Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Varësia nga seksi, fantazi apo sëmundje? Mendimet e psikiatërve

U

Universal

Guest
Një studim amerikan u krye mbi këtë varësi dhe stresi dhe depresioni mund të jenë simptomat më të zakonshme të atyre që e vuajnë këtë çrregullim. Po sa ndikon konsumimi i pornografisë?



Varësia ndaj seksit është një problem psikologjik që mund të sjellë pasoja të rënda mbi jetën dhe marrëdhëniet sociale të atyre që e vuajnë. “Shumë njerëz e përdorin seksin herë pas herë si një mënyrë për t’u arratisur nga stresi dhe kjo është normale. Problemi është se këta pacientë kanë një lloj sjellje kostante që intensifikohet deri në atë pikë sa dëshira seksuale kontrollon të gjitha aspektet e tyre të jetës dhe për më tepër ndihen impotent për ta ndryshuar,” – shpjegon Rory Reid, psikiatër dhe autor i këtij hulumtimi. Sipas autorëve, njerëzit shpesh thonë se u pëlqen varësia ndaj seksit, nuk duhet të jetë aq keq dhe ky fakt është më keq se një torturë. Ekipi i psikiatrëve nga Universiteti i Kalifornisë formuluan një listë të kritereve për të diagnostikuar atë që quhet “çrregullim hipersekual”, si një problem shëndetsor. Disa simptoma që i bashkon këta vartës ndaj seksit përfshijnë një model të përsëritur të fantazive seksuale dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale në varësi të gjendjes së keqe shpirtërore, si stresi apo depresioni. Këta individë nuk kanë sukses në tentativat e tyre për të reduktuar, apo frenuar aktivitetin, atëherë kur e kanë kuptuar që u është kthyer në një problem. Rezultatet treguan se 54% e të prekurve e kishin kuptuar se e kishin këtë çrregullim para moshës 18 vjeç dhe 30% e tyre u ishte zhvilluar gjatë periudhës universitare, mes 18-25 vjeç. Sjelljet më të shpeshta përfshinin masturbimin dhe një përdorim të tepruar të pornografisë, ndjekur nga seksi me partner dhe sajberseksi (cibersex). Këta persona kishin marrëdhënie me punëtoret e seksit, me partnerë anonimë dhe me 15 partnerë në 12 muaj.



Ndikimi i pornografisë. Shiler komenton se shumë nga këta vartës e fitojnë këtë çrregullim nga ndonjë traumë gjatë jetës: “Pornografia ka ndryshuar drejtimin e problemit. Njerëzit që rriten me pornografinë kthehen në vartës dhe shembull mjaft i mirë janë disa nga meshkujt që i kanë parë këto lloj produktesh që në moshën 4 vjeçare dhe tani masturbohen 6 orë në ditë.”

Në klinika këta pacientë trajtohen me seanca meditimi, bashkëbisedime në grupe, psikoterapi, zhvillim të aftësive të komunikimit. U mësohet të mos objektivizojnë njerëzit si dhe të përballen me fantazitë dhe kujtimet euforike. Më e rëndësishme për këta persona është gjendja e tyre “esëll”. “Këta persona e kërkojnë jashtë vetes problemin e tyre dhe seksi është një nga ato lloj sjelljesh, ku ata çlirohen nga stresi, – pohon Shiler. – Ashtu si diabeti nuk mund të kurohet, por egzistojnë mënyra për t’u përballur me të dhe të mos lejosh që të prekë cilësinë e jetës, të mos lëndosh të dashurit dhe të mos sabotosh karrierën profesionale. Duhet bërë diferencimi mes agresionit dhe përdhunimeve seksuale që janë tipare të ndryshme nga varësia ndaj seksit.”- e mbyll psikiatri qartësimin e tij mbi këtë lloj problem shëndetsor. / f.a. / Bota.al
 
Interesante do te ishte qe te diskutohet/debatohet, se qysh lind/krijohet kjo varesi.. dhe arsyet ?!
 
Po marr shembujt meshkujt.
Kam pershtypjen se krenaria e mashkullit,humbja e dashurise se vertete.
Zhgenjimi se dashuria nuk ekziston,urrejtja qe ndjen per femrat.
Kur nje mashkull e humbet besimin tek femrat,ai nis e i trajton thjesht si objekt seksi,
Por nuk mungon e mundsia,se edhe femrat vuajne nga kjo semundja e seksit.
 
Mund te kete arsye te ndryshme por jo cdohere eshte semudje e as varesi. Dikush ka epsh me te madh, eshte vertetuar edhe nga shkenca, por ky eshte paksa muhabet tjeter.
 
Te statistikat e dhëna qenka ngatërruar varshmëria seksuale me Hyperseksualitetin. E para nuk është sëmundje, por varësi si gjithë të tjerat si: pija, sheqeri, .... Me kohën, zhvillohet një tolerancë ndaj materialit pornografik dhe veprimet nuk janë vetëm dëshirë apo kënaqësi e shpejtë seksuale, por kjo është shëndruar në një vend "ikje" nga raportet tjera të jetës.
Ndërsa e dyta ka edhe diagnozën e vete. Personi hyperseksual vuan. Ndjenja e mungesës së kontrollit është dominuese. Dëshpërimi, vetëvlera e ulët, faji dhe turpi, janë ndenja që personin në fjalë i ndjen aq tepër sa që ekzistenca e tij/saj rrezikohet.
Janë megjithatë dy terme të përafërta me njëra tjetrën.

nd.dk
 
Te statistikat e dhëna qenka ngatërruar varshmëria seksuale me Hyperseksualitetin. E para nuk është sëmundje, por varësi si gjithë të tjerat si: pija, sheqeri, .... Me kohën, zhvillohet një tolerancë ndaj materialit pornografik dhe veprimet nuk janë vetëm dëshirë apo kënaqësi e shpejtë seksuale, por kjo është shëndruar në një vend "ikje" nga raportet tjera të jetës.
Ndërsa e dyta ka edhe diagnozën e vete. Personi hyperseksual vuan. Ndjenja e mungesës së kontrollit është dominuese. Dëshpërimi, vetëvlera e ulët, faji dhe turpi, janë ndenja që personin në fjalë i ndjen aq tepër sa që ekzistenca e tij/saj rrezikohet.
Janë megjithatë dy terme të përafërta me njëra tjetrën.

nd.dk

Flm Doktoreshe a.ka. seksologe, se nuk dija te shprehem kaq bukur :p xD
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.