Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Tregime motivuese

Mjaftë E Kërkove Lumturinë!

“Një plak jetonte në një fshat. I gjithë fshati ishte lodhur prej tij; ai ishte gjithnjë i zymtë, ai vazhdimisht ankohej dhe gjithnjë ishte me humor të keq. Sa më gjatë të jetonte, ai bëhej edhe më helmues me fjalët e tij. Njerëzit bënë çmos për ta shmangur atë sepse fatkeqësia e tij ishte ngjitëse. Ai krijoi ndjenjën e pakënaqësisë edhe tek të tjerët.
Por një ditë, kur ai u bë tetëdhjetë vjeç, ndodhi një gjë e jashtëzakonshme. Menjëherë të gjithë filluan të dëgjojnë thashethemet: ‘Plaku është i lumtur sot, ai nuk ankohet për asgjë, buzëqesh, dhe madje fytyra e tij është e freskuar.
I gjithë fshati u mblodh rreth burrit dhe e pyeti: “Çfarë ndodhi me ty?”
Plaku u përgjigj: “Asgjë e veçantë. Tetëdhjetë vjet kam ndjekur lumturinë dhe ishte e padobishme. Dhe pastaj vendosa të jetoj pa lumturi dhe thjesht të shijoj jetën. Kjo është arsyeja pse unë jam i lumtur tani.”
 
Më vonë do ju tregoj një alamet tregimi.
 
Një djalë i ri dhe e dashura e tij takoheshin gjithmonë në të njëjtin vend. Ata duheshin marrëzisht shumë, djali nuk rrinte dot një ditë të vetme pa e parë vajzën, po ashtu edhe vajza gjente justifikime nga më të ndyshmet vetëm për të takuar djalin.

Vajza shkonte gjithmonë në kohë në vendin e takimit dhe nuk vonohej kurrë. Djali gjithmonë shkonte me vonesë dhe vajza nuk zemërohej me të, ajo thjesht nxirrte një ëmbëlsirë nga çanta e saj dhe e ruante posaçërisht për djalin.

Ai sapo mbërrinte, ende pa iu afruar plotësisht, niste të flasë: “Më fal zemër, më fal... E di që gjithmonë të bëj të më presësh, unë jam i pandreqshëm. Gjithmonë harrohem pas diçkaje dhe vonohem, por unë të dua më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë.” Ajo ia mbyllte gojën duke i zgjatur ëmbëlsirën, e përqafonte, i jepte një të puthur dhe i thoshte: “Unë kurrë nuk do të lodhem apo të nxehem duke të pritur ty”.

Një ditë, si zakonisht, djali mbërrin me vonesë tek vendi por për habi vajza nuk i doli përpara me ëmbëlsirën në dorë. Djalit i mungonte përqafimi i saj, fjalët e saj, puthja e saj. Do ju duket për të qeshur, por e vërteta është se i mungonte dhe ëmbëlsira që ajo blente për të. Eh meshkujt, si fëmijë janë të përkëdhelur, por duan pa fund dikë që e kanë përzemër ... ?

Ajo kurrë nuk vonohej, ajo ishte perfekte në orar. Djali nisi të bëhej merak dhe shkoi me nxitim në shtëpinë e saj. Vajza nuk doli ta presë, mamaja e saj me lot në sy i tha djalit se tashmë ajo është shtruar në reanimacion me një sëmundje të rëndë dhe i kanë mbetur vetëm 4 ose 5 ditë jetë.

Djali u largua duke qarë. U fut në një pastiçeri dhe bleu ëmbëlsirën që vajza ia jepte atij çdo ditë. Më pas u kthye tek vendi i zakonshëm. Shkroi një letër për vajzën, mbi letër vendosi ëmbëlsirën dhe vrau veten.

Në letër shkruhej:
“Unë vija gjithmonë me vonesë, dhe ti vije gjithmonë në kohë dhe më prisje me ëmbëlsirë në dorë. Sot po SHKOJ unë herët dhe po të pres ty. Ah se desh harrova, të kam blerë dhe ëmbëlsirë zemër ❣ ”
Sa mka prek?zot ca historie
 
Në librin e saj të kujtimeve ajo shkruante:
...Kur isha e vogël mendoja që shtëpia e babait ishte edhe shtëpia ime, për më tepër kur më pyeste dikush se ku e kam shtëpinë, ia bëja me gisht nga shtëpia e babait.

Por kur u rrita më treguan se kjo nuk është shtëpia ime, shtëpia jote është te burri yt.
"Bijë, vajza është e derës huaj", më ngushëllonte nëna ime!
Por unë nuk e besoja, thoja se e ka vetëm për të më qetësuar se shtëpia e babit do të jetë gjithmonë edhe e imja dhe ia plasja vajit!

Kur shkova te burri, jetonim të gjithë bashkë dhe për disa vite ende zemra më qëndronte te shtëpia e babait por kur u "ndamë" dhe secili kunat shkoi në shtëpinë e tij, burri më puthi në ballë dhe më tha: "Grua e dashur, kjo është shtëpia e jonë dhe e bijëve tanë, e gëzofshim!"
I besova buzëve të tij dhe sinqeritetit të tij, sepse asnjëherë nuk më kishte gënjyer, për këtë e shkriva tërë trupin tim duke e mirëmbajtë shtëpinë time.

Kaloi një kohë dhe më vdiq burri e fëmijët u rritën e u bën për martesë. "Shtëpia ime" e vogël, por që e ngroha me shpirtin tim gjithë këto vite, nuk e donte më askush dhe një ditë bijtë e mi vendosën ta prishin "shtëpinë time" dhe më premtuan se do të ma ndërojnë një shtëpi më të re, më të bukur dhe më të madhe! Më rrodhën lotët nga zemra ashtu si dikur kur u ndava nga shtëpia e babait!

U ndërtua "shtëpia ime" e re, ma caktuan dhomën më të voglë, aty ku më shumë loznin nipërit e mbesat se sa që rrija unë!
Por në shtëpinë time të re tani më nuk guxoja të flisja, nuk kisha të drejtë të këshilloja e as të propozoja! Më dukej vetja si një "cung i vjetër" në shtëpi të re, dhe ashtu isha. Çdo gjë në këtë shtëpi ishte e re, edhe gozhdat ishin më të reja se unë!

Derisa një ditë djali më tha:
-"Nënë, do të dërgoj sot në një shtëpi të re!"
Sapo e dëgjova këtë fjali, e kuptova se as kjo shtëpi nuk qenka e imja!

Dhe më solli këtu në "shtëpi të pleqëve" në shtëpi të atyre që kurrë n'jetën e tyre s'kanë pasur shtëpi!

Por nipi kur më vizitoi për herë të fundit më bëri me lot kur më tha në vesh:
-"Gjyshe, kur të rritem unë, do ta ndërtoj një shtëpi, ajo do të jetë shtëpia ime dhe shtëpia jote"

E përqafova fort atë dhe i thashë:
-"Biri im, të pastë gjyshja ty, se gjyshja në këtë dynja kurrë s'ka pas shtëpi, por do Zoti më jep një shtëpi në botën tjetër, e do ta lus Zotin që të na bashkojë aty ku asnjëherë nuk do t'ketë ndarje e lot."

?Nga jeta e një nëne, ku dallgët e jetës e hodhën nga një vuajtje në tjetrën!?
 
Një burrë, theri një viç, e poqi dhe i tha vajzës së tij: "Bija ime, shko e njoftoi miqtë dhe të afërmit tanë. Ftoji ata të vijnë të hanë drekë bashkë me ne." Vajza ishte shumë e zgjuar, doli në rrugët ku jetonin miqtë dhe të afërmit dhe thërrste me zë të lartë: "Na ndihmoni o njerëz, shtëpia jonë po digjet dhe jemi në rrezik!"

Shumë shpejt, disa njerëz iu përgjigjën thirrjes dhe u mblodhën tek shtëpia e vajzës, e shumë të tjerë bënë sikur nuk dëgjuan. Ata që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë, hëngrën e pinë sa u kënaqën.

Pasi mbaroi dreka dhe njerëzit u larguan, babai i habitur pyeti vajzën: "Oj bijë, po cilët njerëz ftove për drekë? Shumicën e tyre as që nuk i kisha parë ndonjë herë. Pse nuk ftove miqtë dhe të afërmit tanë?" Vajza iu përgjigj: "Baba, unë thirra për ndihmë dhe këta na u përgjigjën. Mendoj se këta janë miqtë dhe të afërmit tanë, e jo ata që vijnë për dreka e për darka."

Mësimi:
Ata që të injorojnë në fatkeqësi dhe momente të vështira, kushdo qofshin, nuk meritojnë të jenë pjesë në momentet e tua të gëzimit.
 
Një burrë, theri një viç, e poqi dhe i tha vajzës së tij: "Bija ime, shko e njoftoi miqtë dhe të afërmit tanë. Ftoji ata të vijnë të hanë drekë bashkë me ne." Vajza ishte shumë e zgjuar, doli në rrugët ku jetonin miqtë dhe të afërmit dhe thërrste me zë të lartë: "Na ndihmoni o njerëz, shtëpia jonë po digjet dhe jemi në rrezik!"

Shumë shpejt, disa njerëz iu përgjigjën thirrjes dhe u mblodhën tek shtëpia e vajzës, e shumë të tjerë bënë sikur nuk dëgjuan. Ata që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë, hëngrën e pinë sa u kënaqën.

Pasi mbaroi dreka dhe njerëzit u larguan, babai i habitur pyeti vajzën: "Oj bijë, po cilët njerëz ftove për drekë? Shumicën e tyre as që nuk i kisha parë ndonjë herë. Pse nuk ftove miqtë dhe të afërmit tanë?" Vajza iu përgjigj: "Baba, unë thirra për ndihmë dhe këta na u përgjigjën. Mendoj se këta janë miqtë dhe të afërmit tanë, e jo ata që vijnë për dreka e për darka."

Mësimi:
Ata që të injorojnë në fatkeqësi dhe momente të vështira, kushdo qofshin, nuk meritojnë të jenë pjesë në momentet e tua të gëzimit.
KPa vec mesimin!
Dhe eshte sh e vertet:)
 
Një burri iu kërkua të lyente një varkë. Ai solli ngjyrën dhe furçat e tij dhe filloi të lyente varkën me ngjyrë të kuqe të ndezur, siç e porositi i pronari i saj.
Ndërsa po e lyente, ai vuri re një vrimë të vogël në varkë dhe menjëherë e riparoi në heshtje.
Kur mbaroi, mori paratë dhe u largua.
Të nesërmen, pronari i varkës e vizitoi dhe i dha një shumë të madhe të parave.
  • Por ti më pagove për punën që bëra.
  • Po, por kjo është për riparimin e vrimës në varkë.
- Por ishte një shërbim kaq i vogël... me siguri nuk ia vlen të më paguash një shumë kaq të lartë për diçka kaq të parëndësishme.
- Miku im i dashur, ti nuk e kupton. Më lejoni t'ju tregoj se çfarë ndodhi: Kur ju kërkova të lyeni varkën, harrova të përmend vrimën. Fëmijët e mi sot e morën dhe shkuan të peshkonin. Ata nuk e dinin se kishte një vrimë. Nuk isha në shtëpi në atë moment. Kur u ktheva dhe vura re se varka nuk ishte aty, u trondita sepse kujtova se varka kishte një vrimë në të.
Imagjinoni lehtësimin dhe gëzimin tim kur i pashë duke u kthyer nga peshkimi.
Pastaj, ekzaminova varkën dhe zbulova se ti e kishe riparuar vrimën!
- A e kupton tani çfarë bëre? Ti shpëtove jetën e fëmijëve të mi! Paratë nuk mjaftojnë për të paguar veprimin tuaj të mirë.
  • Në jetë duhet të jemi MIRËNJOHËS për çdo person që na ka ndihmuar, na ka fshirë lotët, ka qëndruar gjithë natën zgjuar, ka treguar kujdes dhe ka riparuar me kujdes të gjitha "rrjedhjet" që kemi pasur.
  • Gjatë rrugës mund të keni riparuar shumë "vrima varke" për shumë njerëz pa e kuptuar sesa jetë keni "shpëtuar".
Zoti gjithmonë ka një surprizë të këndshme nëse ne të jemi të dobishëm dhe të rëndësishëm për dikë.

304700002_3464914023794775_135395295546186179_n.jpg
 
Nuk ka dashuri me te madhe se ajo e prindit per femijen. Kini durim dhe shiheni videon deri ne fund.

 
Me
Mjaftoi rikthimi i eles??‍♀️
 
Doktor Marku
Dr.Marku, ishte një onkolog i famshëm.
Një ditë ai po fluturonte me avion për në një konferencë të rëndësishme në një qytet tjetër, për të marrë një çmim mjekësor . Megjithatë, një orë pas nisjes , pati një ulje emergjente të avionit në aeroportin më të afërt.
Mjeku mori me qira një makinë për të shkuar në konferencë. Jo shumë pasi u nis me makinë, moti u bë keq dhe erdhi një stuhi e keqe.
Për shkak të shiut të dendur, interneti nuk punonte në navigator kështu doktori humbi rrugën. Pas dy orësh sorollatje, ai kuptoi se kishte humbur orientimin.
Ai ishte i uritur dhe i lodhur ndaj vendosi të gjente një vend ku të qëndronte dhe më në fund gjeti një shtëpi të vogël.
I dëshpëruar, ai doli nga makina dhe trokiti në derë. E hapi derën një grua . Ai shpjegoi se çfarë kishte ndodhur dhe i kërkoi asaj nëse mund përdorte telefonin.
Gruaja i tha se nuk kishte telefon, por mund të hynte dhe të priste derisa të përmirësohej moti.
Mjeku i uritur, i lagur dhe i lodhur pranoi ofertën e saj dhe hyri. Gruaja i shërbeu çaj të nxehtë dhe i tha se do të lutej.
Dr.Marku buzëqeshi dhe tha se ai beson vetëm në punën e palodhur. I ulur në tavolinë duke pirë çaj, mjeku e pa gruan nën dritën e zbehtë të qiririt teksa ajo lutej pranë një djepi. Mjeku e kuptoi se gruaja kishte nevojë për ndihmë, ndaj kur mbaroi lutjen e pyeti:
Çfarë saktësisht dëshironi nga Zoti?
A mendoni se Zoti do t'i dëgjojë ndonjëherë lutjet tuaja?
Gruaja buzëqeshi me trishtim dhe tha: Fëmija në djep është djali im, i cili vuan nga një lloj i rrallë kanceri dhe ka vetëm një mjek, ai quhet Mark që mund ta shërojë, por unë nuk kam para ta paguaj, përveç kësaj, Dr.Marku jeton në një qytet tjetër.
Zoti ende nuk i është përgjigjur lutjes sime, por e di që Ai do t'i përgjigjet.. dhe asgjë nuk do ta prishë besimin tim.
I tronditur dhe I shastisur nga fjalët e saj, Dr. Marku u përlot dhe pëshpëriti:
ZOTI eshte i madh...
Ai kujtoi gjithçka që i ndodhi në ditën kritike një mosfunksionim në avion, shiu i rrëmbyeshëm që e bëri atë të devijonte udhën ; dhe e gjithë kjo ndodhi sepse Zoti jo vetëm iu përgjigj lutjes së saj, por gjithashtu i dha mundësinë të dilte nga bota materiale dhe u bë e mundur të ndihmonte gruan e gjorë fatkeqe, e cila nuk kishte asgjë tjetër përveç lutjes.
?????
 
Në shtëpinë mbrapa shtëpisë time jetonte një vajzë.
Ishte vajza më e bukur e lagjes. Kështu e cilësonin të gjithë në lagje e disave iu vinte keq që e kishim në lagje, sepse sipas traditës nuk lejohej të lidheshin krushqi me njerëz që jetonim afër.

Sa herë ajo dilte e na shihte ne fëmijëve, bëhej një me ne dhe sillej si fëmijë edhe pse ishte e rritur. Si fëmijë kureshtar që isha, një ditë vura re se te çorapja mbante diçka, mendoja mos ishte paketë cigareje, se ashtu i mbanin shumë të rinjtë, që mos t'ua gjenin prindërit.

Por jo, nuk ishin cigare. Ishte një telefon. Dhe çdo herë që i bënte telefoni, ajo ikte me vrap në breg të lumit që e kishim afër. E vështroja dhe teksa fliste në telefon, ajo rrezatonte. Ditët kalonin dhe ajo filloi të na tregonte që kishte gjetur princin e jetës së saj. Unë e mendoja si në përralla, që ndonjë ditë do të vinte e do ta përcillnim princeshën e lagjes ashtu siç e shihnim në përralla.

Megjithatë, gjatë kësaj kohe, mendoja, meqë kjo është si një përrallë, kush është shtriga në këtë histori? Por nuk gjeja dot personazhin e shtrigës dhe ishte e mrekullueshme. Ajo u fejua dhe shumë zemra të tjera u thyen nga kjo gjë.

Por kjo gjë e mrekullueshme nuk zgjati shumë. Vajza nuk dilte më aq shpesh, kalonin ndonjëherë ditë të tëra që nuk e shihnim. Dalëngadalë, ajo telefonata që e bënte të rrezatonte princeshën e lagjes, filloi të dukej sikur ishte telefonatë makthi. Kur shihte telefonin, ajo dridhej nga frika. Nuk e kuptoja çfarë po ndodhte.

Një ditë, erdhi ajo dita që do e njihnim "princin". Por ndryshe nga princërit e përrallave, ai erdhi me një veturë luksoze të asaj kohe, u parkua anash rrugës dhe priste. Më pas erdhi vajza jonë e lagjes. Ajo dukej jo shumë e lumtur, dhe u fut në veturë. Ai iu afrua dhe e puthi. Ishte hera e parë që shihja puthje në buzë dhe siç ishim atë kohë, ne fëmijët u turpëruam, qeshëm dhe mbyllëm sytë. Vajza më nuk dilte në rrugët e lagjes, as verës kur mbrëmjet gjallëroheshin. Ndërsa vizitat e princit me veturë shtoheshin, e bashkë me këtë shtoheshin edhe herët që shihja puthje, por ditë pas dite këto puthje po dukeshin të dhunshme, deri sa një ditë në vend të puthjes, ai i dha një të goditur. Gjithashtu, ishte goditja e parë që kisha parë në jetën time.

Pas kësaj, ditëve të tjera më nuk i mbyllja sytë nga puthjet, por nga goditjet që shihja. Ajo herë qante, herë vetëm ulte kokën dhe mbulonte sytë me duar. Një ditë, nuk durova më, edhe pse isha vetëm një vajzë e vogël, mora në dorë shkopin që luanim dhe u nisa drejt veturës. I rash fort te Netedy.com. Ai doli, tentoi të më ledhatonte kokën, e më tha që ai ishte "hoxha" dhe se duhej të tregohesha me edukatë ndaj tij. Më pas më mori shkopin e ma hodhi tutje.

Për herë të parë po e shihja nga afër, ai nuk iu ngjante fare princërve që kisha parë në përralla. Kishte edhe një shenjë në fytyrë e kjo pamje më tmerroi. Vajza e lagjes vuri re frikën time dhe doli nga vetura, më pa drejt e në sy, më puthi në ballë e më tha të shkoja në shtëpi, sepse ata vetëm po luanin. Por unë e dija që nuk ishte lojë kur buza rridhte gjak, e as kur sytë ishin të skuqur e të mbushur me lot. Për herë të parë, ajo më dukej shumë e shëmtuar. Nuk i kishte hije aspak gjaku në buzë e lotët në sy. Dukej totalisht tjetër njeri.

Më rrodhën dy pika lot dhe teksa ecja mbrapsht, po shihja vajzën.
Sikur ta dija që ajo do ishte hera e fundit që e shihja. Pas kësaj, sa herë shihja veturën të afrohej, ikja në shtëpi. Jo pse kisha frika nga ai, por sepse më frikësonte ta shihja edhe një herë aq keq vajzën e lagjes.

Të gjithë e dinin këtë, por askush nuk bëri asgjë, sepse ai që ia bënte këtë gjë vajzës ishte "hoxha". Pas ca kohësh, ajo u martua, u bë dasëm e madhe, erdhën shumë vetura që ta merrnin, por unë atë ditë isha mbyllur në shtëpi e nuk doja të dilja. Ishte dasma e parë që unë e urreja. Kalonin vite dhe njerëz të tjerë tregonin që ajo kishte lindur një fëmijë, më pas një tjetër, më pas një tjetër, por nuk e kishim parë më asnjë nga ne. Më nuk vinte ajo vetura.

Unë u rrita, ne u rritëm!
U preokupuam të gjithë me jetët tona, shkollën, obligimet.
Kanë kaluar plot 21 vjet, dhe sa herë unë dal të eci në lagje, kur kaloj kah shtëpia e prindërve të saj, kthej kokën dhe pres mos rastësisht e shoh atë. Por kot! Plot 21 vjet, ajo nuk ka vizituar shtëpinë ku ka lindur e është rritur. Disa thonë që ai e mban mbyllur në shtëpinë e tij të madhe e me oborr të madh sepse e do aq shumë sa nuk do që ta shohë njeri tjetër.

Dhe në fund, kuptova se ai nuk ishte hoxhë, por ashtu e kishte nofkën, ngase i frikësoheshin të gjithë, dhe nga kjo frikë detyroheshin tia dëgjonin të gjithë fjalën, ashtu siç e kishin zakon që ta respektonin hoxhën për shkak të dijenisë së tij, por këtë "hoxhën" e respektonin për shkak të armës që mbante në bel.

Dhe dyshimi që kisha kur isha fëmijë për shtrigën e kësaj historie, tashmë që jam rritur e kam kuptuar se në jetën reale, ajo "shtriga e përrallave" shpeshherë kamuflohet me pamjen e "princërve"
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.