Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ujori ♒

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
UJORI ( 20 Janar – 19 Shkurt )

ujori-1-new.jpg

Ujori është shenja e njëmbëdhjetë e zodiakut. ثshtë shenjë mashkullore, e pandryshueshme, negative dhe që udhëhiqet nga Urani, por që preket edhe nga Saturni, i cili në lashtësi, ende pa u zbuluar Urani, ai udhëhiqte Ujorin. Ujori është shenjë e pavarësisë dhe origjinalitetit dhe jeton me vështrimin drejt së ardhmes. Ai është konsideruar si shenja e shoqërisë e miqësisë.

Karakteristika të përgjithshme
Të lindurit në shenjën e Ujorit kanë një natyrë të qetë, të drejtë, të mirë e simpatike. Janë miqësorë, njerëzorë, të pamvarur, indiferentë, origjinalë, shpikës dhe intelektualë.. Të gjithë të lindurit e Ujorit janë njerëz që zemërohen rrallë dhe kanë qëllim të përmirësojnë botën. Janë zbulues, filantropë, të paparashikueshëm dhe hera-herës idealistë,por kanë një idealizëm të temperuar fort nga një sens praktik. Ujorët janë pionierë të mendimit, vizioneve dhe progresivë dhe duan t’i përmirësojnë gjërat. Gjithashtu janë të aftë t’i përfshijnë të tjerët në këtë proçes, prandaj kanë shumë shokë dhe të njohur. Shenja e Ujorit simbolizohet nga ujëmbajtësi.
Po kështu të lindurit e kësaj shenje i bëjnë dush botës me mendimet dhe idetë e tyre të reja. Fatmirësisht për ta (dhe për ne) ata janë gjenij dhe truri i tyre nxjerr ide nga më fantastiket. Ata janë të kënaqur me idetë e tyre, por janë akoma më të kënaqur kur bota bie dakord me ta, kur një gjë e tillë s’ndodh bëhen nervozë. Ujorët janë tipa që kërkojnë liri të madhe veprimi dhe iu pëlqejnë udhëtimet. Janë ngulmues, të qëndrueshëm, të qetë, altruistë, të duruar, analitikë, individualistë dhe besnikë në ndjenja. Sensi i punës dhe dinamizmi i çon ata drejt aktivitetit komercial. Nganjëherë mungon tek ata aftësia e të menduarit dhe e organizimit praktik. Janë ëndërronjës, flirtues dhe aventurierë, por së fundi tërhiqen me durim drejt pjekurisë. Shumë Ujorë janë tepër motive, të veçantë, largpamës e të ndershëm, entusiazmohen si fëmijë edhe kur janë të rritur, bëhen edhe simpatikë në shoqëri. Kanë një shpirt ironik dhe janë të ftohtë, por shpesh janë me fat në dashuri sepse dinë të dhurojnë bujari dhe nuk jane agocentrikë. Shpesh u japin tepër rëndësi ndereve, u pëlqejnë titujt, të cilët i përdorin shpesh dhe vënë re gjithmonë se ç’thonë të tjerët për ta. Kanë një dhunti të mrekullueshme, prania e tyre në një ambient ka efekte qetësuese dhe siguruese. Fakti që këta njerëz janë shpikës dhe krijues ua rrit shumë vlerat.
Në familje janë paksa të egër, të ashpër dhe mizorë, sidomos me fëmijët por mund të ndodhë dhe me të tjerët. Ujorët janë progresistë dhe pëlqejnë shumë kompjuterat dhe teknologjitë e reja, janë tipa llogjikë dhe mund të bëhen lehtë shkencëtarë. Në lojë pëlqejnë të rrethohen nga shumë miq, mundësisht nga familjarë dhe shokë. Një difekt i tyre është se, nga një gjendje entusiazmi ekzaltimi, kalojnë shpesh në pesimizëm dhe depresion. Ujori mund të ndahet në dy grupe: Në grupin e parë hyjnë njerëzit e ndjeshëm, të turpshëm, të duruar dhe xhentilë; ndërsa në grupin e dytë, hyjnë individët që janë gjithë jetë, më të ashpër, egzihibicionistë. Por të dy grupet kanë një vullnet të hekurt, kërkojnë me çdo kusht të vërtetën dhe janë gati të ndryshojnë mendimet e tyre, kur e shohin që e kanë gabim. Ujorët janë pa paragjykime, mendjendritur, seriozë e të hapur por mund të bëhen dhe kontradiktorë, perversë, mospërfillës e të vështirë. Janë mjaft vigjilentë, aktivë dhe këmbëngulës për të arritur objektivat por pa u bërë egoistë, duke shprehur kështu arsye moderne dhe hera-herës humor. Të lindurit e ujorit janë inteligjentë, mëndjemprehët, konçizë e të qartë. Shumë prej tyre kanë një imagjinatë të spikatur dhe janë intuitivë, edhe në nivelin psiqik. Nga njera anë Ujorët janë të dobishëm për shoqërinë dhe kur iu ecën ters bëhen të rrezikshëm, s’mbajnë premtimet, sillen keq, shpërthejnë në zemërim. Armiqtë e tyre i urrejnë me gjithë shpirt. Kur gjejnë një punë që i frymëzon ata i jepen me mish e me shpirt duke harruar dhe shëndetin e tyre. Spiritualiteti dhe dashuria për filozofinë janë të rrezikshëm për ta sepse mund t’i mbyllë në kullën e fildishtë. Pëlqejnë: Të luftojnë për çështjet e drejta, të ëndërrojnë të ardhmen, miqtë e mirë, variacioni, të mendojnë të kaluarën.

Urrejnë: Premtimet e thyera, vetminë e madhe, rregullin, imitimet.

Karakteristikat e femrës së Ujorit.
Femra e lindur në shenjën e Ujorit ka të përbashkët me mashkullin sedrën e sëmurë, gjë të cilën vështirë se mund t’a shmangë, madje edhe në moshë të pjekur. Edhe ajo është shumë e pavarur, është një tip femre gjithënjë e gatëshme për të luftuar dhe që di t’a përballojë jetën me kurajo të madhe. Në dukje e ftohtë, kjo femër nuk është fare e tillë: të qënit e rezervuar dhe ndershmëria në sentimentet e pengojnë atë të shfaqë nevojën që ka ajo për kulmin e ngrohtësisë në marrëdhëniet sentimentale, edhe pse ajo nuk para e pranon lehtë atë. Inteligjente,e zgjuar, tepër individualiste dhe e pavarur, femra e kësaj shënje pëlqen shumë lëvizjët, udhëtimet dhe gjithçka që është në lëvizje,por që të jemi të qartë, ajo urren çdo formë ndrydhjeje, madje edhe sepse ajo ka dëshirë të vendosë duke qënë absolutisht e lirë pa marrë parasysh kushtëzimet dhe aqë më pak këshillat e të tjerëve> Për femrën e shenjës së Ujorit miqësia është një vlerë shumë e rëndësishme dhe për miqtë e saj ajo do të jetë patjetër një mbështetje shumë e rëndësishme në rast nevoje.

Karakteristikat e mashkullit të Ujorit.
Shpirti i lirë, që shtyn të mos pranojë asnjë lloj kufizimi, mosdurimi i gjithçkaje që mund të ngushtojë fushën e tij të veprimit dhe dëshira për t’u matur me këdo janë karakteristikat më të spikatura të mashkullit që i përket kësaj shënje. ثshtë vështirë të kuptosh natyrën e tij, por pa dyshim është shumë interesante nga që ka mjaft karakteristika në vetvete, siç është përshëmbull: kontradikta që e pëlqen vetminë, megjithse ndejn nevojën e takimit me të afërmit e tij. Një tip i arsyeshëm, pra, pa kontradiktor, që mërzitet nga gjërat e përditëshme, të zakonëshme dhe gjithmonë i prirur nga dëshira për të njohur gjëra të reja. Me sedër të sëmurë, ekstremist, vëzhgues shumë i mirë, mashkulli me shenjën e Ujorit është i zoti të sillet me zemërgjerësi dhe mund të bëhet një mik bashkëbisedues me vlera.

Personaliteti i Ujorit.
Pavarësia, aventura, progresi, e reja, këto janë fjalët më të përshtatëshme e më të zbatueshme në kompleksin e personalitetit të Ujorit, një personaliteti tip rebelit dhe të tjerët mund t’i akuzojnë edhe krejt pa shkak, janë edhe pak optimistë. Të lindurit në shenjën e Ujorit janë njerëz të mençur por jo pa të meta dhe shpesh herë kanë një intuitë të jashtzakonëshme. Është vështirë të shohësh një Ujor që nuk lëviz me vrull dhe siguri, por, në se rruga të cilës ai i futet me bindje, nuk do t’i duket më aqë e drejtë, atëhere ai nuk ka për ta kthyer mbrapsht rrotën me shpejtësi në kërkim të zgjidhjeve të reja e më të përshtatshme. Mund të themi se Ujori ka një koncept mjaft përsonal të së mirës e të së keqes, jashtë skemave ndoshta larg atij të konsensit”. Diplomat e i zhdërvjellët, i linduri në këtë shenjë di të vëzhgojë e të nxjerrë mësim nga jeta, pa e braktisur kurrë shpirtin e tij shumë të fortë të kundërshtimit. Nuk është një gjë e rrallë që një Ujor mashkull apo femër qoftë, të ndjehet i panjohur dhe i huaj në shoqërinë e miqve të tij më të dashur. Femra e kesaj shënje shpesh e le vehten të pushtohet nga shqetësimet dhe nga ankthi, edhe pse di që një gjë e tillë është krejt e pajustifikuar, e panevojshme. Ujorët s’janë kurrë xhelozë dhe ziliqarë për sukseset e të tjerëve edhe në dashuri ata nuk e shfaqin xhelozinë.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 Janar –30 Janar)
Kanë një temperament shumë të kontrolluar dhe gjithënjë të prirur për të mbajtur qëndrim shumë të pavarur e të menjëhershëm ndaj ngjarjeve; pëlqejnë në mënyrë të veçantë ndryshimet.


Të lindurit në dhjetëditshin e dytë (31 Janar – 9 Shkurt)
Janë persona shumë inteligjentë e të ndjeshëm dhe, me siguri, janë origjinalët e kësaj shënje. Veçanërisht e fortë është tek ata ndjenja e lirisë dhe pavarësisë.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (10 Shkurt – 19 Shkurt)
Kanë mundësira të mëdha për suksese. Janë zakonisht persona shumë të vendosur dhe me fat, që i alternojnë periudhat e vetmisë me momentet e një dëshire të madhe për shoqëri me të tjerët. Në dashuri kërkojnë edhe një gjendje ekonomike të kënaqëshme.

Ujori në dashuri
Në dashuri ata e luajnë mirë lojën dhe janë flirtues. Entusiazmohen lehtë, shpesh janë dhe të paqëndrueshëm kur martohen duhet të jenë të vëmendshëm për të mos rënë në kurthin e mosbesnikërisë, venë në provë durimin e familjarëve dhe të tjerëve sepse nuk i pranojnë lehtë marëdhëniet dhe detyrimet.
Në dashuri apo miqësi nuk i jepen kollaj tjetrit, sepse janë gjykatës të mirë të natyrës njerëzore dhe mund të konsiderohen të ftohtë. Por nuk gjejnë miqësinë apo dashurinë që është ndjenjë për ta, bëhen miq apo dashnor të pashoq dhe besnikë përjetë. Në se tradhëtohen, zemërimi i tyre është i tmerrshëm. Nëse zhgënjehen s’të falin.

Femra e Ujorit në dashuri.
Edhe në dashuri femra e kësaj shënje do të mbajë qëndrim individualist dhe do të priret të veprojë në mënyrë të pavendosur, duke u përpjekur të fshehë ndjenjat e veta, xhelozinë e thellë për mashkullin që do dhe nevojën e madhe që ka për dashuri dhe për vëmendjen e të tjerëve, gjë që bën pjesë në natyrën e saj. Një femër që do të dashurojë në mënyrë relativisht pasionante dhe që do të vlerësojë tek partneri ndoshta më shumë se çdo tjetër, dhuntitëintelektuale. Megjithatë Ujori do të jetë një femër jo gjithmonë e lehtë por, sigurisht, e zonja të planifikojë marrëdhëniet e çiftit dhe të ketë me fëmijët narrëdhënie shumë të mira miqësore, pavarësisht që ajo nuk do të sillet ndaj tyre aq shumë si nënë. Mosbesuese, sedërmadhe, femra e kësaj shënjeund të ketë disa vështirësi për t’u lidhur në mënyrë definitive me partnerin, por kur do të marrë këtë vendim të rëndësishëm, ajo ka për të qenë gjithmonë besnike ndaj shokut të saj të jetës, që ai të mos e zhgënjejë atë dhe aq më pak të mos e tradhëtojë atë – dy gjëra këto që ajo nuk do t’i duronte. Duke qenë antikonvencionale, ajo është një tip femre që kërkon një harmoni shpirtërore me partnerin dhe që padyshim, do të jetë e zonja të jetë besnike në dashuri. Individualiste dhe në marëdhëniet e dashurisë, planifikuese, femra e Ujorit do të pretendojë që ta respektojnë karakterin dhe dëshirën e saj të veçantë për të jetuar nën moton e lirisë.
Tepër zotëruese, kjo femër nuk do të lejojë asnjë kompromis apo tradhëti nga partneri i saj. ثshtë mirë që femra e cila zgjedh një mashkull Ujor për t’a marrë për burrë, apo për t’a pasur si shok, të dijë që ajo duhet të jetë gjithënjë “në vijën e parë” e se do t’i duhet të mbajë të fortë bashkimin e shoqërisë midis tyre, duke mos u shqetësuar nga mungesa e sentimentalizmit të mashkullit të Ujorit.

Mashkulli i Ujorit në dashuri.
Mashkulli i Ujorit nuk e duron tek shoqia e tij as më të voglën xhelozi ndaj tij, ai kapet fort pas pavarësisë së tij totale. Padyshim është një mashkull magjiplotë, që do të ketë nevojë të jetë gati të justifikohet menjëherë kur gabon. Ndjenjën e detyrës nuk para e ka të fortë, ndërsa ajo për aventura dhe për shkeljen e normave, janë gjithnjë talente tek ai. Kujdes pra! Veç kësaj, të metat e mashkullit të Ujorit janë plotësisht të kompensuara nga natyra magjepsëse e tij e pamonueshme, puna është që ai të mos e humbasë atë nga sytë, por pa e lënë që të peshojë shumë. Ky mashkull do të kërkojë sa më shumë të jetë e mundur, të shmangë lidhjet e qëndrushme në dashuri (përpara martesës), për të mos hequr dorë nga rastet e reja, që e gjejnë atë gjithmonë të gatshëm. I dashur, i njerzishëm kur është i dashuruar. Xheloz dhe kapriçioz. Ujori është një shok shumë i impenjuar, madje edhe në kuptimin intelektual, dhe mund të bëhet me të vërtetë i paharrueshëm, me gjithë kokëfortësinë dhe sedrën e sëmurë që e karakterizojnë atë dhe në marëdhëniet sentimentale. Natyrisht që ai nuk do t’a pranojë xhelozinë e tij dhe as do ta manifestojë atë për femrën që ka zgjedhur shoqe jete.

Të lindurit në dhjetëditshin e parë (21 – 30 Janar)
Kanë shumë të spikatur ndjenjën e familjes dhe janë mjaft të preokupuar kur dashurojnë.

Të lindurit në dhjetëditshën e dytë (31 Janar – 9 Shkurt)
Janë shumë impulsivë dhe ca dyshues, mosbesues në marëdhëniet sentimentale.

Të lindurit në dhjetëditshëm e tretë (10 – 19 Janar)
Sillen në mënyrë më të përzemërt, të dashur dhe të ngrohtë, por kur marëdhëniet e dashurisë bëhen më datyruëse atëhere do të përpiqen të zhduken, sepse nevoja e lindur për pavarësi i shtyn të largohen

Ujori në miqësi.
Femra e kësaj shënje “e ndjen” shumë (nevojën e miqësisë) marrëdhënien e miqësisë dhe e jeton atë me intensitet, por gjithnjë me një cënim të lirisë e të origjnalitetit të saj. Edhe nëëse mund të duket ndonjëherë pak e ftohtë, indiferente, në të vërtetë femra e Ujorit ushqen ndjenja të thella ndaj atij që e konsideron mikun e saj. Sedërlije e madhe, kjo femër pranon me vështirësi kritikat, ndërkohë që asaj i pëlqen aq shumë t’i zerë ngushtë të tjerët; e pasur me një individualizëm të theksuar, ajo shpesh herë vihet në kundërshtim edhe të një vendimi të marrë para shumë kohësh ose thjesht edhe për lojë.Në qoftë se zhgënjehet në miqësi, kjo tip femre do ta prishë kollaj lidhjen dhe nuk do të kthehej kollaj mbrapsht. Femra e Ujorit pamvarësisht nga natyra e saj egocentrike, është e zonja të sakrifikohet për një person që e ka mik/eshë.
Mashkulli i kësaj shënje e konsideron miqësinë një marëdhënie shumë të rëndësishme dhe di mirë ta kultivojë atë, vazhdimisht, pa përjashtuar këtu mundësinë e vuajtjeve apo të sakrificave që duhet të bëjë, në rast se një mik do të kishte nevojë për të. ثshtë pra një motiv për t’u rishfaqur përsëri në mënyrë të befasishme. Edhe kur është në miqësi, ai nuk është i predispozuar t’i nënështrohet ndonjë kufizimi në mënyrën e sjelljes.

Ujori në familje.
Femra e lindur në këtë shenjë është e lidhur shumë ngushtë me familjen e saj të origjinës (ku ka lindur) e kryesisht me vëllezërit e me figurën e nënës së saj me të cilën do të bëjë gjithçka që të mbajë marëdhënie shumë të mira. Pas martesës femra e Ujorit, do të përpiqet të jetë më e afërt me fëmijët se sa me të shoqin dhe do ta përdorë fjalën e saj me kuptim dhe përkushtim të madh, por pa u treguar shumë zotëruese. Me gjithë nevojën e saj shumë të theksuar, të egërsuar, mund të themi, për liri, ajo është një femër gjithënjë e gatshme të sakrifikohet për fëmijët e saj, pa e dramatizuar atë që mund t’u ndodhë atyre, sepse nuk do mund të jetë shumë e arsyeshme dhe e kthjellët në gjykime. Femra e Ujorit, sigurisht, është shumë e lidhur me shtëpinë dhe i pëlqen ta ketë atë të bukur e komode, edhe pse nuk kujdeset aqë shumë për pajisjet dhe gjëndjen e shtëpisë.

Mashkulli i Ujorit, edhe përsa i përket raporteve me familjen është shumë kontradiktor, sepse nuk di të heqë dorë nga gëzimet e lirisë e të vetmisë, edhe pse do të jetë i martuar, gjë të cilën ai do ta përballojë me shumë vështirësi. Mashkullii Ujorit do të jetë për fëmijët e tij një baba i mirë, ndonëse pak i ftohtë dhe i egër, i largët dhe do t’i edukojë ata që shumë shpejt të bëhen të pavarur dhe të zotë të vehtes. Në familjen e origjinës, e cila për të është shumë e rëndësishme, është figura e nënes ajo që predominon në mendimet. e tij.


Prirjet profesionale të Ujorit
Femra e lindur në këtë shenjë, duke qenë kurioze për çdo gjë, pak ekstravagante dhe shumë e pavarur në natyrën e saj, por ambicioze do të jetë e prirur për ato lloje punësh që kërkojnë fantazi, imagjinatë, novacion dhe sens krijues,por që nuk kufizojnë shumë vendimet dhe nevojën e lirisë që gjithmonë e shoqëron femrën Ujoriane. Sigurisht, ajo mund të ushtrojë mirë një aktivitet të tillë, si fjala vjen, ai i amvisës, apo gazetarisë, reklamën, informatikën, shërbimet publike, mjekësinë, psikologjinë madje edhe sociologjinë.
Me që femra e Ujorit “ndjen” se i përket kolektivitetit, shoqërisë, ajo do të mund të jetë një asistente shumë e mirë sociale ose mësuese, si dhe mund të arrijë që t’u hyjë punëve sipas ekzigjencave të saj. Gjithashtu mund të bëhen edhe shkrimtare, këngëtare, prezantuese dhe shkencëtare, astronome. Do të ishte mirë që femra e lindur në Shenjën e Ujorit të shmangte atë punë në të cilën do t’i duhet të zbatonte urdhra të rreptë. Shpirti i saj i kundërshtimit do të cënohej, do të pezmatohej mjaft.
Mashkulli i lindur në Shenjën e Ujorit pëlqen gjithë ato profesione që janë jo të zakonëshme dhe kryesisht interesohet për atë lloj profesioni që është përpara në raport me kohën, dhe është për këtë arësye që ai do ta ndjejë veten rehat e të qetë po të ushtrojë një profesion që lejon t’u japë udhë të lirë këtyre prirjeve të tij. Duke qenë ca origjinal, i ndershëm, dinamik dhe i adaptueshëm, ai do të mund të bëhej gazetar i mirë, publicist, specialist i informatikës dhe i marketingut, inxhinier elektronik shumë i mirë, një astronom me vlerë, një stilist apo arkitekt, historianë të natyrës, psikiatër, si dhe një psikoanalist i zoti. Mund të punojnë shumë mirë skuadër, por me kusht që të udhëheqin ata. Të gjitha aktivitetet e zakonëshme e sedentare nuk janë aqë të përshtatëshme për ata që kanë lindur në Shenjën e Ujorit, të cilët kanë gjithnjë nevojë për gjëra të reja dhe për lëvizje.
Një këshillë do të jetë oportune që në punë ai të kontrollojë si shpirtin e tij të kundërshtimit ashtu dhe fantazinë e shfrenuar.

Ujori dhe paraja
Të lindurit në këtë Shenjë, si meshkujt ashtu dhe femrat, në përgjithësi nuk janë shumë zemërbardhë por bëhen të tillë kur dashurojnë. Mund të thuhet se të gjitha problemet e zakonëshme ekonomike dhe praktike mërzitin dhe rëndojnë mbi Ujorin, që ndjehet “i lidhur” me paranë pothuajse të ishte një problem që do ta tërheqë zvarrë gjatë gjithë jetës dhe që bije në kundërshtim me shpirtin e tij të lirisë, shpesh herë, duke ia kufizuar atë Megjithatë, tek të lindurit në Shenjën e Ujorit, zemërbardhësia nuk mund të përjashtohet krejt, as të mbete si një fakt rapsodik dhe i rrallë. Dihet se Ujorianët shpenzojnë me qejf për udhëtimet (sepse u pëlqen të lëvizin e të shohin vendë të reja) dhe për gjithë ato sende që janë me të vërtetë antikuare, që bartin dhe sjellin të kaluarën përmes formës dhe ngjyrave. Natyrisht kursimi bën pjesë në optikën e Ujorit, edhe pse paraja e vënë prej tij i jep një farë ndjenje sigurie dhe kontrasti pozitiv me gjëndjen e tij që “bën pallë me mend” apo, siç e themi në: “sheh ëndërra me sy hapur”. Lidhur me qëndrimin ndaj parasë, tek ata që kanë lindur Ujor do të ndikojë pozicioni i Uranit, Saturnit e Jupiterit. Prandaj në këtë sektor të oroskopit do të gjenden të tre këto planete.

Ujori dhe shëndeti
Shëndeti i të lindurve në këtë Shenjë (femra dhe meshkuj) është më i mirë sesa duket. Në të vërtetë, mund të ndodhë që një Ujor të duket i brishtë dhe delikat për nga shëndeti, por në fakt, ai është në gjendje të përballojë sëmundjet dhe të rikthehet në gjëndjen e mëparshme fizike optimale pas shqetsimeve që ka pasur në shëndetin e tij. Pjesët më delikate të trupit të ujorit janë: nyjet e këmbës, zemra dhe qarkullimi i gjakut përgjithësisht, kaviljet, hunda, gryka, por mbi të gjitha, shumë i brishtë e delikat është sistemi i tij nervor. Të gjithë Ujorët vuajnë shumë pasojat nga tensioni e vështirësitë e tjera. Shpesh Ujorët kanë mungesa të klorurit të natriumit dhe janë më të prirur të preken nga arteriet, reumatizmat, veshkat, sistemi venoz, nga variçet nga dizekuilibret endokrine dhe nga spazmat në këmbë. Tek ata mund të shfaqen shumë lehtë probleme gjendrrash dhe në vezoret. Mund të kenë probleme të metabolizmit, me tendencën e dhjamosjes e të shëndoshjes së tepërt me lehtësi. Për fizikun e Ujorit është tepër e rekomandushme të ecë, të bëjë shëtitje në natyrë dhe të notojë shumë sepse ulin nervozizmin dhe pengojnë grumbullimin e dhjamit. Janë gjithashtu të këshillushme ndërmjet aktiviteteve sportive vrapimet dhe të gjitha llojet e ushtrimeve gjimnastikore me trup të lirë. Përveç këtyre, Yjorët do të duhet të kërkojnë të ushqehen duke mbajtur parasysh që oreksi i tyre është shpeshherë i shfrenuar në krahasim me nevojat që ka trupi për ushqim dhe se ai është rezultat i sistemit nervor. Ushqimi më i mirë për Ujorin do të ishte ai pa kripë fare e gjithnjë shumë i shëndetshëm, si për ata që janë të predispozuar ndaj alergjive dhe për problemet në qarkullimin e gjakut në venat. Veçanërisht të përshtatëshme janë: drithrat, barishtet dhe të gjitha ato ushqimë që përmbajnë brumëra (si makarona, oriz, etj.). Shumë të mira janë domatet, çikoria, selinoja, sallata jeshile, angjinarja dhe spinaqi, sepse përmbajnë kripëra minerale, për të cilat Ujori ka nevojë. Do të ishte mirë të shmangeshin me kujdes yndyrnat me origjinë shtazore. Si pije janë të preferuara lëngjet e agrumeve, sepse janë të pasura me vitaminë “C”, si dhe uji mineral, por jo i gazuar sepse ka veprim diuretik. Me që të lindurit e Ujorit kanë aftësi krijuese mund të zgjedhin si hobby dhe për çlodhje pikturën dhe fotografinë si dhe gjithçka tjetër që e angazhon atë artistikisht. Pra, është absolutisht e pakëshillueshme jeta sedentare, e cila shkakton depresione dhe probleme të qarkullimit të gjakut. Si deti (për notin), ashtu dhe mali (për ajrin-baslam) janë njësoj të përshtatshëm për pushimet verore të atyre që kanë lindur në Shenjën e Ujorit.

Të lindurit në dhjetëditëshin e parë (21 – 30 Janar)
Janë subjekt i ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve të veshkave, të fytit dhe në ngadalësimit të qarkullimit të gjakut në sistemin nervor. Janë pesona të vetmuar jashtëzakonisht emotivë.

Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë (31 Janar – 9 Shkurt)
Do të kenë më shumë probleme në kaviljet dhe mund të vuajnë nga të dridhurat, nga spazmat dhe nga tensioni nervor i theksuar.

Të lindurit në dhjetëditëshin e tretë (10 – 19 Shkurt)
Mund të vuajnë fare kollaj nga shqetësime në qarkullimin e gjakut, nga dhjamosja e shëndoshja e tepërt (kujdes dhe fytin) dhe nga probleme të sistemit venoz e arterial. Planetet që ndikojnë më shumë tek Ujori janë: Urani dhe Saturni.
 
Vlerat e Ujorit
Femra
e lindur në këtë shenjë është shumë simpatike dhe gëzon një pamje magjepsëse të veçantë, ka shumë të zhvilluar intuitën, është pak e veçantë, është shumë stimuluese për atë që po afron dhe di të sillet në mënyrë të çinteresuar, indiferente. Kur dashuron Ujoriania di të jetë mikee shokut të saj dhe në rast se papritur mund të lindë tek ajo një indiferencë absolute në marëdhëniet me të. Ajo është një femër energjike dhe e vendosur në punë, me plot ide, gjithnjë e zonja të zgjidhë probleme e situata të vështira, e ndihmuar nga temperamenti i saj dhe nga dëshira e saj që të ndryshojë gjërat. E vetmuar, kjo femër ka shumë interesa edhe në sferën intelektuale.
Mashkulli i lindur në Shenjën e Ujorit është jashtëzakonisht i vendosur dhe i adaptueshëm ndaj realitetit; ai do të përpiqet që të mos lejojë fluturimet e fantazisë dhe gjithçka që kufizon iniciativat e tij. Për Ujorin fjala “e pamundur” nuk egziston dhe, duke qenë një qënie gjithnjë e gatshme asgjë nuk mund ta pengojë të vejë të gjitha forcat e veta për kapërcimin e vështirësive të jetës, materiale e shpirtërore. Në dashuri është i dashur, por që i shpreh ndjenjat në mënyrë shumë të rezervuar, romantike dhe me fantazi

Të metat dhe dobësitë e Ujorit.
Femra e kësaj shenjë është shumë sedërlije qejfmbetur e kapriçioze dhe në dashuri xheloze e madhe ndaj partnerit të saj. Shpesh herë shpirti i pavarësisë e çon në ekstrem, njëlloj si dhe të qënit mosparashikues. Shpirti i saj i revoltës e për më tepër, paqëndrushmëria, ekstremizmi i saj, mëndjelehtësia, shkujdesja dhe ekstravaganca. Për këto karakteristika të saj është evidente që marrëdhëniet sentimentale të femrës së Ujorit mund të bëhën subjekt i prishjeve të papritura dhe se ajo vetë nuk do të jetë gjithmonë paqësore dhe e qetë. Shumë e ç’rregullt nga natyra, femra e Ujorit do të duhet të përpiqet që aktivitetin e saj ta zhvillojë në mënyrë shumë metodike e sistematike e me shumë refleksione, me qëllim që të arrijë rezultate të mira. Tek femra e Ujorit egziston një mënyrë e sedrës së sëmurë dhe e paarsyes ekstreme, saqë kushtu, kaq e prekshme në sedër nga të gjitha gjërat dhe nga të gjithë njerzit, siç është ajo, ka rrezik që të largohet shumë nga miqësitë e saj dhe nga personat që sipas saj e tallin, e përqeshin atë dhe prej të cilëve, po sipas saj, ajo ndjehet e huaj dhe e pakuptueshme edhe kur për këtë gjë nuk do të kishte asnjë arsye të vërtetë. ثshtë e qartë dhe krejt e natyrshme që kjo mënyrë të sjelluri e vë femrën e Ujorit të mos kuptohet lehtë nga të tjerët. Pikërisht kjo, pra, rezulton në një farë mënyre të jetë një nga pikat e dobëta të saj, ku ajo preket e cënohet lehtë. Natyra e saj e paqëndrueshme e bën atë një femër jashtëzakonisht të pakuptueshme e të brishtë përballë ndodhive të jetës.
Edhe mashkulli i Ujorit tregohet shpesh herë shumë i pavarur dhe nuk e duron shpirtin e tij të kundërshtimit, që është me të vërtetë i jashtëzakonshëm dhe i dëmshëm për marëdhëniet e çdo lloji. Lidhur me jetën sentimentale, mashkulli i Ujorit sillet në mënyrë të shthurur e nganjëherë të xhindosur duke demostruar se është një partner zotërues, pak violent dhe shkatërrues kur nuk arrin të bëjë atë që dëshiron. Ky mashkull gjithmonë i drejtuar nga e ardhmja, ka tendencën të fantazojë dhe kështu të jetojë pa u përshtatur mirë me realitetin, gjë që mund të bëhet shumë e rrezikëshme për të, përderisa në këtë gjëndje ai nuk arrin të fokusojë mirë problemet e së sotmes, të cilat në këtë mënyrë ka rrezik të mbeten pa u zgjidhur prej tij. Të prirur nga ekstremizmi, tek Ujorët, zakonisht mungojnë kompromiset për shkak të të cilave shfrenimet përfundojnë duke rënë mbi ata që nganjëherë ngatërrohen me Ujorët keqas krejt padashur ose ngaqë nuk dyshojnë fare tek ata.

Ekstravaganca e Ujorit.
Tek femra e kësaj Shenje shpirti i revoltës dhe kundërshtimi bëhen karakteristika origjinale, të vërteta vetjake. Shpesh këto dy karakteristika jane tek ajo nxitëse drejt ekseseve, e bëjnë që të mos jetë e arësyeshme. Këto, ashtu si dhe mënyra antikonformiste e të veshurit dhe të sjellurit, janë padyshim ekstravaganca të karakterit të femrës së Ujorit. Këto shfaqie janë kaqë evidente në femrën e lindur në këtë Shenjë dhe e bëjnë atë që ajo të konsiderohet, jo pa të drejtë, si personifikim i “së veçantës”.
Mashkulli i Ujorit është patjetër origjinal dhe, për më tepër, ka karakteristikë prirjen për të shkuar gjithmonë “kundër rrymës” dhe në kundërshtim me gjithçka që kthehet në normat e traditës. Ja përse ai i nënështrohet me vështirësi gjërave të njejta, të përsëritshme, të jetës dhe do të donte që ditët e tij të ishin të ndryshme nga njera-tjetra.

Këshilla për Ujorin
Të lindurit ë Shenjës së Ujorit zakonisht janë persona tepër origjinalë dhe të gjallë (si femrat dhe meshkujt) por ndodh edhe që janë të paqëndrueshëm në shije dhe rapsodikë, në miqësi e në interesa. Veç kësaj ata kanë tendencën të marrin vendime të shpejta, të menjëhershme, gjë kjo që mund të bëjë efekt të kundërt, si dhe t’i tregojë ata shumë më tepër të fortë e indiferentë se ç’janë në të vërtetë. Plotësisht irracionalë, të paarsyeshëm, të lindurit e Ujorit kanë nëvojë që gjatë gjithë jetës të përpiqen të sigurojnë një ekuilibër të brendshëm sa më të mirë, qetësi dhe aftësi të mëdha për të reflektuar, me qëllim që mund të përballojnë sa më mirë problemet e vështira të jetës. Shpesh herë ndodh që të lindurit e Ujorit t’ia venë veshin më shumë shpirtit të tyre të kundërshtimit sesa bonsensit dhe në këtë mënyrë ata bien dhe gjenden shpesh në situata dëmprurëse, të cilat i provokojnë vetë ata. Mashkulli i Ujorit, ndryshe nga femra. Ai është veçanërisht transgresiv, që shkel normat dhe rregullat, është i lirë. Në dashuri ai është shumë kurioz, për rrjedhojë i prirur ta ndërrojë partneren për të kënaqur nevojat e tij për emocione e ndjenja të reja. Ndërsa femra e Ujoriane është e aftë të jetë besnike kur dashuron sepse ndjenjat triumfojnë mbi dëshirën e saj për pavarësi, ndonëse kjo dëshirë është shumë e fortë tek ajo. Ajo çka u mungon pothuajse të gjithë të lindurve Ujorë është kuptimi për të ardhmen; me fjalë të tjera, gjykimet e tyre kanë tendencë të jenë siparfaqësore, të cekëta dhe shumë të rrepta, pa mbajtur parasysh faktet dhe situatat e brendëshme që duhet të shpjegojnë sjelljet dhe qëndrimet e tyre. Një këshillë në fund: kërkoni, përpiquni, para se të gjykoni për dike a për diçka, ta vini vehten në vend të të tjerëve, edhe në qoftë se kjo nuk do të jetë aq e lehtë.
Kombinimi me shenjat e tjera.

Në miqësi: Meshkujt dhe femrat e Shenjës së Ujorit kanë marëdhënie të mira miqësie me Dashin e pavarur, me Binjakët e arsyeshëm, ngaqë tërhiqen prej dinakërisë së tyre, me kalkuluesen Virgjëreshë, sepse kjo zgjon kureshtje dhe nuk i kufizon; me sipërfaqësoren Peshore, që i ve ata të mendojnë, me Shigjetarin e gjallë, me Bricjapin që u jep siguri, sepse është sundues mbi ta, me Ujorin dhe Peshqit që janë ëndërrues. Më i vështirë bëhet dialogu me Demin sepse ky është shumë konservator; me Gaforren që është gjithmonë në kërkim të dashurisë dhe me Akrepin që është tepër i egzagjeruar si zotërues.


Në dashuri: Sentimentalisht dhe seksualisht Ujori, si femrat dhe meshkujt do të kenë marëdhënie shumë të qeta me Dashin ngaqë mund të jetë kontradiktor; me Virgjëreshën, që nuk e le vehten të ngatërrohet nga romantizmi; me Binjakët dhe me Peshoren që janë sikur Ujori shenja ajri. Raporte të mira do të kenë edhe me Shigjetarin që është shumë i gjallë dhe kurioz; me Bricjapin e rezervuar dhe me Peshqit që zgjojnë kureshtje. Atmosfera sentimentale do të jetë më pak e qetë me statikun Dem, me të impenjuarën Gaforre dhe me Luanin e Akrepin, që kanë prirje të kufizojnë Lirinë.
Në punë:Në profesion Ujori është në sintoni të plotë me Peshqit, Ujorin dhe Akrepin, me Dashin dhe Virgjëreshën, që janë të aftë të pranojnë pavarësinë dhe origjinalitetin e atyre që kanë lindur në Shenjën e Ujorit. Situata komplikohet me Peshoren, me Binjakët, me Demin, me Gaforren e ndjeshme, me Luanin prepotent, me Bricjapin dhe Shigjetarin nevrik. Ata që kanë lindur në këto Shenja, e kanë të vështirë të ndjekin zellin në për punë të Ujorianëve.
Mashkulli ideal për femrën Ujoriane.
ثshtë vërtet pak e mundëshme për femrën e lindur në këtë Shenjë që të ketë bashkim të lumtur me një mashkull thellësisht tradicional e me natyrë të qetë. Femra e Ujorit e drejtuar gjithmonë nga e reja dhe nga e ardhmja, ka nevojë që të ngihet e ngopur në dashuri për një partner tepër fantazist, origjinal dhe që i mbështetur nga sensi praktik e ndihmon atë për zgjidhjen e atyre problemeve të vogla të jetës së përditëshme, që e shqetësojnë shpesh. Mashkulli i saj duhet të jetë inteligjent dhe i kuptueshëm dhe kurrë të mos e dramatizojë punën, në qoftë se ajo do të ngulë këmbë në kërkesën e saj për liri e për veprim..., ai duhet të jetë një tip burri, pra, që të dijë të mos e bëjë veten kur ngren krye xhelozia dhe pushteti i femrës së .
lindur në këtë Shenjë.


Femra ideale për mashkullin Ujor.
Mashkulli i Ujorit do të dojë që femra që ai dashuron të jetë me shije të hollë, e kulturuar, inteligjente, një tip femre pra pak e sofistikuar, e rafinuar por dhe shumë e arsyeshme, e cila të dijë të vlerësojë drejt dhe t’i japë vendin e duhur harmonisë fizike të çiftit, por pa lenë mënjanë kultivimin e harmonisë shpirtërore midis të dyve. Por, natyrisht duhet të jetë dhe shumë besnike, tepët e duruar dhe e aftë të kapërcejë kapriçiozitetin, që është një nga karakteristikat e mashkullit të kësaj shenje. Mashkullin e Ujorit, që tashmë dihet që krijon me frikë lidhjet me partneren, e tremb xhelozia dhe të gjitha ato sjellje të femërore, por zotëruese, që do të kërkonin kufizimin e pavarësisë së tij. Për të bërë një jetë sa më të qetë, do të jetë e domosdoshme që mashkulli Ujor të dijë t’i japë një pamje të bukur edhe një loje të keqe (të dijë të qeshë kur nuk qan dot).

Kuriozitetet e Ujorit
Vëndet dhe qytetet që i përshtaten Ujorit
Në astrologjinë politike simbolizojnë lirinë, demagogjinë, vëllazërimin, zhvillimin shkencor dhe kolektivizmin janë: Lituania, Arabia, Etiopia, Rusia, Suedia, Trento, Sidnei, Livorno dhe Brajten. Në këto vende Ujorëtr do të ndihen mirë sepse i përkasintë njejtës Shenjë Zodiakale.

Ngjyrat e Ujorit
Ngjyrat që u shkojnë më shumë atyre që kanë lindur në këtë Shenjë, janë: Ngjyra Vjollcë (me të gjitha nuancat e saj) dhe Bluja e shndritëshme apo e mbyllur. Sepse këto janë ngjyrat e Uranit dhe nxjerrin në pah karakteristikat personale të Ujorit. Ndërkohë, nuk këshillohen për Ujorianët ngjyra e kuqe, pasi kjo shkakton nervozizmin dhe marrëziznë, sepse ka tendencën t’i bëjë ata të ndjejnë edhe më fort gjendjet depresive.

Orët e dashurisë.
Për çdo Ujor (femër apo mashkull), çastet që konsiderohen më të përshtatëshme për të shprehur ndjenjat e dashurisë janë ora: 10 – 11 të dielën, të mërkurrën, të enjtën e të shtunën dhe nga ora 22 – 23 ditën e dielë, të martën dhe të shtunën. Hëna, Jupiteri, Afërdita (Venusi) dhe Dielli janë veçanërisht të favorshëm për Shenjën e Ujorit dhe janë zotërues të këtyre orëve.
Hajmalia që i sjell fat më shumë Ujorit është një unazë e shndritëshme, ose një unazë nga ato të bardhat, platin ose argjend, kështu rekomandon Urani planeti i Ujorit.

Personazhe të lindur Ujor
Ledina Celo, Lord Bajron, Abraham Linkoln, Galileo Galilei, Xhon Travolta, Franko Xefireli, Stendal, Eduard Manet, Volfgang Amadeus Moxart, Toto, Karlo Kastelaneta, Marsino Troizi, Zhyl Vern, Karolina Di Monako, Kricia Dalila di Laxaro, Luçia Bose, Zhan Mare, Klaudia Mori, Eleonora Valone Paganini, Dikens, Frans Shubert, Frederiku i madh (mbreti i Prusisë), Ismail Kadare, Ciljeta Xhilaga.

Pasaporta astrologjike.
Periudhë 21 Janar – 19 Shkurt.
Elementi: Ajri (Shenjë e ajrit).
Cilësia: I qendrueshëm (fikse).
Gjinia: Mashkullore.
Planeti dominues: Urani (në lashtësi Saturni).
Gurët e çmuar: Zefiri, Kuarci, Qelibari.
Parfumet, aromat: Fieri, drekëza, luleshtrydhja.
Ngjyrat e tyre: Blu, e gjelbërt, e kaltër.
Numrat me fat: 9, 5, 11, 12, 4.
Stili: Pak klasik që bie shpesh në sy.
Dita me fat: E shtunë dhe e mërkurrë.
Lulet: Ato të fushës.
 
UJORI

Nga të gjitha shenjat e zodiakut ju jeni më origjinal. Në fakt ata kënaqen kur dinë se ndryshojnë nga të tjerët. Ndërsa ju jeni unik gati në të gjitha aspektet. Ju ndonjëherë doni që t’i injoroni idetë e të tjerëve duke menduar se i keni tuajat. Është e vërtetë se jeni plot ide, mirëpo duhet ndonjëherë qe të paktën t’i dëgjoni edhe idetë e të tjerëve. Ju kërkoni dituri kudo që shkoni. Nga kjo ndonjëherë bini në mendime të thella. Objektiviteti është një gjë e cila të tjerët e kërkojnë nga ju. Ju po ashtu jeni shumë interesant kur bëhet fjalë për organizimin e gjërave rreth jush. Doni të jeni në mesin e të tjerëve, me qëllim që t’i tregoni cilësitë tuaja. Njëherë paraqiteni me një plan të mrekullueshëm për t’i rregulluar gjërat, ndërsa herën tjetër i shpërqendruar dhe i paorganizuar. Angazhimi fizik për ju është gati i pamundur. E urreni punën fizike, mirëpo në anën tjetër jeni shumë praktik në angazhimet e tjera. Argumentet janë gjëja më e rëndësishme për ju.

Marrëdhëniet e Ujorit me shenjat e tjera:

Ujori & Dashi: Me mirëkuptim të vogël, kjo është një kombinim që premton shumë.

Ujori & Demi: Liria dhe dashuria e madhe për Ujorin, shumë shpejt mund të kalojë në dëshpërim.

Ujori & Binjakët: Këta të dy përputhen për mrekulli dhe duket se asgjë nuk mund t’i ndajë.

Ujori & Gaforrja: Emocionet në dhomën e fjetjes, mund të jenë shkaku kryesor për mbajtjen e kësaj lidhje.

Ujori & Luani: Kjo mund të jetë një lidhje e mirë, vetëm nëse Ujori ka durim dhe e duron Luanin.

Ujori & Virgjëresha: Ky kombinim nuk mund të zgjasë shumë sepse mes këtyre nuk ka bashkëpunim.

Ujori & Peshorja: Të dy do të jenë të kënaqur nga njëri tjetri dhe asnjëri nuk do të doje të largohet.

Ujori & Akrepi: Konfliktet ndërmjet këtyre te dyve, bëjnë që kjo lidhje të përfundoje pa filluar mirë.

Ujori & Shigjetari: Dashuria ndaj jetës dhe ndaj njëri tjetrit, e bëjnë këtë një kombinim të mrekullueshëm.

Ujori & Bricjapi: Këta të dy përputhen për mrekulli, mirëpo ngjashmëria mund të shkaktojë një situatë banale.

Ujori & Ujori: Kjo nuk ka mundësi të jetë lidhje e zjarrtë, mirëpo të dy mund të jenë të kënaqur.

Ujori & Peshqit: Ujori do të mundohet në çdo rast të dalë nga lidhja me Peshqit.
 
UJORI (20 Janar - 18 Shkurt)
Njihni karakteristikat dalluese dhe tiparet zodiakale të femrave dhe meshkujve ujor

Gruaja ujor
Ajo është një grua shumë e pavarur. Mos u përpiqni ta trysnani. Respektoni personalitetin, idetë dhe mendimet e saj. Ajo gjithashtu do ta bëjë këtë. Po e kufizuat do të ikë menjëherë dhe do të akuzojë veten për këtë. Mbështetet vetëm tek vetja e saj. Është kundër statuskuosë dhe në favor të ndryshimeve. Ikën nga rutina, dhe është ne gatshme për ndryshime të vazhdueshme në jetën e saj. Kujdes se nuk e duron dot gënjeshtrën dhe hipokrizinë. Prandaj kujdesuni të jeni i sinqertë me të. Ajo është e drejtë. Në seks është fluturake, pa përfshirjen e trurit, ekscentrike dhe idioritmike akoma dhe në seks. Kërkon komunikim dhe harmoni sentimentale që të angazhohet. Nuk është e lehtë për një grua ujor të jetojë përjetë me ju. Ka frikë ekskluzivitetin dhe martesën që e nënkupton. Nëse vendos, do vazhdojë të punojë dhe të ketë interesat dhe miqtë e saj edhe pas martesës. Prandaj mos xhelozoni kur ta shikoni me një burrë tjetër. E konsideron shumë normale të takojë një ish-shokun e saj apo kur të shkojë pa ju në një party ku e kanë ftuar. Do të dilni shpesh me të në publik. Do të ndjejë një turbullim të madh kur të ngelet shtatzënë, idea e mëmësisë do ta trembë në fillim. Avash avash me ëmbëlsi do ta ndihmoni të bëhet një nënë e mirë dhe e vendosur. Fëmijët do ta besojnë dhe ajo do ti mësojë të jenë të sinqertë dhe të ndihmojnë njerëzit në nevojë. Dhe si familje do të mësoni të gjithë të ndihmoni në punët e shtëpisë. Ujori nuk është një grua e zakonshme: ja vlen të përshtateni për të.


Burri ujor
Ai do t’ju josh me vështrimin e tij. Sytë e tij janë kaq të shndritshëm dhe të pafrikësuar sa do të bënin për vete çdo grua. Do ta shihni tek diskuton me gjallëri dhe me tone të drejtpërdrejta . I pëlqen të shprehë idetë e tij prototipe dhe gjithë ritëm. Mos u përpiqni ta kufizoni në liri apo në gjërat që i nevojiten për të jetuar sepse do të mërzitet shumë. Nuk duron ta sundojnë. Vetë ai respekton personalitetin dhe të drejtën për të patur mendimet tuaja. Po të ngjani me të (binjak, peshore) do të komunikoni kollaj dhe të bashkëpunoni dhe profesionalisht. Duke bashkuar dijet dhe idetë tuaja mund t’ja dilni të arrini qëllimet tuaja. Në seks nuk ka tabu. I pëlqejnë daljet nga norma (orgji). I pëlqen ndërrimi i partnerëve seksualë. Ujori do të mendohet gjatë para se të vendosi për komunikimin sentimental dhe për ndarjen e interesave të tij me ju. Që të rezistojë martesa nuk duhet ta gënjeni. Do të udhëtoni shumë me të. I pëlqen të njohë vende dhe njerëz. Mos shkoni me të në vende me probleme shoqërore dhe politike: është gati të qëndrojë atje dhe të ndihmojë që gjërat të përmirësohen. Nuk do të xhelozojë sepse të martohesh për të ndodh kur dy njerëz duhen dhe besohen. Në flirtet tuaja nuk do të bëjë komente. Nuk duron ti përdorni peshqirin; ka mani fobinë nga mikrobet. Zotëron një logjikë në shpenzimin e parave por nuk do t’ju bëjë vërejtje nëse shpenzoni. Si baba është ai që do të dëgjojë dhe do të këshillojë për zgjidhjen e problemeve të fëmijëve. Fëmijët e duan por ai është i përmbajtur. Qendërso interesat me të nëse doni të bashkëjetoni gjatë.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.