Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Tirana dhe Athina zgjasin me pesë vite paktin e miqësisë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Tirana dhe Athina zgjasin me pesë vite paktin e miqësisë​

pakti.png

Greqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord të rinovojnë edhe me pesë vite të tjera Paktin e Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë midis dy vendeve

Lajmin e kanë bërë me dije burime diplomatike greke të cilat kanë pohuar që edhe Tirana zyrtare pozicionohet pozitivisht ndaj këtij rinovimi që është propozuar nga pala greke.

Pakti i Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë midis Greqisë dhe Shqipërisë është nënshkruar për herë të parë mes dy vendeve në 21 mars të vitit 1996, në dy kopje në gjuhën shqiptare dhe greke dhe mban firmat e ministrave të Jashtëm të asaj periudhe , Alfred Serreqi dhe Theodhoros Pagkalos.

Ai ka pasur një kohëzgjatje fillestare, nga dita e zbatimit, 20 vjet, e cila ka përfunduar në vitin 2018, pasi është urdhëruar botimi i tij në fletoren zyrtare të shtetit grek me firmat e presidentit të atëhershëm Kostis Stefanopoulos dhe ministrave përkatës në 12 janar 1998.

Më pas është rinovuar për një periudhë pesëvjeçare, deri në 2023.Në prag të mbarimit të afatit të tij , të dyja palët kanë rënë dakord për rinovimin e tij edhe për pesë vite të tjera.

Ky zhvillim, theksojnë të njëjtat burime diplomatike greke – është pjesë e përmirësimit të vazhdueshëm të klimës në marrëdhëniet mes dy vendeve, gjë që u la të kuptohet gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë në tetor 2020, si dhe takimit të tij të fundit me homologen e tij shqiptare dhe kryeministrin Rama në Tiranë para disa ditësh.

Vlerësohet se rinovimi edhe për pesë vjet i këtij pakti ka si qëllim tu japë kohë dy vendeve të zgjidhin me një frymë pozitive disa prej problemeve të trashëguara nga e kaluara siç janë ligji i Luftës të cilin vetë kryediplomatit grek Dendias e ka quajtur anakronik, apo çështja e përcaktimit të kufijve detarë dhe ZEE, për të cilën dy vendet kanë rënë gjithashtu dakord ti drejtohen gjykatës së Hagës.





Top Channel
 
Shpetuam tani !
Po ligji i luftes eshte hequr , apo pritet anetaresimi i Shqiperise ne BE?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.