Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Tetë orë larg Anglisë

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,946
Entoni Kuejll, aktori i madh britanik që mbështeti luftën antifashiste në Shqipëri

Prof. Dr. Irakli Koçollari

LUFTA QË NDAU DY TË RINJ….

“Në radion e vjetër filluam të dëgjonim çdo mëngjes lajmet, kur një ditë dalluam zërin e kryeministrit Chamberlain të deklaronte: “Tanimë një gjendje lufte është shpallur mes këtij vendi (Anglisë) dhe Gjermanisë”.

Ana u largua me të shpejtë jashtë kasolles duke hapur me vrik derën dhe lënë atë të hapur. Unë dola jashtë për ta gjetur atë, ndërkohë që fjalimi i Chamberlain-it kishte mbaruar dhe e gjeta atë në kopsht, poshtë pemëve me mollë golden. Ishte duke qarë pa zë, në heshtjen e saj, duart i vareshin, ndërsa nga anët e syve, në mollëzat e faqeve vazhdonin të zbrisnin ngadalë dy rrëkeza loti……”

Kështu e fillon librin e tij Anthony Quayle (Entoni Kuejll), duke përcjellë indirekt mesazhin se kjo luftë e tmerrshme do t’i ndante paskëtaj dy të rinjtë e dashuruar aq fort me njëri tjetrin, për të mos u bashkuar më kurrë përsëri. I riu do të duhej të shkonte në fronte të largët për të kryer detyrën e shenjtë ndaj atdheut, për ta mbrojtur nga ai rrezik i tmerrshëm, madje për të sakrifikuar shumë për të. Por, jo vetëm për Anglinë, por edhe për popujt e tjerë që kishin rënë nën skëterrën e pushtimit nazist.

Fillimisht, njëzet e gjashtë vjeçari do të shkonte me mision, i mobilizuar nga Shërbimi Sekret Britanik, OSS në Gjibraltar dhe mbas gati një viti, në fund të vitit 1943, do të shkonte në një front akoma më të vështirë, në Shqipëri!!!

TETE-ORE-LARG-ANGLISE-Copy-14.jpg


ME MISION SEKRET NË SHQIPËRI

  • A dini ndonjë gjë për Shqipëri?
  • Jo!
  • Është Dega më e vogël e Shërbimit të Inteligjencës tonë dhe jo fort e zhvilluar, e seksionit të Ballkanit dhe ka mundësi që të jetë më e mira ndër to. Duket sikur do të ketë luftë civile atje, por harroje, ajo ende nuk ka filluar!”, i kishte thënë një koleg i tij i Shërbimit, përpara se Kuejlli, të nisej me misionin e tij të rrezikshëm në Shqipëri.

Dhe kështu do të merrte rrugët e vështira të luftës, dhe do të desantohej në një zone malore, të ashpër, por tanimë të kontrolluar kryesisht nga forcat partizane, misionari ushtarak Britanik, pjesëtar i strukturave të Shërbimit Sekret, Entoni Kuejll.

“Dhe kështu pa e bërë më të gjatë, unë do të shkoja në Shqipëri, si një agjent, një pjesëtar i rezistencës që jepte goditje në prapavijat gjermane dhe mbështetës i zjarrit të qëndresës në atë vend. (Faqe 29)

Një koleg i atashuar pranë forcave partizane ishte i prirur të cilësonte partinë e Ballit kombëtar si një bandë neofashistësh…

Ndërsa një koleg i djathtë i atashuar pranë Ballit i shihte partizanët si agjentë të zgjuar të botës bolshevike (faqe 25)

Unë duket se isha tërësisht një ******** që nuk i njihja problemet, të cilat më prisnin të përballesha, – nënvizonte me sinqeritet Kuejlli.

“Ti do të marrësh përsipër të mobilizosh shqiptarët për luftë??? Majori Keneth i mbante larg ata, qëndronte vetë në një shpellë, hante bejkon amerikan, qull britanik, vezë të freskëta shqiptare dhe bukë të ngrohtë që ia gatuante një italian… – më tregoi një kapter që kishte qenë në Shqipëri dhe kishte qëndruar në shërbim të majorit britanik Keneth, i cili ishte kthyer tanimë nga misioni i tij në Angli….

TAKIMI I PARË ME SHTABIN E BRIGADËS PARTIZANE

Dhe britaniku i ri në moshë, rreth të 28-ve, në shërbim të OSS, kishte desantuar në territorin e Shqipërisë së jugut. Takimi i parë, në zonat e kontrolluara nga forcat partizanë të Brigadës së Pestë, ishte në territoret e Labërisë, ku Kuejlli ishte takuar me Komandantin dhe Komisarin, Peçin një oficer karriere dhe “Besnikun” një djalë të ri dhe të ngarkuar me armatim, dylbi dhe harta lufte. Pritja në shtabin partizan ishte për britanikun e ftohtë, por korrekte. Shkaku i kësaj “ftohtësie” i kishte rrënjët në bisedat dhe eventet që kishin paraprirë marrëdhëniet e pararendësit britanik me partizanët shqiptarë, në premtime të pambajtura dhe ndihma të munguara…

“Unë jam dërguar këtu për të ofruar asistencë tek të gjithë ata që janë duke luftuar kundër armikut të përbashkët. Unë jam këtu t’u ndihmoj ju. Se si kjo ndihmë do të vijë tek ju dhe në çfarë sasish, këto çështje do të diskutohen mes nesh sot!

Çfarë mendime kini ju për këto çështje!”

“Fjalët – “do t’u dërgojmë ndihma”, janë shumë të mirëpritura, por mbas kaq shumë premtimesh të pambajtura, premtime nga të cilat ne nuk kemi marrë absolutisht asgjë, fjalët nuk kanë më atë vlerë.” – kishte reaguar Peçi.

– Majori Keith desantoi me parashutë në zonën tonë – ndërhyri Besniku, dhe ne e morëm në mbrojtje dhe u kujdesëm për të. Ai në bëri ne shumë premtime për të na ndihmuar, por në vend që të plotësonte ato, ai një ditë na braktisi dhe e ngriti bazën e tij në territorin e Ballit. Ai i shpuri në Dukat ndihmat që na e i kishte premtuar ne. Majori Keith nuk ishte për luftën. Për këto arsye ne jemi të lumtur të dëgjojmë fjalën “ndihma”, por ne nuk u besojmë dot Ju, për këtë çështje që ne kaq shpesh jemi gënjyer.” (faqe 49, 50, 51, 52)

Partizanët, – tha Peçi me zë të lartë dhe të ashpër, – kanë filluar luftën e tyre kundër pushtuesve fashistë pa pasur ndonjë ndihmë nga Aleatët, dhe ti nuk duhet të mohosh se kjo “ndihmë” e tillë ka qenë, inekzistente gjer më sot, e megjithë nevojat e mëdha që kemi, ne do ta vazhdojmë luftën kundër fashizmit gjer në fund, qoftë edhe pa to.!

… Megjithatë mua nuk më duhet se çfarë ndihma u keni dhënë të tjerëve, unë di të them se Brigada e Pestë gjer tani ka luftuar pa asnjë lloj ndihme!”

Besniku e ndërpreu Peçin duke përdorur një buzëqeshje djaloshare dhe thellësisht të çiltër. Kërkoi ndjesë për shpërthimin e Komandant Peçit, një burri emocional. “Sepse është i tillë, një burrë shpërthyes dhe emocional, por i sinqertë, ai ka marrë pseudonimin “Stuhia”. Por, unë nuk besoj se ju jeni prekur nga fjalët e sinqerta dhe pa dorashka të Peçit.” (Në fakt autori ose nuk e mban mend mirë ose nuk i është përkthyer saktë termi i pseudonimit. Shefqet Peçi ka pasur pseudonimin “Tërmeti”)

Mbas diskutimeve të tjera më të përmbajtura dhe mandej më miqësore Kuejlli dhe dy liderët e Brigadës së Pestë Sulmuese kishin rënë dakord për sasinë dhe llojin e armatimit që kishte nevoja Brigada dhe forcat e tjera partizane të zonës. Vendi i zbarkimit të ndihmës me armatime, nëse kjo do të realizohej do të ishte një gji i vogël në bregdetin e fshatit Vuno, i cili kontrollohej nga partizanët.

Mbas njoftimit me radio për nevojat dhe ndihmat e partizanëve, Kuejlli qëndronte në ankth të kërkesave të parashtruara. Do të plotësohej ajo apo jo? Do të dërgohej armatim për forcat partizane që prisnin të dyzuara premtimin e tij?!

Pas disa ditësh, në gjirin e vogël të Vunoit, në orën që ishte rënë dakord përmes sinjaleve të ndërlidhjes me radio, mbërriti një anije e vogël lufte britanike, në bordin e së cilës qëndronin ndihmat në armatim për partizanët e Brigadës së Pestë … Dhe vetëm mbas dy ditësh forcat e kësaj Brigade kryen një aksion të përgjakshëm dhe të suksesshëm kundër forcave gjermane…(faqe 55-60) Gëzimi i Kuejllit ishte i papërshkruar…

TETE-ORE-LARG-ANGLISE-Copy-13.jpg


LIBRI ME KUJTIMET E TIJ DHE FATI I AUTORIT

Me t’u kthyer në atdheun e tij, mbas luftës, Kuejlli i ngarkuar me emocionet e papërsëritshme të ditëve të vështira, në mbështetje të rezistencës antifashiste ne Shqipëri, me një mall dhe emocion të veçantë për atë vend, për njerëzit e thjeshtë dhe për të gjitha formacionet partizane që morën pjesë në epopenë e madhe të qëndresës antifashiste, filloi të shkruajë tërë aradhën e ngjarjeve që ai linte pas në atë vend të vogël ballkanik.

Libri ka episode të bukura, mbushur me emocion dhe ankth, të papritura interesante për realitetin shqiptar të atyre viteve. Ky rrëfim autobiografik i Kuejllit mbart narracionin e tij me një sinqeritet të rrallë. I zhveshur nga politizimet, i pacenueshëm prej prirjeve dhe shtysave politike, në shërbim vetëm të një qëllimi të shenjtë, – rezistencë pa kompromis kundër makinerisë naziste, gjer në fund. I papajtueshëm me tradhtinë dhe oportunitetin e forcave kolaboracioniste, gjer ditën e fundit të qëndrimit në këtë vend.

Dhe ndërsa kthehej në shtëpinë dhe pranë të afërmve të tij, i riu Kuejll do të mësonte se e dashura e tij, Ana, me të cilën ishte ndarë prej disa vitesh, për të shkuar nga një front në tjetrin, të asaj lufte mizore, që mori jetën e rreh dyzet milion njerëzve, do të ishte larguar edhe ajo përfundimisht prej tij…

Rrëfimi i Kuejllit u botua në Londër, në vitin 1945, në trajtën e një libri biografiko-historik, nga shtëpia botuese ”William Heinemann”. Veç vlerave tregimtare dhe stilit mjaft tërheqës, ky botim ka vlera të papërsëritshme edhe si një kronikë historike, e rrallë në llojin e tij. Ai ka prurje dhe vlerësime që vijnë nga një dëshmitar okular i kohëve dhe pjesëtar aktiv në to. Është për t’u habitur se si ky libër, që mbas luftës tërhoqi vëmendjen e opinionit britanik të kohës, mbeti jashtë interesit të letërsisë por edhe të historiografisë shqiptare!?

Tanimë, “Eight Hours from England” është tashme në duart tona, i përkthyer, përgatitur për botim dhe daljen në qarkullim. Libri i Kuejllit, në duart e lexuesit shqiptar, është veç të tjerave një homazh mirënjohjeje për këtë kontributor të veçantë të rezistencës antifashiste shqiptare, dhe bashkë me të për të gjithë ata misionarë ushtarakë britanikë dhe amerikanë që shërbyen me përkushtim në këtë luftë dhe qëndresë të madhe të popujve kundër nazifashizmit dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

NË BOTËN E ARTIT, TEATRIT DHE KINEMATOGRAFISË

I panënshtruar, përherë me kurajë dhe optimist, mbas kthimit nga frontet e Luftës së Dytë Botërore, Sir. Xhon Anthony Qouyale hyri me kurajë në botën e artit që aq shumë e dashuronte. Kishte lindur në Shtator të vitit 1913 dhe vdiq më 28 Tetor 1989. Është një nga personalitetet më në zë të artit, kulturës, teatrit dhe kinematografisë angleze dhe më gjerë, asaj botërore, të shekullit të XX. Mësimet e para i mori në shkollën Abberley Hall School dhe mandej vazhdoi studimet në “Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik” në Londër.

Nga viti 1948 gjer në vitin 1956 drejtoi Teatrin e njohur: “Shakespeare Memorial” dhe udhëhoqi krijimin e “Kompanisë Mbretërore Shekspiriane”. Në këtë periudhë dhe në këto skena ai interpretoi rolet kryesore të veprave të Shekspirit, sikundër Falstaf, Otello, Benediktiktit, tek teatri “Shumë zhurmë për asgjë”, Henri i VIII, dhe të Aronit tek Titus Andronikus përballë Lorenc Oliverit, e shumë të tjera.

Veç inventarit të pasur të personazheve që interpretoi në skenën e teatrit, Kuejlli interpretoi role kryesore pa fund edhe një numër të madh filmash britanikë apo në bashkëpunim me Hollivudin, ndër më të rëndësishmit e shekullit të XX. Janë rreth dyzet e shtatë filma në fondin e pasurisë që ai interpretoi dhe trashëgoi, ndër ta “Pygmalion” – 1938, Alfred Hickok, “Njeriu i Gabuar”, “Majkëll Pauell”, “Beteja e Lumit Plate”, “Akulli i Artë në Aleks”, “Tarzani dhe Aventurat e Mëdha”, “Artileria e Navarones”, “Laurenci i Arbaisë”, “Rënia e Perandorisë Romake”, “Operacioni Crossboë”- 1965, “QB VII” – 1967, etj.

Kuejlli ishte drejtues dhe interpretues i mjaft dramave, skenarëve dhe emisioneve televizive për më shumë se tridhjetë vite. U nominua me çmimin “Oskar” dhe “Golden Globe” në rolin e tij mbështetës si Thomas Wosey, në vitin 1969, në filmin e titulluar “Ana e njëqind ditëve”. Kuejlli ka marrë dekoratën e “Kalorësit”, në “Listën e Njerëzve më të Shquar” të vitit 1985.

Në shumë prej filmave të tij ai interpretoi me aktorët më në zë të Hollivudit sikundër Grigory Pek, Henry Fonda, Anthoni Kuin, Lorenc Oliverit, Omar Sharif, etj.

Sigurisht, është në nderin tonë, në këtë përvjetor të 75 të çlirimit të Atdheut, në respekt dhe shenjë homazhi të përulemi përpara këtij luftëtari të vendosur të rezistencës antifashiste, këtij aktori të madh të shekullit të XX, por edhe të kohëve që vijnë, sepse vlerat e artit nuk kanë kufij kohorë, këtij miku të Shqipërisë dhe së fundi këtij njeriu të madh dhe të heshtur.

TETE-ORE-LARG-ANGLISE-Copy-11.jpg
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.