Ulet avioni i parë në Rinas pas ndërprerjes 24-orëshe/ “Air Albania” sjell në Shqipëri ngarkesën e vaksinave anti-Covid

Hera

Ετερως εγώ
Anetar i Stafit
ADMIN/E
Mesazhe
12,045
Vendndodhja
Me kembe ne toke

Ulet avioni i parë në Rinas pas ndërprerjes 24-orëshe/ “Air Albania” sjell në Shqipëri ngarkesën e vaksinave anti-Covid

kulla-9.jpeg

Është ulur pasditen e sotme në pistën e Aeroportit të Rinasit avioni “Air Albania” me ngarkesën e vaksinave anti-Covid.

Ky është avioni i parë i ulur në Rinas që prej ndërprerjes së fluturimeve, pas protestës së kontrollorëve që braktisën punën.




Fluturimet nga Aeroporti “Nënë Tereza” u zhbllokuan sot për çështjet humanitare, ndërsa nga nesër pritet të rinisin edhe fluturimet komerciale të qytetarëve. Lajmi për rinisjen e fluturimeve u konfirmua pak orë më parë nga ministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama.

Ministrja u shpreh se sot do të kryhen vetëm fluturimet emergjente që lidhen me çështje humanitare, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake, ndërsa nga mëngjesi i së premtes rikthehen edhe ato komerciale.

Kryeministri Edi Rama iu drejtua presidentit Meta ma fjalët: “Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi!”. Hapësira ajrore shqiptare do të menaxhohet nga kontrollorët turq, që do të qëndrojnë në vendin tonë deri në zgjidhjen e situatës.
 
Top