Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Tunelet e nëndheshme të Koloseumit të Romës hapen për herë të parë për publikun

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Tunelet e nëndheshme të Koloseumit të Romës hapen për herë të parë për publikun​



te-kr.png



“Prapaskena” e monumentit 2,000 vjecar në Romë po pajiset me korridore për vizitorët.

Për herë të parë, vizitorët e Koloseumit e madhështor të Romës do të mund të eksplorojnë tunelet e nëndheshme dhe dhomat ku gladiators dhe kafshët e egra përgatiteshin për betejë.
Të shtrira në rreth 15,000 metra katrorë, ato që njihen si ‘hipogjeumi’ i monumentit 2,000-vjeçar, po hapen për publikun pas kompletimit të projektit të restaurimit të financuar nga shtëpia italiane e modës ‘Tod’.

Megjithse edhe më parë njerëzit mund të zbrisnin në rrjetin e tuneleve nën arenën e amfiteatrit që në kohët e lashtë ishte e padukshme për spektatorët, vizitorët mund të shihnin vetëm një pjesë të vogël të tyre.

Tanimë në to ka rruge këmbësorësh për të eksploruar të gjitha dhomat dhe tunelet.
Drejtoresha e Koloesumit, Alfonsina Russo, tha se hipogjeumi i gërrmuar në shekulin e 19-të ishte prapaskena e vërtetë e amfiteatrit.
“Sot po i rikthejmë publikut një monument brenda monumenit. Ajo që ka dalë nga projekti është hipogjeumi 400 vjeçar, që prej hapjes së amfiteatrit në vitin 80 p.e.s. deri në shfaqjen finale në 523.”
Ajo shton se 15 korridoret e restauruara mbajnë “gjurmë historie të lëna prapa nga koha”.
Më shumë se 80 arkeologë, arkitektë e inxhinierë kanë punuar në projektin dy-vjeçar për ringjalljen dhe rikthimin e monumentit në qendër të vëmendjes, thotë Diego Della Valle, drejtues i Tod.
Ndërkohë një tjetë projekt për restaurimin deh rikthimin e dyshemesë së Koloseumit në lavdinë e saj të mëparshme, pritet të kompletohet në 2023. Skena e re e teknologjisë së lartë do të mbajë evente kulturore dhe do të zbulojë rrjetet e nëndheshme, duke i mbrojur ato nga reshjet e duke lejuar ajrimin e tyre.
Në kohërat e lashta romake, turmat mbushnin shkallët e Koloseumit për të parë gradiatorët të luftonin me kafshë si arinj, luanë, tigra e rinmocerontë.


tr-1-1.png



“Prapaskena” e monumentit 2,000 vjecar në Romë eshte pajisur me korridore për vizitorët.

tr-2-1.png
tr-3-1.pngtr-4-1.pngtr-5.png

Top Channel
 
E kam enderr ta vizitoje kete vend
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.