Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“Thank you for the music!” Kush i pëlqen në të vërtetë Abba-t?

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

“Thank you for the music!” Kush i pëlqen në të vërtetë Abba-t?​





Shanika Ranasinghe
Mund të kenë kaluar gati 40 vjet nga kënga e tyre e fundit, por Abba-t janë kthyer në top lista me dy këngë të reja – “I Still Have Faith in You” dhe “Don’t Shut Me Down”. Këngët e reja janë pjesë e një albumi me dhjetë këngë, që do të publikohet në Nëntor.

Grupi vazhdon atë që vetë e quajtën një “pushim të shkurtër” në fund të vitit 1982. Por, pavarësisht nga koha që i është dashur grupit për të publikuar këngë të reja, Abba janë më të njohura se kurrë, kryesisht për shkak të suksesit të “Abba Gold (1992)” dhe filmave “Mamma Mia!” (2008, 2018). Numrat flasin vetë – Abba ka shitur rreth 400 milionë rekorde në të gjithë botën, dhe “Abba Gold” ka kaluar më shumë kohë në krye të tabelës së Top100, se çdo album tjetër. Po, çfarë fshihet pas suksesit të Abba?

Për Phd-në time jam fokusuar tek bota e fansave të Abba në shekullin 21, veçanërisht fansat e kahershëm. Shikoj përtej mediave tipike apo edhe portretizimeve akademike që i paraqesin ato si një grup monolit, ose i patologjizojnë si të rinj obsesivë dhe të çmendur. Përqendrohem në përbërjen e ndryshme por fort të lidhur të fansave të Abba, dhe eksploroj sesi fama e tyre mund të kuptohet si një marrëdhënie e ndërsjellë dashurie midis grupit dhe fansave.

Në të vërtetë, fansat më të devotshëm të Abba i kanë ndihmuar ata të qëndrojnë në ndërgjegjen e publikut, ndonjëherë, në rrethana të vështira – dhe besoj se “rikthimi” i Abba nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e tyre.

Një nga kompleksitetet e mbretërisë së fansave të Abba janë valët e ndryshme. Ka fansa të kahershëm nga vitet 1970 dhe fillimi i viteve 1980-shpesh të referuar si “Oldies” brenda qarqeve të fansave-të cilët i njihnin dhe i donin Abba gjatë periudhës së tyre aktive (1972-1982). Pastaj së fundmi, Abba Gold dhe Mamma Mia! prezantoi brezat e rinj – ndonjëherë të referuar si “Goldies” dhe “Mouldies” – në muzikën e Abba.

Goldies dhe Mouldies kanë gjetur mënyrat e tyre për të shprehur dashurinë për Abba. Popullariteti i Abba në platformat e mediave sociale është dëshmi për këtë – videot në faqen e tyre zyrtare TikTok tashmë kanë pothuajse 30 milion shikime në pesë ditë.

Të kahershmit (“Oldies”) kanë pasur një udhëtim krejt tjetër nga fansat e rinj të sotëm. Vitet 1980 shpesh quhen “ditët e errëta” të fansave të Abba. Ndërsa dekada ndryshoi, po kështu ndryshuan edhe shijet e muzikës popullore, dhe Abba u përpoq të bënte po aq mirë sa kishin bërë më parë.
Ndërsa grupi ra në sytë e publikut, shumë Oldies ngacmoheshin, ndonjëherë edhe rriheshin. Nuk ishte më e pranueshme shoqërisht të ishe fans i Abba. Përkundër këtyre presioneve, Oldies mbetën jashtëzakonisht besnikë, duke pritur me durim këngë të reja për vite me rradhë.

Shumë prej tyre mbështetën muzikën e re të anëtarëve të grupit, si dhe blerjen e ribotimeve dhe albumeve me këngët më të mira ndër vite. Në vitin 1986, edhe pse shumë klube fansash të Abba filluan të shpërbëhen, dy fansa holandezë filluan një klub të ri. Ky më vonë u bë Klubi Ndërkombëtar Zyrtar “Abba Fan”, i cili ekziston edhe sot.

Ky klub i fansave boton katër revista në vit dhe organizon një Ditë të Abbave çdo vit. Fansa nga e gjithë bota mblidhen në Ditën e Abba-ve për të ndarë miqësinë dhe lajmet më të fundit të Abba, duke arritur kulmin në një disko katër-orëshe Abba.

Këngë të reja

Eshtë e lehtë të supozohej se “Fansat e kahershëm” do të emocionoheshin nga dalja e dy këngëve të reja të Abba. Por realiteti është më kompleks.

Shumica e fansave u gëzuan në mediat sociale, duke postuar emocionet dhe kënaqësinë e tyre. Megjithatë, për disa “Oldies”, njoftimi i Abba-ve në vitin 2018 se po krijonin këngë të reja, ishte shumë pak dhe shumë vonë.

Një fans me të cilin kam punuar si pjesë e projektit tim, shkroi në atë kohë në Facebook: “Na është thënë kaq shumë herë që kjo nuk do të ndodhte KURRE ME, dhe fansat kanë vdekur duke pritur që të ndodhë… Unë duhet të ndihem shumë i emocionuar nga kjo, por nuk jam.”

Ky zhgënjim është i kuptueshëm nëse mendoni për fenomenin si një marrëdhënie reciproke. “Të vjetërit” vazhduan t’i jepnin Abba-ve, emocionalisht dhe financiarisht, për disa dekada. Një investim i tillë nuk duhet të nënvlerësohet: një fans vlerëson se ka shpenzuar mbi 50,000 stërlina, për blerje të lidhura me Abba. Megjithatë gjatë kësaj kohe, “Oldies” nuk po merrnin muzikë të re nga Abba. Disa prej tyre menduan se i kishin dhënë shumë Abba-ve gjatë viteve, por nuk morën asgjë në këmbim gjatë kohës së pushimit të tyre.

Të gjithë fansat e Abba-ve, por veçanërisht Oldies kanë pirë nga një filxhan bosh për dekada të tëra. Më në fund, besnikëria dhe shpresat janë shpërblyer: premtimi i grupit për “dy këngë të reja” u bë një album i tërë, i ndjekur nga një shfaqje virtuale “Abba Voyage” në Londër, në pranverën e vitit 2022.
Reagimi i shumicës së fansave ka qenë pozitiv deri më tani. Njerëzit kanë mendime të ndryshme lidhur me atë se sa këto këngë të reja janë tipike të Abba-ve, por në përgjithësi fansat e Abba po i këndojnë grupit “Faleminderit për muzikën” tani, pasi dëgjojnë me padurim këngë të reja, për herë të parë që nga ai vit i largët 1982.


/ The Conversation – Bota.al
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.