Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

" Unë nuk të harroj"

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Poezi nga | Kastriot Fetahu |


" UNË nuk të HARROJ"
.
.
Ti më harrove ?
Nuk munde të ndezësh përsëri, shpirtin tënd për mua?
Unë, gabimisht e fika atë.
.
Ndërsa unë, nuk të harroj dot.
Unë, jam perpetum mobile për Ty.
.
Për çastin,
Harrova sytë e tu të bukur,
Por, nuk të fshiva kurrë nga shpirti im,
Sepse, Ti...je vetë ai.
.
Ti je brënda tij,
Si Keopsi në piramidën e famshme.
Aq sa mund të iki ai nga piramida,
Ashtu mund të arratisesh edhe Ti, nga shpirti im.
.
Edhe pse sytë e mi harruan,
Një çast, të ishin tek Ty.
Je në skutat më të errëta të këtij shpirti,
Atje ku s'hyn askush.
Atje ku vetëm kujtimi yt i lodhur e i dëshpëruar, endet me shpresë, duke u përplasur në muret e tij.
Edhe ai të pret Ty.
Ato hapësira i ndriçon vetëm Ti.
Ti je Aladini i shpirtit tim.
.
Ti më harrove, por unë jo.
Unë shpresoj,
Sepse Ti, do zbresësh një ditë nga qiejt.
.
Ngado që hedh sytë,
Je vetëm Ti,
Kërkoj mirazhin tënd,
Ti më buzëqesh,
.
Ushqimi i ditës sime,
Janë kujtimet për Ty.
Ato trokasin pa trokitur, pafundësisht në mëndjen time.
.
Ti do të vish...e ndjej !!
Qielli, do ti mundë shpejt retë,
Pa Ty, Unë ndihem, si rrezet pa Diell !
.
Chicago 12/24/2020
 
Poezi nga | Kastriot Fetahu |


" UNË nuk të HARROJ"
.
.
Ti më harrove ?
Nuk munde të ndezësh përsëri, shpirtin tënd për mua?
Unë, gabimisht e fika atë.
.
Ndërsa unë, nuk të harroj dot.
Unë, jam perpetum mobile për Ty.
.
Për çastin,
Harrova sytë e tu të bukur,
Por, nuk të fshiva kurrë nga shpirti im,
Sepse, Ti...je vetë ai.
.
Ti je brënda tij,
Si Keopsi në piramidën e famshme.
Aq sa mund të iki ai nga piramida,
Ashtu mund të arratisesh edhe Ti, nga shpirti im.
.
Edhe pse sytë e mi harruan,
Një çast, të ishin tek Ty.
Je në skutat më të errëta të këtij shpirti,
Atje ku s'hyn askush.
Atje ku vetëm kujtimi yt i lodhur e i dëshpëruar, endet me shpresë, duke u përplasur në muret e tij.
Edhe ai të pret Ty.
Ato hapësira i ndriçon vetëm Ti.
Ti je Aladini i shpirtit tim.
.
Ti më harrove, por unë jo.
Unë shpresoj,
Sepse Ti, do zbresësh një ditë nga qiejt.
.
Ngado që hedh sytë,
Je vetëm Ti,
Kërkoj mirazhin tënd,
Ti më buzëqesh,
.
Ushqimi i ditës sime,
Janë kujtimet për Ty.
Ato trokasin pa trokitur, pafundësisht në mëndjen time.
.
Ti do të vish...e ndjej !!
Qielli, do ti mundë shpejt retë,
Pa Ty, Unë ndihem, si rrezet pa Diell !
.
Chicago 12/24/2020
Shumë e bukur ?
 
BISEDË ME TY

Në prushin e bisedës sonë,
E poqa mallin,
Që o Zot,
Sa më kishte marë për Ty,
I zhvesha gjithçka,
E dogja vetëm djallin,
Xhelozi emri,
Mos prit t'a them në sy.
Në prushin e bisedës sonë,
E terra shpirtin,
Si çarçaf i lagur,
Përmbytur nga lotët,
Sytë e vajzës sime,
Shkëndija shndrritin,
Për mua ndez flakët,
I djeg gjithë botët.
 
MË ZGJOI BABAI.

Te koka ime, më fërkoi lehtë,
Ishte dora e babait tim,
Ngrehu bir, se shkolla po të pret,
Jeta aty fillon, biri im.
Te koka ime, më fërkoi lehtë,
Përsëri, dora e shenjtë "pa leje",
Ngrehu bir, se në jetën e vërtetë,
Unë, nuk do të jem dot pas teje.
Në kokën time, nuk e ndjej më,
Dorën, që më zgjonte mëngjeseve,
Babai nga larg, më flet pa zë,
Më fal bir, mungesën e përkujdesjeve.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.