Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Tre hapat drejt dashurisë për veten...

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Këto janë tre hapat drejt dashurisë për veten, që të gjithë duhet t’i lexojnë dhe zbatojnë​




“Mjaft u mundove të jesh perfekte. Mjaft u mundove ta ndryshosh personin që përfaqëson për të tjerët. Mjaft mendove se nuk je e mjaftueshme. Asnjëherë mjaftueshëm e bukur; asnjëherë mjaftueshëm e rëndësishme; asnjëherë e mjaftueshme për dikë. Mjaft mendove se ke diçka të gabuar.

Mos e krahaso më veten vazhdimisht me të tjerët dhe mos u mundo të gjesh tek vetja jote diçka që nuk shkon. Mësohu ta pranosh veten, pasi ky është hapi i parë i dashurisë. Bëj paqe me trupin tënd. Bëj paqe me karakterin tënd dhe jepi vlerë shpirtit tënd. Pasuroje shpirtin me ata që të mbushin me energji pozitive dhe largoji nga vetja ata që të mbushin me negativitet. Rrethoje veten me personat që të plotësojnë, jo me ata që të demoralizojnë.


Binde veten për vlerat që ke dhe mos e lejo asnjë person të shkelë mbi vlerat e tua. Mos i lejo njëshoqërie, një individi, apo një standardi të të thotë se sa mirë je, apo se sa konforme je me standardet e shoqërisë. Ti je e pavarur nga gjithçka dhe këtë gjë duhet t’ia rikujtosh vetes më shpesh. Bindja e vetes është hapi i dytë i dashurisë për veten, pasi e ke pranuar se kush je. Hapi i tretë është të mos ta ndiejë për asnjë person që mundohet të të lëndojë”. – N.Paolizzi


Pra, në mënyrë të përmbledhur, hapi i parë drejt dashurisë për veten është ta pranosh veten; i dyti ta bindësh atë për vlerat që ke dhe i treti, të mos e vrasësh mendjen për asnjë person që të do të keqen dhe mundohet të të ulë. Ti vlen dhe duhet t’ia përmendësh vetes këtë gjë në çdo moment, edhe pse të tjerët mund të mundohen të të ulin, apo të mos i respektojnë vlerat që ti përfaqëson. Rëndësi ka çfarë ti mendon për veten tënde.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.