Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shtjefen Gjeçovi

Jupiter666

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gush 10, 2020
Mesazhe
3,760
Atë Shtjefën Gjeçovi, kodifikues dhe Atdhetar!

“Sa mûnd t’mêndohet dielli pa dritë, aq mund t’mêndohet komi pa giuhë”.

Atë Shtjefën Gjeçovi ishte dhe mbeti pishtar i gjallë i ndriçimit të historisë dhe kulturës së kombit të tij, të cilat u bënë për të pajë shpirtërore dhe qëndrese deri kur dha edhe frymën e fundit.
R.SH. - Vatikan
Më 14 tetor, kujtojmë vrasjen mizore të fratin e studiuesin e madh, Atë Shtjefën Konstandin Gjeçovin, në vitin 1929 në fshatin Zym të Hasit. Atë Shtjefën Gjeçovi, françeskan shqiptar kosovar, është një nga figurat vigane që krishterimi i fali kulturës kombëtare shqiptare, i cili për kontributi e tij, radhitet përkrah gjenive të tjerë të krishterimit ndër shqiptarë, si imzot Pjetër Budi, imzot Pjetër Bogdani, imzot Gjon Kazazi, Atë Gjergj Fishta, Atë Anton Harapi e shumë e shumë të tjerë.
Sapo kujton emrin e Atë Shtjefën Gjeçovit (1874-1929), edhe më të fundmit të shqiptarëve që ka pasur rastin të bëjë qoftë edhe dy klasë shkollë, do t'i vejë menjëherë mendja te "Kanuni i Lekë Dukagjinit", mbledhur e kodifikuar nga frati i madh.
Po Atë Shtjefni ishte shumë më tepër se kaq. Një nga figurat më poliedrike që njeh historia e kulturës shqiptare, ai pati etjen e pashuar të gërmonte nga pak në të gjitha fushat e diturisë. Mahniti me kulturën e tij Faik Konicën, i cili e përshkruan me nderim e simpati të thellë në parathënien e Kanunit; la pa mend shkrimtarin e ri modern të Shkollës letrare të Veriut, Dom Lazër Shantojën, edhe ky martir i krishterimit gjatë diktaturës, i cili i kushtoi portretin më të bukur që është shkruar për të, duke e radhitur përkrah Fishtës e Harapit. Ai mbeti në kujtesën e të gjithëve si një nga historianët, etnografët dhe arkeologët e parë shqiptarë.
Atë Shtjefën Gjeçovi lindi më 12 korrik 1874, në Janjevë të Kosovës në një familje thellësisht katolike. Në pagëzim ia vunë emrin Mëhill e shkurtimisht e thirrën Hilë. Që i vogël shfaqi shenja jo të zakonshme zgjuarsie, prandaj famullitari françeskan, me leje të prindërve, e mori një ditë për dore dhe u nis bashkë me të për në Shkodër, në Kolegjin françeskan. Gjeçovi ishte vetëm 10 vjeç kur veshi zhgunin e murrmë, të lavdishëm, të fratit. Vijoi mësimet në Troshan, Fojnicë, Dërventë, Kreshevë, përgjithësisht në Bonjë-Hercegovinë, ku është përgatitur një pjesë e mirë e françeskanëve shqiptarë, ndërmjet të cilëve, Fishta. Më vonë françeskanët e rinj do të merrnin rrugët drejt Austrisë e Italisë.
Nisi të interesohej për gjithçka kishte të bënte me historinë e popullit të vet: për fillimet e krishterimit, për arkeologji, etnografi, gjuhësi, letërsi e natyrisht edhe të hidhte në letër shkrimet e para, pa harruar kurrë se detyra e tij kryesore do të ishte predikimi i Ungjillit të Krishtit.
U kthye në Troshan më 1896, 22 vjeçar, famullitar i ri me fe të gjallë e kulturë të thellë. Atë Shtjefën Gjeçovi predikoi Ungjillin në Rubik, Pejë, Laç-Sebaste, Zarë, Sapë, Theth, Prekal, Vlorë, Shkodër, Gjakovë e Zym, ku u ndal për pushimin e mbramë! Kulmin e krijimtarisë e arriti në vitet 1900, kur u bë i pranishëm në të gjitha fushat e kulturës e të arsimit.
Shkroi në të tria gjinitë letrare, mblodhi këngë, përralla, mite, doke e zakone popullore e, mbi të gjitha, atë që do ta pavdekësonte, "Kanunin e Lekë Dukagjinit" monument i gjuhës e i kulturës së Kombit Shqiptar, për të cilin Universiteti i Lajpcigut i dha titullin "Doktor i shkencave in honoris causa".
Po kujtojmë disa prej veprave të tij: “Dashnia e atdheut”, drama “Agimi i qytetnisë”, “Shqiptari ngadhënjyes”, “Përkrenarja e Skënderbeut”, botimi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, vepra “Trashëgime trako-ilire”, “Jeta e Shën Luçisë, Shna Ndou i Padues, Atil Reguli" – përkthim i lire i dramës me 3 akte të Pjetër Metasatasit, “Vazja e Orleans-it ose Joana D’Ark" mbas A.F. prej Bergamos dhe vepra e fundit teologjike “Shpërblesi i botes ase Jeta e Jezu Krishtit”, të cilën e shkroi me qellim që të mësojë dhe edukojë popullin në frymën e gjuhës shqipe dhe në frymën e dashurisë së Jezusit.
Shumica e veprave i mbetën në dorëshkrim. Madje edhe "Kanuja" u botua pas asaj dite ogurzezë të vitit 1929, kur ra nën plumbat e tradhtarëve, duke shuguruar me gjakun e vet bucat e asaj toke, për të cilën kishte shkrirë jetën, të cilat nuk lageshin për herë të parë me gjak frati.
Ai vetë pati mbledhur, sipas të gjitha kritereve, të dhënat për të lartuar në altar një tjetër frat shqiptar, Atë Luigj Paliqin, martir i fesë e i atdheut. E ndërmjet shkrimeve të shumta kushtuar Atë Gjeçovit, po kujtojmë se për të është shkruar edhe një monografi me titull "Shtjefën Gjeçovi: Jeta, vepra” me autor Ruzhdi Matën. Gjithsesi shkrimet më të besueshme për të janë ata që mbajnë nënshkrimin e sivëllazënve të tij françeskanë, të cilët e njohën nga afër, sidomos Atë Pashkë Bardhit, historianit të fretërve.
Duke përkujtuar sot Atë Gjeçovin, bëmë vetëm një skicë të shpejtë të një figure që i ngriti vetvetes me vepra një monument të pashterueshëm nga koha, sepse françeskani Atë Shtjefën Gjeçovi ishte dhe mbeti pishtar i gjallë i ndriçimit të historisë dhe kulturës së kombit të tij, të cilat u bënë për të pajë shpirtërore dhe qëndrese deri kur dha edhe frymën e fundit.
“Giuha e nji komit s’kaa t’ndalun, as nuk mûnd t’ndâlet kurr”. “Sa mûnd t’mêndohet dielli pa dritë, aq mund t’mêndohet komi pa giuhë” . Ai i bën të ditur patriotëve të tij vlerat e gjuhës sonë, pasi ajo… “âsht nji gjâa sênd qi nuk mûnd t’blehet, nuk shitet e nuk ndrrohet; nji sênd âsht, qi do t’ruhet si nji gur i çmue, do t’ruhet si nji dhântii e posaçme e Perendîis e si nji trashigim i t’parvet tonë… do t’ruhet si drita e synit. Kjo dhântii… âsht giuha shqype”. E mbyll paragrafin, duke vendosur në fund këtë aforizëm: “Sa mûnd t’mêndohet dielli pa dritë, aq mund t’mêndohet komi pa giuhë”.

0AFAA5DC-F3E4-4B04-B421-C70218E152EE.jpeg
 
R.SH. - Vatikan

Më 14 tetor, kujtojmë vrasjen mizore të fratin e studiuesin e madh, Atë Shtjefën Konstandin Gjeçovin, në vitin 1929 në fshatin Zym të Hasit
. Atë Shtjefën Gjeçovi, françeskan shqiptar kosovar, është një nga figurat vigane që krishterimi i fali kulturës kombëtare shqiptare, i cili për kontributi e tij, radhitet përkrah gjenive të tjerë të krishterimit ndër shqiptarë, si imzot Pjetër Budi, imzot Pjetër Bogdani, imzot Gjon Kazazi, Atë Gjergj Fishta, Atë Anton Harapi e shumë e shumë të tjerë.

Sapo kujton emrin e Atë Shtjefën Gjeçovit (1874-1929), edhe më të fundmit të shqiptarëve që ka pasur rastin të bëjë qoftë edhe dy klasë shkollë, do t'i vejë menjëherë mendja te "Kanuni i Lekë Dukagjinit", mbledhur e kodifikuar nga frati i madh.

Po Atë Shtjefni ishte shumë më tepër se kaq. Një nga figurat më poliedrike që njeh historia e kulturës shqiptare, ai pati etjen e pashuar të gërmonte nga pak në të gjitha fushat e diturisë. Mahniti me kulturën e tij Faik Konicën, i cili e përshkruan me nderim e simpati të thellë në parathënien e Kanunit; la pa mend shkrimtarin e ri modern të Shkollës letrare të Veriut, Dom Lazër Shantojën, edhe ky martir i krishterimit gjatë diktaturës, i cili i kushtoi portretin më të bukur që është shkruar për të, duke e radhitur përkrah Fishtës e Harapit. Ai mbeti në kujtesën e të gjithëve si një nga historianët, etnografët dhe arkeologët e parë shqiptarë.

Atë Shtjefën Gjeçovi lindi më 12 korrik 1874, në Janjevë të Kosovës në një familje thellësisht katolike. Në pagëzim ia vunë emrin Mëhill e shkurtimisht e thirrën Hilë. Që i vogël shfaqi shenja jo të zakonshme zgjuarsie, prandaj famullitari françeskan, me leje të prindërve, e mori një ditë për dore dhe u nis bashkë me të për në Shkodër, në Kolegjin françeskan. Gjeçovi ishte vetëm 10 vjeç kur veshi zhgunin e murrmë, të lavdishëm, të fratit. Vijoi mësimet në Troshan, Fojnicë, Dërventë, Kreshevë, përgjithësisht në Bonjë-Hercegovinë, ku është përgatitur një pjesë e mirë e françeskanëve shqiptarë, ndërmjet të cilëve, Fishta. Më vonë françeskanët e rinj do të merrnin rrugët drejt Austrisë e Italisë.

Nisi të interesohej për gjithçka kishte të bënte me historinë e popullit të vet: për fillimet e krishterimit, për arkeologji, etnografi, gjuhësi, letërsi e natyrisht edhe të hidhte në letër shkrimet e para, pa harruar kurrë se detyra e tij kryesore do të ishte predikimi i Ungjillit të Krishtit.

U kthye në Troshan më 1896, 22 vjeçar, famullitar i ri me fe të gjallë e kulturë të thellë. Atë Shtjefën Gjeçovi predikoi Ungjillin në Rubik, Pejë, Laç-Sebaste, Zarë, Sapë, Theth, Prekal, Vlorë, Shkodër, Gjakovë e Zym, ku u ndal për pushimin e mbramë! Kulmin e krijimtarisë e arriti në vitet 1900, kur u bë i pranishëm në të gjitha fushat e kulturës e të arsimit.

Shkroi në të tria gjinitë letrare, mblodhi këngë, përralla, mite, doke e zakone popullore e, mbi të gjitha, atë që do ta pavdekësonte, "Kanunin e Lekë Dukagjinit" monument i gjuhës e i kulturës së Kombit Shqiptar, për të cilin Universiteti i Lajpcigut i dha titullin "Doktor i shkencave in honoris causa".

Po kujtojmë disa prej veprave të tij: “Dashnia e atdheut”, drama “Agimi i qytetnisë”, “Shqiptari ngadhënjyes”, “Përkrenarja e Skënderbeut”, botimi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, vepra “Trashëgime trako-ilire”, “Jeta e Shën Luçisë, Shna Ndou i Padues, Atil Reguli" – përkthim i lire i dramës me 3 akte të Pjetër Metasatasit, “Vazja e Orleans-it ose Joana D’Ark" mbas A.F. prej Bergamos dhe vepra e fundit teologjike “Shpërblesi i botes ase Jeta e Jezu Krishtit”, të cilën e shkroi me qellim që të mësojë dhe edukojë popullin në frymën e gjuhës shqipe dhe në frymën e dashurisë së Jezusit.

Shumica e veprave i mbetën në dorëshkrim. Madje edhe "Kanuja" u botua pas asaj dite ogurzezë të vitit 1929, kur ra nën plumbat e tradhtarëve, duke shuguruar me gjakun e vet bucat e asaj toke, për të cilën kishte shkrirë jetën, të cilat nuk lageshin për herë të parë me gjak frati.

Ai vetë pati mbledhur, sipas të gjitha kritereve, të dhënat për të lartuar në altar një tjetër frat shqiptar, Atë Luigj Paliqin, martir i fesë e i atdheut. E ndërmjet shkrimeve të shumta kushtuar Atë Gjeçovit, po kujtojmë se për të është shkruar edhe një monografi me titull "Shtjefën Gjeçovi: Jeta, vepra” me autor Ruzhdi Matën. Gjithsesi shkrimet më të besueshme për të janë ata që mbajnë nënshkrimin e sivëllazënve të tij françeskanë, të cilët e njohën nga afër, sidomos Atë Pashkë Bardhit, historianit të fretërve.

Duke përkujtuar sot Atë Gjeçovin, bëmë vetëm një skicë të shpejtë të një figure që i ngriti vetvetes me vepra një monument të pashterueshëm nga koha, sepse françeskani Atë Shtjefën Gjeçovi ishte dhe mbeti pishtar i gjallë i ndriçimit të historisë dhe kulturës së kombit të tij, të cilat u bënë për të pajë shpirtërore dhe qëndrese deri kur dha edhe frymën e fundit.

Giuha e nji komit s’kaa t’ndalun, as nuk mûnd t’ndâlet kurr”. “Sa mûnd t’mêndohet dielli pa dritë, aq mund t’mêndohet komi pa giuhë” . Ai i bën të ditur patriotëve të tij vlerat e gjuhës sonë, pasi ajo… “âsht nji gjâa sênd qi nuk mûnd t’blehet, nuk shitet e nuk ndrrohet; nji sênd âsht, qi do t’ruhet si nji gur i çmue, do t’ruhet si nji dhântii e posaçme e Perendîis e si nji trashigim i t’parvet tonë… do t’ruhet si drita e synit. Kjo dhântii… âsht giuha shqype”. E mbyll paragrafin, duke vendosur në fund këtë aforizëm: “Sa mûnd t’mêndohet dielli pa dritë, aq mund t’mêndohet komi pa giuhë”.
 
SA MÛNN T’MÊNOHET DIËLLI PA DRITË, AQ MÛNN T’MÊNNOHET KOMI PA GIUHË
O vlla shqyptar, e kuur ke me ardhë n’vedi?
A jena verbue sysh, a shka t’zit kena qi nuk shofim se saa na kaa mlue shnierzimi e korija?
Giuhëve t’huëja u âsht dhânë kyet e vênnit nner msojtore t’Shqipniis e giuha Shqype? Kaa metë jashtë,kaa metë, si mo Zo’ mâa keq! E shamun e përbuzun!...

“Sot qi Shqyptari baben kaa mohue
Zakonin t’vjeter e Shqyp nuk po flet:
Duket e poshtem…. faret i turpnue
Si aj qi… nuk di kush kje baba i vet…
E nnofta ky i shkretë
Flet giuhen qi ka folë … baba i vertetë
Prannêj s’âsht Shqyptar
Por âsht si mushka: as kal as gomar“

(Goja e komit t'onë.)
Át Shtjefën Gjeçovi
 
ATDHETARI I MIRË!

"Atdhetari i mirë kaa me kênë sunnimtar i âmel, gjygjtar i drejtë, birë i nnigiuëshem, ushtar trim, prîis zêmrak, tatë i dashtun, zotni i nierzishem, rrogtar besnik, dashamirë i pa zhibla e shoq i mirë".

Át Shtjefën Gjeçovi
 
Se si duhet me rrugue per atdhe t’marrim mësim nga Át Shtjefën Gjeçovi.
Kjo vlen per t’ana kohënat!

ATDHETAR I DASHTUN!

Ndermjet tejet e atdhet nuk kaa vên ajo e thanme - kjo m'mpreket mue e kjo tyy-, gjithshkà kena, t'atdheut janë. - Me t'a lypë une a tjetri nnoj nner , n'dorë e kee me na bâa, e mos me na bâa; por ta lypi atdheu, nuk mûnn t'ja muhojsh.
N’thashtë turru m’flakë, do turresh, derdhe at gjak per mue, deri t’mrâmen cirkë, do t’a derdhish. A t’duken teper t’rânna kto urdhnime? Kuur derdh munnin e gjakun e per tê, kurgja prejë vedit s’jee tuj falë; por shkaf i detyron, atë po i kthen.
Nji atdhetar i flakët nuk lypë tjeter, posë qi t’i çilet shteku, e t’i qeshe shkaku per me i rrogue atdheut me djerës e me mûnnë paa lypë fitimin e vet. Rroga e fitimi i tii kaa me kenë, kuur t’mrrije me pa se me at fuqii qi pata, i nnimoj atdheut, e per dashtnii t’tii nuk kursej as jeten as gjakun.
A na mêrr mênnja se kan nnoj shknii dashtnijet kta mistreca per vênn t’Parve?! Jo; atà s’janë atdhetarë! jânë hasa, janë ushûjza qi thithin gjakun e atdhetarve, jânë anmiqt e komit, jânë rrêngu i vllaznis e gjytetniis
"Vênnin e huej e levdosha, por mrênna mos i vovsha." (Goja e komit t'onë.)

Agimi i Gjytetnis, Át Shtjefën Gjeçovi.
 
Giuhëve t’huëja u âsht dhânë kyet e vênnit nner msojtore t’Shqipniis e giuha Shqype?

Gjuha shqipe left the world.
 
Giuhëve t’huëja u âsht dhânë kyet e vênnit nner msojtore t’Shqipniis e giuha Shqype?

Gjuha shqipe left the world.

Gjuheve te huaja u asht dhane kryet e vendit nder mesentorjet e shqipnise, e gjuha shqipe ?

kapish ?
 
Giuhëve t’huëja u âsht dhânë kyet e vênnit nner msojtore t’Shqipniis e giuha Shqype?

Gjuha shqipe left the world.

Gjithsesi, per cdo fjale qe nuk kupton me thuaj dhe une do te jap interpretim historik, thellesine dhe origjinen, etimologjine, frymen dhe metodiken e perdorimit...

me kompetence ;)
 
Gjithsesi, per cdo fjale qe nuk kupton me thuaj dhe une do te jap interpretim historik, thellesine dhe origjinen, etimologjine, frymen dhe metodiken e perdorimit...

me kompetence ;)
Jo mer plak un i kuptoj.
Por kto , por jan jasht mode kte fjalor e gjuhe se praktikojn mo
 
Jo mer plak un i kuptoj.
Por kto , por jan jasht mode kte fjalor e gjuhe se praktikojn mo

une e kam sjell ne dialekt,

asgje nuk asht jashte mode kur bahet fjale per trashigimine tone gjuhesore (geg) si i vetmi element qe ka mbledhe shqiptaret ne voter.

Ne dac me dite sa per kulture se si ka pas shkru GJecovi merr kodin e Leke Dukagjinit i cili asht ken kodifiku nga vete Gjecovi dhe aty gjen me te vertete fjale perle, qe nuk kena nevoje me i marre neper fjaloret e botes i gjen aty .....
 
Tlutem mos e mer per ofendim.
Dhe lidhje me temen ska por kanunit te lekes dhe lekes ja ...... letrat dhe kockat nvorr atij.
Se ai kanun ka lon venin mas bote anej.
Kur kom pa nje histori qe thonte per pajtim mernin nje fonshje jo me shum se 2 vjec e kthenin ne djep kok posht dhe nqs e len te vdiste ishte la gjaku me gjak
Nqs se len ishin pajtu me miresi
A so me ja nxjerr kockat nga veni e me ja masakru.
 
Jo ska ofendim ti ke mendimin tan si shumica e shqiptareve, qe nuk kuptojne se kanuni konsiderohet monument kulture.

- e para nuk te ka lan kanuni mbrapa, kanuni ne te kunderten ka mbajt shpirtin gjalle shqiptareve midis ligjeve te sheriatit, kadive, kuranit, kanoneve fetare ...ect

- asht veshtire me kuptu nje veper madhore e perpilume ne kohen e vet qe edhe franca nuk e kishte kaq te perparume, franca i priste kryet, kanunni e quante ofendim me dhunu trupit napermjet cungimit te torturave.

- kam pas ba nje ese per nje universitet te huaj ne lidhje me kanunin dhe per kohen ka qene me te vertet i jashtezakonshem

- ne fakt shqipnia nuk ka vetem nje kanun por ka ate te lumes, skenderbeut, te laberise..

- asht e veshtire me fole per nje veper madhore per kohen kur njerzit nuk e kane lexu fare, ajo a ken veper juridike

- kanuni me kohen asht ekzekutu mbi bazen e interpretimit personal te njerzeve dhe ne emer te kanunit dhe sigurisht ka pas shume abuzime.

- ashtusikurse edhe sot te kurani dhe te interpretimet jurisprudenciale qe interpretohen ne menyra te ndryshme nga shume shtete islamike

- kanuni i ka dhane shqipnise nderin e nje dokumenti per tu radhit nder kombet e tjera qe din te bajn ligje, permend serish vendet e perendimit qe ne ate kohe para 500 viteve ishin makaber denimet..thjeshte shiko makinat e torturave, ke edhe dokumentare ...epo ajo kohe ka qene koha e Leke Dukagjinit.

- edhe sot kemi njerez qe flasin ne emer te Kanunit pa e lexu kurre, ndersa ay don studime me te cilin une jam marre...

- malsoret kane pas perdore kanunit per mos perdore ligjet e pushtuesit edhe kjo ne merite e jashtezakonshme...

po ka edhe shume e shume gjana te tjera qe spo me vijne ne mendje

te kujtoj vetem nje shprehej me te cilen sot shqiptaret mburren

"shpija e shqiptaret asht e mikut dhe e Zotit"

e shume te tjera:

  • Besa,
  • nderi
  • famiglia

ect ect
 
N’DEKË T’AT SHTJEFËN GJEQOVIT

Djelm shqyptarë, deh m’thoni, a nep kanuni

I maleve ndoj gjobë a farë shpërblimit

Për gjak t’nji frati shêjt, qi shkrini vehten

Për Shqyptari ?

Fratin e vranë! Në rrugë t’ Prizrendit dekun kje permysun,

Si i Sh, Shtjefni i mytun n’ fushë t’ t’ Jeruzalemit.

Kanuni i Lekës a ep ndojfarë ndeshkimi

Per vrasë t’ At shtjefnit?

Djelm shqyptarë, nder shkrime t’ tija vereni

Si mirret gjaku i nji bamirsi t’ Atmes,

Per njikso kobesh nji kanû të mjaftueshem

Leka s’e qiti.

S’kâ. Jo me pushkë ktij gjaku nuk i mirret.

At Shtjefni diq si Sh, Shtjefni i lum pat dekun,

Kryq hapun krahët e t’madhe tue lutë Krishtin:

Fali t’ padijshmit!

Por n’ rrugë të madhe gjaku i derdhë në pluhun

Gerthet: Djelmnija t’ i a shperblejë Atdheut

Dhunen e t’zezat, tue marr kamen t’ême

N’dije e burrni.

Lumnit e hershme mos harroni vllazen;

Burrnin e besen, qi u la i Pari, rueni:

Dunie djelmoça, Atdheun me i zêmer t’ paster:

Juve u betohet!

Trashigimia thrako-Ilirjane.

A062F252-0C46-483E-AB72-52DE108D590E.jpeg
 
TA KUJTOJMË ATDHETARIN AT SHTJEFËN GJEÇOVIN

At Shtjefën Gjeçovi, u vra nga shovinistët serbë më 14 tetor të vitit 1929 në Zym të Hasit. Ai ishte frat françeskan, veprimtar i lëvizjes kombëtare, arkeolog, etnograf dhe shkrimtar i shquar.
Kshtu menon At Shtjefën Gjeqovi per giuhën Shqype:
Mos ta harrhojm ketë porosi, e cilla vlén per t’ t’anë!
Gjuha âsht rrnesa e kombit: nji kombë qi nuk madhnohet me gjûhë t’vet atii nuk i vîin gjâa jetesa e mûnn t’njehet nner t’nnrruëm jetet.
Gjuha e manë kombin n’jetë.
Nji qi nuk e don gjuhen e vet, as kombin e vet s’e don, gjakun e vet e përbuzë.
Gjuha e bashkon kombin, e nxjerrë nga errësina, shpirtin e mênen e naltson.
Gjuha jonë edhè dija jânë shum t’nevojshme për nee, e moskenja e gjuhës edhè e padija e ka lanë Shqyptarin mrapa.
Ç’farë detyrash kaa Shqyptari nnaj gjuhën e t’Parve?
Shqyptar vllaa, duje, gjuhën t’ânne me nji dashtni t’perflakshme, jeto për të e dis për të!

245359529_4591646127539117_2223433204994339958_n.jpg
 
23 Tetor 1874 - Lind në Janjevë afër Prizrenit etnografi, folkloristi, shkrimtari, ndoshta arkeologu i pare shqiptar, Mëhill Kostandin Gjeçi-Kryeziu, i njohur si Shtjefën Gjeçovi. Ai u arsimua nga françeskanët në Bosnjë (nën kontrollin e Austro-Hungarisë ) shërbeu në vitet 1905 - 1920 mes fiseve malësore (kryesisht Mirditë) si famullitar, mësues dhe mbledhës folklori. Gazeta Albania e Faik Konices u bë platforma e shkrimeve te tij. Gjeçovi u vra nga serbet në vitin 1929, në fshatin Zym afër Gjakovës, ndërsa shërbente si prift dhe mësues i shqipes në atë famulli. Shtatore sot ai ka në Zym dhe një shtëpi muze në fshatin e lindjes. Më 1929, mbreti Zog protestoi ashpër pranë qeverisë së Beogradit kundër vrasjes se tij. Gjeçovi mblodhi dhe shkroi Kanunin e Lekë Dukagjinit, një sërë ligjesh zakonore shqiptare të trasheguara gojarisht ndër shekuj. Ato u botuan pas vdekjes, në vitin 1933. Një botim shqip – anglisht nga Shtëpia Botuese Gjonlekaj, Nju Jork ne vitet 1980, tërhoqi vemendjen e studiuesve të huaj të cilëve për here të pare u binte në dorë një botim anglisht i këtij kanuni.
 
Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.