Ka disa raportime që thonë se Icardi po refuzon të gjitha ofertat vetëm në mënyrë që të mund të luajë tek Juve, krahë yllit botëror, Cristiano Ronaldo.
Por, legjenda italiane, Sacchi, nuk e kupton pse Juventus do të kishte nevojë për shërbimet e argjentinasit.
“Icardi është specialist në rrolin e tij, por do të haste në telashe përbrenda një koncepti total të futbollit” ka thënë Sacchi për ‘Sportmediaset’, transmeton lajmi.net.
“Përkundër, tek Juve, ai do të mbulonte shumë hapësira që janë lënë të lira për Cristiano Ronaldon që futet brenda.”
“Sarri është trajner i madh, me aftësi të jashtëzakonshme për t’iu mësuar lojtarëve gjëra të reja, por unë pyes vetën, pse ai do të krijonte më shumë probleme?” ishin argumentet e Sacchi.
Skuadra që është më afër Icardit, bazuar në ofertat, është ajo e Napolit, por duket se nuk qëndron në listën e dëshirave të lojtarit argjentinas. /Lajmi.net/
Shkruar nga: taulantg