Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Vdes aktori shqiptar Guljelm Radoja

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731

Vdes aktori shqiptar Guljelm Radoja​


guljelm-radoja.jpg

Aktori shqiptar Guljelm Radoja ka vdekur me koronavirus në moshën 75-vjeçare.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar dy ditë më parë se ai ka qenë në intubim.
Ai është trajtuar nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi për gati një muaj.
Guljelm Radoja ka lindur më 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës.

Ndër interpretimet e tij në teatër përmendet për rolet në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bellit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit e tjera.
Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970.

Ai më pas ka luajtur edhe një varg rolesh tjera si ai i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, e tjera.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.
 

Guljelm Radoja​



Guljelm Radoja ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit. Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit "Bylis" të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin "Aleksandër Mojsiu" në Durrës. Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

Guljelm Radoja
Skeda:G. Radoja.jpg
Lindi më2 korrik 1945
VendlindjaShkodër
Kombësiashqiptar
Nënshtetësiashqiptar
Profesioniaktor
TitulliArtist i Merituar
Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin "Gjurma" në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin "Në fillim te verës" në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin "Mësonjëtorja" në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin "Kush vdes në këmbë" në vitin 1984, roli i priftit në filmin "Kthimi i ushtrisë së vdekur" në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin "Kolonel Bunker" në vitin 1998, etj.
Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin "Artist i Merituar". Radoja jeton në Durrës.


Filmografia​

 
Ngushëllime familjes
 
Gazetari Sokol Balla reagon pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Guljelm Radoja, duke theksuar se ai bëri të qajë miliona shqiptare me rolet e tij.

Reagimi
:

Arti, kultura, kinematografia dhe memoria kolektive e shqiptareve ka humbur sot nje nga ikonat legjendare te filmit dhe ekranit. Guljelm Radoja, artist i merituar dhe njeriu qe ka bere te qaje miliona shqiptare me rolet e tij, eshte ndare sot nga jeta ne moshen 75 vjecare. Ky artist i madh qe me shume sesa me fjalet fliste me trishtimin shekspirian te syve te tij nuk i rezistoi dot flames se keqe te koronavirusit.

Pas disa javesh rezistence, edhe ai si miliona te tjere, u perkeqesua ditet e fundit kur u duk se po e kalonte lumin e rrezikshem qe ndan jeten qe kur lind, nga vdekja. Ai erdhi i intubuar mbreme tek “Shefqet Ndroqi” dhe sot, ne 5 maj nderroi jete, tragjikisht ne Diten e Deshmoreve, si deshmori i fundit ne luften me armikun e padukshem.



lg.php
 
Me pelqen shume ky aktori... ngushellime familjes dhe i qofte dheu i lehte.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.