Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

The Times: 40 vjetët e regjimit të hekurt të Enver Hoxhës

Regjistruar më
Kor 20, 2017
Mesazhe
670
JA SI SHKRUAJTI "THE TIMES" PER VDEKJEN E DIKTATORIT

40 vjetet e regjimit te hekurt te Enver Hoxhes*

Enver Hoxha ishte i fundit nga nje lloj i vecante monstre, nga zhdukja e te cilit bota ka fare pak arsye te ndieje keqardhje. Vdekja e tij shenon zhdukjen finale te nje brezi tiranesh staliniste. Natyrisht, vendet ne te cilat keta monstra qeverisen mbeten te shtypur dhe me autokraci te rrezikshme, por lindja e ketyre lloj udheheqesve njesoj tirane por relativisht pa ngjyra dhe pragmatike, kultivoi friken dhe paranojen tek qytetaret e tyre ndaj shteteve perendimore. Shpirterisht Enver Hoxha i perkiste nje brezi me te hershem se te Brezhnjevit dhe madje te Hrushovit, nderkohe kishte qene ne pushtet per disa vjet kur Mao u be udheheqesi i Kines. Vetem pak nga udheheqesit qe erdhen ne fuqi ne kohen e cintegrimit virtual te shoqerise mund ta krahasojne veten me egoizmin e tmerrshem te nje Maoje ose Enveri. Enverit iu desh 40 vjet ta ktheje Shqiperine ne nje imazh te personalitetit te tij individual - totalisht te mbyllur, te ngushte, dogmatik, dhe te mbushur me dyshime, paranoje dhe frike te vazhdueshme.

Ne kurthe pas kurthesh ai eliminoi jo vetem breza ministrash por madje edhe kliken e vogel te partizaneve qe qeverisen vendin bashke me te per disa vjet. Qytetareve u ishte ndaluar te udhetonin, te rrisin mjekra ose te kishin vetura private. Ne 1976 qytetaret e Shqiperise ishin te detyruar me statut te ndryshojne emrat nese permbajtja e tyre kishte tone te "padeshirueshme ideologjike, morale dhe politike". Disa burgoseshin per zoterimin e nje Bible ose per ndjekjen e nje ndeshjeje futbolli ne televizionin jugosllav; rrefimet e te pandehurve merreshin me tortura barbare si p.sh., pasi rriheshin me zorre uji plastike, dhe neper gjyqe avokatet mbrojtes nuk ekzistonin. Informacionet e pakta qe vazhdojne te vijne nga nje vend aq sekret, deshmojne se Shqiperia ka Gulagun e saj te kampeve te te burgosurve dhe te kolonive te punes. Fiksimi i Enver Hoxhes me pastertine e doktrines marksiste-leniniste dhe vendosmeria e tij te refuzonte cdo lloj ndihme dhe ndikimi te cdo ngjyre ideologjike nga Fuqite e Medha kishte te bente me formimin e tij personal dhe eksperiencen e tij jetesore te derdhura keto ne karakterin e tij. Mjaft nga "planet" per rrezimin e pushtetit te tij nga te huajt dhe nga te brendshmit ishin reale per te. Natyrisht, per nje udheqes paranojak si Hoxha, menyra e mesiperme e te arsyetuarit behet mbijetese dhe nje kusht i vetejustifikueshem ekzistence.

Historia e Shqiperise eshte nje nga historite e vendeve te karakterizuara nga mbisundimi e pjesshem ose i plote i fuqive te huaja qofshin otomanet, italianet apo sllavet. Pasuesit e denje te Ilirise se madhe te zvogeluar tashme ne nje territor te barabarte me Uellsin, kane jetuar prej shekujsh ne nje beteje te pandalshme qe prej dyndjeve te sllaveve ne shekullin e VI. Vazhduesit e Hoxhes do te vazhdojne te mbajne shenjat e historise se tij ndonese nuk do ta luajne nj`soj karten e tij te "mbeshtetjes ne forcat e veta". Ne te vertete, shenja qetesimi jane ndier sidomos ne dy vitet e fundit kur humnera e Hoxhes ishte afer. Shqiperia ka burime te konsiderueshme dhe nje pozicion strategjik e cila u jep fuqive perendimore nje shkak per te rritur interesin mbi te. Megjithe skepticizmin e thelle, ekziston nje shans historik qe pas 40 vjetesh Iliria mund te behet nje breg me pak i rrezikshem per te huajt qe e shkelin sesa duket te jete ne "Naten e Dymbedhjete" te Shekspirit.

Marre nga gazeta "The Times", e premte, 12 Prill, 1985; faqe 15; Numri 62110; Kolona A

Perktheu: Dritan Kukeli
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.