Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Trondit mjeku italian: Çdo vit në Itali vdesin 650 mijë njerëz gjysma kanë qenë të prekur me koronavirus, ja mashtrimi që po përgatitet me Covid-19

Vinjol

Larguar...... ne nji tjeter..... Dimension.......
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shk 19, 2020
Mesazhe
3,767
Mjeku italian, nanopatolog nga Bolonja, Stefano Montanari ka tërhequr vëmendjen me prononcimin e tij lidhur me koronavirusin, të cilin e konsideron thjesht një grip që prek mushkëritë. Ndërsa gjithë situatën e cilëson si një mashtrim të madh dhe jo një sëmundje aq vdekjeprurëse sa propagandohet nga media dhe drejtuesit e shtetit.
Gjatë një interviste për “Byoblu”, dr. Montanari thotë se është një virus që shërohet vetë nga organizmi, në pjesën dërrmuese të rasteve, dhe nuk ka nevojë për masa ekstreme si ato që po vendosin qeveritë në botë.
Për të, në Itali fajin e kanë ata që qeverisin e që e kanë katandisur sistemin shëndetësor në një stad, që nuk ka kapacitet për të përballuar një virus që godet mushkëritë.
Sipas tij, koronavirusi po përdoret për një rindarje të pasurisë së botës, ku më të pasurit do të bëhen akoma më shumë më të pasur dhe do të thellohet varfëria.
Montanari deklaroi se kjo sëmundje ende nuk i dihet se ku e ka origjinën, sipas tij thuhet se vjen nga Kina dhe thuhet se është përhapur nga lakuriqi i natës. “Të vdesësh nga një sëmundje do të thotë se ajo sëmundje është shkaku i vdekjes. Për shembull një infarkt kardiak është shkak i vdekjes. Nëse ti hidhesh poshtë trenit, trauma është shkaku i vdekjes. Por, nëse ti ke të ftohtë dhe hidhesh poshtë trenit, i ftohti nuk është shkaku i vdekjes. Ne kemi 650.000 persona që vdesin fiziologjikisht në Itali. Nëse i kontrollon do të gjesh që më shumë se gjysma kanë koronavirus. Pra jemi para një gjëje tepër të pompuar”.
Sipas tij, të vdekurit nga koronavirusi në Itali janë vetëm 3, ndërsa të tjerët janë persona me patologji të mëparshme që kanë qenë të prekur nga koronavirusi.
Ndërsa lidhur me vaksinën, ai thotë se nuk mund të funksionojë, sepse kemi të bëjmë me një virus që nuk krijon imunitet. Sipas tij, është një mashtrim botëror dhe multimilioner, sepse duke u vaksinuar të gjithë do të ngrihet një biznes kolosal. Edhe masat e marra, sipas dr. Montanarit, janë një mënyrë për të detyruar njerëzit të vaksinohen. Lidhur me ngujimin e njerëzve, ai thotë se kjo do ta përkeqësojë shëndetin e njerëzve, pasi do të kenë mungesë vitamine D që e marrin nga dielli.
Për duhanpirësit, mjeku tha se kanë prirje të shfaqin simptoma më të shumta nëse preken nga virusi, në krahasim me joduhanpirësit.
Duke folur për imunitetin e masës, që është përmendur nga kryeministri britanik Boris Xhonson, tha se është një marrëzi, e shpikur nga industria farmaceutike.
 
Qe nga fillimi i pandemise jane hedhur hipoteza te tilla ku thone se eshte nje grip i zakonshem dhe kriza nuk duhet bere alarmante.

Por ky eshte 2.5 here me ngjites se gripi i zakonshem dhe shume me demtues se ai. Eshte afersisht si gripi spanjoll i 1918, qe mbahet si nje nga epidemite me te medha ne bote, ku vdiqen 50 deri 100 milione njerez.

Njerez te tille, edhe gripin spanjoll do ta quanin nje situate normale.

Por nqs lihet i lire, covid-19 mund te vrase me teper se gripi spanjoll .


Duhen perzgjedhur edhe materialet qe sillen ne forum, sepse lajme te tilla jane te demshme per njerezit dhe gjendjen qe eshte. Ka njerez qe dhe mund t'i besojne keto dokrra e te fillojne te dalin jashte.
 
I gjo po luhet,po se ca sdihet!
Mendimi im personal eshte qe po spastrojne
te moshuarit :( sepse 1 bie qe nji i moshuar e ka pensionin 2000 euro ne muaj
1 pensiniste mer 24.000 euru ne vit
65 deri ne 85 i bie 480.000 euro vetem 1 pensioniste qe nuk vlen per asgje......

po sa pensioniste ka ???

Ishalla jam gabim por nese eshte kjo Skeme Zoti i vrafte
 
Qe nga fillimi i pandemise jane hedhur hipoteza te tilla ku thone se eshte nje grip i zakonshem dhe kriza nuk duhet bere alarmante.

Por ky eshte 2.5 here me ngjites se gripi i zakonshem dhe shume me demtues se ai. Eshte afersisht si gripi spanjoll i 1918, qe mbahet si nje nga epidemite me te medha ne bote, ku vdiqen 50 deri 100 milione njerez.

Njerez te tille, edhe gripin spanjoll do ta quanin nje situate normale.

Por nqs lihet i lire, covid-19 mund te vrase me teper se gripi spanjoll .


Duhen perzgjedhur edhe materialet qe sillen ne forum, sepse lajme te tilla jane te demshme per njerezit dhe gjendjen qe eshte. Ka njerez qe dhe mund t'i besojne keto dokrra e te fillojne te dalin jashte.
Gripi spanjoll u neutralizua me shpikjen e Pencilines nga aleksander Fleming
19.10.2018 - 21:40
do te kishte bere kerdine
 
Eshte nje situat shume e pakendshme.
Do te thoja qe dicka me e madhe fshihet ..!
Nqs do ishte thjesht nje grip me teknologjin qe bota zotron do ishte zgjidhur.
Nqs do ishte per te pastruar moshen e tret ?
Mbase sepse popullsia po plaket nuk ka shume rini per te paguar pensionet por edhje kjo e veshtir me duket sepse mosha e trete ze nje % te madhe ne popullsin botrore.
Me duket nje loj shume e madhe dhe e trezikshme per ne , per popullsin .
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.