flasim për këtë.”- iu përgjigj ajo. Dhe ishte kjo biseda e tyre e fundit, pasi më pas, Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj me 5 gusht 1962.
sdefedrf.png
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.