Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Urat me te frikshme ne bote!

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Kor 24, 2018
Mesazhe
3,919
Nëse keni frikë nga lartësitë do të ishte më mirë që të ktheheni sesa të vazhdoni udhëtimin dhe të kaloni në një urë që jo vetëm është shumë e lartë por edhe e rrezikshme. Mëposhtë janë disa nga urat më të pasigurta, ose thjesht të frikshme, me të cilat përballen aventurierët më guximshëm në mbarë botën.

Ata që vuajnë nga marramendjet me siguri do të donin të qëndronin larg urës së Millau Viaduct në Francë, e cila është më e larta në botë. Ajo ka një kolonë mbajtëse rreth 343 metra të lartë. Një nga strukturat më të tmerrshme pezull në botë është edhe ura Hussaini në Pakistan, e cila përmban dërrasa të vogla prej druri të cilat kanë një hapsirë të konsiderueshme ndërmjet tyre.

Dhe kjo nuk është e vetmja urë që mund të trembë eksploruesit. Çdo vit fshatarët lokale në Ande afër Huinchiri në Peru rindërtojnë urën e tyre me litarë të cilën bëhen me fije bare. Turistët që duan të kalojnë këtë urë duhet të paguajnë një tarifë të vogël. Ndërkohë lajmi më i frikshëm erdhi javën e kaluar, kur ura prej xhami në Malin Yuntai, Provincën Henan në Kinë, pësoi një krisje ndërkohë që vizitorët po kalonin.

Ura e Ai-Petri në Krimea

urat-ne-te-cilat-nuk-do-te-donit-te-kalonit-kurre-08.jpg


Në qoftë se ju dëshironi të përjetoni panoramat befasuese malore të rajonit Ai-Petri në bregdetin juglindor të Krimesë, ju duhet së pari të kaloni një prej urave më të tmerrshme prej druri mbi gryka të mëdha.

Ura e Malit Hua në Kinë

urat-ne-te-cilat-nuk-do-te-donit-te-kalonit-kurre-04.jpg


Ju duhet të keni nerva prej çeliku që të rrezikoni vdekjen ose plagosjen e rëndë ndërkohë që kaloni në një prej vendkalimeve më të rrezikshme në botë –Ura në Malin Hua në Kinë. Ajo përmban disa shkallë të pjerrta dhe një vendkalim të ngushtë, dhe vetëm një zinxhir të vogël në të cilin mund të kapeni.



Ura Hussaini në Pakistan

urat-ne-te-cilat-nuk-do-te-donit-te-kalonit-kurre-17.jpg


Kjo urë, e cila kalon përmbi lumin Hunza, është ndoshta një nga më të tmerrshmet në botë. Kalimi nëpër këtë urë, në ditët me erë është ndoshta një nga përvojat më të frikshme që mund të imagjinohet dhe përjetohet. Nga ura origjinale, në afërsi të fshatit Hussaini në Pakistanin verior, e cila është shkatërruar pothuajse e tëra nga përmbytjet e mëdha të vitit 2010, aktualisht kanë mbetur vetëm disa dërrasa të varura në një litar. Nëse doni të kaloni në anën tjetër –kjo urë është alternativa juaj e vetme.



Ura Trift në Zvicër

urat-ne-te-cilat-nuk-do-te-donit-te-kalonit-kurre-15.jpg


Trift në Zvicër është ura më e gjatë për këmbësorët që qëndron pezull në Alpe, në një gjatësi prej në 170 metrash.



Ura Titlis Cliff në Zvicër

urat-ne-te-cilat-nuk-do-te-donit-te-kalonit-kurre-13.jpg


Vendkalimi i Titlis Cliff në Zvciër qëndron pezull në ajër në një lartësi 3000 metra mbi nivelin e detit. Ura të ofron pamje malore të mrekullueshme për të gjithë ata që janë të gatshëm të kalojnë në të.



Ura prej xhami ne Malin Yuntai, Kinë

urat-ne-te-cilat-nuk-do-te-donit-te-kalonit-kurre-07.jpg


Javën e kaluar një grup turistësh kinezë u tmerruan dhe filluan të ulërinin në lartësinë 1 mijë metra në anën e një shkëmbi pasi një vendkalim transparent prej xhami papritmas u plasarit. Platforma prej xhami është e bashkëngjitur në shkëmb në malin Yuntai, në provincën Henan, dhe u hap për publikun më 20 shtator. Autoritetet kanë konfirmuar incidentin dhe mbyllën tërheqjen turistike për punë riparimi.



Ura e Qiellit Langkawi Sky, Malajzi

urat-ne-te-cilat-nuk-do-te-donit-te-kalonit-kurre-14.jpg


Kjo urë është 125 metra e gjatë dhe është e vendosur në kulmin e Gunung Mat Chinchang në Pulau Langkawi, një ishull në arkipelag Langkawi në Kedah. Ura ka një lartësi prej rreth 100 metra mbi tokë, dhe vizitorët mund të shikojnë një pamje spektakolare dhe të kenë një përvojë mahnitëse.



Ura e verës në Shikoku, Japoni

urat-ne-te-cilat-nuk-do-te-donit-te-kalonit-kurre-06.jpg


Ka tre ura në ishullin Shikoku, më i vogli nga katër ishuj kryesorë të Japonisë, të cilat janë ndërtuar duke përdorur listela prej druri të vendosura 18cm dhe 30cm larg njëra-tjetrës.

Shkallët Samseon, në parkun Daedunsan në Korenë e Jugut

urat-ne-te-cilat-nuk-do-te-donit-te-kalonit-kurre-16.jpg


Pezull mbi luginat masive në Daedunsan Provincial Park në Korenë e Jugut, ndodhet urat e vizitorëve ose ndryshe shkallët Samseon që të japin një përvojë të mbushur me adrenelinë.

Ura Millau Viaduct në Francë

urat-ne-te-cilat-nuk-do-te-donit-te-kalonit-kurre-12.jpg


E ndërsa kjo mund të duket si një prej urave më të sigurta, Millau Viaduct në Francë është aq e lartë saqë shpesh ndodhet mbi re. Në fakt, në pikën e saj më të lartë, ura është e lartë sa Kulla Eifel.

Ura Tsingy de Bemaraha në Madagaskar

urat-ne-te-cilat-nuk-do-te-donit-te-kalonit-kurre-02.jpg


Vizitorët mund të udhëtojnë nëpër bedenat e dhëmbëzuara si gjilpëra të Parkut Kombëtar Tsingy de Bemaraha në Madagaskar, nëpërmjet urave prej druri, me shumë pak mbështetje në çdo anë.

Ura e djallit në Arizona

urat-ne-te-cilat-nuk-do-te-donit-te-kalonit-kurre-19.jpg


Ju nuk do të donit të pengoheshit ndërsa jeni duke kaluar nëpër urën e djallit në Red Rock-Secret Mountain Wilderness në zonën jashtë Sedona, Arizona, e cila ka dy pika absolute në të dyja anët e strukturës së saj të harkuar.

Ura Shën Gervasio në Piedmont, Itali

urat-ne-te-cilat-nuk-do-te-donit-te-kalonit-kurre-03.jpg


Nëse ju doni të përjetoni grykat shkëmbore në Shën Gervasio në Piedmonte, Itali, mënyra më e mirë është që të kaloni përmes urës së vogël tibetiane.



Ura Royal Gorge në Kolorado

urat-ne-te-cilat-nuk-do-te-donit-te-kalonit-kurre-09.jpg


Royal Gorge Bridge ndodhet në Kolorado të SHBA-së. Ka një lartësi prej 291 m dhe është një tërheqje turistike për të gjithë. Kuverta e urës kalon mbi lumin Arkansas, dhe mbajti rekordin e urës më të lartë në botë prej vitit 1929 deri në vitin 2001. Ura është 384 m e gjatë dhe është më e larta në SHBA.

Ura U-Bein në Mianmar

urat-ne-te-cilat-nuk-do-te-donit-te-kalonit-kurre-11.jpg


Ura U-Bein është e gjatë 1.6 kilometra dhe lidh dy anët e liqenit Taungthaman në Mianmar. Struktura është një platformë e parregullt e ndërtuar me dru. Ura qëndron pezull falë 1,086 shtyllave prej druri në cilat mbështetet platforma.

Ura Monkey në Vietnam

urat-ne-te-cilat-nuk-do-te-donit-te-kalonit-kurre-10.jpg


Nëse peshoni shumë, u duhet një alternativë tjetër për të kaluar lumenjtë në Vietnam. Ura Monkey është një ndër urat më të rrezikshme në botë, dhe kjo duket fare mirë në foto. Si mendoni të kaloni mbi një trung të hollë druri një lum të tërë?

Ura prej litari Carrick-a-Rede, Irlanda e Veriut

urat-ne-te-cilat-nuk-do-te-donit-te-kalonit-kurre-18.jpg


Fillimisht ura prej litari në Carrick-a-Rede në Irlandën e Veriut vetëm kishte një parmak. Fatmirësisht sot ka karakteristika më të sigurta në vend, por ajo ende është një përvojë e frikshme për ata që kanë frikë nga lartësitë.

Ura prej bari Qeswachaka në Peru

urat-ne-te-cilat-nuk-do-te-donit-te-kalonit-kurre-05.jpg


Ura prej 30 metrash në rajonin Kusko të Perusë ndërtohet me duar nga fshatarët dhe vit për vit ura e vjetër shkatërrohet dhe ndërtohet një e re nga e para. Kjo gjë kërkon punën 3-ditore të 1000 fshatarëve. 12 orë në ditë fshatarët thurin fije bari për të krijuar një litar të fortë dhe të trashë. Pas një pune të lodhme, burrat vendosin në pozicion urën dhe në ditën e katërt pushojnë duke festuar.

Ura në malin Mont Blanc, pranë Chamonix, Francë

urat-ne-te-cilat-nuk-do-te-donit-te-kalonit-kurre-01.jpg


Kjo platformë kalimi në majën Aiguille du Midi të malit Mont Blanc pranë Chamonix është me padyshim një ndër urat më të frikshme në botë. Ajo ka një lartësi 2804 metra mbi nivelin e detit.
 
Ngjajne mrekulli dhe interesante .. Vecse vete per fat te keq kam fobia nga lartesia/te .
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.