Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

The Joker

The_Joker

Monster!
Kontributor
Regjistruar më
Jan 4, 2021
Mesazhe
42,806
Joker (Joaquin Phoenix) është historia e komedianit Arthur Fleck, që shoqëria me anë të përbuzjes, shpërfilljes dhe keqtrajtimit e shndërroi në kriminel.

Çfarë bëhet me atë botë të çmendur atje tej? – pyet ky njeri i dobët që në fillim të filmit. Një njeri që gjithmonë mendonte se kishte lindur t’u falte njerzve gëzim dhe t’i bënte të lumtur. ‘Joker’ nuk harron kurrë të qeshë. Madje e qeshura e tij, shpërthen mbi të gjitha nga inati i brendshëm. Ishte ilaçi e njëkohësisht çmenduria e tij. Keqtrajtuar që në fëmijëri nga një nënë e çmendur, e i rritur nën shenjëstrimin e të dobtit, makthi i tij merr fund kur për herë të parë përdor një armë.

Aty ndjen jetën t’i rrjedhë në deje. Shoqëria po flet për të. Ai është në vëmendje. Ai ndjen pushtet dhe një mënyrë për të ngritur krye kundër sistemit, kundër klasave.

Një krim që ai kryen në metro nën maskën e një kllouni e shndërron në frymëzuesin e të gjithëve që janë kundër sistemit. Maska e tij u kthye në simbol kundër masave të hipokrizisë së një shoqërie që është gjithmonë në kërkim të viktimës së saj.

Aty poshtë në botën që ai është i detyruar të jetojë ka vetëm llum dhe baltë. Në një qytet që përditë vdes ëndrra. Aty poshtë është një botë e errët që e bën atë të dhunshëm. Shtuar kësaj edhe sëmundjen mendore. Krimi dhe dhuna e tij lind nga drama! Kjo është e vërteta e madhe dhe e thjeshtë që regjisori Todd Phillips ka zgjedhur t’u thotë audiencave.

´Shpresoj që vdekja të vlejë më shumë se jeta` është nënvetëdija që i flet Arthur Fleck. Kjo është ajo që ndodh me një të sëmurë mendor kur shoqëria e braktis. Dhe pas kësaj vjen hakmarrja. Kumti i gjithë filmit. Një hakmarrje që nuk duhet harruar të shoqërohet gjithmonë më një qeshje vesh më vesh, ashtu siç i ka hije një kllouni.

Çdokush në sallën e kinemasë e ka ndjerë veten të paktën njëherë në jetë një Joker. Prandaj edhe Todd Phillips ka bërë një film universal. Një film që i drejton gishtin shoqërisë për t’i thënë se sa ‘Joker’ prodhon çdo ditë. Midis të padukshmes dhe elitës ka një hendek aq të madh, sa nuk e mbush asgjë.

‘Joker’ është një film që e ndau audiencën në dy kampe. Në ata që e duan dhe ata që e konsiderojnë limonatë. Mbase një OSCAR për Joaquin Phoenix do t´i jepte një përgjigje të mirë këtyre të kampit të dytë. Por sidomos indirekt do t`i jepte një shuplakë sistemit.

Por edhe hipokrizisë atyre që duken të lumtur në ngrehinën groteske prej kristali. Në fakt Jokeri është edhe rebelimi ndaj nesh, ndaj atyre pra që që ashtu si ai, nuk mund të jemi të lumtur pa një shoqëri të drejtë. Të gjithë jemi një ‘Joker’.Screenshot_20210331-193917.png
 
Ky filmi "the joker" edhe ai filmi "Irish man" me kane harxhuar 4 ore kot te jetes time??
 
“Uroj që vdekja ime të ketë më shumë kuptim se jeta”
(THE JOKER)
 
You've got the devil in your eyes
 

Attachments

  • 1645221501659.png
    1645221501659.png
    1.1 MB · Shikuar: 2
Midis nesh egzitonte nje difference e madhe..
Une i gjykoj gjerat shume me thelle se ti..
Ti je shume me siperfaqesore se une.
Njejt si dita me naten ku vetem per nje kohe te shkurter takohen e me pas qendrojne te heshtur e te larguar....
Rralle here qellon qe pershtypja e pare te ngel dhe e fundit..
Koha kalon, dhe gjithçka vazhdon si dy drejza paralele qe se gjejne kurre piken e bashkimit..
Por ajo çka verehet me teper jane riperseritjet ne forme hiperbole..
Ndonjehere duket sikur arrim ne fund por asgje..
Impulsiteti jot nuk arriti kurre te zgjoj gjysmen time te qete..
Gjithmon perplaset me gjysmen e gabuar.
Tashme nuk ja vlen asgje.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.