Ushtrimet intensive përmirësojnë jetën tuaj seksuale

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
SUPER MODERATOR
Mesazhe
2,235
Location
Tiranë
Nuk ka asgjë më të mirë për shëndetin tuaj se ushtrimet fizike. Dhe kjo vlen edhe për shëndetin seksual.

“Burrat dhe gratë që janë të shëndetshëm kanë tendencë të kene nje jetë seksuale të shëndetshme,”-thote mjekja Lauren Streicher nga Northwestern Medicine Center for Sexual Medicine. “Sepse pothuajse çdo sëmundje mjekësore mund të ndikojë në jetën seksuale.”

Ushtrimet aerobike janë veçanërisht të mira në përmirësimin e sistemit kardiovaskular, që stimulon rrjedhën e gjakut në të gjithë trupin, përfshirë zonën gjenitale.

“Çdo gjë që i shërben sistemit kardiovaskular, ndihmon edhe në përgjigjen seksuale të një burri apo gruaje,”-tha terapeutja e seksit, Laura Berman. “Kështu që qarkullimi më i mirë i gjakut ndihmon në shfaqjen e ndjesive dhe lubrifikimin te gratë si dhe ereksionin te burrat.”

Por sa shumë duhet të ushtroheni?

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon të paktën 150 minuta ushtrime me intensitet mesatar ose 75 minuta aktivitet të fuqishëm aerobik çdo javë.

Ecja e shpejtë ose me biçikletë rekomandohen nga mjekët.

Studimi i ri është botuar në Journal of Sexual Medicine dhe sugjeron se ushtrimet aerobike përmirësojnë performancën seksuale në çift.

o.j/dita
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Top