Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mar 17, 2021
Mesazhe
31,160
Ketu keni mundesine te postoni dua/lutje ne gjuhen shqipe. Postimet tjera nuk do lejohen, ne menyre qe te mos e prishim bukurine dhe hijeshine e lutjeve te bukura drejtuar te madhit Allah.

Allahu i Madhëruar thotë në Kur'an:


“Kush i përgjigjet nevojtarit kur e lut Allahun dhe e largon të keqen prej tij, ndërsa juve ju bën sundues në tokë?

“Nëse të pyesin robërit e Mi për Mua, thuaju se Unë jam afër dhe i përgjigjem lutjes së lutësit kur ai lutet”


Falënderimet i takojnë vetëm AllahutMadhëruar, lutësit e të Cilit kurrë nuk poshtërohen.

Asnjëherë nuk është bërë pishman ai që ka kërkuar prej Tij apo tek Ai ka shpresuar.

Nuk ka zot tjetër përveç Allahut që e meriton të adhurohet. Atij nuk i fshihet lutja e lutësit kur ai e lut.

Nuk ka zot tjetër përveç Allahut që e meriton të adhurohet.

Ai e dëgjon pëshpëritjen e të dëmtuarit dhe rënkimin e tij.

Ai e kupton lëvizjen e buzëve dhe nënkuptimin e saj.

Trokitini dyert e qiellit me çelësat e lutjeve.

Nuk ka zot tjetër përveç Allahut.

Ai e dëgjon lutjen e milingonës së zezë, në natën e errët, mbi shkëmbin e zi.

Nuk ka zot tjetër përveç Allahut.

Ai ia plotësoi kërkesën një populli me anën e lutjes së një milingone pasi kishte ngritur duart drejt qiellit.

A nuk dëshironi të shijoni ëmbëlsinë e përuljes para Tij, duke ndenjur modest e duke kërkuar falje pranë dyerve të mëshirës së Tij?

O nevojtarë!

O ju të cilët ju është deformuar shpina si rrjedhojë e halleve dhe problemeve!

O ti borxhli që nuk bën rehat netët e gjata për shkak të borxheve!

O ti student që shpreson të kalosh në provime e nuk të zë vendi!

O ti që dëshiron të gjesh një vend pune duke mos lënë zyrë drejtori pa trokitur!

O ti i dëmtuar!

A nuk gjendet ndonjë prej jush që ka sy me të cilët qanë?!

Zemër e cila hidhërohet?!

A nuk ndodhen midis jush njerëz të dobët e të poshtëruar?!

Ku janë zemrat tuaja të cilat ndjejnë?!

Ku janë lotët të cilët do t’i lagin faqet tuaja?!

A nuk keni parë ndonjë krenarë i cili është poshtëruar?!

Të pasur që janë varfëruar?!

Të shëndoshë që janë sëmurë?!

Ju të gjithë së bashku, kujt i drejtoheni?!

Kë thërrisni e tek kush ankoheni?!

Duart tuaja kujt ia shtrini?!

Trokitini dyert e qiellit dhe lutuni me përkushtim?!

Duaja është aroma e besimtarit, shtylla e fesë dhe drita e qiejve dhe e tokës.

Trokitini dyert e qiellit pa u dorëzuar!

Shtojini lutjet tuaja, sepse ai që troket pa pushim, pa dyshim që një ditë do t’i hapen dyert e qiellit.

Kur të zbresë fatkeqësia.

Të largohet mirësia.

Të thahet toka.

Të ketë uri bagëtia.





Trokasin dyert e qiellit dhe thërrasin, o Allah!

Kur të ngushtohen rrugët.

Të ndërpriten shpresat.

Të këputen litarët.


Trokasin dyert e qiellit dhe thërrasin, o Allah!

Kur të ngushtohet toka edhe pse është kaq e gjerë.

Shpirti me hallet e tij.

Trokit dyert e qiellit dhe thuaj, o Allah!

Ky është emri më i përkryer.

Këto janë shkronjat më të bukura.

Kjo është thënia më e sinqertë.

Kjo është fjala më e shtrenjtë.

A njeh ndokënd që barazohet me
?

Allah!


Drejt Tij shtrihen duart natën vonë.

Drejt Tij shtrihen pëllëmbët në vështirësi.

Nga Ai drejtohen shikimet në meditime.

Atij i dedikohen pyetjet në fatkeqësi.

Ai është afër dëgjon dhe përgjigjet.

I jep të afërtit dhe të largëtit.

E furnizon të dashurin dhe armikun.

I Afërt, dhuratat e Tij janë të përhershme.

Mirësia e Tij përhapet dhe me erën lundron.

Ndërsa dera e Tij mbetet e hapur përgjithmonë.

I Afërt, e ndihmon nevojtarin.

E ngop të uriturin.

I shuan etjen të eturit.

Dhe të mirën e pason me të mire.

Me emrin e Tij lagen gjuhët dhe drejtohen, thërrasin e kërkojnë.

I pranishëm, dëgjon dhe i përgjigjet lutjes

Mos i ndërprit shpresat edhe nëse problemi yt zgjatet dhe vonohet!

Nëse kërkon ndihmë me durim do të gjesh rrugëdalje.

Pajisu me cilësinë e durimit dhe do të gjesh shpëtim!

Trokitësi i vazhdueshëm i derës një ditë do të hyjë në të.
 
“O Zoti yne! Na i zbut zemrat, na e shnderro tmerrin e brengave ne hare, na trimero kur na kaplon frika”
“O Zoti yne! Freskoi shpirterat tane me bindje te paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirterave, te ndezur nga trazimet, me ujin e besimit”
“O Zoti yne! largoje prej nesh merzine dhe pikellimin, lesho mbi syte tane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat e shqetesuar, qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi”
“O Zot! Mundesoji syve te mi ta shohin Driten Tende dhe te humburve ta gjejne rrugen e drejte”
“O Zot! Shuaji pershperitjet e zerit te se keqes, prej nesh, dhe largo nga ne çdo gje qe shpie ne pesimizem dhe ne shkaterrim”

“O Zot i Madh! Na bej prej atyre qe frikesohen vetem prej Teje dhe prej asgjeje tjeter, e mos na bej prej atyre qe frikesohen nga çdo gje tjeter perveç Teje”
 
O Allah! Nese rrizku im eshte ne qiell, zbrite ate. Nese rrizku im eshte ne toke, nxirre ate. Nese rrizku im eshte larg, ma afro ate. E nese eshte afer, ma lehteso arritjen e tij. Nese rrizku im eshte i paket, ma shto ate, e nese eshte shume, me jep bereqet ne te.
 
O Zot, meshiroj te vdekurit tane. Sheroj te semuret tane. Ma shto sabrin, diturine dhe imanin. Me ruaj nga sherri i cdo krijese qe e ke krijuar, ma ruaj nga dituria e padobishme. O Allah, ma shto oratorine. Me fal dhe me meshiro, sepse askush tjeter s'ka kush te me fale e meshiroje, o me i Meshirshmi, Meshirues.
 
Zoti im, mos lejo që të më mashtroje suksesi dhe as të më dëshproje humbja. Më kujto gjithmonë se mossuksesi është sprovë që i paraprin suksesit.
Zoti im, më mëso se toleranca është shkalla më e lartë e fuqisë ndërsa dëshira për hakmarrje shenja e pare e dobesisë.
Zoti im, në qoftëse ma merr pasurinë, ma lë shpresën; në qoftëse ma dhuron suksesin ma dhuro edhe forcën e vullnetit që ta mposhte humbjen; në qoftëse ma merr dhuntinë e shëndetit, ma dhuro dhuntinë e besimit (fesë)
Zoti im, kur të gabohem në njerëz më dhuro forcën e të kërkuarit falje ndërsa kur njerëzit të gabohen në mua, ma dhuro forcën e faljes.
Zoti im, kur të harroj unë Ty, mos më harro Ti mua. AMIN.
 
Me respekt @NOUR je në vendin e gabuar me këtë lutje... ?
LoL ? se lexova qe lejohej vetem feja myslymane ktu ? per mua jan tgjitha njesoj fete por cik me te demshme se drograt?
 
اللهم اغفر لي ذنبي كله، دقه وجله، وأوله وآخره، وعلانيته وسره

Zoti im, më fal mua dhe të gjitha mëkatet e mia; të vogla dhe të mëdha, të hershme dhe të mëvonshme, të fshehura dhe të hapura!
 
اللَّهُمَّ إِنِي أَسْأَلُكَ الهُدَى، وَالتُّقَى، وَالعفَافَ، والغنَى

Zoti im, Ty të lutem, më udhëzo; të jem i devotshëm, i ndershëm dhe i pavarur!
 
Zoti ynë mos na i nxi zemrat pasi na udhëzove, na dhuro mëshirë, Ti je që dëgjon dhe di gjithçka!
 
121065555_3487737131247126_2152842804493732583_n.jpg
 

Lutje për gjumë​

(1) Hazret Hudhejfa Ibni El-Jamani r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur shtrihej për të fjetur, bënte këtë lutje:

lutje per gjume
O Allah! Me emrin Tënd vdes dhe ringjallem.[1]

Nuk ka strehë dhe nuk ka shpëtim nga Ti përveç Teje​

(2) Hazret Bara’ Ibni Azibi tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i mësoi një njeriu këtë lutje për ta bërë në kohën e gjumit dhe i tha: Nëse vdes gjatë natës kur e ke bërë këtë lutje, do të vdesësh me natyrshmëri të pastër dhe nëse do ta bësh këtë lutje në mëngjes, do të gjesh mirësi e bekime:

lutje per gjume
O Allah! Ty ta dorëzova veten time. Nga Ti e drejtova fytyrën time. Te Ti e solla çështjen time. Te Ti u mbështeta duke shpresuar e duke u druajtur ndaj Teje. Nuk ka strehë dhe nuk ka shpëtim nga Ti përveç Teje. Besova në librin që ke zbritur dhe në profetin që ke dërguar.[2]
 

Lutje për gjumë​

(1) Hazret Hudhejfa Ibni El-Jamani r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur shtrihej për të fjetur, bënte këtë lutje:


Nuk ka strehë dhe nuk ka shpëtim nga Ti përveç Teje​

(2) Hazret Bara’ Ibni Azibi tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i mësoi një njeriu këtë lutje për ta bërë në kohën e gjumit dhe i tha: Nëse vdes gjatë natës kur e ke bërë këtë lutje, do të vdesësh me natyrshmëri të pastër dhe nëse do ta bësh këtë lutje në mëngjes, do të gjesh mirësi e bekime:

Ne arabqe:

U desht me e mesu, aq e lehte koka...


 
202588829_961742941281172_4278408876078836325_n.jpg
 
222.jpg
 
126902981_315555062753653_1925238107906550607_n.jpg
 
fraza ime e preferuar kur i lutem perendis
ej zot jepma mu qe rri kot
 
132503278_244145700467616_6246440291405012116_n.jpg
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.