Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

"Unicum”: Historia e jashtëzakonshme e pijes kombëtare të Hungarisë

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

“Unicum”: Historia e jashtëzakonshme e pijes kombëtare të Hungarisë​

https://www.facebook.com/sharer.php...shtezakonshme-e-pijes-kombetare-te-hungarise/
https://twitter.com/intent/tweet?te...ijes-kombetare-te-hungarise/&via=American+Eye
https://plus.google.com/share?url=h...shtezakonshme-e-pijes-kombetare-te-hungarise/
https://pinterest.com/pin/create/bu...ashtëzakonshme+e+pijes+kombëtare+të+Hungarisë


Hungaria njihet për prodhimin e një prej verërave më të shtrenjta në botë, ku një shishe prej verës Essencia, kushton 40 000 dollarë. Megjithatë, ky vend nuk shquhet vetëm për këtë pije, por edhe për një pije kombëtare, të veçantë, të quajtur Unicum, pije që daton që nga fundi i shekullit të 18-të.
Prodhuar nga kompania e pijeve me bazë në Budapest, Unicum është një liker bimor që përmban një përzierje të fshehtë të më shumë se 40 bimëve dhe erëzave. “Një pije pak e hidhur, por me një aromë dhe shije delikate të eukaliptit, Unicum është me të vërtetë i fortë, me një shije që forcohet pas çdo gllënjke”, shprehet ambasadorit i markës Unicum, Csaba Gulyás. “Është një ilaç i hidhur dhe nuk shijon edhe aq shumë herën e parë kur e provon, por më pas bëhet shija jote e preferuar”, thekson ai.

unicum-768x520-1.jpg


Historia se si u krijua Unicum është një histori e veçantë. Shishja e pijes ka në ambalazhin e saj një kryq të artë në një sfond të kuq, çka tregon se në fillim ajo ka qenë një pije mjekësore, një lloj shurupi kurues.

unicum-768x520-1.jpg


Gjithçka filloi më 1790, kur sundimtari i Habsburgut, Jozefi II, pati një periudhë të keqe shëndetësore dhe dr. Zwack, mjek mbretëror në Oborrin Perandorak, krijoi një ilaç bimor për të. Kur e piu atë, Jozefi II thuhet se bërtiti: “Dr. Zwack, das ist ein Unikum!” (Dr. Zwck, kjo është unike!). Eliksiri unik u përhap më pas masivisht, dhe kompania Zwack u themelua më 1840 nga József Zwack, një pasardhës i mjekut vizionar. Deri në vitin 1895, Zwack prodhonte mbi 200 lloje pijesh alkoolike duke i eksportuar ato nga një fabrikë që është ende në përdorim sot. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, fabrika u shkatërrua dhe pak më vonë, komunizmi e detyroi ndërmarrjen të shtetëzohej. Sidoqoftë, Zwacks hartuan një plan, duke krijuar një recetë të rremë për t’u përdorur nga komunistët. Pasi komunizmi ra më 1989, pasardhësit Zwacks blenë përsëri kompaninë e tyre dhe rikthyen recetën e vërtetë.

simbol.jpg


“Unicum është historia e Hungarisë politikisht dhe shoqërisht, që nga perandoria e Hapsburgut e deri sot. Kjo sigurisht që i jep asaj një vend të veçantë në zemrat e hungarezëve”, shprehen përfaqësues të kompanisë Zwacks.

unicum.jpg


https://www.facebook.com/sharer.php...shtezakonshme-e-pijes-kombetare-te-hungarise/
https://twitter.com/intent/tweet?te...ijes-kombetare-te-hungarise/&via=American+Eye
https://plus.google.com/share?url=h...shtezakonshme-e-pijes-kombetare-te-hungarise/
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.