Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi që sugjeron se truri i njeriut funksionin edhe për një kohë të shkurtë pas vdekjes – pra, kjo nënkupton që ne e dimë se kur kemi vdekur.
Hulumtuesit kanë bërë këtë zbulim duke i analizuar rastet e arresteve kardiake në Evropë dhe SHBA.
Shkencëtarët kanë mësuar se njerëzit të cilët ishin ringjallur me ndihmën e mjekëve kishin mundur ta përshkruanin se çfarë kishte ndodhur, duke përfshirë bisedat mes doktorëve dhe infermierëve, edhe pasi zemra e tyre kishte ndaluar së rrahuri për pak kohë.
Dr. Sam Parnia, i cili ka udhëhequr këtë hulumtim, ka shpjeguar:
Pasi zemra të pushon së rrahuri, gjaku ndalon së qarkulluari në tru dhe fillon të ndalet.“Pacientët kishin përshkruar se kanë qenë të vetëdijshëm për bisedat mes doktorëve e infermierëve, për gjërat vizuale të cilat ndodhshin në ato momente, etj. edhe kur zemra e tyre kishte ndaluar së rrahuri, pra para se të riktheheshin në jetë me ndihmën e doktorëve”.
Por, ky proces mund të merr pak kohë (ndoshta disa orë) për t’u kompletuar, duke lënë një kornizë kohore ku personi është zyrtarisht i vdekur por ende i vetëdijshëm se çfarë po ndodh rreth tij/saj.
Pyetja se çfarë ndodh pas vdekjes është ende një nga misteret më të mëdha të jetës, por shkenca tregon se mund të ketë një lloj jete pas vdekjes.
/telegrafi