Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Tetori-Muaji ndergjegjesimit per kancerin e gjirit.

Apache

I never lose. Either I win or I learn.
Nt2 V.I.P
Regjistruar më
Qer 19, 2018
Mesazhe
12,823
Muaji Tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim. Kjo rritje në vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe mënyrave jo të shëndetshme të jetesës .

Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, por dihet se, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri i themelit të kontrollit të kancerit të gjirit.

Për të rritur informimin e grave dhe vajzave rreth faktorëve të rrezikut dhe kapjes së hershme të kancerit të i gjirit lexoni:

Gruaja dhe Gjiri
Të parandalosh dhe të jetosh




Kanceri i gjirit shpesh shkakton shqetësim, stres dhe ankth.

Është fakt konkret dhe i dukshëm se, informimi dhe sensibilizimi ka çuar në zbulimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit. Sa më herët të zbulohet kanceri i gjirit, aq më tepër rriten edhe mundësitë për shërimin e tij.

Çfarë është kanceri i gjirit?

Kanceri i gjirit zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit.Qelizat në një pjesë të gjirit bëhen anormale dhe fillojnë të rriten, grumbullohen e formojnë një tumor, i cili shtyp dhe përhapet jashtë kontrollit dhe shkatërron indin normal të gjirit. Nëse nuk trajtohen, këto qeliza anormale mund të përhapen dhe të dëmtojnë apo shkatërrojnë indet normale që ndodhen përreth. Gjithashtu, ato mund të përhapen edhe në pjesët më të largëta të trupit, nëpërmjet sistemit të qarkullimit të gjakut ose nëpërmjet sistemit limfatik.

Kush mund të preket nga kanceri i gjirit?

  • Nga kanceri i gjirit mund të preket çdo femër, por rreziku rritet me rritjen e moshës.
  • Zakonisht preken moshat mbi 50 vjeç, por mund të shfaqet edhe në mosha
fare të reja. Kështu, nëse në moshat 20 vjeçare kanceri i gjirit takohet 1 rast në 2000 femra, në moshat 50 vjeçare takohet 1 rast në 40 femra, në moshat 70 vjeçare takohet 1 rast në 25 femra, ndërsa në gjithë jetën e një femre takohet 1 rast në 10 femra.

  • Kanceri i gjirit është një problem i grave pavarësisht se haset në raste të rralla
edhe tek burrat, rreth 99% e kancereve të gjirit zhvillohen te gratë, te burrat takohet 100 herë më rrallë.

Çfarë e shkakton kancerin e gjirit?

Askush nuk e di me siguri se çfarë e shkakton kancerin e gjirit apo pse disa gra bëjnë kancer gjiri dhe të tjera jo, pse disa janë më të rrezikuara për të zhvilluar kancer gjiri dhe të tjera jo. Por dimë se ka disa faktorë që duket se rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri. Disa faktorë ne nuk mund t’i ndryshojmë dhe disa të tjerë jo.

Faktorët që nuk mund t’i ndryshojmë janë:

  • Gjinia – Të qenit grua.
  • Mosha – Rreziku për të pasur kancer gjiri rritet me rritjen e moshës.
  • Faktorët gjenetike – Rreth 5% deri 10% e kancereve të gjirit mendohet të jenë pasojë e një defekti gjenetik, të gjeneve BRCA1 dhe BRCA2.
  • Historia familjare për kancer gjiri – Gratë të cilat kanë pasur të afërm si gjyshja, nëna apo motra me kancer gjiri kanë një rrezik më të lartë se popullata e përgjithshme. Megjithatë, vetëm më pak se 15% e grave me kancer gjiri kanë patur të afërm me kancer gjiri.
  • Historia personale lidhur me kancerin e gjirit– Gratë me kancer në njërin gji kanë një rrezik 3-4 herë më të lartë për të zhvilluar një kancer të ri, në gjirin tjetër apo në një pjesë tjetër të të njëjtit gji.
  • Gratë me ind gjiri me densitet të lartë – Gratë me ind gjiri me densitet më të lartë (siç mund të shihet në mamogram), kanë rrezik më të lartë për kancer.
  • Disa probleme beninje të gjirit – Gratë e diagnostikuara me probleme beninje të gjirit mund të kenë një rrezik më të rritur për kancer gjiri, sidomos kur këto probleme shoqërohen me rritje të tepruar të qelizave të indit të gjirit, në kanalet apo gjendrat e tij.
  • Fillimi i menstruacioneve – Gratë të cilat kanë pasur fillimin e ciklit menstrual para moshës 12 vjeç.
  • Mbarimi i menstruacioneve – Gratë që kanë pasur mbarimin e menstruacioneve pas moshës 55 vjeç kanë një rrezik lehtësisht më të lartë.
  • Ekspozimi ndaj rrezatimit të gjoksit – Gratë që në fëmijërinë apo adoleshencën e tyre, kur gjinjtë janë ende duke u zhvilluar, i janë nënshtruar mjekimit me rrezatim, për arsye të një sëmundjeje tjetër kanceroze, kanë rrezik më të lartë.
Faktorë rreziku të ndryshueshëm janë:

  • Lindja e fëmijëve – Gratë që nuk kanë pasur fëmijë ose që e kanë pasur fëmijën e parë pas moshës 30 vjeç kanë një risk lehtësisht më të lartë për kancer gjiri. Shumë shtatzëni dhe shtatzënitë në moshë të hershme duket se e ulin riskun.
  • Përdorimi i kontraceptivëve oralë, në kohët e fundit – Kontraceptivët oralë e rrisin pak rrezikun, por pas ndërprerjes së përdorimit rreziku normalizohet pas 10 vitesh.
  • Mjekimi me hormone pas menopauzës – Rritja e rrezikut për kancer gjiri është vetëm në përdorimin e kombinuar të hormoneve (estrogen me progesteron), por rreziku normalizohet brenda 5 vitesh nga ndërprerja e tij.
  • Ushqyerja me gji – Ushqyerja me gji mund ta ulë lehtësisht rrezikun nga kanceri i gjirit, sidomos nëse vazhdon gjatë, për 1 vit e gjysmë ose dy vjet.
  • Konsumi i tepruar i alkoolit – Rreziku i rritur për kancer gjiri dhe rritja e tij lidhet me sasinë e alkoolit të konsumuar. Gratë që konsumojnë 2 – 5 pije të përditshme kanë 50 % rrezik më të lartë se gratë që nuk konsumojnë alkool.
  • Mbipesha dhe obeziteti – Rritja e rrezikut për kancer gjiri nga mbipesha dhe obeziteti është sidomos kur këto ndodhin pas menopauzës.
  • Ushqimet me yndyrna të larta – Ngrënia e ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyrnash përbën rrezik për kancer të gjirit, dhe ka lidhje me mbipeshën ose obezitetin.
  • Aktiviteti fizik – Aktiviteti fizik e ul rrezikun për kancer gjiri.
  • Duhanpirja aktive e pasive – rrit rrezikun për kancer gjiri.

Sa më shumë faktorë rreziku të ketë një grua, aq më e madhe është mundësia për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Shenjat e kancerit të gjirit


Kanceri i gjirit mund të shfaqet me një sërë shenjash të ndryshme, të mundshme:

  • Në shumicën e rasteve shenja më e zakonshme e kancerit në gji është një nyjëz apo një kokërr e fortë gjatë prekjes, në gji apo nën sqetull.
  • Enjtje e një pjesë apo e gjithë gjirit.
  • Irritim apo dëmtim i lëkurës së gjirit, apo trashje që ngjan me lëkurën e portokallit.
  • Gropëzim (kthim nga brenda) e thithit.
  • Skuqje, apo zënie kore e thithit apo lëkurës së gjirit.
  • Rrjedhje nga gjiri, sidomos rrjedhje gjaku.
  • Dhimbje në gji apo në thithin e gjirit.
  • Si dhe çdo gjë tjetër që nuk duket normale.
  • 65213
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.