Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Tezat se prej nga e ka prejardhjen emri “shqiptar”

Juno

Kontributor
Regjistruar më
Kor 25, 2017
Mesazhe
32,412
Sigurisht se të gjithë shqiptarëve u intereson e kaluara historike e aq më shumë emri me të cilën përfaqësohen si popull. Çdo shqiptar e ka obligim kombëtar, por edhe moral që ta mësojë kuptimin e emrit me të cilin quhet ai. Në vazhdim, Portalb ua sjellë 12 tezat më të popullarizuara nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj për në lidhje me prejardhjen e emrit “shqiptar”.
Teza e parë: Është ajo e Milan Shufllay-t ku sipas tij, ka një bashkëlidhje të mundshme midis këtij etnonimi dhe një llagapi familjar që dëshmohet në një shumësi variantesh grafike për zonën e Drishtit gjatë gjysmës së dytë të shek. XIV-të (1368–1402: Schibudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder).
Teza e dytë: Është e Da Lecces, statusi kuptimor dhe etimologjik i emrit shqip-i, që te Da Lecce del me kuptimin “mirësjellje, edukatë, respektueshmëri”.
Teza e tretë: Një burim tjetër i mëhershëm që e transmeton Nikollë Brankati, e cek një këngë të vjetër arbëreshe, ku ndër tjerash shpjegohet përdorimi i emrit “shqiptar” për ta dalluar popullsinë shqiptare në rrethin e Shkodrës dhe rrethinës, para eksodit të saj tragjik drejt Italisë në shek. XV.
Teza e katërt: Hahn-it shqiptar duhet të jetë një formim më {-ar} prej foljes shqipoj (~ shqipëtoj, shqiptoj) me kuptimin e dikurshëm “kuptoj, marr vesh”. Sipas tij edhe formimi i ri {shqipët-}+{-ar} ka pasur në zanafillë kuptimin parësor *“kuptues, ai që kupton / bëhet i kuptueshëm (në gjuhën vet)”.
Teza e pestë: Sipas fjalorit të Nikollë Ketës të mbetur ende në dorëshkrim (1763), Skipi “Albania”, skiptàri “albano”. Keta. Në të shkruhet ndër të tjera: Albanese: Arbresh, arbënesh, arbnÿr, arbëruar. arbnuer, fem. arbreshë, arbëneshë ecc. Albanese da Scutari fin a Scopia: shqiptar.
Teza e gjashtë: Në mendim i Aleks Budës, për të dalë te teza që sipas tij emri “shqiptar” është marrë nga simboli i shqiponjës.
Teza e shtatë: Gustav Meyeri, fjalën shqip e trajton tek folja shqip-onj “kuptoj” dhe këtë e merr si huazim nga latinishtja excipio “ndjej, dëgjoj“.
Teza e tetë: Sipas Osman Myderrizit, “Emri i vjetër nuk tregonte vetëm kombësinë, por edhe besimin. Me ndërrimin e besimit u ndje nevoja edhe e ndërrimit të tij. Emri ri shqiptar, që u adoptua si emër kombëtar, bazohej në gjuhën, në një nga elementët kryesorë të kombësisë. Ky emër mund të jetë përdorur nga myslimanët e parë shqiptarë që në shekullin XVI-të, po këta, mbasi ishin të pakët, shumicës nuk ia imponuan dot.”
Teza e Nëntë: SIpas Rexhep Ismailit, “Emrat shqiptar dhe Shqipëri…janë krijuar pas ndryshimeve më të thella sociale, politike e konfesionale”. Ndërkaq këtë tezë e kundërshton Engjëll Sedaj.
Teza e dhjetë: Sipas Elena Kocaqit, “Shqiptarët e quajnë veten e tyre gjithashtu me emrin shqiponjë, ashtu si dhe gjuhën e tyre. Shqiponja është simboli më i vjetër i arianizmit, e cila ruhet sot në emërtimin tjetër me të cilin e quajnë veten e tyre shqiptarët. Shqiponja lidhet me Zeusin që kishte simbol shqiponjën dhe shqiptarët duhet ta kenë quajtur veten bijë të shqiponjës qysh në kohë të hershme”. Deza e njëmbëdhjetë: Sipas Shaban Demirajt, Me sa duket, fjala shqip në zanafillë ka pasur kuptimin e ndajfoljes qartë, hapur ,troç, dhe vetëm më pas ka marrë kuptimin e ndajfoljes arbën-isht/ arbër-isht. Po të njëjtën temë e mbron dhe Eqrem Çabej.
Teza e dymbëdhjetë: Aristotel Mici është i fundit që ka bërë një studim dhe ka dhënë një tezë në vitin 2012, sipas tij, etnonimi i ri shqiptar duhet të ndërlidhet me simbolin e moçëm të “shqipes”. Në të mirë të kësaj ideje janë shumë detaje dhe fakte historike. Argumentet e kësaj hipoteze janë në përshtatje me rregullat gjuhësore të fjalëformimit, me etnografinë dhe psikologjinë mbarëkombëtare. Teza më e pranuar nga studiuesit: Nga dymbëdhjetë tezave të dhëna më lartë, ajo më e pranuara nga shumica e studiuesve është se emri “shqiptar” duhet të jetë një formim me {-ar} prej foljes “shqipoj” (~ shqipëtoj, shqiptoj) me kuptimin e dikurshëm “kuptoj, marr vesh”. Sipas tij edhe formimi i ri {shqipët-}+{-ar} ka pasur në zanafillë kuptimin parësor “kuptues”, ai që kupton / bëhet i kuptueshëm (në gjuhën vet)”.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.