Miresevjen në Netedy.com - Vendodhja e te gjithe forumisteve shqiptar

Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com!

“Unaza e zjarrit”/ Eklipsi i diellit ofron spektakël

Juno

OFF
Kontributor
Regjistruar më
Jul 25, 2017
Mesazhe
16,855
Pëlqime
17,114
Pikë
113
Location
Space
Vëzhguesit e qiejve në një varg vendesh, nga Afrika perëndimore deri në gadishullin arabik, Indi dhe lindjen e largët, vëzhguan të dielën një eklips të rrallë diellor, ose siç njihet, unaza e zjarrit.
I ashtuquajturi eklips unazor ndodh kur hëna kalon mes tokës dhe diellit por nuk është afër mjaftueshëm për të errësuar tërësisht dritën e diellit, duke lënë të dukshëm një unazë të diskut diellor.
Këto eklipse ndodhin çdo një ose dy vjet dhe mund të shihen vetëm në një trajektore të ngushtë mbi planet. Eklipsi i të dielës vjen në ditën më të gjatë të vitit në hemisferën veriore, ekuinoksin veror, kur poli verior i Evropës është i drejtuar nga dielli. Unaza e zjarrit u pa së pari në republikën e Kongos, vetëm pak minuta pas agimit, për më shumë se një minutë e 22 sekonda.
Vëzhguesit e qiellit zakonisht nuk i lënë të shkojnë dëm okazione të tilla, por këtë radhë, pandemia e koronavirusit duket se ka penguar shumë prej tyre të arrijnë vendet më të mira të vrojtimit. Eklipsi unazor është i dukshëm vetëm nga rreth dy përqind e sipërfaqes së tokës.
Ai zakonisht trazon kafshët. Ndonjëherë zogjtë kthehen në gjumë gjatë tij dhe lopët kthehen në stalla. Një eklips diellor ndodh gjithnjë rreth dy javë para ose pas një eklipsi hënor, kur hëna hyn nën hijen e tokës. Eklipset hënorë janë të dukshëm nga rreth gjysma e sipërfaqes së tokës. Një eklips i dytë diellor do të mund të shihet këtë vit, më 14 dhjetor, mbi Amerikën e Jugut. Për shkak se hëna do të jetë pak më afër tokës, ajo mund të bllokojë tërësisht dritën e diellit, këtë radhë.


Top Channel

Me poshte nje video demostruese se si ndodh eklipsi i diellit.

 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

shape1
shape2
shape3
shape4
shape7
shape8
Top